Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Carmatosja shqiptare dhe armatosja serbe Empty Carmatosja shqiptare dhe armatosja serbe

17th March 2008, 19:52
Carmatosja shqiptare dhe armatosja serbe

E Hene, 17 Mars 2008


Shqiperia

Qe prej vitit 1999 Shqiperia i eshte nenshtruar nje dobesimi te vazhdueshem ushtarak. Ndermjet periudhes 2000-2010 planifikohen te shkaterrohen 110 mije tone municion. Deri ne gusht te vitit 2006 jane asgjesuar 47 mije e 684 tone nga ky municion si dhe 144 mije e 300 cope arme te lehta. Plani per shkaterrimin e sistemeve artilerike pergjate kesaj periudhe te parapare perfshin 7677 te tilla, kurse deri ne gusht te vitit 2006 jane shkaterruar 1869 sisteme artilerike. Kurse deri ne te njejten kohe shteti shqiptar ka asgjesuar 1429 mjete te teknikes luftarake (tanke, bartes te blinduar etj). Po e njejta strategji eshte ndjekur edhe ndaj minave antipersonel. Deri ne vitin 2002 jane shkaterruar 2 mije e 874 tone minash antipersonel, prandaj Shqiperia sot nuk posedon mina te tilla. Te njejtin fat kane pasur edhe agjentet kimik: deri ne vitin 2007 jane shkaterruar 16 tone agjente kimik. Vetem gjate vitit 2007 jane asgjesuar 2 mije e 772 tone municione detare dhe te aviacionit, 5 mije e 781 mina detare dhe bomba aviacioni, 307 silura, 39 mije e 785 djegore dhe detonatore, gjithsej mbi 46 mije artikuj. Plot 701 tone nga municioni i shkaterruar ishin eksploziv TNT. Shumica e armatimit artilerik me kaliber mbi 57mm ka kosto me te larte asgjesimi sesa prodhimi.

Kosova

Ne Kosove goditja themelore e forces ushtarake te popullit eshte carmatosja e UCK-se, e nenshkruar me 20 qershor te vitit 1999 nga Hashim Thaci, e cila perfundoi me 20 shtator 1999. Sipas Grupit Nderkombetar te Krizave (International Crisis Group), UCK-ja me ate rast ka dorezuar 27 mije granata dhe se paku 5 milion e 500 mije rrathe municioni. Fushata e carmatosjes se popullit shqiptar brenda Kosoves vazhdoi me fushaten e KFOR-it per mbledhjen e armeve. Kurse popullata serbe Brenda Kosoves nuk eshte carmatosur nga askush, asnjehere. Sa here qe popullit shqiptar i kane ardhur sisteme te huaja qeverisese (te dhunshme apo me pak shtypese), gjeja e pare qe ato rregullisht kane ndermarre, jane fushatat e egra te carmatosjes. Historiani i njohur britanik, Noel Malcolm, ne librin e tij Kosova: Nje Histori e Shkurter, argumenton qe kur Kosova u pushtua nga armata serbe ne nentor te vitit 1912 pas terheqjes se divizioneve ushtarake perandorake osmane, dekreti i pare qe solli mbreti serb ishte carmatosja me cdo kusht e popullates vendore shqiptare. Fushata mizore e carmatosjes se shqiptareve vazhdoi edhe ne Jugosllavine e pas Luftes se Dyte Boterore, sidomos gjate periudhes e cila ne popullin tone njihet si "koha e Rankovicit", me c'rast shqiptaret i nenshtroheshin nje persekutimi kolektiv cnjerezor nga pushteti serb nen pretekstin e mbledhjes se armeve, kohe gjate te ciles ndodhen debimet me te medha te shqiptareve. E ngjashme me kete kohe ishte edhe ajo gjate viteve '90 kur pushteti i Miloshevicit nen po te njejtin shkas zhvillonte nje proces te njejte shtypjeje e dhunimi kunder popullit shqiptar te Kosoves, i cili u shoqerua me nje tjeter vale shpernguljesh masive te shqiptareve kah vendet e perendimit. Carmatosja e UCK-se sot po pasohet me shkaterrimin e TMK-se, qe paraqet strumbullarin e asaj cka ka mbetur nga fryma e luftes clirimtare te popullit te Kosoves. Pakoja e Ahtisarit parasheh shuarjen e TMK-se, kurse Kosoves nuk ia lejon ushtrine. Fjala "ushtri" askund nuk permendet brenda ketij dokumenti. FSK-ja do te jete organizate qe do te merret me gjera te papershtatshme per policine si: cminimi, pergjigja ndaj krizave natyrore apo humanitare, apo mbrojtja civile. Pra jo mbrojtja ushtarake, por mbrojtja civile. Per nga natyra e armatimit qe do t'i lejohet FSK-se (nen 12.7 mm), e kategorizon ate pothuajse ne nivel xhandarmerie, e paafte per mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial te Kosoves, pergjegjese per te cilen do te duhej te ishte ushtria e Kosoves. FSK-ja per nga kompetencat qe i pershkruhen perbrenda Pakos se Ahtisarit nuk do ta kete te drejten e mbrojtjes se kufijve te Kosoves, gje qe eshte kompetence e ushtrise.

Serbia

Ne anen tjeter, qe pas vitit 1999 Serbia vazhdimisht eshte armatosur. Kurse problemin e Kosoves Serbia e ka territorializuar permes procesit te decentralizimit. Procesi i decentralizimit po shkon sipas planeve serbe per te krijuar nje 'zone sigurie' mes Lugines se Presheves dhe Kosoves. Pjeset me te rrezikuara do te jene: Zona kufitare mes Gjilanit dhe Bujanocit, ne fakt brezi territorial mes fshatrave Stublline dhe Hodanoc (strategjikisht zone shume e rendesishme per lidhjen e vendbanimeve serbe ne lindje te Kosoves me Serbine); Berivojca (fshat i perzier etnikisht afer Dardanes - ku dominimi etnik serb u mundeson serbeve qe ta rrethojne qytetin e dominuar nga shqiptaret - Dardanen; dhe fshatrat Ruboc, Busovate, Makresh i Poshtem dhe Kllobokar); Zajceci (me marrjen e ketij fshati ne pjesen veriore te komunes se Dardanes do te vendosej nje lidhje territorial mes Serbise dhe fshatit te banuar me serbe qe quhet Gragjenik).

Ne Luginen e Presheves, ne fshatin Boroc te Bujanocit eshte ndertuar nje baze e madhe ushtarake e Ushtrise Serbe qe ka 1.000 shtreter. Ajo do te sherbeje si qender logjistike dhe komanduese. Qellimin e kesaj baze e ka shpalosur hapur Nebojsha Coviqi, ish udheheqes i Qendres Koordinuese te Serbise per Kosoves, i cili me 20 janar 2005 per radion B-92 ka deklaruar se prania e armates se Serbise ne Luginen e Presheves eshte e domosdoshme ne menyre qe serbet nga regjioni i Anamoraves ne Kosove te ndjehen te sigurt. Jorastesisht Serbia po armatoset, ajo po e sofistikon armatimin. Kjo baze ushtarak ne fshatin Boroc, gjendet 5 km larg prej Bujanocit, ne anen lindore te magjistrales A-10 qe con per ne Maqedoni e Greqi. KFOR-i kurre nuk ka kerkuar nderprerjen e kesaj pune. Sipas nje marreveshje te ish kryeministrit te Serbise, Zoran Gjingjiq me ish Ministrin e Mbrojtjes se Rusise, Serbia do t'i dergoje qindra tanke T-84 per t'i avancuar ne Rusi. Serbia ka porositur 69.200 veshje ushtarake antiplumb dhe 74.000 helmeta, me vlere prej 296 milione euro, te dyja keto pajisje qe rrisin depertueshmerine e kembesorise ne lufte te armatosur. Pervec kesaj, aktualisht nje sasi te konsiderueshme te armeve automatike M-70 (version jugosllav i Kallashnikovit) po i zevendeson me tipin M-21, e cila posedon edhe dylbine optike, gje qe e rrit efektivitetin e saktesise goditese per 34.3%. Ne anen tjeter, gjate viteve te fundit Shqiperia ka shkaterruar 1.600.000 mina tokesore; 144.000 arme te lehta; 43.000 tonelata me municion dhe 511 tanke dhe automjete te blinduara. Gjithcka e qarte - Serbia po armatoset qe te na sulmoje; Shqiperia po carmatoset qe te mos mund te na ndihmoje. Ne rast te sulmit qe do te na e bente Serbia, cili shtet do te duhej te na ndihmonte nese jo Shqiperia.

Ky eshte fakti me i mire qe tregon se paqja ne Ballkan po ruhet ne kurriz te shqiptareve. Kjo paqe e padrejte ka si parakusht carmatosjen e shqiptareve dhe tolerimin e fqinjeve per t'u armatosur. Kurse sa kohe qe shqiptaret mbahen nen shtypje te vazhdueshme dhe pa force ushtarake - pikerisht ky eshte konstelacioni i brishtesise se paqes ballkanike. Vetem atehere kur shqiptaret te jene te fuqishem ushtarakisht aq sa per t'i neutralizuar apetitet e fqinjeve per territore shqiptare, vetem atehere do te mund te kemi paqe dhe stabilitet rajonal ne Ballkan.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi