Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat Empty Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat

2nd February 2008, 21:37
Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat

E Shtune, 02 Shkurt 2008

Udheheqesit politike te shqiptareve te Kosoves u kane bere thirrje pjesetareve te komunitetit serb qe te mos kene frike nga e ardhmja e vendit dhe te behen pjese e procesit politik, ndersa perfaqesuesit e ketyre te fundit kane nenvizuar se pavaresia e vendit eshte e papranueshme per ta. Ne dy debate te ndara te organizuara dje nga Projekti per Marredhenie Etnike me seli ne Shtetet e Bashkuara dhe Qendra mediale ne Cagllavice afer Prishtines, perfaqesuesit politike te te dyja komuniteteve diskutuan per zhvillimet e ardhshme, kur pritet permbyllja e procesit per zgjidhjen e statusit te Kosoves.

Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, tha se pjesetaret e komunitetit serb duhet te jene pjese e ketij procesi politik. “Une edhe njehere perseris ftesen tone dhe do te jete ftese ne vazhdimesi dhe nuk do t'i vihet pike, qe pjesetaret e komunitetit serb qe jane ketu bashke me ne, por edhe te tjere te jene transmetues dhe personazhe aktive ne jeten politike dhe jeten institucionale te pergjithshme te Kosoves", tha Presidenti Sejdiu. Kryeministri Hashim Thaci tha se qeveria e tij eshte e perkushtuar per integrimin e te gjitha komuniteteve dhe posacerisht te komunitetit serb. Ai perseriti angazhimin per permbushjen e propozimit te Ahtisarit, i cili parasheh pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven, me nje shkalle te larte te vetadministrimit per komunitetin serb. Thaci tha se permbushja e ketyre zotimeve nenkupton pjesemarrjen e pjesetareve te komunitetit serb ne institucionet e sistemit. “Askush ne Kosove apo jashte saj nuk duhet te kete frike nga zgjidhja e statusit politike te Kosoves. Perkundrazi, vendimi per status do te reflektoje paqe e stabilitet dhe bashkepunim per rajonin", tha Kryeministri.

Perfaqesuesi i Listes serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic, tha se “kete vendim u pajtuam apo jo do te detyrohemi ta pranojme”. Ivanovic u beri thirrje udheheqesve politike qe te punojne ne terren per zgjidhjen e problemeve konkrete perfshire edhe procesin e decentralizimit te pushtetit ne Kosove. Ai tha se udheheqesit shqiptare duhet te tejkalojne hendekun ndermjet deklaratave e ideve te mira dhe zbatimit te tyre. “Une ju lus qe ne kete kuptim te dergoni porosine se statusi do te ndodhe kur te ndodhe dhe deri atehere, por edhe pas tij, serbet nuk kane arsye te brengosen per sigurine e tyre. Bashke me KFOR-in dhe UNMIK-un do te mund te arrini te zvogeloni numrin e serbeve qe largohen nga Kosova”, tha Ivanovic.

Perfaqesuesit politike te shqiptareve thane se pavaresia e Kosoves eshte ceshtje e padiskutueshme dhe ajo do te ndodhe ne bashkerendim me komunitetin nderkombetare, ne radhe te pare me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat Empty Re: Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat

2nd February 2008, 23:42
Pavarësia e Kosovës është çështje epa diskutueshme dhe ajo do të ndodhë në një kohë të afërt.Serbët janë të dirigjuar nga Beogradi,i cili përmes tyre realizon qëllimet e veta.Serbët në Kosovë janë përqindje e vogël,ata nuk arrijnë 5% e popullsisë në Kosovë dhe as që mund të ndikojnë në statusin e saj.Shteti Kosovar do të ju ofroj ndoshta edhe të drejta më shumë se ju takojnë,por shumë serb nuk do të kenë guximin të qëndrojnë në Kosovën epavarur,jo se do të frigohen nga shqiptarët,por do të frigohen nga veprat e tyre jo njerëzore që kanë bërë mbi shqiptarët!Pra ata serb që nuk do ta ndiejnë vetën të qetë në Kosovë i kanë duart epërgjakura.Serbët duhet të bashkëjetojnë me shqiptarët në Kosovë,por gabimi i madh për taështë përse nuk kërkuan falje publike për tragjedinë që u shkaktuan shqiptarëve.
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat Empty Re: Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat

2nd February 2008, 23:56
shaban cakolli shkruajti:Pavarësia e Kosovës është çështje epa diskutueshme dhe ajo do të ndodhë në një kohë të afërt.Serbët janë të dirigjuar nga Beogradi,i cili përmes tyre realizon qëllimet e veta.Serbët në Kosovë janë përqindje e vogël,ata nuk arrijnë 5% e popullsisë në Kosovë dhe as që mund të ndikojnë në statusin e saj.Shteti Kosovar do të ju ofroj ndoshta edhe të drejta më shumë se ju takojnë,por shumë serb nuk do të kenë guximin të qëndrojnë në Kosovën epavarur,jo se do të frigohen nga shqiptarët,por do të frigohen nga veprat e tyre jo njerëzore që kanë bërë mbi shqiptarët!Pra ata serb që nuk do ta ndiejnë vetën të qetë në Kosovë i kanë duart epërgjakura.Serbët duhet të bashkëjetojnë me shqiptarët në Kosovë,por gabimi i madh për taështë përse nuk kërkuan falje publike për tragjedinë që u shkaktuan shqiptarëve.
Plotesisht dakort me ju shaban
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat Empty Re: Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat

26th February 2008, 13:42
serrbet duhet te mesohen me realitetin ,keshtu mos sod neser do te jen te obliguare ta njohin shtetin e kosoves dhe te ambintohen ,nese duan te jetojn ne kosove nese jo mund te shkojn kah kan ardhur te paret e tyre kush me zore nuk eshte duke i ndalur .
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat Empty Re: Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat

1st March 2008, 04:17
Presidenti i SHBA-ve, George Bush sërish dje ka ritheksuar qëndrimin amerikan në njohjen dhe mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që është angazhuar edhe për mbrojtjen e të drejtave të pakicave brenda kufijve të saj. Këto komente presidenti amerikan i bëri pas takimit me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Mirek Topolanek gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan, me ç'rast biseduar për sistemin mbrojtjes nga raketat që Washingtoni do që të vendoset në Çeki. Presidenti Bush tha se me mysafirin e lartë cek kishin biseduar edhe për Kosovën.
"E dimë se është një çështje e vështirë, mirëpo Shtetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur. Ne besojmë në shoqëritë e lira dhe besojmë se kjo do të çojë në paqe", ka thënë presidenti amerikan.
Duke hedhur poshtë pyetjen me konstatimin se Amerika po i ndryshon kufijtë e Evropës, presidenti Bush ka thënë se nuk ka pasur ndryshim kufijsh.
"Kufijtë e Kosovës janë qartë të përcaktuar. Tani edhe qeveria është ndërruar dhe ne presim nga Kosova e pavarur që plotësisht të respektojë të drejtat e pakicave brenda kufijve të saj, që është edhe pjesë e planit Ahtisaari", ka thënë presidenti amerikan.
Ndërkaq lidhur me sistemin mbrojtës të raketave në Evropë, Bush ka thënë se SHBA dhe Republika e Çekisë janë afër marrëveshjes dhe kanë mbetur vetëm disa hollësi të vogla, duke nënvizuar se “ka një vullnet
për ta bërë këtë për hir të sigurisë reciproke dhe paqes”.
Sponsored content

Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat Empty Re: Vigjilje pavaresie, shqiptare dhe serbe ne debat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi