Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

Thënie për gjuhën Empty Thënie për gjuhën

25th February 2014, 22:17
Thënie për gjuhën
“Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve”
Heidegger


“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”
Holger Pedersen


“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”
Filip Shiroka


“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”
Eqrem Çabej


“Shenjat e civilizimit të një populli janë:


   si kujdeset ai për drunjtë e tij,
   si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
   si sillet ai me gjuhën e tij.

Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff




“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”
N. Frashëri



“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”
I. Kadare



“Gjuha
shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë,
sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”
Gj. Fishta


“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”
I. Ajeti

“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”
E. Çabej


“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia”
N. Jokl


“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”
Q. Murati


“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj


“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”
S. Frashëri


“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli


“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!”
T. Zavalani


“Zot!
Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
N. Bulka


“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë”
Volter


“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”
Një mendimtar i lashtë


“Gjuha e keqe sjell shumë të këqija”
Latine


“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet”
Heidegger


“Gjuha
pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e
kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është
tregues i nivelit të kësaj kulture”
E. Çabej

Admin likes this post

Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thënie për gjuhën Empty Re: Thënie për gjuhën

16th March 2014, 15:24
"Barbar grekët e vjetër quanin të huajin që nuk e fliste grqishten, e barbar në kohën e sotme mund të quajmë shqiptarin që nuk e flet mirë shqipen". Q. Murati
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thënie për gjuhën Empty Re: Thënie për gjuhën

16th March 2014, 15:25
"Kur shpërndahet gjuha, shpërndahet edhe populli". Solano
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thënie për gjuhën Empty Re: Thënie për gjuhën

16th March 2014, 15:25
"Kujt i duhen fjalët e mëdha nga thesi i huaj? Atij që nuk di se ka thesarin e vet!" P. Qesku
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thënie për gjuhën Empty Re: Thënie për gjuhën

16th March 2014, 15:25
Mos shani gjuhën duke kujtuar se po e pastroni. Puna nuk është aq në fjalët e huaja se sa në shpirtin e gjuhës, të cilin duhet ta ruani nga çdo bastardim". - N. Jokl
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thënie për gjuhën Empty Re: Thënie për gjuhën

16th March 2014, 15:26
"Kultura e gjuhës është e domosdoshme për çdo shkrimtar, për çdo gazetar, për çdo intelektual, për çdo njeri. Ai që e nderon gjuhën, nderon atdheun. Përpikëria, qartësia, thjeshtësia dhe koloriti i gjuhës janë aq të nevojshme për çdo shkrimtar sa gjithë veglat e punës për punëtorin". - D. Agolli
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Thënie për gjuhën Empty Re: Thënie për gjuhën

24th March 2015, 18:26
Burrelsja shkruajti:Mos shani gjuhën duke kujtuar se po e pastroni. Puna nuk është aq në fjalët e huaja se sa në shpirtin e gjuhës, të cilin duhet ta ruani nga çdo bastardim". - N. Jokl
Sponsored content

Thënie për gjuhën Empty Re: Thënie për gjuhën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi