Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Kadri Roshi, shuhet aktori i madh i skenës dhe ekranit Empty Re: Kadri Roshi, shuhet aktori i madh i skenës dhe ekranit

1st March 2008, 20:37
Kadri Roshi, shuhet aktori i madh i skenës dhe ekranit

Kujtimi i tij tashmë do të vijë vetëm nëpërmjet celuloidit. Role e role pa fund, në galerinë e madhe të skenës teatrore dhe kinemasë shqiptare. Dhe nuk do të na lejë vetëm. Ai do të shfaqte, atje në mizanskenë, herë si tinzar e i pabesë e herë si babaxhan e dashamirës.

Aktori i shquar i skenës dhe i kinematografisë shqiptare, Kadri Roshi, ka ndërruar jetë të martën në mëngjes në moshën 83 vjeçare në shtëpinë e vajzës së tij. Artisti i madh u shua në Tiranë, ku kaloi dhe ditet e fundit te jetes.
Aktori potencial
Kadri Roshi, një nga aktorët më me potencë të ekranit dhe skenës shqiptare, ka interpretuar rreth 180 role në kinematografi dhe në teatër, ndërsa është nderuar me çmime të rëndësishme dhe kupa në festivale të Filmit Shqiptar. Ai ka interpretuar në filmin e parë shqipar "Tana" me skenar të Fatmir Gjatës. Mendimtari grek Ezopi, kujdestari tek ”Lulekuqet mbi mure”, plaku Mere tek ”Njeriu me top” dhe dhjetra role te tjera mbeten të pashlyera në kujtesen e shikuesve shqiptare të të gjithë brezave. Kadri Roshi ka krijuar në skenë dhe ekran një galeri me rreth 180 role.
180 rolet
Kadri Roshi (Artistit i Popullit). Lindi në 4 janar të vitit 1924 në Mallakastër. Përfundoi studimet e larta në Prage në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qene ne nder krijuesit e ketij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numeron rreth 180 role në skenë dhe konematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jetë prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri te aktori origjinal me portretin e njeriut të fisem. Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Legjenda e skenës
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.


Rolet në Kinema
• 1958: Tana
• 1971: Kur zbardhi një ditë; Malet me blerim mbuluar
• 1976: Fije që priten; Lulekuqet mbi mure; Përballimi; Tokë e përgjakur
• 1977: Njeriu me top; Shëmbja e idhujve; Zemrat që nuk plaken
• 1978: Gjeneral gramafoni
• 1979: Ballë për ballë; Këshilltarët; Liri a vdekje
• 1980: Dëshmorët e monumenteve; Partizani i vogël Velo
• 1982: Era e ngrohtë e thellësive
• 1983: Apasionata
• 1984: Dasma e shtyrë; Fejesa e Blertës
• 1986: Kur ndahesh nga shokët; Rrethimi i vogël
• 1988: Misioni përtej detit; Pesha e kohës; Rekonstruksioni
• 1990: Fletë të bardha
• 1991: Vdekja e burrit
• 1994: Një ditë nga një jetë
• 1995: Mikres mèrès
• 1996: Kolonel Bunker
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi