Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Fytyra e ndotur e humanizmit Empty Fytyra e ndotur e humanizmit

12th March 2008, 16:36
Fytyra e ndotur e humanizmit
Mer, 12 Mars 2008
Virion Graçi






Kur kalova për herë të parë "kufirin" midis jugut dhe veriut, në vitet e mia studentore, në familjen enjë shokut tonë krutan të cilit i shkuam për ngushëllim, dëgjova një shprehje të pazakontë në odën e burrave:-Mos të ndodhtë që ta harrosh këtë gjëmë, o i zoti i shtëpisë. Paradoksale në dukje, kjo shprehje më është sjellë në mendje me qindra mijëra herë kur kam dëgjuar për fatkeqësi të të tjerëve të cilat i kam përjetuar si të mijat, por edhe kur më ka rënë mbi krye diçka e rëndë, krejt e imja, krejt për mua. Ja që mënçuria popullore, fjalori frazeologjik i filozofisë së tij na ka dhënë të gatëshme një urë për të kaluar nga fataliteti në shpresë dhe nga shpresa në përpjekjet për ta rifituar terrenin e humbur në përplasjet me fuqitë e mbinatyrshmetë fatit përgjithësisht e, me faktorët ekonomiko-socialë, në veçanti.



Na ndodh shpesh të harrojmë ngjarje e kobe të paharrueshëm, jo se mbrijmë në ditë fatlume, jo se përpiqemi e ia dalim mbanë të shërohemi psiqikisht prej traumave të gjëmave e katastrofave, por sepse ngjarjet e rënda përsëriten aq shpesh saqë na duhet ta "arshivojmë" atë të keqe që na pllakosi….disa ditë më parë për ti bërë vend një të reje. Dy fëmijë binjakë të mbytur në liqenin e Farkës, katërmbëdhjetë jetë te tjera të ndërprera në kulmin e gëzimit e haresë shtyhen tutje në koleksionin e zisë për shkak të dy vëllezërve të shkrumbëzuar, djegur të gjallë, jo larg Tiranës, përsëri. Ç'farë duhet të ndodhë tjetër që të zgjohemi nga letargjia kolektive? Dy fëmijë që dalin nga flakët e shtëpisë mjerane, ecin disa metra me këmbët e tyre, në krahët e njëri-tjetrit, autoambulanca që ngecet në baltë, rruga automobilistike që mungon krejt, ndihma e pamjaftueshme mjekësore, klithjet e njërit prej fëmijëve për të shpëtuar jetën e tjetrit, dhe, një finale më tepër se shekspiriane: babaii tyre vjen nga Greqia (pa dokumenta, sigurisht) për të parëe për të nxjerrë merakun për fëmijët e tij të cilët, sipas njoftimit lakonik: "nuk i ka mirë" dhe, para sysh idalin dy trupa të shkrumbëzuar: Klezarti dhe Renatua, përkatësisht 15 e 13 vjeç ndarë me ta që para dy vjetësh ...

Më falni...nuk dua të jem enkas provokativ por përditë lexojmë lajme të tilla si: një çift që udhëtonte nga Tirana për në Bilisht, gjen vdekjen bashkë me tre fëmijët nga përplasja me një veturë; një djalë i porsa ardhur nga shkolla, lë çantën e librave dhe vetvaret për të siguruar një vend midis të vdekurve të privilegjuar, sipas predikatorit të sektit fetar që ai ka frekuentuar ato ditë; sërish fëmijë të djegur, të ngujuar, të këputur nga kosa e vdekjes mjaft prej tyre edhe nga mungesa e një medikamenti të zakonshëm, edhe nga mungesa e bukës thatë. E lajme të tilla kudo do kishin shkaktuar stuhi në publik. Vrasja e një ketri në parqet e Londrës do kish kaluar me më shumë debate, hetime e masatë forta parandaluese për të ardhmen sesa kalon te ne rrëzimi i një autobusi me 20 fëmijë ekskursionistë, apo i një furgoni me 10 dasmorë që përfundojnë në greminë, në varreza. Një rast pedofilie do kish mjaftuar që të kaloheshin në sitë të imët, të specilaizuar të gjithë bamirësit(?!?) që veprojnë te ne; vetvrasja e një fëmije do kish mjaftuar që të shpalleshin zyrtarisht të padëshiruar lloj-lloj predikatorësh perversë e cinikë që mbjellin te naivët, kryeshit fëmijë, dashurinë e adhurimin makabër për vdekjen, nxitimin çmendurak për në botën tjetër; një fëmijë i vetëm i ngujuar do kish mjaftuar që të lindnin vullnetarisht lëvizje si ajo e Anton Çetës, para vullnetit fisnik të të cilit u gjunjëzua krenaria anakronike e gjakmarrjes shekullore dhe u lartësua humanizmi bashkëkohor, u shenjtërua vlera e jetës njerëzore.



Ka fëmijë jetimë me prindër gjallë: emigrantë, sakatë ose të divorcuar; ka familje që i nxjerrin rrugës për të lypur fëmijët e tyre. Ka me qindra raste mu në qëndër të Tiranës, mu pranë institucionve më të rëndësishme të shtetit, të kulturës, të qendrave moderne të mediave; pranë godinave e parkingjeve të shoqatave jo qeveritare ku gjenden një pjesë e mirë e elitave tona. Nuk e drejtoj gishtin e akuzës te asnjëri në veçanti; për të qënë i sinqertë duhet të them se në krizë është krejt humanizmi ynë. Para tablove pikëlluese të mjerimit rural, para gjymtimeve e tragjedive që pllakosin rëndom edhe fëmijët, ata që duhej të ishin të paprekshëm prej halleve që kalojmë ne të rriturit, nuk kanë tingëllim human as veprimtaritë shkëlqimtare me spektakle, me valltarë e interpretues të vegjël; as debatet sterile për çështje të kozmetikës politike; as psherëtimat e sëkëlldisjet intelektualiste të disa shoumenëve, spitullaqë të stisur për të rrahur "mendime" e për të trajtuar "probleme" me qëllim final….mbushjen e orëve të transmetimit televiziv. Edhe fati një vogëlushi pogradecar që vritet nga ushtarët maqedonas, që i vidhen organet dhe e kthejnë në familje të qepur me spango; edhe fati i një malësori që vritet në kufinjtë jugorë për një thes me miell do të mjaftonte t'a ndienim veten fajtorë edhe ne që kemi kapur përkohësisht katet e mesme a të sipërme të binasë sonë hierarkike. Asgjë e tillë nuk ndodh. E vërteta tronditëse nuk na prek dot, nuk na i fashit bëzëqeshjen e përhershme kronika e zezë. Jemi tëhuajësuar nga gjithcka që ka të bëjë me vendin dhe njerëzit mes të cilëve jetojmë. Ose s'dimë të sillemi praktikisht, të kalojmë nga limontia individuale në aksion qytetar. Prodhojmë për veten dhe për të tjerët një mikrobotë parajsore, virtuale. Gënjeshtrën tonë të mëngjezit e besojmë për darkë. Por edhe autosugjestioni do ketë një fund, me siguri. "Medet", thotë Nazim Hikmeti në poezitë e fundit të tij, "është për të ardhur keq por as gënjeshtra më e hollë nuk më ngjall më asnjë iluzion".



Jemi duke frymuar pranë njëri-tjetrit të përfshirë nga një indiferencë kriminale, nga një plogështi asfiksuese. Parfumi vetjak, mirëqënia vetjake e plot meskinitete të kohës nuk na lejojnë që të dëgjomë këmbanat e mortit që bien rregullisht midis nesh. Po priten e po bien në dhé me mijëra filiza të jetës, fëmijët e këtij vendi, burrat e së nesërmes. Dhe na duhet të harrojmë të djeshmen që u mbyll me varrime foshnjashsepse edhe sot një kujë e re shfaqet. Nuk është e fundit, as kjo, fatkeqësisht.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fytyra e ndotur e humanizmit Empty Re: Fytyra e ndotur e humanizmit

12th March 2008, 16:51
gjynah qe i eshte larguar shqiperis nje njeri kaq i ngritur dhe intelektual

si puna e jote ti do kishe dhene kontribut te mall ne politiken shqiptare
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Fytyra e ndotur e humanizmit Empty Re: Fytyra e ndotur e humanizmit

12th March 2008, 17:10
Zoti gogu pse nuk perdorni nick-un tuaj te vertete?
Sponsored content

Fytyra e ndotur e humanizmit Empty Re: Fytyra e ndotur e humanizmit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi