Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Ekzekutimi i Enton Nikës, shoku i tij mohon shkakun para hetuesve Empty Ekzekutimi i Enton Nikës, shoku i tij mohon shkakun para hetuesve

24th February 2016, 18:02
Ekzekutimi i Enton Nikës, shoku i tij mohon shkakun para hetuesve Enton_nikaj

Nga Nikoleta Kovaçi

Dhunuesit dhe vrasësit e Enton Nikës përfundojnë në gjyq, ndërsa prokuroria nuk hedh dritë mbi shkakun e vrasjes “live”, jo vetëm në sytë e njerëzve, por edhe nën pamjet e kamerave. Ekspertët iu referuan pamjeve që ka fiksuar kamera me nr 11 e lokalit të Ismet Gaxherrit, njeriu që ishte edhe dëshmitari kyç i aktit makabër, ndërsa në rrëfimin e tij ai ka treguar vetëm detajet që janë marrë edhe nga pamjet filmike. I pyetur për shkakun që ka çuar në vrasjen e shokut të tij në sytë e tij, ai ka mohuar të ketë dijeni. I zoti i lokalit dhe njëherësh shoku i viktimës ka treguar për hetuesit e ngjarjes se Ervis Martinin nuk e kishte mik, por në kohën kur ka hapur lokalin në zonën e Linzës i kishte marrë ca para borxh, borxh që ia kishte kthyer rreth dy vite më vonë.

Prokuroria zbardh fjalët e fundit të viktimës, i cili para se të qëllohej me grushte nga ana e katër personave, të cilët më pas edhe e vranë, iu përgjigj Ervis Martinit: “Qofsh me shëndet; unë jam Enton Nika!” Më pas nis edhe skena horror, deri në momentin kur prokuroria pretendon se Enton Nika është ekzekutuar me plumb në kokë nga arma që ka patur me vete Emiljano Tasho, ndonëse momenti i ekzekutimit nuk është fiksuar nga kamera, por pretendohet se arma me të cilën u vra i riu, pak muaj më parë është sekuestruar nga policia. Personi mbi të cilin bie edhe akuza e drejtpërdrejt e vrasjes, Emiljano Tasho, akuzohet edhe për një grabitje në zonën e “Ali Demit”, pak ditë para se të kryhej vrasja e Nikës. Kështu bashkë me Tashon dhe Martinin, nën akuzën e vrasjes me paramendim janë edhe Bujar Hasani dhe ish-polici Mirsad Kuçana.

Rrëfimi in pronarit të lokalit

“Ditën e ngjarjes, Ismet Gaxherri nuk ka komunikuar fare me Ervis Martinin. Madje me këtë shtetas ai kishte afro 1 vit e gjysmë që nuk ka patur kontakte telefonike, pasi i ka patur një shumë parash borxh, që ia ka shlyer dhe që atëherë nuk ka patur asnjë lloj kontakti. Ai tregon se ka qenë në dijeni të faktit që Ervis Martini ishte te lokali, pasi ka qenë vetë në lokal kur ka parë që ai së bashku me tre persona të tjerë ka ardhur dhe është ulur në verandën e jashtme të lokalit, diku rreth 10 metra larg tavolinës ku ka qenë ulur ai me Enton Nikën, me vëllanë e tij dhe një shok tjetër. Kur kanë hyrë në lokal, ai i ka parë dhe ata i panë dhe nuk kanë folur dhe as janë përshëndetur fare. Më pas ai me Entonin janë çuar pas 5 minutash dhe kanë shkuar te “Brryli”, ku kanë takuar një shokun e tyre. Ai ka shpjeguar se me Ervis Martinin nuk ka patur lidhje të ngushta shoqërore, por para disa kohësh ai i ka marrë borxh një shumë parash borxh, pasi ka hapur një lokal në Linzë.

Këtë shumë parash ja ka shlyer pas dy vitesh dhe aktualisht nuk i ka asnjë borxh këtij shtetasi. Lidhur me faktin se në momentin e konfliktit çfarë i ka thënë shtetasi Ervis Martini atij dhe viktimës Enton Nika, si dhe cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, ai ka deklaruar se në momentin kur ai me Entonin janë afruar tek parkingu kanë dalë nga makina dhe janë drejtuar për nga lokali, ku kanë hasur Ervisin me tre personat e tjerë dhe i foli “Viso ç’kemi?” dhe ai u është drejtuar se “nuk kam punë me ty dhe ka thirrur Entonin duke i thënë - o çuni, hajde një sekondë” dhe i ka hedhur dorën në qafë duke i thënë: - A më njeh mua, unë jam Ervis Martini, dhe Entoni i ka thënë: “Qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika” dhe më pas Ervisi i ka sharë nga familja Entonin dhe më pas Mirsad Kuçana e ka goditur me grusht, ku dhe më pas e vranë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi