Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

The Guardian: Në '99-ën civilë serbë robër në Burrel Empty The Guardian: Në '99-ën civilë serbë robër në Burrel

14th April 2008, 23:15
The Guardian: Në '99-ën civilë serbë robër në Burrel

Një shtëpi e vogël jashtë Burrelit mendohet të ketë qenë qendra e heqjes së organeve për civilët serbë të kapur robër në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë. Akuza është ngritur nga një një ish prokuror i krimeve të luftës.

Një shtëpi e vogël jashtë Burrelit mendohet të ketë qenë qendra e heqjes së organeve për civilët serbë të kapur robër në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë. Akuza është ngritur nga një një ish prokuror i krimeve të luftës.
Carla Del Ponte, e ka përshkruar këtë si një ngjarje tepër të besueshme ku dëshmimtare ka qenë aje vetë. Sipas saj ushtarët kosovarë kanë transportuar qindra të burgosur serbë në veri të Shqipërisë. Aty ata vriteshin, me qëllim marrjen e organeve.
Qemal Minxhozi, deputet i PS i hedh poshtë këto akuza duke thënë se është bërë verifikimin në vend afër Burrelit dhe nuk është gjetur asgjë nga ato që thotë Carla Del Ponte.
Po ashtu edhe qeveria kosovare, me në krye një ish –partizan të UÇK-së, Hashim Thaçi, i ka quajtur këto lajmë si të rreme.
Serbia dhe Rusia nga ana tjetër kërkojnë investigim për krime lufte.
Del Ponte, tashmë ambasadore e Zvicrës, është urdhëruar nga qeveria e saj të mos bëjë zë lidhur me këtë ngjarje. Deklaratat e saj janë rregjistruar gjatë punës 8-vjeçare si prokurore kryesore e Gjykatës Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për Ish-Jugosllavinë, me bazë në Hagë.
Libri “Unë dhe Kriminelët e Luftës” i publikuar javën e kaluar ka ndezur polemika të shumta dhe rrit edhe më shumë tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm 2 muaj pasi Kosova fiton pavarsinë.
Në libër, Del Ponte shkruan se investiguesit e saj kanë qenë vetë në një shtëpi jashtë Burrelit në Shqipëri, e cila është përdorur si klinikë e improvizuar për operimin e 300 të rinjve serbë, të kapur robër nga UÇK-ja.
Sipas dëshmive, viktimave u është marrë veshka para se të vriteshin, ndërkohë që më pas u merreshin edhe organet e tjera.
“Të burgosurit të tmerruar nga ajo që i priste kërkonin të vriteshin menjëherë” – shkruan Del Ponte.
Ajo ka kohë që thotë se autoritetet e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e kanë ndaluar të investigojë këto krime lufte.
Megjithëse këto deklarata të Del Pontes shikohen me skepticizëm, sërish ka mjaft prova që paralajmërojnë një investigim të thelluar lidhur me këtë çështje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi