- ProgonAnëtar aktiv
- Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
2 Prill 1991, masakra e fundit e komunistëve (Video)
2nd April 2016, 17:41
Përse duhet të zbrazeshin armët në Shkodër kur nuk ishin përdorur më parë
Në këtë seri të emisionit është përgatitur një dokumentar për ngjarjen e 2 prillit të vitit 1991, apo siç njihet ndryshe masakra e fundit e komunistëve shqiptare. Materiali sjell pamje interesante filmike të xhiruara pak orë pas ngjarjes nga një grup kineastësh çekë. Sigurisht ata sjellin pasojat e ngjarjes; Komitetin e Partisë së Punës në flakë, blindat e policisë që nxjerrin tym dhe popullin e acaruar. Në dokumentar tentohet ti jepet një përgjigje pyetjes se përse komunistët në ditët e fundit të tyre i zbrazën armët në Shkodër dhe përse nuk i zbrazën më parë, qoftë ndaj studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit 1990, qoftë më pas, kur populli i Tiranës rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Materiali vjen i shoqëruar me dokumente ekskluzive që tregojnë se si është udhëzuar policia e Shkodrës të veprojë në raste protestash duke parashikuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit.Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi