Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Progon
Progon
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Medalje2 Medalje3

Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët? Empty Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët?

1st March 2016, 17:19
Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët?

Lord Bajroni:
“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Progon
Progon
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Medalje2 Medalje3

Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët? Empty Re: Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët?

1st March 2016, 17:21
Prof. Gjorgj Hahni:
"Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa Ilirët janë pasardhës të Pellazgëve... Shqiptarët janë stërniperit e Pellazgëve";
Progon
Progon
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Medalje2 Medalje3

Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët? Empty Re: Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët?

1st March 2016, 17:24
“Do të vijë dita kur GJUHA SHQIPE do të bëhet çelësi i shpjegimeve të SEKRETEVE TË MËDHA.”

Friedrich Maximillian Müller

Gjuhëtar dhe dijetarë fetar gjerman.

(1823 – 1900)
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët? Empty Re: Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët?

4th March 2016, 22:21
Prof.Dr. Agostino Ribeco:
"Te drejtat e mijëvjeçare të shqiptarëve etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali";
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët? Empty Re: Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët?

17th March 2016, 14:16
Çfarë thanë të tjerët për shqiptarët?????
Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët? 1958493_721890124510818_1405917248_n
Maurico Druon - Sekretar i Akademisë frenge:
"Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia; dhe se gjysherit e shqiptareve merrnin pjese ne luften e Trojes, te udhehequr nga Akili (…ne njeren ane) dhe Hektori (ne anen tjeter)";

Nikolla Jorga:
"Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Europë”;

Maximilian Lambertz:
Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesmarrjen e shqiptarëve;

Lamartini:
“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Turqit Skenderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”

M. Huacunthe Hecquard:
“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe se disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës, ato i kishin kthyer në fushën e betejës”;

Lord Bajroni:
“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”. Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri… Femra shqiptare vetëm njërit ja fal trupin dhe zemrën”;

Henry Noel Brailsford:
...Shqiptari "primitiv", në fakt është "Mbinjeriu", për të cilin Nietzsche ëndëronte... !

Prof.Gjusepe Katapangu:
"Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve(Pellazgëve), të cilët shpëtun nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Europë, Afrik dhe Azi të vogël".
Përndryshe, "Atllantida" ka edhe nje shpjegim etimologjik vetem ne gjuhen shqipe qe do ta elaborojme me tutje... poashtu ajo quhej edhe "Borei", që dmth "e Bardhë", nga fjala shqipe "Borë"(dëborë).
Në literaturën historike Gjusepe Katapango në v.1984, në Romë botoi librin me titull "THOTI FLISE SHQIP". Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike - thuhet në literaturën historike" ;

Prof.Dr. Agostino Ribeco:
"Te drejtat e mijëvjeçare të shqiptarëve etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali";

Prof.Braisfold:
"Nga racat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë";

Prof.Braisllav Nushiq:
"Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumejtë". Përndryshe, Nushiqi gjyshin e ka patur shqiptar me emrin Belo.

Prof.Barbara Jelaviç:
"Rrenjët etnike të maqedonasëve të lasht, janë sipas të gjitha gjasave Ilire megjithëse në atë kohë shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke";

Prof. Dimçe Kosev:
Ky historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas(sllav), ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit, është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohërit, pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të prinicipatës së Arbërit - Progonit.

Prof. Dimitër Gërdanov:
Skirtonët Ilir, e kanë themeluar Heraklenë e Manastirit para 2500 vjet. Ata siç duket e kanë themeluar edhe Resnjën e Prespës, gjë të cilën e dëshmonë edhe një qytet i vjetër me emrin Skitrina, që është ngjitur në të njëjtin vend"

Dr. Dushko Hr. Konstantinov:
Ky historian maqedonas nga Manastiri, në një shkrim të tij, botuar ne Muzeun Popullor të Manastirit, nr.1 mars 1966, shruan se:"Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtëpërdrejtë të Ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan". Pas ngjarjeve te v.1981, ky studiues i Manastirit me dy tituj shkencor-Dr.Dr, nën ndikim edhe të vëllaut të vet, Millosh Konstantionov, ndryshoi qëndrimin ndaj historisë së popullit shqiptar.

Prof.Edvin Jasques:
"Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit..."

Prof.Edvin Pears:
"Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës Arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që dmth Njerëz të arit të pastër".

Mitologu Maks Myle:
"Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe "Ar". Kjo vlenë edhe për mjaftë vende të botës."

Prof. Fanulla Papazogllu:
"Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri". Ajo pranon origjinën Ilire të shqiptarëve.

Gos Xhen-Ambasador i njohur anglez:
"Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e Pellazgëve dhe kanë origjinë PARAHELENE";

Gustav Majer:
"Shqiptarët janë Ilir të rinj";

Prof. Gjorgj Hahni:
"Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa Ilirët janë pasardhës të Pellazgëve... Shqiptarët janë stërniperit e Pellazgëve";

Prof.Gjusepe Catapangu:
"Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve, të cilë shpëtun nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Europë, Afrik dhe Azi të vogël". Përndryshe, "Atllantida" quhej edhe "Borei", që dmth "e Bardhë", nga fjala shqipe "Borë"(dëborë). Në literaturën historike përmendet edhe emri Xhusepe Katapanos (me siguri i njëjti person). Ky në v.1984, në Romë botoi librin me titull "THOTI FLISE SHQIP". Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike - thuhet në literaturën historike.;

Prof. H.Tunman:
"Shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë antike të Ilirëve, e cila nuk u romanizua as nuk u zëvendësua në viset e veta nga ndonji popullsi e mëvonshme e dyndur këtu";

Haki Pasha:
"Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi". Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe.

Prof.Harold Whitehal:
"Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetesh, p.e.s kanë domethënie shqipe";

Prof.Henri Braisford:
"Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton"

Hitleri:
Shqiptarët i konsideronte për "racë të pastër Arjane", kurse Shqipërin, "për vend të vogël romantik të Ballkanit". Në shërbim të tij, ka qenë një agjend shqiptar, kurse në divizione ka patur 7 mijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit, ishte simbol në Iliri (këtë ua garantoj edhe une, sepse ketu pranë kamë vepren e Aleksandër Stipçeviq-Ilirët, historia, jeta kultura, simbolet e kultit... ku ne faqen 470, mund te siguroheni per kete konkluz) dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi, e ky, siç dihet ishte perëndi Ilire.

Prof.Hristo Andonov-Popljanski:
"Sendet e gjetura në vergjinë(Kutlesh) të Greqisë, janë Ilire". (Shënimi im)-Atje u gjend edhe flamuri me 16 rreze dielli(qe simbolizon 16 perëndi Ilire), me të cilët mburet sot VMRO-ja!;

Prof.Ivan Mikulqiq:
Ky arkeolog, në dorshkrimin e tij gati për botim, kushtuar Heraklesë, ka theksuar se aty "kanë jetuar Desaretët, një fis Ilir" dhe shton se ministri i Kulturës (nga Manastiri), pikërisht për këtë konstatim, as që ka shprehur vullnet të ndëgjoj 2 minuta";

Prof. J.Pokornu:
Ky filolog austriak, edhe emrin e lumit "Iller"që buron në Gjermanin jugore, e lidh me Ilirët.

Prof. Johan Fon Han:
"Shqipja rrjedh nga Ilirishtja dhe Ilirishtja nga Pellazgjishtja";

Dr. Josip Korosheci:
“Varret me Trebenishtë janë Ilire”. Te njejten e pohon edhe Vasil Llahnov, akrolog i shquar, I cili ka shkruar: “Bartes dominant te kultures se Trebenishtes, kane qene Iliret”

Prof.Jovan Cvijiq:
"Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre(sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot";... Ai ne rast tjeter shkruan se shqiptaret jane raca me e bukur ne Ballkan dhe se jane pasardhes te drejteperdrejte te Ilireve.

Koce Stojmenov-Krijues bullgar:
Iliret jane paraardhes te shqiptareve dhse keta te fundit, pra, shqiptaret e sotem te Maqedonise, duhet te jene plotesisht te barabrte me sllavet e Maqedonise, ose te kene te drejten per autonomi ne suazat e ketij shteti.

Dr.Konstandin Paparigopulos:
“Vetem shqiptaret konsiderohen si pasardhes te races Ilire”

L.S. Stavrinos-Shkenctar grek:
Ne f.8 te studimit te tij “Ballkani prej 1453…”, thekson se “Iliret kane qene banor te pjeses me te madhe te Jugosllavise(se atehershme), por me pas u shtyne drejt jugut prej pushtuesve sllav”. Pra, sllavet ishin pushtues, kurse Iliret autokton.

Louis Schneider, Konsull i Frances ne Shkoder:
Ne nje veper te tij kushtuar Shqipërisë, sqaron se termi “Gegë” rrenjet i ka te fjala shqipe “Gjigand”(I madh), ndersa fjala “Toskë”, sipas tij, vjen nga “Toxon”, “Hark”, duke e arsyetuar kete me faktin se Iliret e pare te jugut kane qene me te shkathet per te qelluar me hark. Konsulli ne fjale, ne nje rast tjeter ka shkruar se elementi shqiptar eshte autokton dhe me i vjeter nga tere popujut Ballkanit.

Dr.M Panov:
“Banoret vendas para ardhjes se sllaveve ne Ballkan, jane Iliret… Nje pjese e popullsise vendase u vrane, te tjeres u shperngulen dhe disa u perzien me sllavet”

Dr.M. E. Pittard:
“Shqiptari I perket nje grupi etnik te karakterizuar nga “hyperbrahy-cefalia” dhe nga shtati I hedhur, race shume e bukur malesoresh, me floke dhe sy te zinj, me hund pak te hedhur sit e shkabes… raca shqiptare eshte Ilire… Shqiptaret si race dhe si ushtare jane me te miret ne Europe”
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët? Empty Re: Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët?

17th March 2016, 14:17
Mathieu Aref - Studiues i shquar nga Egjipti, me origjine te larget shqiptare, por ne histori njihet si egjiptian:
Ne librin e tij “Shqiperia”, konstaton se shqiptaret rrjedhin nga Pellazgët dhe per ta argumentuar kete prezanton plot emra te krijesave mitologjike, heronjeve te Luftes se Trojës me emra shqip, ose me origjin nga shqipja. Psh: Zeusi, “mbreti i perendive”, e nxjer nga fjala shqipe “Zë”, Zëri”, dhe “Zot” sic i themi tani. Ai ishte perendi Ilire. Lidhur me Zeusin shkruan se “nje nga shqiponjat e tij do të kete qene bijte e Zeusit”, pra, sipas tij “Bijte e shqiponjes” dhe kete e lidh me flamurin shqiptar, kur thote “duhet shenuar se flamuri ne fjale (emblema e Skenderbeut ne shek XV) kishte nje shqiponje dykrereshe te zeze (e zeza simbolizon hidherimin, fatkeqesine, dhe vuajtjen e popullit shqiptar); dykrereshe sepse simbolizon Gegët e veriut dhe Toskët e jugut; ne sfond eshte ngjyra e kuqe (e kuqe qe simbolizon gjakun e derdhur nga shqiptaret gjate shekujve per te mbrojut atdheun e tyre). Sipas tij, me rrenje shqipe jane edhe shume emra tjere, disa nga te cilat i kame permend ne kete rezime). Ai bile edhe emrin e rruges se njohur romake “Via Egnatia”, e nxjere nga fjala rrenja e fjales shqipe “E gjatë”.

Miklosiç:
“Ne te gjithe Ballkanin jane shqiptaret qe e kane ruajtur elementet glotologjike vendore”

Millutin Grashanin:
“Dardanet (fis Ilir), jane populate autoktone ne pjesen qendrore te hapesires ballkanike qe mund te percillet qe nga periudha e zhvilluar e bronzit… shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te Ilireve… varret ne Trebenishte jane Ilire”.

Mirko Petro-Princ I Malit te Zi:
“Shqiptaret jane niper te Lekes dhe Skenderbeut”

P.B .Bertius-Hartograf i Luigjit III te Frances:
“Pirustët larte mbi Drin, jane shqiptar”

Prof.Nikolla Jorga:
"Populli shqiptar se bashku me baskët, jane me te vjeterit ne Europë”

Prof.Qiro Truhelka:
Emri “Ilir”, ka te beje me fjalen shqipe “I lirë”, ne kuptim-I pamposhtur.

Piziani, shkenctar Italian:
"Nuk kemi asnjë fakt se shqiptarët kanë ardhur nga dikund";

Prof.Peter Barti:
“Romaket, e as turqit, e as sllavet, nuk paten mundesi qe te thejne unitetin dhe kontinuitetin etnokulturor te Ilirëve apo shqiptarëve. Historia nuk jep asnje shembull qe ndonje rajon I vacant te kete humbur identitetin kulturor Ilir apo shqiptar, duke e zavendesuar me ate te sunduesit. Bishofet romak, byzantine, e me vone turk, e slave, nuk kane patur asnje autoritet tek popullata. Shumica e autoreve, madje e vertetojne se qytetet, perkunder ashpersise se regjimeve te sunduesve, kane mbetur si qendra kulturore Iliro-Shqiptare. Mbi te gjitha veshja dhe punimet ne keramik, demostrojne qarte kontinuitetin ne mes Ilireve ose shqiptarëve”.

Seignabos-Profesor i shquar:
“Shqiptaret jane raca me superior ne Ballkan… ne te ardhmen ata do te luajn ne kete vend rolin qe e luajne skocezët ne Angli”.

Prof.Stojan Novakoviq:
“Shqiptaret jane Ilir”

Prof. Shatobriani:
“Athina eshte vend shqiptar”

Prof. Thomopulos:
“Shqiptaret jane pasardhes te vertet te Pellazgeve”

Prof. Ugo Foskoli:
“Bijtë e atyre guximtareve te vjeter (te shqiptareve) i gjejme ne sulmet e Trojes, nen ushtarin e Aqiletit dhe nen Piron; ata iu derdhen mbreterise se Romakeve. Po ata, shqiptaret, nen Filipin rrembyen lirin e Greqise; dhe nen Aleksandrin, zaptuan pjesen me te madhe te Botës”

Virçov-Prof dhe antropoll i njohur sllav:
"Shqiptarët janë më luftarak në botë dhe raca më superiore në Ballkan". Ne kabinetin e tij, me 1878, gjate zhvillimit te Kongresit te Berlinit, duke folur per racat e ndryshme te Ballkanit, kishte marre tre kafka prej njeriu dhe par ate pranishmeve, tha: “Jane kafka shqiptarësh te vrarë prej turqëve… a nuk janë te bukura? A nuk jane madhështore? Ja pra, raca superior mbi te gjitha tjerat!”; dhe sic thuhet ne literature historike, e perkdhelte me nje embelsi entuziste kafken qe mbante ne preher. Ai pastaj tregonte modele kafkash malazeze, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, turke, hungareze, etj. Keto te fundit i tregonte me majen e këmbës, kurse ato te shqiptarëve, me kujdes të madh.

Prof.Zhivojan Vinqiç:
Ne broshuren “Keshtjella e Shkupit-Kalaja”, 1966, shkruan: “Ne ate kohe ne kalane e Shkupit ka ekzistuar nje lagje e vogel e dardanëve, qe ne ate kohe ka qene e mundur te jete Skupi, I cili emer eshte I paster me prejardhje Ilire. Iliret jane nje popull punetor, kane ndertuar nje keshtjelle te larte… Ne sot nuk kemi shume te dhena per ata (Iliret), ne Kala, mirepo ato me siguri fshihen ne themelet e saj dhe bademet. Per kete arsyje keto mbesin si shume te rendesishme per vertetimin e kesaj hipoteze”.

Prof. Vasko Kostiq:
“Trojanët dhe Ilirët, ishin popull i njëjtë… “Troja” njihej edhe me emrin “Ilij”, dhe ka te beje me Ilirët.

August Friedrich Pott:
Gjuhën shqipe e identifikon me atë pellazgo-ilire;

August Scheicher:
“Gjuha shqipe është pellazgjishtja e vjetër”;

Dimitar Canko:
“Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire”.

Dositej Obradoviq- Ministër i parë i Arsimit të Sërbisë:
“Tashmë, unë mund të flisja shumë mirë shqip. Gjuha e tyre është e thjeshtë dhe mund të mësohet fare lehtë, kurse me shkronjat tona mund të shkruhet si të ishin bërë për të. Dhe, kështu, çdo ditë shënoja ndonjë bisedë dhe atë mësoja me zë… Gati dy vjetë më vonë në Veneci e kam njohur njëfarë prift Theodorin, mësues që kishte dhënë në shtyp diçka në gjuhën shqipe me shkronja greke”;

Eduard Shnejder:
“Gjuha shqipe është “tingëllim më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge”;

Gotffried Leibnitz:
Gjuhëtar gjerman - Në v.1695 ka hetuar se gjuha shqipe quhej gjuhë themelore e kontinentit;

Lejbniht:
“Gjuha shqipe ishte gjuhë themelore e kontinentit, gjuhë e ilirëve të vjetër”;

Ilija Strazhevski:
“Gjuha shqipe më e vjetër në Ballkan”;

Man - Studiues i njohur anglez:
“Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.

Mihail Eminesku:
“Shqipja është gjuha më fleksibile në botë”.
Marin Soresku - shkenctar rumun:
“Shqipja është dëshmi e gjallë e qytetërimit të lashtë evropjan”.

Miran Alen - Shkrimtar turk me preardhje sllave, i shekullit XVII:
“Banorët e Shkupit flasin shqip dhe janë katolikë e muslimanë me fe”.

Reinhold - Studiues gjerman:
“Gjuha shqipe ka qenë edhe gjuhë e flotës greke”.

Shnaider:
“Pellazgët janë një racë autoktone, më e hershme se periudha kuaternare… gjuha e tyre e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme”;

Xhorxh Fred Uiliams:
“Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh…”.

Ami Bue:
“Shqiptarët janë njerëz më të bukur në Perandorinë osmane”;

B. Vranisheviq:
Piktor nga Vojvodina: “Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar…
Ata nuk lodhen për pasuri e luks… gjithmonë janë të aramtosur, madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të sigurtë… Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre”;

Branton - Ky publicist, ka shkruar:
“Shqiptarët ishin themeluesit e kalorësisë së lehtë (franceze) dhe se me ushta të gjata (armë) dhe me flamurkat në majat e tyre, e nisnin betejën, duke u sulur me vrul mes rreshtave të armikut dhe jepnin goditje duke krijuar pështjellim”. (“Fakti”, 3 nëntor, 2005 – Luan Rama);

Dekani:
“Populli shqiptar është i shëndoshë, i durueshëm, i gjallë, me dinjitet dhe mjaft i ditur”;

Eriksoni - misionar amerikan:
“Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Mblidhen me besnikët më të adhe dhe japin jetën për fjalën e dhënë”;

Fal Majeri:
“Shqiptarët me armë të vetme burrërinë dhe shpirtin luftarak, u rruajtën për 1000 vjet dhe arritën të mbijetojnë… Kryengritja greke e shek. XIX, që shpëtoi Greqinë nga zgjedha turke, qe vepër e shqiptarëve”.

Fransua Pukëveli:
“Shqiptarët që mund të quhen shiitë të Perandorisë së Lindjes…janë plot entuziazëm për atdheun e tyre dhe për të flasin vetëm në superlativ… Nuk ia ndajnë kurrë sytë maleve të Epirit… Mbajnë mend mirë pavarësinë që e gëzonin”;

Gerard de Nerval:
“Ngado që ishin shqiptarët shiheshin si luftëtarë kryenecë që nuk e përfillnin vdekjen”;

Gligor Përliçev:
“Të gjithë shqiptarët janë zemërgjërë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime…”;

Ibn Kemali- Historian osman:
“Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjëve helmues, dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri në kohën e mbrëmjes… Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vërshuan mbi ushtrinë tonë dhe e thyen atë…”.

Jovan Haxhivasileviq:
Më 1918 shkruante se shqiptarët e Dibrës kurrë nuk i kanë zbatuar urdhërat dhe reformat e sulltanit, pushtetit turk aty ka qenë vetëm formalisht.

Lamartini:
“Nuk ka pendë as penel që mund të shprehë sakrificën heroike të banorëve të Shqipërisë, në luftrat që kanë bërë kohëve të fundit, më shumë se askush tjetër, për çlirimin e Greqisë”. Ai për shqiptarët ka shkruar edhe këtë: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Turqit Skenderbeun, njerës këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak e të së njejtës gjini”;

M. Huacunthe Hecquard:
“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe se disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës, ato i kishin kthyer në fushën e betejës”;

M. Ritton:
“Gratë arvanitase janë më të pastra se gratë greke”.
Madam Senja. Greke, nënë e një poeti francez: “Vallja e njohur “hasapikos”, që kërcehej nga arvanitasit e konkretisht nga kasapët, “përbënte një rishfaqje skenash luftëtarësh të vjetër qysh nga epoka e Aleksandrit të Madh”;

Maximilian Lambertz:
Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesmarrjen e shqiptarëve;

Marco Nese:
Ky shkencëtar ose shkrimtar italian, në një vepër të vet, të 3 dhjetorit 2004, ka theksuar se pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli ushtrinë italiane për dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje, 20.000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqiptare. “U veshën me kostume kombëtare vendase, mësuan ndonjë fjalë shqip, etj”;

Marieta Vasilesku:
Kjo rumune filoshqiptare, në një rast ka thënë se ka parë një ëmbëltor të Sharrit, shqiptar, i cili edhepse flente me hanxharën nën jastëk, ishte njeriu më besnik, më i ndershëm dhe më i guximshëm i Bukureshtit.

Michael Attaleiates:
Kronist bizantin. Në v.1034, ka shkruar: “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”.

Pallavçini, Ambasador në Stamboll:
“Kryengritja e Shqipërisë së Veriut (më 1910), e çoi Turqinë në gjendje tejet kritike, jetë a vdekje për qeverinë turke”.

Pushkini:
“Vetëm gjatë një beteje në Revolucionin rumun, mernin pjesë 700 shqiptarë”;

Rozher (1922):
“Shqiptarët trajtojnë mikpritjen si një rit të shenjtë. Ata nuk dinë si ta falenderojnë mikun që e ka nderuar duke kaluar pragun e shtëpisë së tyre”.

Seneshali i Madh:
Gjeneral i shquar nga Normandia, i shek. XVI: “Sllavët, janë të pamëshirshëm në luftë, vrasin këdo që arrijnë dhe nuk zënë asnjë rob lufte, ndaj edhe ne ua bëjmë njësoj. Sa për shqiptarët, ata kanë sjellje krejtësisht tjetër dhe sillen njerëzisht ndaj robërve të zënë… në ushtrinë e mbretit Luigj XII, ishte formuar një gradë prej 1200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri aq të shkëlqyer, sa që u bënë simbol i armatave franceze për afër një shekull të tërë. Kështu që, mbretërit e tjerë të Francës, për komandant të ushtrisë emëronin gjithënjë ndonjë shqiptar, siç ishte, fjala vjen, gjenerali Duka i Brisakut, etj;

Sreten Vukosavleviq. Deputet serb:
“Lëvizja kaçake ka qënë një profesion fisnik dhe elegant me të cilin merreshin njerëz të guximshëm dhe të zot, të ndihmuar nga populli, prandaj edhe pushteti sërb nuk ua delte dot në krye”. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendëshme, M. Vujiqiq, shton: “Shqiptarët e kanë patur traditë “kaçakllëkun”, sepse kanë dashur të jetojnë të lirë dhe të pavarur”. Kosta Novakoviq, thekson se “kaçakët janë njerëz që bëjnë kurban të gjitha: shtëpi, mall, katandi dhe marin malet ku formojnë çeta komitësh dhe luftojnë kundër barbarizmit të ushtrisë dhe policisë serbe”. Edhe Nushiqi, në mënyrë indirekte e arsyetonte Lëvizjen kaçake. Mosha Pijade, ka pranuar që kaçakët kanë luftuar kundër zgjedhës së rëndë serbe, që do të thotë e ka arsyetuar veprimin e tyre.

Stadtmuller:
“Lufta greke për liri, nuk mund të mendohej pa elementin shqiptar”. (Sidomos, pa Ali Pashë Tepelenën, i cili e nxiti Kryengritjen e v. 1821, dhe pa të cilin edhe sikur të fillonte ajo kryengritje, “do shuhej qysh në djep” – thuhet në literaturën historike).

Tacit:
“Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur, guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë”.

Timotheos:
“Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.

Tit Livi:
“Romakët janë qytetëruar nga etruskët”. (toskët)

Vuk Karaxhiq:
“Ne Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin – tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombas dhe shqiptari musliman i vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10 itlianë për një shqiptar musliman apo orthodoks dhe poashtu shqiptari orthodoks i vret 10 grekë për një shqiptar musliman ose katolik”. Përndryshe, Karaxhiqi ka treguar interesim për shqiptarët, siç ishte edhe botimi shqip i “Dhjatës së Re”, botuar në Korfuz më 1827. Mirëpo, objekti i interesimit të Vuk Karaxhiqit është edhe historia e shqiptarëve, sidomos periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe personaliteti i tij. Librin “Jeta e Gjergj Kastriotit” e parapagoi për vete, për konsullin rus në Dubrovnik, si dhe për personalitetet e tjera të jetës letrare, historike e kulturore të Serbisë. Ai mblodhi edhe 13 këngë popullore shqipe të cilat në vitin 1830 ia dërgoi Jernej Kopitarit. Këto këngë u botuan në “Zbornik filoloshkih i lingvistçkih studija” më 1921, me titull “Arnautske pjesme” (“Këngë shqiptare”)”. Përndryshe, sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipen.

Xhorxh Fred Uiliams:
“Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”...

A. Vasilev- Bizantolog i shquar:
“Justinijani I ka patur origjinë shqiptare”;

Adolf Thiers - President francez:
“Napoleon Bonaparta ka qenë me origjinë arbëreshe”.

Aleksandër Donski:
Lekën e Madh dhe Samoilin, mbretin e parë të Maqedonisë sllave, i nxjerr të një gjaku me Justinijanin. Dhe, meqënëse ky i fundit ka origjinë ilire, autori në fjalë, pa dashur pranon origjinën ilire të dy të tjerëve. Ai, sa për kuriozitet, nga origjina e Samoilit i nxjerr edhe mjaft kryetarë të Amerikës, duke filluar nga Vashingtoni e deri te Xhorxh Bushi. Nëse, eventualisht teza e tij vërtetohet, atëherë del se kryetarët e lartpërmendur i takojnë gjakut tonë! Kjo nuk duhet të na habitë, dhe, ndoshta nuk është gjë e rastit që Villsoni shpëtoi Shqipërinë, Klintoni Kosovën, kurse Bushi u prit në mënyrë madhështore në Shqipëri dhe populli shqiptar konsiderohet si një ndër më pro-amerikanët në botë.

Aristokseni:
“Pitagora i shek. VI, para Krishtit, ishte djalë i një etrusku (toske – ilir). Të njëjtën e vërteton edhe shkencëtari Teopompu, në një shkrim të vet.

Edit Durham:
“Leka i Madh, pa dyshim ishte shqiptar….”.

Finleu:
“Leka i Madh ka folur në një dialekt të vjetër shqiptar “. Ndërsa, Robert D’Angely, thekson: “Generalëve të vet, Leka, iu drejtua në gjuhën amtare, pellazge ose shqipe”. Ekspertët e CIA-s kanë konstatuar se Leka i Madh dhe Maqedënt e Vjetër ishin ilirë.

Jovan Pavllovski:
“Naumi dhe Klementi erdhën në tokat ilire dhe lihnide”. Për Lihnidën thuhet se ka të bëjë me fjalën shqipe ndrit, aludim ndaj shkronjave të sjella nga Kadmi ilir. Disa autorë maqedonas Qirilin dhe Metodiun, Klementin dhe Naumin i quajnë Maqedonë të Vjetër, ndërsa disa autorë shqiptarë i konsiderojnë për iliro-shqiptarë.

Laonik Halkokondili:
“Car Dushani, Knez Llazari dhe i biri ishin triballë – shqiptarë, skizmatikë”.

Lamartini:
Tre shqiptarët e Revolucionit grek të vitit 1821, Marko Boçarin, Odhiseun dhe Konstadin Konarin e konsideron për gjysmë perëndi;

Ljubomir Domazetoviq:
“Odiseu ishte ilir… Në luftën e Trojës luftonin fiset ilire midis tyr”;

Mathieu Aref- Studiues egjiptian:
“Qemal Ataturku dhe Habib Burgiba, nënat i kanë patur shqiptare”. Ndërsa, për Pikason, shkruan se: “Ka të ngjarë… që stërgjyshët e tij të kenë qenë shqiptarë me zanafile nga Azia e Vogël Perëndimore”;

Mihail Kovaçev:
Prezenton legendën sipas të cilës Samoili ka preardhje nga dinastia e Justinijanit I (pra ilir-R.N.). Në favor të kësaj teze shkon edhe shënimi se Ermenët kanë preardhje nga Leka i Madh, e Samoilli, siç dihet ishte Ermen;

Paskal Kintz:
President i Shoqatës Ndërkombëtare të Toksikologëve të Mjeksisë: “Napoleoon Bonaparta është helmuar me arsenik”;

Robert D’Angely:
Ky studiues francez, përveç Homerin dhe Lekën e Madh, edhe Garibaldin dhe Napoleonin, i paraqet si iliro-shqiptarë;

Sime Pandovski:
“Filipi II, baba i Lekës së Madh, ka lindur në Krujë”;

Prof. Dr. Tashko Bellçev:
Për ta paraqitur Jezu Krishtin si stërgjysh të maqedonëve të sotëm, shkruan se ai ka origjinën e venetëve, të cilët i nxjerr si stërgjysh të sllavëve, duke mos editur se venetët janë ilirë, gjë që, pa dashur, edhe ai e vërteton kur thotë se nga venetët kanë dalë dardanët, e këta, siç dihet, janë ilirë, gjë që poashtu edhe vet ai vërteton, kur thekson se Dardani ishte djali i Zeusit, e ky, siç dihet ishte perëndi ilire. (Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f.102) Autori në fjalë, gjithashtu, Lekën e Madh dhe Bardhylin i nxjerr nga dinastia e Maqedonëve të Vjetër – temenidët, me çka, pa dashur Lekën e Madh e nxjerr ilir, sepse Bardhyli ishte i tillë.
Tome Sazdov:
“Gjorgji Pulevski deklaronte se është nga Shqipëria”. Në një shkrim të “Flakës”, 6 nëndor, 2002, thuhet se Gjorgji Pulevski ishte shqiptar, kurse në “Faktin” e 4 korrikut, 2006: “Shqiptar i sllavizuar”.

T. Tuberoni -humanist nga Raguza (Dubrovniku):
“Nënshtetasit e Knez Llazarit që humbi jetën në betejën e posapërmendur, ishin dardanë, kurse Llazari mbret të tyre;

Z. J. Tomiq:
“Fisi shqiptar Kelmendi ka dhënë disa njerëz shumë të njohur në kryengritjen serbe të vitit 1804. Sipas “Rilindjes” të 2.2.1990, edhe udhëheqësi i asaj kryengritjeje-Karagjorgje Petroviqi është me origjinë shqiptare”...

Xhorxh Frend Uiliams - funkcioner i lartë amerikan:
“Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh… Pellazgët kanë jetuar para Homerit. Emri Homer ka të bëjë me fjalën shqipe i mjerë, Athina me e thënë, Zeus me Zot, Odise me udhëton, Akil me qiell… Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”;
Sponsored content

Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët? Empty Re: Çfarë kanë thënë të tjerët për shqiptarët?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi