Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Vitaminat Empty Vitaminat

11th September 2008, 20:21
Vitaminat

Vitamina C
Mundeson perthithjen e shume faktoreve dhe vlerave ushqimore duke favorizuar prodhimin e neurotransmetuesve,por eshte dhe antioksidant i mirefillte(pra eshte ne gjendje te pastroje helmet ne gjak).Kjo gjendet te agrumet si:portokallet,kivit;frutat e pyllit si luleshtrydhet,te domatet etj.

Vitamina B
Mungesa e vitaminave te grupit B mund te sjelle nje gjendje dobesie te pergjithshme dhe te perkeqsoje menyren me te cilen njeriu reagon ndaj streseve psikofizike.Shume e rendesishme eshte qe futja e vitaminave te grupit B te jete e perditshme dhe konstante,sepse pjesa me e madhe e tyre jane te tretshme ne uje(pra nxirren kollaj nga organizmi me ane te lengjeve).

Vitamina B1(tiamina)
Favorizon nje funksionim te mire te sistemit nervor,te muskujve dhe te zemres.Na mbron nga virusi herpes zoster(I ashtuquajturi “zjarrmi”).Gjendet ne pjesen me te madhe te ushqimeve,por edhe shkaterrohet nga fergimi(nxehtesia) dhe eleminohet ne nje pjese te madhe nga urina.

Vitamina B2(riboflavina)
Kjo eshte e domosdoshme per organizmin e lekures dhe te flokeve,por edhe per formimin e antikorpeve,pervec se merr pjese ne procesin e metabolizmit te korbohidrateve,yndyrnave dhe proteinave.Per kete arsye eshte I domosdoshem per mireqenien e pergjithshme te organizmit,sidomos kur ky eshte I dobesuar nga depresioni.Gjendet ne perimet e freskta dhe ne mish,I reziston fergimit dhe qendron ne organizem per nje kohe te gjate.

Vitamina PP ose B3(niacina)
Ndihmon ne perballimin e stresit,ldhjes mendore dhe sjell gjumin.Per kete arsye eshte themelore per te kunderpeshuar renien e humorit dhe shfaqjet somatike te tij.
Njehere e nje kohe,mungesa e saj ishte endemike(sipas vendit)ne disa popuj qe ushqeheshin me miser,I cili e permban B3 ne formen e patretshme te saj.Ata semureshin nga pelegra,nje semundjeqe con ne turbullime mendore deri ne cmenduri.Do te kishte mjaftuar nje harmonizim me ushqimet e tjera si mishi,peshku dhe buka e grurit per te kunderpeshuar epidemine.

Vitamina B5(acidi pentonemik)
Kjo vitamine eshte e dobishme per te kundervepruar ndaj lodhjes dhe per te permiresuar reagimet imunitare.Mungesa e saj eshte e rralle sepse gjendet ne shume lloj ushqimesh:varietet bullguresh,mish,veze,perime flete-jeshile,ne arra.

Vitamina B6(piridoksina)
Kjo vitamine eshte thelbesore sidomos kur konsumohen shume proteina,eshte zbuluar se eshte e dobishme ne rastet e depresionit,ne rstin e perdorimit te pilules kunder ngjizjes apo shtatzanise se padeshiruar.Gjendet ne mishin,ne perimet dhe ne varietet e bullgureve,por nese fergohet kjo vitamine e ndryshon dhe e humbet cilesine e vet.

Vitamina B12(cianokobalamina)
Konsiderohet nje mbrojtes I sitemit nervor dhe I atij imunitar,por mbi te gjitha nje vitamine me cilesi pershtatese:kjo shoqerohet me B9(acidin folik),sherben per te mbajtur nen kontroll acarimin e nervave,shton perqendrimin nervor dhe kujtesen.

Acidi folik
Ndikon ne prodhimin e serotonines.Eshte shume I rendesishem per ate qe eshte duke u kuruar me ilace antidepresive me baze litiumin.Kjo substance gjendet tek perimet dhe gjethet jeshile.

-Chiara Libero-
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Vitaminat Empty Re: Vitaminat

27th February 2014, 21:45
Cfare jane vitaminat?

Gjate tere kohes jemi te ballafaquar me informacione mbi vitaminat, por sa prej neve e dime me te vertete se çfare jane ato qe i fusim brenda ne trup? Vitaminat jane nje grup lendesh kimike per te cilat trupi jone ka mjaft nevoje, megjithese ne mase te vogel. Detyra e tyre primare nuk eshte qe te veprojne vet, por te ndihmoje lendet tjera kimike te kryejne punen e tyre.

Keqkuptimi i rolit te vitaminave eshte i zakonshem, por sipas profesionisteve kjo mund te çoje ne keqperdorim. Ekspertet jane te shqetesuar per megadozat te cilat jane te pranishme ne farmaci. Megadozat te disa vitaminave jane edhe helmuese. Mendojeni nje makine qe ka nevoje per 1.000 rrathe per te funksionuar. Nje vitamine mund te jete nje lidhje per te ndihmuar punen e gjithe makines.

Shkencetaret i kane identifikuar dhe iu kane numra vitaminave per shkak se emrat e tyre te vertete jane zakonisht te gjate dhe te komplikuar. Per shembull, vitamina B12 eshte cianokobalamin. Kur disa vitamina fillojne me te njejten shkronje, kjo do te thote se ata jane te lidhur me njeri tjetrin. Trupi i njeriut prodhon vetem nje vitamine, ate D, dhe kete e arrin me ndihmen e rrezeve te diellit. Trupi tregon mungesen e vitaminave me ane te urise dhe ngadaleson metabolizmin, proceset kimike qe zhvillohen ne trup.

Prandaj, Asociacioni Mjekesor Amerikan rekomandon vitamina shtese ne kohen kur dikush eshte ne diete dhe me konsum te ulet te kalorive. Vitaminat ndihmojne punen e metabolizmit.

Grupet e vitaminave

Duhet te dini se ekzistojne dy lloje te vitaminave: te tretshme ne uje: nga ky grup, trupi perdor ate per te cilen ka nevoje dhe nxjerre pjesen tjeter permes veshkave. Ne pergjithesi trup nuk i ruan vitaminat e tretshme ne uje. Prandaj kemi nevoje t’i marrim ato permes dietave ditore.

Te tretshme ne yndyra: keto vitamina kane nevoje per mjedis yndyror per te kryer punen e tyre, prandaj ruhen ne qelizat dhjamore. Shume prej ketyre vitaminave mund te jene helmuese. Vitaminat e ruajtura bashke me vitaminat te cilat i merrni si megadoze mund te akumulohen ne nivele helmuese.

Ngaqe trupi perdor vitamina ne sasi te vogla, shume mjek rekomandojne qe te hani mire ushqim ose te konsumoni multivitamina te prodhuara nga prodhues te njohur. Vitaminat nuk kalojne neper te njejtat analiza sikurse te barerat. Barerat para se te dalin ne treg duhet te kalojne ne shume teste. Shume institucione shendetesore perkrahin idene qe nje i rritur duhet te marre nje multivitamine ne dite. Por, kjo nuk do te thote se duhet te perdoret pas nje diete te shendetshme.

Shume njerez perdorin vitaminat si barna, dhe keshtu zakonisht perfundoje ne megadoze. Per shembull, njerezit marrin sasi te teperta te vitamines C per te sheruar ose per te shuar ftohjen, edhe pse shkencerisht nuk eshte e vertetuar se kjo funksionon. Mjeket mund te rekomandojne megadoza vetem ne rastet te mbikeqyrura nga vet ata, te cilet mund te jene duke trajtuar mungesen e vitaminave.

Per shembull, disa vjet me pare njerezit perdornin doza te medha te vitamines E si antioksidues. Me vone studiuesit zbuluan se sasite e teperta shkaktojne probleme me zemren dhe rritje te rasteve te kancerit, veçanerisht te duhanpiresve dhe atyre qe vuajne nga diabeti
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Vitaminat Empty Re: Vitaminat

27th February 2014, 21:46
10 gjëra, të cilat duhet t’i dini për vitaminat

Ekzistojnë të dhëna në lidhje me vitaminat, të cilat duhet t'i dini para se të filloni t'i përdorni. Këto janë dhjetë më themeloret.
Temperatura
Nëse në frigorifer gjenden përbërës, të cilët përmbajnë vajra, acide yndyrore ose probiotikë dhe, nëse vitaminat qëndrojnë për një kohë më të gjatë pranë tyre, do të jenë krejtësisht të padobishme.
Aspirina
Njerëzit, të cilët përdorin shpesh aspirinë, përmes urinës humbin vitaminë C. Në atë rast duhet që të konsumojnë sasi të mëdha të vitaminës C, në mënyrë që ta mbajnë një nivel normal të gjakut.
Sintetike dhe natyrore
Suplementet e bazuara sintetikisht Organizmi i absorbon më lehtë sesa ato, të cilat janë të bëra nga burimet natyrore.
Përparësitë e vitaminës B12
Ndoshta dëshironi që ta përdorni vitaminën B12 e që të mos hani shumë mish. Ajo ndihmon në mbrojtjen e sistemit nervor dhe kryesisht gjendet në produkte me origjinë nga kafshët. Vegjetarianët gjithsesi duhet që ta përdorin vitaminën B12, sepse ajo që gjendet në ushqimet bimore nuk është e mjaftueshme për organizmin. Sasia
Edhe pse vitaminat janë të mira, për ju nuk do të thotë se duhet që të konsumoni vitaminë C ose magnez në sasi të mëdha, sepse mund të shkaktojnë diarre. Vitaminat e tjera mund të sjellin deri te dëmtimi i mëlçisë.
Hekuri
Nëse përdorni multivitamina, të cilat përmbajnë hekur duhet të jeni të kujdesshëm me sasinë që e konsumoni. Te shtatzënat mund të shkaktojë të vjella, ndërsa te personat anemikë mund ta mbingarkojë organizmin. Teprica e hekurit mund të jetë e dëmshme për mëlçinë, zemrën dhe pankreasin, sidomos te meshkujt.
Kombinimi
Vitaminat A, D, E dhe duhet të konsumohen me ushqim që ka pak yndyrë në vete. Kjo gjë do ta ndihmojë organizmin që maksimalisht të shfrytëzojë përparësitë e tij.
Absorbimi
Disa ilaçe ndikojnë në absorbimin e suplementeve dhe dëmtojnë vitaminat, të cilat gjenden në organizmin tuaj. Nëse përdorni ilaçe me recetë, pyeteni mjekun ose farmacistin nëse ekziston ndonjë vitaminë, të cilën nuk do të duhej që ta konsumoni gjatë atyre ditëve kur përdorni ilaçet.
Etiketa
Ajo që është e shkruar në etiketë nuk precizon edhe saktësisht se çfarë gjendet në përmbajtje. Hulumtoni vetë dhe testojini produktet ushqimore dhe zbuloni se a janë të përshtatshme për përdorim.
Ushqimi
Duhet ta dini se vitaminat nuk janë policë e sigurimit. Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje ushqimit, derisa konsumojnë vitamina përmes pilulave ose tabletave, por duhet ditur se një gjë e tillë nuk është zëvendësim i plotë për ushqimet, të cilat në mënyrë natyrore ofrojnë një asortiment të vitaminave dhe mineraleve. /Telegrafi/
Sponsored content

Vitaminat Empty Re: Vitaminat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi