- virusiAnëtar i Suksesshëm
- Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Prinderit ne syte e femijeve
2nd January 2008, 19:27
Shpesh prinderit cuditen me sjelljet ose veprimet e femijeve te tyre. Kjo ndodh pasi ata e shohin femijen me syrin e te rriturit. Por cfare ndodh ne rast te kundert, kur i rrituri shikohet me syrin e femijes. Shkencetaret thone se nga syri i nje foshnjeje, prinderit jane po aq te cuditshem, misterioze e te hutuar, sa edhe femijet e pare nga syri i prinderve. Shkencetaret vezhguan me kujdes dhe krahasuan levizjet e syve dhe kohezgjatjen e perqendrimit te tyre tek nje grup femijesh 1 vjec dhe tek nje grup femijesh 6 muajsh. Rezultatet treguan se femija me pak se nje 1 vjec nuk eshte ne gjendje te parashikoje ose te kuptoje se cfare po perpiqet te beje nje person tjeter. Por nje femije 12 muajsh eshte ne gjendje njesoj si i rrituri te parashikoje veprime te thjeshta te personave perreth. Per shembull, nese nje nene merr nje loder te caktuar, qe foshnja e parapelqen dhe ia zgjat femijes, femija nen nje vjec nuk eshte ne gjendje te kuptoje se cfare po perpiqet te beje e ema, edhe nese kjo nene e ka bere kete veprim shume here me pare. Keshtu ndodh edhe me fytyra ose situata te njohura; foshnjet nen nje vjec nuk jane ne gjendje te kuptojne se cfare po ben personi qe perpiqet t’i ndihmojne. Shkencetaret thone se kjo duket qe tregon se perpara moshes nje vjec, ne trurin e femijes ende nuk ka ndodhur ajo nderthurje neuronesh, qe e ben njeriun te parashikoje hapin e ardhshem. Kjo ndoshta nuk u pergjigjet te gjitha pyetjeve qe kane prinderit e rinj, por te pakten i ben ata te kuptojne pak me mire perse femijet bejne ate qe bejne dhe qe te rriturve u duken veprime te cuditshme.
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Prinderit ne syte e femijeve
2nd March 2016, 10:12
nuk i duam prinderit aq sa na duan ata ne
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi