Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Han: Do të shihni një kombëtare të ndryshuar Empty Han: Do të shihni një kombëtare të ndryshuar

27th April 2008, 16:10
Han: Do të shihni një kombëtare të ndryshuar


Trajneri i kombëtares shqiptare Ari Han është rikthyer në Shqipëri pas zgjidhjes së konfliktit mes Federatës dhe shtetit, që i ka rihapur rrugën futbollit shqiptar për aktivitetet ndërkombëtare. Trajneri holandez ka ardhur në Tiranë vetëm për të parë derbin dhe në fjalët e para vuri theksin në rëndësinë e ndeshjes miqësore me Poloninë më 27 maj.
Mister, më në fund edhe çështja e pezullimit u zgjidh dhe Shqipëria është gati të luajë ndeshjen e parë nën drejtimin tuaj. Duket se tani ka nisur puna juaj apo jo?
Natyrisht. Së pari unë dua të them se jam shumë i gëzuar që më në fund ne do të mund të luajmë. Pas anulimit të ndeshjeve me Arabinë Saudite dhe Moldavinë, për një moment pata frikë se edhe ndeshjet e ardhshme nuk do të zhvillohen dhe kjo do të ishte shumë negative.
Mjaftojnë dy ndeshje për të përgatitur skuadrën?
Besoj se po. Por, edhe nëse të luajmë më shumë, nuk kemi shumë kohë. Duhet të fokusohemi në këto dy ndeshje që do të luajmë në maj (me Poloninë dhe Shaft’hauzen e Zvicrës-shënim i redaksisë), ku unë dua të shoh skuadrën nga afër dhe të njihem më mirë me lojtarët. Pastaj, më 20 gusht do të shikoj se deri ku kemi arritur.
Shqipëria kaloi një krizë të gjatë në futboll. E keni menduar ndonjëherë largimin gjatë kësaj kohe?
Jo, t’ju them të drejtën nuk e kam vrarë shumë mendjen për t’u larguar. Problemet ishin këtu në Shqipëri dhe në syrin tim ato nuk ishin aq të mëdha sa unë të largohesha.
Keni ndjekur disa lojtarë të rinj, Salihi, Bylykbashi, Curri. Keni menduar ndonjë emër të ri për kombëtaren?
Po, patjetër. Besoj se kam gjetur disa.
A do të ketë ndryshime lista e Polonisë me atë që hartuat para Moldavisë? Tani i keni vizituar disa futbollistë, si përshembull Salihi...
Po, sigurisht që do të ketë ndryshime, disa madje. Ndoshta edhe derbi mund të sjellë ndonjë ndryshim në formacionin e kombëtares.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi