- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Zyrtaret fshehin pasurine
11th March 2008, 17:51
Zyrtaret fshehin pasurine
Rozeta Rapushi
E Marte, 11 Mars 2008
Zyrtaret e larte te shtetit vazhdojne te kene "frike" te tregojne pasurine, edhe pse prej vitesh eshte nje detyrim ligjor. Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive vetem per vitin 2007 ka depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme 12 kallezime penale per "Fshehje te pasurise", si dhe ka gjobitur qindra te tjere, qe deklaruan jashte afateve ligjore. Ne raportin e ketij institucioni, nje kopje e se ciles eshte siguruar nga gazeta, vihen ne pah problemet qe institucioni has jo vetem me deklarimin e pasurive, por dhe konfliktin e interesave, pasi shume nepunes mbajne dy pune njekohesisht. "Me gjithe perpjekjet e bera nga institucioni, 12 zyrtare nuk dorezuan deklaraten e pasurise. ILDKP, duke u bazuar ne ligj, beri kallezim penal per ta", theksohet ne raportin e Inspektoratit per vitin e kaluar. Teper e larte eshte edhe shifra e atyre zyrtareve qe kane konflikt interesi me punen qe kryejne ne shtet dhe ate privatisht. Per vitin 2007, ne raportin e Inspektoriatit, theksohet se jane vene re 200 raste kur dyshohej qe zyrtaret kishin konflikt interesi, nga 8340 deklarata pasurie te deklaruara. Pas kontrollit te bere dhe hetimeve, 63 prej tyre u detyruan te heqin dore nga interesat private. Por, pavaresisht zgjidhjes qe u eshte dhene, ILDKP, drejtuar nga Fatmira Laskaj, thekson se ka ende probleme me institucionet per bashkepunimin dhe zbulimin e konfliktit te interesave. Sipas saj, drejtues te shume institucioneve nuk bashkepunojne si duhet me inspektoratin per deklarimin e konfliktit te interesave si dhe ne marrjen e masave per eliminimin e tij. "Inspektorati ka bere dhe vazhdon te beje apel publik te gjithe institucioneve shteterore e publike qe te bashkepunojne me ngushte me institucionin, per te shmangur ne kohe rastet e korrupsionit, duke ndikuar ne kete menyre ne forcimin e imazhit te administrates publike shqiptare perballe opinionit vendes e atij nderkombetar", theksohet ne raportin vjetor te punes, qe Leskaj do te lexoje ne Kuvend.
Nga ana tjeter, jo pak nepunes jane gjobitur me shuma nga 15000-30000 leke, pasi nuk kane deklaruar brenda afatit ligjor pasurine e tyre, me gjithe kerkesat e shumta qe u jane bere. Per vitin qe shkoi u ndeshkuan me gjoba 175 zyrtare, kryesisht drejtues bashkish e komunash, qe refuzonin te deklaronin pasurine e tyre. Nga gjobat e vena, Inspektorati ka mbledhur 2984975 leke fonde, nderkohe qe nje sasi e caktuar parash eshte mbledhur dhe nga dhenia e deklaratave te pasurise. Para te cilat i kane shkuar te gjitha ne favor te shtetit. Ne dokumentin qe do te dorezohet ne Kuvend nga Inspektorati, Laskaj vazhdon te beje thirrje per me shume bashkepunim me kreret e institucioneve shteterore, qe nepunesit e tyre te deklarojne pasurine ne kohe dhe plotesisht. Kerkese qe kryeinspektorja e ka bere vazhdimisht gjate kesaj periudhe. Per ndergjegjesimin e deklarimit te pasurise nga zyrtaret, Inspektorati ka kryer dhe nje sere trajnimesh te ndryshme. Vetem ne muajt e fundit te vitit te kaluar, u organizuan seminare ne te 12 qarqet e vendit, ku u trajnuan reth 480 zyrtare te pushtetit lokal. Trajnime jane kryer edhe me krere te keshillave te qarqeve, prefekte etj. Ne raport permenden dhe shkembimet e eksperiencave mes Inspektoratit dhe institucionet homologe ne vende te tjera. Ne mbrojtjen qe kryeinspektorja Fatmira Laskaj do te beje ne Kuvend per mbrojtjen e institucionit qe ajo drejton, do te theksohet dhe nevoja e me shume fondeve per institucionin e detyren ne kontrollin e verifikimin e pasurise. Ne nje paragraf te raportit indirekt behet me dije se nepunesit e ILDKP, pavaresisht punes voluminoze, nuk shperblehen sa duhen. Si dhe fondet qe institucioni mbledh me dhenien e deklarimeve te pasurise per zyrtaret apo me gjobat e vena, nuk lihen ne kete institucion.
Raporti permes shifrave
8340 zyrtare kane deklaruar pasurine deri ne 31 dhjetor 2007
175 nepunes se larte te shtetit jane gjobitur me 15000-30000 mije leke, pasi nuk dorezuan ne kohe deklarimin e pasurise
200 zyrtare jane zbuluar se kane konflikt interesi ne punen qe kane kryer. Pas kesaj, 63 prej tyre kane hequr dore nga interesat private, ndersa nje pjese kane hequr dore nga detyra.
Gjate vitit 2007, kontrolli i plote i pasurise ka perfunduar per 708 zyrtare, nga te cilet 56 kane rezultuar me probleme.
Vetem ne tre muajt e fundit te vitit te kaluar, u organizuan seminare ne te 12 qarqet e vendit, ku u trajnuan reth 480 zyrtare te pushtetit lokal.

- ProgonAnëtar aktiv
- Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Re: Zyrtaret fshehin pasurine
12th March 2008, 02:09
Jan gjobit me 15 000 deri ne 30 000 lek! jua paskan maru lekt krejt kulmi i injorances mi jepni ne mu lekt e ni politikani e qesh tuj pagu gjoba muj per muj ka 15 000 e 30 000 lek.
Ska per tu ba kurr ky ven
Ska per tu ba kurr ky ven
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Zyrtaret fshehin pasurine
12th March 2008, 02:57
krejt normale eshte qe do ta fshehin pasurin zyrtaret ,dhe do te ju shkoj jeta duke ven pasurin ne emra te fisit edhe te shoqeris ,
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Zyrtaret fshehin pasurine
12th March 2008, 16:40
"Shqipëria, një parajsë edhe për ata politikanë që s'vjedhin"
Mer, 12 Mars 2008
Besian Dollaku
Një miku im që punon në biznes të vogël privat dhe fiton rreth 2 milionë lekë të vjetra në muaj, më tha: "Ore, si ka mundësi që këta që merren me politikë, pavarësisht se i kanë rrogat më të ulëta se fitimet e mia mujore, ikin fundjavave nëpër Evropë, bredhin pa problem në vende turistike, kanë dhe llogari bankare të fryra?!". Përgjigja është e thjeshtë: Një pjesë e tyre, vjedhin!
Një pjesë tjetër, që mund t'i ketë rezistuar tundimit të vjedhjes për njëmijë e një arsye, vërtet mund të ketë pagë më të ulët se 2 milionë të vjetra në muaj, por ata nuk paguajnë asgjë nga xhepi: kanë dieta pafund, mbulim shpenzimesh telefonike, mbulim karburanti makine, ua shtrojnë drekat e darkat radhë e nuk fusin dorën në xhep, rregullojnë dhe gratë me rroga të majme në administratë. Ja pra, që llogaria del goxha mirë!

18th March 2008, 21:53
Laskaj: Zyrtare, tregoni "xhepat"
Rozeta Rapushi
E Marte, 18 Mars 2008
Kryetarja e Inspektoratit te Larte e Deklarimit te Pasurive raportoi dje ne Komisionin e Ligjeve mbi problemet e zyrtareve, qe refuzojne te deklarojne pasurine e u fshihen detyrimeve ligjore. Para deputeteve, Laskaj deklaroi dje se vetem per vitin 2007, ne Prokurori eshte kerkuar ndjekje penale per 4 zyrtare, te cilet kane fshehur pasurine dhe 12 se kane refuzuar te tregoj "xhepat". "Inspektorati i Larte ka synuar te percjelle nepermjet trajnimeve te shumta, qartesi per kerkesat e ligjit, sepse pergjegjesia per shmangien e konfliktit te interesave nis nga vete zyrtari e vazhdon me progresion rrites tek eprori i zyrtarit, mandej tek institucioni epror e me pas, tek Inspektorati i Larte", u ankua Laskaj. Por deputetet e komisionit shprehen me shume interes ne pyetjet e tyre per te zgjedhurit e pushtetit vendor, nese i zbatojne apo jo detyrimet ligjore, pra te deklarojne pasurine. Pa prekur zyrtaret e larte te shtetit. Deputetet Pandeli Majko e Bashkim Fino kerkuan sqarime se si po veprohet me te zgjedhurit vendore, ne deklarimin e pasurise. Sipas te dhenave te inspektoratit, problemet jo vetem me ta vazhdojne. Laskaj theksoi se shume zyrtare ne harkun kohor te nje viti nuk kane respektuar afatin per deklarimin e pasurise. Per kete arsye, sipas saj, 175 zyrtare te larte te shtetit u gjobiten me shuma nga 15000-30000 leke. Shume e cila shkon ne favor te shtetit. Jo pak probleme, raportoi Laskaj, jane verejtur edhe me konfliktin e interesave. Sipas kryeinspektores, 110 zyrtare u zbuluan per vitin e kaluar se kishin konflikt interesi me punen qe kryenin ne shtet. Pas ketij evidentimi, atyre u kerkua qe te heqin dore nga puna shteterore apo ajo private. "Ne 70 raste, zyrtaret kane qene ne konflikt interesi dhe u eshte sugjeruar zgjidhja ndermjet largimit nga puna ose doreheqjes nga interesat private. Ne 63 raste, zyrtaret kane hequr dore nga interesat private, qe binin ndesh me funksionin publik dhe ne 7 raste jane larguar nga funksioni publik", informoi Laskaj. Duke vene theksin ne keto probleme, kryetarja kerkoi me shume bashkepunim me institucionet dhe drejtuesit e tyre per te luftuar fenomenin e konfliktit te interesave sipas ligjit. Laskaj theksoi se per te realizuar nje gje te tille, inspektorati ka zhvilluar dhe nje sere trajnimesh me zyrtare ne 12 qarqet e vendit. Sipas saj, jane trajnuar rreth 480 zyrtare lokale, 44 prej te cileve jane kryetare bashkie dhe 182 drejtues te njesive vendore. Kryeinspektorja kerkoi vemendje qe zyrtaret te deklarojne ne kohe pasurine, mos vonojne ne kohe. Deri me 31 dhjetor 2007, numri i zyrtareve qe duhet te deklarojne pasurine eshte 8340 subjekte. Nje shifer e cila po peson rritje nga viti ne vit.
"Duam me shume fonde per te perballuar punen"
Ne raportimin para deputeteve te Komisionit te Ligjeve, kryetarja e Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive (ILDKP), Fatmira Laskaj, nuk la pa permendur faktin se ka nevoje per me shume fonde. Indirekt, kryetarja vuri ne dukje se parate, qe inspektorati mbledh nga dhenia e deklaratave te pasurise dhe gjobat, i shkojne shtetit. Ne nje kohe kur puna ne kete institucion eshte shtuar, per shkak te rritjes se numrit te zyrtareve qe deklarojne pasurine. Sipas kryeinspektores, nga gjobat e vena per vitin 2007 per 175 zyrtare qe nuk deklaruan ne kohe pasurine, inspektorati ka mbledhur 2984975 leke fonde. Nga ana tjeter, nje sasi e caktuar parash eshte mbledhur dhe nga dhenia e deklaratave te pasurise. Para te cilat i kane shkuar te gjitha ne favor te shtetit. Gjobat jane vene kryesisht ndaj drejtuesve te pushtetit lokal, kryetare bashkish e komunash. Sipas Laskajt, pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme e komunikimit, shume prej tyre nuk deklarojne ne kohe formularin. Por, sipas saj, ka pasur dhe nga ata qe vazhdojne te mos e deklarojne. Behet fjale per 12 raste, qe jane depozituar ne prokurori. Kryetarja nuk permendi emra se cilet jane zyrtaret e paditur, por vuri ne dukje fenomenin e kerkoi me shume bashkepunim nga kreret e institucioneve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi