- albxAnëtar aktiv
- Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Bujar Nishani:“Rikthim nen arme policeve te larguar”
3rd January 2008, 22:14
E Diele, 30 Dhjetor 2007
Nje pjese e mire e efektiveve te policise te larguar nga detyra per shkak te reformes do te rikthehen nen arme vitin e ardhshem. Sakaq, operacionet anti-korrupsion do te vazhdojne dhe pergjate vitit 2008, “pasi nuk eshte fushate, por pune qe do te vazhdoje”. Ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Koha Jone”, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, tregon nje vit pune ne kete institucion, dhe sfidat me te cilat ai eshte perballur gjate kesaj pune. Gjithashtu, ai ka folur dhe per “pergjimet” qe pretendohet se jane bere ndaj deputeteve, deklarata te cilat ai i quan “papjekuri politike”, te personave te cilet i kane bere keto akuza. Sipas tij, pagat e punonjesve te policise do te rriten sipas gradave dhe “bazuar ne legjislacionin tona, pagat e reja behen me nje akt te vecante ne nivel kombetar”. Nderkohe qe, Nishani flet dhe per strukturen e re te Policise se Shtetit dhe sipas tij, gjate implementimit te saj, do te kete rikthime ne pune te punonjesve te policise, te cilet kane nje figure te paster dhe jane te perkushtuar ndaj punes.
Viti 2007, eshte ne fund. Per ju, si minister i Brendshem, si po mbyllet ky vit?
Nje vit qe kerkoi nje angazhim dhe pune shume te madhe. Eshte nje vit, ku pata nje eksperience te re. Nje eksperience qe besoj se do te me vleje per te gjithe jeten. Ne aspektin e pergjegjshmerise, ne aspektin e marrjes persiper te pergjegjesive te medha dhe natyrisht ne ndikimin drejtperdrejt te fitimit te nje pjekurie akoma me te madhe. Une besoj thellesisht se ky vit po mbyllet me tregues optimist te permbushjes se detyrimeve ndaj qytetareve.
Viti 2007 ka qene viti i aksioneve te medha te policise. Krahasuar me vitet e kaluara si eshte gjendja e krimit?
Faktet tregojne se ka nje goditje te forte ndaj krimit. Se pari, ka nje renie te krimit ne teresi. Ka nje rritje te denoncimeve te qytetareve, cka tregon per rritjen e besueshmerise se tyre ndaj institucioneve te shtetit. Ka nje renie te madhe te krimit te rende te vrasjes, krahasuar me pak vite me pare. Per here te pare ne vitet 2006 dhe 2007 ne Shqiperi ka pasur me pak se 100 vrasje. Mbi te gjitha, ka nje rritje te ndjeshme te zbulueshmerise se krimit. Niveli i zbulimit te krimeve eshte ne nivelet nder me lartat krahasuar me vende shume te perparuara te BE-se. Shume ngjarje te vjetra te pazbuluara jane rijetuar dhe zbuluar. Kjo do te vazhdoje edhe ne vitin qe vjen.
Vjedhjet jane nje problem i madh per Policine e Shtetit, sidomos per zbulueshmerine e tyre. Do kete nje reformim apo pune me te madhe per kete sektor?
Krahasuar me vitet e tjera, ka nje rritje prej gati 10 per qind te zbulueshmerise se krimit te vjedhjes. Gjithsesi, besoj se nepermjet struktures se re, qe ne tashme po nisim te implementojme ku sektoret e vecante te zbulimit te krimeve te hapura, apo dhe krimeve te tjera do te jene me te kanalizuara nga struktura te specializuara per keto fenomene do te vije ne rritje.
Ligji per Policine e Shtetit, kur hyn ne fuqi dhe si do jete raporti i pagave me gradat dhe zbatimi i tyre?
Ligji i ri ka hyre ne fuqi qe ne muajin korrik te ketij viti. Sistemi i gradave eshte nje sistem teresisht i ri, i cili mbeshtetet mbi vjetersine ne sherbim, arsimimin, trajnimet dhe kurset e kryera si dhe rezultatet ne pune. Mbi te gjitha, me kete ligj mbi bazen e grades qe fiton merr dhe pozicionin qe i takon grades. Pra, nuk mund te kete me abuzime qe te marresh nje post te caktuar dhe per shkak te tij perfiton dhe graden, qe mund te jete e pamerituar per nje apo nje tjeter arsye. Natyrisht, qe edhe pagat do te kene diferencimin e tyre sipas grades. Por, bazuar ne legjislacionin tona, pagat e reja behen me nje akt te vecante ne nivel kombetar. Keshtu qe, perfitimi i rritjes se pages per punonjesit e policise do te vije i njehershem edhe me te gjithe administraten tjeter shteterore.
Flitet se do rikthehen disa nga uniformat blu, qe jane larguar gjate dy viteve te fundit. Ku dhe si do te kthehen?
Ne, gjate implementimit te struktures se re, na eshte dashur te rikthejme punonjes policie te dale ne reforme ne periudha te ndryshme, perfshire dhe periudhen te ciles ju i referoheni. Kjo ka te beje me pozicionet, te cilat rezultojne te lira nga implementimi i kesaj strukture. Kriter i rendesishem eshte pastertia e figures se punonjesit qe rikthehet. Ne deshirojme qe Policia e Shtetit te kete punonjes sa me profesioniste po aq dhe te ndershem dhe perkushtuar. Kjo eshte nje praktike qe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Problem ne kete fundviti ka qene krimi ne familje. Ka nje strategji per ta parandaluar kete fenomen qe eshte bere shume i ndjeshem?
Po, ka. Ka nje strategji, ku Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale eshte ministri lider dhe nje numer agjencish te perfshira ne te. Besoj se te gjithe faktoret e rendesishem te kesaj shoqerie kane dicka per te ofruar ne perballjen e kesaj sfide. Por, une besoj se pervec te gjitha angazhimeve te tjera, nje ashpersim me i madh i reagimit te ligjit te shkruar (kam parasysh Kodin Penal) ndaj autoreve te ketyre krimeve do te ndikoje ne uljen e ketij krimi, gjithashtu.
Fushata anti-korrupsion, operacionet “Duart e Pastra”, apo arrestime te tjera, do ngelin pjese e kater muajve te 2007, apo do te vazhdojne dhe gjate 2008-es. “Duart e pastra”, vetem nje slogan apo do te vertetohet ne vitin e ardhshem qe nuk ishte nje fushate?
“Duart e pastra”, eshte nje filozofi dhe metode pune e kesaj qeverie. Koincidenca e dy, tre operacioneve te titulluara keshtu, nuk eshte ceshtje fushate. Per kete ju siguroj juve dhe te gjithe lexuesit tuaj. Beteja kunder korrupsionit do te jete nje beteje qe do te ashpersohet edhe me shume. Sa me te shumta qe te jene rastet qe do te goditen, sa me te medha qe do te jene interesat e pista qe do te preken nga kjo beteje, ne e dime se po aq i forte do te jete kunderreagimi. Por, po aq e sigurt eshte qe akoma me i forte do te jete angazhimi yne per te vazhduar betejen.
Keni pasur nderhyrje nga politika, gjate zhvillimit te punes se policise per prangosjen e zyrtareve te larte, per mosprangosjen e tyre. Sa ekzistojne akuzat per pergjime te deputeteve?
Absolutisht asnje nderhyrje. Ju siguroj se madje politika ka qene shume larg nga pasja e informacionit per hetimet qe kryheshin. Per sa i takon, “pergjimit te deputeteve”, megjithese me keqardhje me duhet te them se eshte nje papjekuri politike, por edhe shtetare e atyre qe i leshojne. Ligji yne, procedura, instrumentet e realizimit nuk lejojne ne asnje rast pergjime te paligjshme jo per deputetet, por per cdo qytetar te ketij vendi. Ata qe kane qejf te behen interesante, duke folur per “afera pergjimesh”, e dine dhe vete se nuk kane “qullosur” gje ne kete rast. Gjithsesi, Kuvendi i Shqiperise ka ngritur nje komision hetimor per kete ceshtje dhe une besoj se do te jete shume e rendesishme puna dhe raporti i tij.
Si eshte bashkepunimi i Ministrise se Brendshme me institucionet e tjera, prokurorine, para dhe pas eres Sollaku, gjykatat dhe Ministrine e Drejtesise. Po me nderkombetaret?
Ne kemi ofruar nje partneritet institucional dhe korrekt me te gjitha keta faktore qe ju permendet. Kemi shprehur ne mjaft raste nje lloj shqetesimi per angazhimin e segmenteve te prokurorise gjate kohes kur ky institucion drejtohej nga z. Sollaku. Besojme plotesisht ne tejkalimin e ketij problemi. Faktet e nje bashkepunimi intensiv dhe lidhjen e nje sere marreveshjesh te rendesishme me institucione shume prestigjioze nderkombetare tregon se sa te besueshem dhe serioze jemi ne per keta partnere shume te rendesishem.
Ne lidhje me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, si ka ecur puna. Do perfundojne ne fund te vitit 2008?
Ne ne zbatim te projektit te qeverise shqiptare kemi shpallur tenderin nderkombetar per kartat dhe pasaportat. Deri me tani ka nje interesim jashtezakonisht te madh nga kompanite me prestigjioze nderkombetare. Ka nje ekip te gjere specialistesh te vendit dhe te huaj qe po punojne per sqarimet e nevojshme qe kerkojne te gjithe te interesuarit dhe besojme se tenderi do te realizohet brenda kohes se parashikuar, ne fillimin e vitit qe vjen. E gjitha axhenda qe ne kemi parashikuar, do te coje ne prodhimin e tyre brenda vitit 2008. Nje gje eshte e sigurt, shqiptaret do te shkojne ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 me liste te dala nga nje regjister shtetasish elektronik me standarde te larta dhe me karta identiteti.
Koha Jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi