Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

ÇKA ËSHTË MEDITIMI ? Empty Re: ÇKA ËSHTË MEDITIMI ?

27th February 2014, 18:12
Meditimi është gjendje e jo-mendjes.

Meditimi është gjendje e vetëdijes së pastër, pa kurrfarë përmbajtjeje. Vetëdija juaj rëndom është përplot lëmishte, posi pasqyra e mbuluar me pluhur. Mendja është komunikacion i pandërprerë: mendimet janë në lëvizje, dëshirat janë në lëvizje, ndjenjat janë në lëvizje, ambiciet janë në lëvizje - është ky një komunikacion i pandërprerë!


Nga dita në ditë, mendja madje funksionon edhe kur flini, ajo ëndërron. Ajo edhe më tej mendon, ende e mbysin brengat e mundimet. Përgatitet për ditën tjetër, në vazhdim është përgatitja e fshehtë.
Kjo nuk është gjendje meditimi. Meditimi është pikërisht e kundërta e kësaj. Kur nuk ka komunikacion dhe kur të menduarit ka pushuar, mendimet nuk lëvizin, dëshirat nuk zgjohen, krejtësisht jeni të qetë - ky qetim është meditimi.
Së pari duhet ditur ç' është meditimi.
çdo gjë tjetër vjen vetë.


Unë nuk mund të ju them se duhet të meditoni, mundem vetëm të ju sqaroj se ç' është meditimi. Po më kuptuat, do të jeni në meditim. Në meditim s'ka "duhet". Po nuk më kuptuat, nuk do të jeni në meditim.


E në atë qetim njihet e vërteta, assesi ndryshe. Meditimi është gjendje e jo-mendjes.
Nuk mund ta gjeni meditimin me anë të mendjes, pasi që mendja pandërprerë e përsërit vetveten. Meditimin mund ta gjeni vetëm duke mënjanuar mendjen, ashtu që të jeni të qetë, indiferentë, të mos identifikoheni me mendjen; ashtu që ta shikoni sesi mendja rrjedh, e të mos mendoni se jeni ju ajo mendje.
Meditimi është vetëdija për atë se unë nuk jam mendja. Kur vetëdija depërton gjithnjë e më thellë e më thellë në ju, dalëngadalë, vijnë disa çaste - çaste qetimi, çaste të hapësirës së pastër, çaste tejdukshmërie, çaste kur në ju asgjë nuk pipëtin dhe kur çdo gjë është e qetuar. Në këto çaste qetimi do të njihni se kush jeni (ju) dhe do të njihni misterin e kësaj ekzistence.
Vjen dita, dita e bekimit të madh, kur meditimi bëhet gjendje juaja e natyrshme.
Mendja është diçka jo
e natyrshme, ajo kurrë nuk bëhet gjendje juaja natyrore. Sakaq, meditimi është gjendje e natyrshme - të cilën e kemi humbur. Kjo është parajsa e humbur, por parajsa mund të gjendet përsëri. Shikoni në sytë e fëmijës dhe keni për të parë qetimin e madh, miturinë. Secili fëmijë në botë vjen me gjendje meditimi, por ai do të jetë i udhëzuar nëpër rrugët e shoqërisë - do të jetë i udhëzuar sesi të mendojë, sesi të llogarisë, sesi të gjykojë, sesi të argumentojë, duhet t'i mësojë fjalët, gjuhën, kuptimet.
Dhe, pak nga pak, ai e humb kontaktin me miturinë e vet. Bëhet i helmuar, i ndotur me shoqërinë. Bëhet mekanizëm i dobishëm, por pushon së qeni njeri.
E nevojshme është vetëm që të rifitohet ajo hapësirë. E keni njohur më parë, dhe kur të parën herë njoftoheni me meditimin, do të jeni të befasuar - pasi që në ju ka për t'u zgjuar ndjenja e mrekullueshme si ta kishit njohur që më parë. Dhe, kjo ndjenjë është e vërtetë: me të vërtetë e njihni që më parë. E keni harruar. Diamanti ka humbur në morinë e plehut. Por, po qe se atë mund ta zbuloni, përsëri keni për ta gjetur diamantin - juaji është.
Ai në të vërtetë nuk mund të humbasë: vetëm mund të jetë i harruar. Të lindur jemi si meditantë, më pastaj e mësojmë veprimtarinë e mendjes. Por, natyra jonë e vërtetë mbetet diku thellësisht e fshehur, si rrymë nëntokësore. Një ditë, me pak mihje, keni për të zbuluar se burimi nuk ka shterur, burimi i ujit freskues. Dhe gëzimi më i madh në jetë është ta gjesh burimin.

MEDITIMI NUK ëSHTë KONCENTRIM

Meditimi nuk është koncentrim. Në koncentrim ekziston subjekti i cili koncentrohet si edhe objekti në të cilin koncentrohet. Kjo është dualitet. Në meditim nuk është askush përbrenda dhe asgjë përjashta. E brendshmja rrjedh në të jashtmen, e jashtmja rrjedh në të brendshmen. Më nuk ekziston kufizimi, s'ka kufi. E brendshmja është përjashta, e jashtmja është përbrenda, kjo është vetëdijëshmëria jo-duale.
Koncentrimi është vetëdijëshmëri duale: prandaj koncentrimi të lodhë, prandaj ndiheni të rraskapitur derisa jeni të koncentruar. Nuk mund të jeni të koncentruar njëzet e katër orë, patjetër do të merrnit leje për të pushuar. Koncentrimi kurrë nuk mund të jetë gjendje e lartë natyrore. Meditimi nuk ju lodhë, meditimi nuk ju molisë. Të meditoni mundeni njëzet e katër orë - nga dita në ditë, nga viti në vit. Meditimi mund të zgjasë përjetësisht.
Koncentrimi është akt, akt i vullnetshëm. Meditimi është gjendje e jo-vullnetit, gjendje e jo-aksionit. Ai vetvetiu është relaksim. Individi thjesht ka hyrë në qenien e vet individuale, e ajo është si edhe qenia e çdo gjëje. Në koncentrim mendja funksionon në bazë të vendimit: ju diçka bëni. Koncentrimi rezulton nga e kaluara. Në meditim nuk ka vendim. Ju asgjë posaçërisht nuk bëni, thjeshtë jeni. Nuk ka në të të kaluar, është i pandotur me të kaluarën. Nuk ka në të të ardhme, i pastër është nga çfarëdo ardhmërie. Kjo është ajo që Lao Ce e quajti wei-wu-wei, veprim përmes joveprimit. Kjo është ajo që mësuesit e Zenit kanë rrëfyer: Të rrish qetë, të mos bësh asgjë, pranvera vjen dhe bari rritet nga vetvetja. Mbajeni në mend: nga vetvetja - asgjë nuk keni bërë. Ju nuk e ngrehni barin përpjetë; pranvera vjen, dhe bari rritet nga vetvetja. Kjo gjendje - kur jetës i lejoni që të shkojë rrjedhës së vet, kur nuk dëshironi që ta udhëhiqi atë, kur nuk dëshironi ta kontrolloni, kur nuk manipuloni me të e kur nuk i impononi kurrfarë disipline - kjo gjendje e pafrenuar e spontanitetit të pastër - kjo është meditimi.
Meditimi është në të tashmen, tashmëri e pastër. Meditimi është drejtpërdrejtshmëri. Nuk mund të meditoni, mund të jeni në meditim. Nuk mund të jeni në koncentrim, ndaj mund të koncentroheni. Koncentrimi është njerëzor, e meditimi është hyjnor.


ZGJEDHJA E MEDITIMIT


Që në fillim, gjeni diçka që ju përgjigjet. Meditimi nuk guxon të jetë angazhim i detyrueshëm. Nëse imponohet, i gjykuar do të jetë që nga vetë fillimi. Gjëja e imponuar kurrë nuk do të ju bëjë të natyrshëm. Nuk ka nevojë të krijoni konflikt të tepërt. Këtë duhet ta kuptoni, sepse mendja e posedon aftësinë natyrore të meditimit, nëse ia ofroni atë që i përgjigjet.
Nëse orientoheni me trup, ekziston mënyra me anë të së cilës mund të ngjiteni deri tek Perëndia me ndihmën e trupit, pasi që ai po ashtu i takon Perëndisë. Nëse e ndieni se po orientoheni me zemër, atëherë ajo mënyrë është lutja. Po qe se ndieni se po orientoheni përmes intelektit, atëherë ajo mënyrë është meditimi.
Por meditimet e mia në njëfarë mënyre janë ndryshe. Jam përpjekur t'i gjej metodat të cilat do të mund t'i përdornin që të tre tipat e përmendur. Në to ka shumë trupësi, shumë zemër dhe shumë inteligjencë. E tërë kjo trini që ndodhet në to është e lidhur së bashku dhe ndikon ndrysh në tipa të ndryshëm.
Trupi, zemra, mendja - të gjitha meditimet e mia rrjedhin në të njëjtën mënyrë. Fillojnë nga trupi, e përshkojnë zemrën, depërtojnë deri tek mendja dhe e mbikalojnë atë.
Gjithmonë përkujtojeni: ajo në të cilën kënaqeni, mund të hyjë thellë në ju; vetëm ajo mund të hyjë thellë në ju. Kënaqësia në diçka thjesht do të thotë se ajo po ju përgjigjet. Ritmi i kënaqësisë harmonizohet me ju: ekziston harmonizimi subtil ndërmjet jush dhe asaj metode. Kur njëherë kënaqeni në ndonjërën metodë, mos u bëni të pangopshëm; hyni në të aq sa mundeni. Mund të merreni me të një herë apo, nëse është e mundur, dy herë në ditë. Sa më tepër merreni me të, aq më tepër do të kënaqeni në të. Hidheni atë metodë vetëm nëse ju zhduket gëzimi, se atëherë më nuk është efektive. Kërkojeni metodën tjetër. Asnjëra metodë nuk mund të ju sjell gjer tek vetë fundi. Gjatë udhëtimit shpesh do të jeni të detyruar t'i ndërroni trenat. Metoda e caktuar ju sjell gjer tek gjendja e caktuar. Përmbi atë, më tej, nuk është efektive, e keni shterur.
Për këtë duhet t'i mbani në mend dy gjëra: kur kënaqeni në ndonjërën metodë, hyni në të sa më thellë që mundeni, por kurrë mos u bëni të varur prej saj, pasi që një ditë edhe atë duhet ta hidhni. Po u bëtë tepër të varur prej saj, kjo është si droga; nuk mund ta lini. Më nuk kënaqeni në të - më asgjë nuk ju ofron - por ju është bërë shprehi. Mundeni edhe të vazhdoni, por silleni në qark; nuk mund të ju dërgojë më lart.


Prandaj, kijeni si kriter gëzimin. Nëse gëzimi është i pranishëm, vazhdoni, vazhdoni, gjer në çastin e fundit të gëzimit. Duhet ta shterni plotësisht. Nuk guxon të mbetet asnjë pikë e vetme lëngu. Por atëherë duhet të jeni të aftë ta lini. Zgjidheni ndonjë metodë tjetër e cila përsëri ju sjell gëzim. Njeriu duhet t'i ndërrojë shpesh. Kjo ndryshon tek njerëzit e ndryshëm, por një metodë e vetme shumë rrallë është e mjaftueshme për krejt udhëtimin.
Nuk ka nevojë të bëni shumë meditime njëkohësisht, se mund të bëni gjëra që ju hutojnë, kontradiktore, e kjo atëherë do të ishte dhembshme.
Zgjidhini dy meditime dhe mbani ato. Në të vërtetë, unë do të kisha dëshiruar ta zgjidhni një, kjo do të ishte më së miri. Më mirë është që më shpesh ta përsëritni njërën që ju përgjigjet. Në atë rast, ajo ka për të depërtuar gjithnjë e më thellë e më thellë. Ju i provoni shumë gjëra - një ditë njërën, ditën tjetër tjetrën. I trilloni edhe tuajat, e kësisoji mund të krijoni shumë pështjellim. Në librin mbi Tantrën ka mbi njëqind e dymbëdhjetë lloje meditimesh. Mund të çmendeni. Edhe ashtu veçse jeni çmendur!
Meditimet s' janë naivitet. Ndonjëherë mund të jenë edhe të rrezikshme. Luani me mekanizmin subtil, tepër subtil të mendjes. Herë-herë ndonjë gjë e vogël, për të cilën as nuk keni qenë të vetëdijshëm se po e bëni, mund të bëhet e rrezikshme. Prandaj, kurrë mos provoni të trilloni dhe mos i krijoni "mish-mash"-metodat personale të meditimit. Zgjidhni dy dhe thjesht provojini për disa javë.


KRIJIMI I HAPëSIRëS

PëR MEDITIM

Mund të krijoni hapësirë të veçantë - një tempull të vogël apo një kthinë ku mund të meditoni për çdo ditë - nuk e përdorni atë kthinë për kurrfarë qëllimi tjetër, sepse çdo qëllim ka vibracionin e vet të veçantë. Atë kthinë e përdorni vetëm për meditim dhe për asgjë tjetër. Atëherë ajo do të jetë e mbushur dhe ju do të ju presë për çdo ditë. Vendi do të ju ndihmojë; vetëm vendi do të krijojë vibrim të veçantë, atmosferë të veçantë në të cilën do të mund të shkoni gjithnjë e më thellë e më thellë, gjithnjë e më lehtë. Për këtë arsye janë krijuar tempujt, kishat e xhamitë - thjesht që të fitohet hapësirë e cila shërben vetëm për lutje dhe meditim.

Mund ta zgjidhni edhe kohën e përhershme për meditim e, edhe kjo ka për të ndihmuar shumë, sepse trupi juaj dhe mendja juaj janë mekanizëm. Po qe se çdo ditë drekoni në kohë të caktuar, trupi juaj në atë orë do ta kërkojë ushqimin.


Kur them të meditoni, e di se përmes meditimit
askush s'arrin; por me meditim arrini deri tek pika
në të cilën jo-meditimi bëhet i mundshëm.


Nganjëherë madje edhe mund të lozni me këtë. Nëse zakonisht drekoni në ora një, dhe sahati tregon se pikërisht është ora një, do të ndieni uri - bile edhe po qe se sahati nuk është mirë dhe ora është njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë. E shikoni sahatin, kurse ai shënon orën një, dhe përnjëherë do ta ndieni urinë. Trupi juaj është mekanizëm.
Mendja juaj po ashtu është mekanizëm. Meditoni çdo ditë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, dhe do të krijoni uri për meditimin në trupin dhe mendjen tuaj. Trupi dhe mendja juaj për çdo ditë, në kohë të caktuar, do të kërkojnë prej jush që të meditoni. Kjo ka për të ndihmuar. Në ju është krijuar hapësira e cila do të bëhet etje dhe uri.


Kjo është tepër mirë në fillim.
Derisa nuk vini gjer aty që meditimi të bëhet i natyrshëm dhe të mund të meditoni kudo qoftë, në cilindo vend dhe në cilëndo kohë - deri në atë moment përdorini këto burime mekanike të trupit e mendjes si ndihmesë.
Kur e fikni dritën, kur e ndizni në dhomë shkopin e caktuar aromatik, kur keni petkun e caktuar, kur arrini disponimin e caktuar, butësinë e caktuar, kur keni llojin e caktuar të shtrojës, kur zini pozicionin e caktuar të trupit - keni krijuar atmosferë të caktuar.
Krejt kjo ndihmon, por nuk ju sjell gjer tek meditimi. Tek ndonjë njeri tjetër krejt kjo mund të bëhet edhe pengesë. Njeriu duhet ta gjejë ritualin e vet, i cili është aty thjesht që t' ju ndihmojë që të ndiheni mirë dhe të pritni. E kur ndiheni mirë dhe kur pritni, ndodh meditimi; Perëndia ju vjen si ëndrra, Perëndia ju vjen si dashuria. Vetëm këto nuk mundeni as t'i ftoni as t'i merrni me përdhunë.


Meditimi është çelës për hapjen e dyerve
të ekzistencës.

JINI Të çLIRUAR
DHE Të NATYRSHëM


Njeriu mund magjepset me meditimin. Por, të magjepsurit është problem: keni qenë të magjepsur me paranë, tash jeni të magjepsur me meditimin. Nuk është problem paraja, magjepsja është problemi. Keni qenë të magjepsur me tregtinë, tash jeni të magjepsur me Perëndinë. Nuk është problem tregtia, porse magjepsja. Njeriu duhet të jetë i çliruar dhe i natyrshëm, dhe jo i magjepsur me çfarëdo qoftë: as me mendjen, as me meditimin. Vetëm atëherë, kur nuk jeni të preokupuar, kur nuk jeni të magjepsur, kur thjesht rrymoni, ju ndodh ajo më e rëndësishmja.


OSHO
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

ÇKA ËSHTË MEDITIMI ? Empty Re: ÇKA ËSHTË MEDITIMI ?

27th February 2014, 18:14
Meditimi transcendental, ilaçi për të pasurit e stresuar
Publikuar: 17.04.2013 - 13:41
Tiranë, 17 prill - Nuk është fe, as filozofi dhe as mënyrë jetese. Kushton, por jo aq sa stresi. Por është një nga metodat më të praktikuara për të qenë efektivë në vetëzhvillim

-Stresi, sëmundja e kohës moderne duket se na mbyt çdo herë e më tepër në rutinën tonë të përditshme. Duket sikur na fut në ngërç dhe na errëson vizionin për të ardhmen. Por njerëz më vizionar, më të qetë, nga vende më të zhvilluara se i joni, e kanë gjetur edhe ilaçin e kësaj sëmundjeje moderne.

Meditimi transcendental është mënyra më e mirë për të luftuar stresin dhe ankthin e të përditshmes pa pasur nevojën e mjekut dhe të ilaçeve, transmeton “Shekulli”. Po ashtu na bën që të jemi më të qetë, më optimist dhe të mendojmë pozitivisht për jetën. Në qendrën ku zhvillohen mësimet e para të kësaj teknike takon njerëz të njohur të kulturës, të medias dhe politikës shqiptare. Duket se ata kanë dëgjuar për metodën që sjell fitoren kundër stresit, meditimin transcendental.

Dëgjuam të lakoheshin mes shumë emrave edhe atë të botueses dhe psikologes Mirela Sula, biznesmenit Hetem Ramadani, profesorit dhe aktorit të njohur Timo Flloko, regjisores Vera Grabocka, sopranos Inva Mula, koreografit, Albi Nako dhe atë të balerinës Klaudia Pepa. Këta emra e aplikojnë këtë metodë thuajse dy herë në ditë, duke pohuar se lidhja e tyre me meditimin është shumë e fortë.

Të gjithë praktikantët e këtij lloj meditimi pranojnë se janë më të qetë dhe më pozitivë pasi kanë dalë nga një seancë meditimi. Sepse pas çdo seance meditimi, mendja, zemra dhe frymëmarrja juaj është stabilizuar aq shumë sa mund të rinisni aktivitetin tuaj me më shumë energji. Jemi një nga ata popujt që kujdesemi shumë për pamjen e jashtme.
Veshjet e të rinjve në rrugët e kryeqytetit, sidomos në ato të ish-Bllokut, nuk të japin idenë e një shoqërie të prekur nga varfëria, stresi dhe pamundësia për të realizuar projektet që mban në mendje. E megjithatë, pothuajse të gjithë të rinjtë pranojnë se jeta është e vështirë. Meditimi transcendental është një nga ato lloj procesesh që kanë filluar të aplikohen në Tiranë, e duke filluar që nga kjo javë edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Në të gjithë,botën mësimi i kësaj metode kushton, rreth 300 euro seanca. Në Shqipëri, katër mësimet e para vijnë falas. Kurset e para tkanë filluar në datën 18 shkurt të këtij viti dhe vijojnë ende pa një datë se kur mund të përfundojnë. Duke parë interesin dhe ecurinë që do të ketë kjo iniciativë, biznesmeni i njohur Hetem Ramadani, në bashkëpunim me sopranon Inva Mula, do t’i japin përgjigje edhe pyetjes se sa do të zgjasë kjo iniciativë.

Inva Mula është presidentja e fondacionit “Hi Classic” e ka sjellë këtë përvojë meditimi në Shqipëri pas bashkëbisedimeve me Organizatën Edukative Botërore të Maharishi Mahesh Yogido. Tani po bëhet koordinimi më i mirë në mënyrë që t’i jepet mundësia të gjithë atyre që kanë dëshirë të praktikojnë meditimin.

Gjoka, koordinatori i këtij projekti na rrëfen se, fillimisht, i është dhënë hapësirë e madhe personave mediatikë dhe personaliteteve të shquara. Janë ata që më vonë kanë tërhequr vëmendjen e të rinjve. Sapo hyjmë në qendrën ku zhvillohen këto seanca meditimi dhe profesori malazez i kësaj metode çlodhjeje na pret duke buzëqeshur. Na lutet të mbajmë qetësi sepse në dhomën ngjitur ka persona të cilët po meditojnë.

Së bashku me koordinatorin, profesori na shpjegon procedurën që duhet ndjekur për të qenë pjesë e këtij kursi. Fillimisht, të interesuarit duhet të plotësojnë një formular. Të gjithë njoftohen për ditën dhe orën e seancës së parë individuale. Atë ditë kërkohet që çdo praktikant i ardhshëm të ketë me vete 5 lule çfarëdo, 2 fruta çfarëdo dhe 1 shami dore të papërdorur. Seanca e parë e meditimit transcendental është një seancë individuale.

Këto seanca individuale zhvillohen nga e hëna në të shtunën nga ora 9.00 e deri në orën 15.45 dhe zgjasin rreth 45 minuta. Çdokush ka të drejtë të zgjedhë orarin që dëshiron, sigurisht, në bashkëpunim edhe me profesorin malazez, Mladen Juricev, që i duhet të koordinojë seancat e para individuale. Kursi meditimit transcendental, që përbëhet nga 4 seanca gjithsej, do të vijojë me tre seancat e tjera, të cilat ndryshojnë nga ajo e para.

Nuk janë individuale dhe nuk zgjasin 45 minuta. Ato zhvillohen pasdite dhe me disa praktikantë të tjerë, praktikantë të cilët e kanë përfunduar me sukses seancën individuale. Këto tre seancat e tjera zgjasin nga një orë e gjysmë. Grupi me të cilin punon profesori i meditimit transcendental mund të kapë numrin e dhjetë aplikantëve. Orari që mund të ndiqen seancat ne grup janë 17:00, 18:30 dhe 20:00 çdo ditë nga e hëna në të diel. Pas këtyre seancave, kursantët do të jenë gati të meditojnë vetëm.  

Mendimi transcendental
Mjafton një vend i qetë, ku ti të mundësh të shkëputesh nga pjesa e tjetër e botës për të menduar vetëm për shëndetin dhe produktivitetin tënd. Një vend i qetë, sipas profesorëve të meditimit nevojitet në mënyrë që të qetësohet fillimisht frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës. Sigurisht që lëvizjet nuk janë të këshillueshme pasi fluksi i lëvizjeve do të pengojë që të arrijmë frymëmarrjen e dëshiruar për një seancë meditimi.

Në këtë mënyrë, në lëvizje e sipër, askush nuk mund të përqendrohet. Nëse arrini të mbani nën trysninë e një qetësie maksimale trupin, atëherë jeni gati për të qetësuar mendjen. Është mirë që vendi i meditimit të jetë një sipërfaqe e ngurtë dhe të mos ndryshohet shpesh nga një seancë meditimi në një tjetër.

Koha e një meditimi të mirë është rreth 20 minuta. Sipas të gjitha studimeve të bëra nëpër botë për meditimin transcendental, nëse meditojmë dy herë në ditë nga njëzet minuta, ne i kemi falur vetes energji të cilën mund ta vëmë në funksion të së mirës së vetvetes. Nëse këto seanca meditimi zhvillohen në të njëjtin orar të ditës, atëherë kjo do të jetë akoma edhe më mirë.

Meditimi Transcendental është një procedurë e thjeshtë dhe e natyrshme që përgjithësisht praktikohet me sytë mbyllur e me mendje të hapur. Nuk është fe, as filozofi dhe as mënyrë jetese. Por është një nga metodat më të praktikuara në botë për të qenë efektivë në vetëzhvillim.

 Një eksperiencë shumëvjeçare nëpër botë 

Meditimi Transcendental e ka origjinën tek Maharishi Mahesh Yogi. Ai është themeluesi i organizatës që vazhdoi përtej vdekjes së tij. Në vitin 1955, Maharishi filloi të mësonte një teknikë tradicionale meditimi që e quajti Meditim Transcendental.

Ai gjithashtu përuroi një seri turnesh nëpër botë për promovuar këtë lloj meditimi. Pas shumë studimesh që jepnin të dhëna mjaft pozitive pas aplikimit të kësaj metode relaksuese, kjo teknikë filloi të popullarizohej gjithnjë e më shumë. Në vitin 2000, Meditimi Transcendental ishte mësuar nga miliona individëve të cilët filluan ta përhapnin akoma edhe më shumë.

Pavarësisht ndryshimeve organizative dhe shtimin e teknikave të përparuara të meditimit, teknikat e kësaj përvoje relaksuese kanë mbetur relativisht të pandryshuara. Sot, meditimi transcendental përfshihet edhe në programet shkollore. Në shkollat dhe universitetet angleze, nxënësit dhe studentët mësojnë jo vetëm praktikën, por edhe interpretimin e këtyre traditave. Pasardhësi i Maharishi Mahesh Yogi, është Toni Nader, i njohur edhe si kreu i Paqes Botërore.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

ÇKA ËSHTË MEDITIMI ? Empty ÇKA ËSHTË MEDITIMI ?

27th February 2014, 18:16
Meditimi: parajsa e mendjes
ÇKA ËSHTË MEDITIMI ? F.0130003706113_m
Një dhomë vetëm për ne. Brenda vetes, aty ku mund të qëndrojmë, të marrim frymë, të pushojmë dhe të largojmë mendimet. Kjo është më e bukura e meditimit.
Përse nisim diçka edhe pastaj e lemë përgjysmë? Vendosim të qëndrojmë me veten dhe në momentin e fundit ndryshojmë mendje: dalim për shoping, ose në diskotekë. Pastaj ato bisedat me miqtë? Meditimi? Po ne s'kemi kohë për të marrë frymë. Vrapojmë gjithë ditën, fëmijët, shkolla, kopshti, punimet e shtëpisë së re, oraret e punës dhe të tjera orë jashtë orarit, etj, etj.
Pastaj, "mos ndoshta na duhet një dhomë e veçantë për të medituar, ose për të praktikuar joga, jo, jo është e pamundur, nuk kam kohë për këtë gjë". E
h, nuk është e lehtë të mësohesh me veten, t'a durosh edhe t'a mësosh të përballojë të tjerët. Ka nga ata që e kanë praktikuar meditimin përreth 25 vjet rresht, ndonjëherë një herë në javë dhe ndonjëherë një herë në muaj, pak a shumë një llogari që të çon në numrin 100 të meditimit.
Kohë për qetësi
Zakonisht sallat e meditimit janë estetikisht të bukura, me llambadarë antikë dhe kolltukë të zinj, origjinalë dhe absolutisht simetrikë me njëri-tjetrin. Ushqej një admirim të veçantë për gjithë këtë atmos­ferë- thotë Arnesa 33 vjeç, por ndiej një lehtësim kur kujtoj herën time të parë të meditimit, si nisi e gjithë kjo: e vetme, në një hapësirë që quhet kuzhinë, ulur në dysheme së bashku me miken time, duke parë nga dritarja tarracën time me lule dhe shumë ngjyra.
U ngrita dhe u mbështeta tek parvazi i ballkonit duke parë gjithë kohën lulet dhe njerëzit nga kati i i 6-të. Vendosa që ç'do javë të bëja këtë "qëndrim" në tarracën time me shumë ngjyra, vetëm, ose me një mike. Gjatë këtyre dy viteve të meditimit autoemocional ka ndodhur me mua diçka origjinale dhe autentike: kam filluar një raport intim me veten dhe mendjen time.
Ndoshta për këtë arsye do të doja tu jepja një këshillë: nëse vërtet keni ndonjë farë interesi për meditimin, edhe sikur të jetë një dëshirë e fshehtë brenda jush, provojeni, përherë ka një herë të parë.
Ku të çon meditimi?
Njëra nga përparësitë e meditimit është se bëhet fjalë për një praktikë të thjeshtë që të çon përherë diku. A ka një stol në rrugën pranë shtëpisë suaj? Ndoshta edhe ajo që ndodhet në stacionin e linjës urban. Uluni dhe si fillim kaq mjafton. Nëse nuk doni të uleni atëherë qëndroni në këmbë.
Ajo që duhet bërë është të qëndroni, një çast, vetëm për pak. Merrni frymë thellë. Shikoni qiellin, gjithë sa ndodhet jashtë jush, është edhe brenda jush. Nëse arrijmë një frymëmarrje të thellë, atëherë gjithë forca e gravitetit do të jetë tek përqendrimi i mendimeve tona. Mendimet brenda vetes nuk mund të jenë negative, madje mund të jenë të vlefshme.
Edhe nëse një ditë të mërkure dentisti është me vonesë dhe ju rrezikoni një tjetër takim të rëndësishëm pas tij, çfarë mund të bëni? Shfrytëzojeni këtë vonesë për veten tuaj. Qëndroni në karrige pa patur asnjë send pranë vetes. Pastaj afroni duart pranë trupit duke u përpjekur t'i lini të lira, përqendroni vështrimin në një pikë dhe qëndroni palëvizur.
A e ndjeni efektin e të qenit "i palëvizur"? Ndonjëherë njerëzit mendojnë se duke qëndruar i palëvizur mund të shkosh menjëherë në "parajsë" edhe të ndjesh ndryshimin e madh të meditimit dhe qëndrimit me veten. Shoqëria jonë është e prirur drejt lëvizjes dhe ndryshimit, prandaj e ka shumë të vështirë të pranojë qëndri­min në një vend, idenë e palëvizshmërisë.
Mos prit që duke u ulur të mund të qëndrosh edhe të zgjidhësh gjithçka. Nëse qëndron në një vend dhe pa lëvizur atëherë mund t'i falësh vetes mundësinë e jashtëzakonshme të afrimit me mendjen, pa patur dëshirë të kërkosh diçka diku tjetër. 
 
Eksperienca dhe përjetime
Laura tregon se "Kur fillova seancat e mia të meditimit, kishin nisur zënkat e para me të fejuarin tim. Në momentin që përpiqesha të thoja se duhet të qetësohesha, më vinin në mendje fjalët: E urrej, duhej të ishte ai që të lante pjatat! Në këtë moment mendja ime ishte e gatshme të shkonte në gjithfarë drejtimi, por unë përpiqesha të përqendrohesha në frymëmarrjen time.
Pastaj gjendesha sërish duke menduar për pjatat e palara në lavaman. Rreth 40 minuta meditimi vazhdonte lufta ime. Pastaj i thoja vetes se do të ishte më mirë nëse do të shkoja edhe t'i thoja direkt atë që mendoja. Në ato minuta qëndrimi meditimi arrija të kuptoja se duke qëndruar e palëvizur jo vetëm që shtoja kontradiktat mes qëndrimit tim dhe mendjes së mbushur plot me urrejtje, por njëherësh po bëja të mundur një luftë të vërtetë brenda vetes sime".
Kjo situatë ishte bërë e përditshme. Në momente të caktuara ajo mendonte se nuk do t'ia dilte dot. Tregon se "e qartë se të qarat e mia ishin duke u shtuar, por njëherësh e kuptoja se nuk ndodhesha më në kuzhinë. Pjatat e palara nuk ndodheshin më përpara meje dhe mendoj se ishte mendja ime ajo që i bënte më shumë pis se ç'ishin në të vërtetë. Në përgjithësi ndodhte ajo që mendja ime i kalonte kufijtë e kontrollit. Kështu që duke u larguar nga vendi që më bënte të ndjehesha keq, arrija të kisha kontroll mbi veten time.
Pastaj jeta filloi të bëhej më shumë e komplikuar edhe unë e kisha të vështirë të përqendrohesha tepër në dëshirat e mia. Fillova të eksperimentoj mjegulla të urrejtjes, tërmete dashurie dhe humnera pakënaqësie. Isha e turbulluar nga jeta dhe vdekja".
Si arriti Laura të reagojë ndaj këtyre mendimeve? Duke menduar më shumë, duke fantazuar më tepër. Duke e lënë veten të lirë, por së bashku me frikën nga ato që kishte ose nuk mund të kishte brenda vetes, nga ajo që quhet mbushje dhe plotësi e vetvetes. I
shte duke luftuar mes mendimeve dhe boshësisë. Por ishte gjithmonë diçka që e shtynte të ecte përpara. Laura thotë se "Ndjehesha mirë në lëkurën time, shumë afër jetës sime dhe për pasojë edhe jetës së të tjerëve.
Meditimi është një praktikë që sjell një formë energjie. Këshilla e vetme që mund t'ju jap është t'a merrni lehtë dhe shtruar si një zgjidhje të jetës. Një monark i jashtëzakonshëm japonez më pyeti njëherë: Çfarë zhurme sjell rrahja e një dore të vetme? Bëjani këtë pyetje vetes, orë pas ore dhe ditë pas dite, në momentet e jetës suaj të përditshme. Nëse e kërkoni përgjigjen me zemër të pastër, me kalimin e kohës do të shihni se do të shkoni shumë larg".
Çfarë ndodh në mendjen tonë kur mendojmë?
Doktorë dhe psikologë të Harvard Medical School analizojnë problemin për rreth 35 vjet dhe arrijnë në përfundimin se meditimi stimulon prodhimin e oksidit të azotit, një farë neuro transmetues që ndërpret aktivitetin e adrenalinës (hormon i shkaktuar nga stresi që bën të mundur rritjen e të rrahurave të zemrës kur ndodhemi në një gjendje jashtë kontrolli).
Janë bërë teste të ndryshme me njerëz që meditojnë dhe jo-meditues. Është parë se jo vetëm ata që meditojnë mund të kenë njëfarë çlirimi, por edhe ata që praktikojnë yoga, ose mësime kanto. Një praktikë e tillë mund të sjellë disa ndryshime biofizike që mund t'i rezistojnë kohës.
Sponsored content

ÇKA ËSHTË MEDITIMI ? Empty Re: ÇKA ËSHTË MEDITIMI ?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi