Armët kimike të Sirisë do të shkatërohen në Detin Adriatik?!
15th January 2014, 19:06
Ngarkesa e parë e armëve kimike të Sirisë, mund të shkatërrohet në Detin Adriatik, dhe jo në ujërat ndërkombëtare në gjirin e Maltës. Kështu shkruajnë mediat malteze ditën e sotme. Revista “L’Espresso” shkruan se Partia Nacionaliste ka shprehur shqetësime dhe ka kërkuar sqarime nga qeveria e Maltës, në lidhje me spekulimet se armët kimike të Sirisë do të ngarkohen në anije amerikane, në një port italian, dhe më pas do të shkatërrohen në ujërat ndërkombëtare. Shumë nga mediat e vendit në Maltë, shkruajnë se ka shumë mundësi që armët kimike të shkatërrohen në ujërat e Maltës, por “L’Espresso” shkruan se ka më tepër mundësi që një gjë e tillë të ndodhë në Detin Adriatik.
Ndërkohë, ditën e djeshme, mediat greke raportonin se janë “zhdukur” nga harta anijet e ngarkuara me armët kimike të Sirisë si dhe anija shoqëruese e OKB-së. Kjo ka ndodhur për shkak të mbylljes së sistemit satelitor, që monitoron lëvizjen e tyre. Mediat botërore bëjnë të ditur se, i gjithë procesi i transportimit dhe i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë është mbajtur i fshehtë. Armët kimike janë ngarkuar në anijen “Ark Futura” që mbante flamurin danez dhe në anijen “Taiko” që mban flamurin e Norvegjisë, të cilat kanë mbërritur në portin e Latakias në fshehtësi të madhe. Dy anijet janë parë për herë të fundit pranë ishullit të Qipros më 29 dhjetor 2013. Mbyllja e sistemit satelitor që monitoron lëvizjen e anijeve, mendohet se ka për qëllim mbajtjen sekrete të pikës, ku do të bëhet shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë.
/shekulli/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi