Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Pa Kombetare!!!! Empty Pa Kombetare!!!!

16th March 2008, 22:44
Pa Kombetare!!!!

Pa Kombetare!!!! Turp10


Tani qe e hoqem qafe edhe kombetaren, kujt i ka ardhur radha… Çfare duhet te shkaterrohet tjeter… DMTH Cfare ka mbetur ne kembe se kena etje me e çu rrafsh pertoke…

UEFA vendosi të përjashtojë Shqipërinë nga të gjitha aktivitet futbollistike. Vendimi u mor nga komisioni ekzekutiv i këtij institucioni për shkak të ndërhyrjeve politike të shtetit shqiptar në autonominë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Një vendim i tillë bëri që të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme midis ministrit Pango dhe zv/ministrit të Sporteve Ekrem Spahia në lidhje me veprimet që do të ndërmerren në vazhdim. Presidenti i FSHF Armando Duka ka reaguar pas pezullimit të Shqipërisë duke e quajtur një vendim të drejtë dhe ka shprehur keqardhjen për dëmin që u shkaktohet tifozëve shqiptarë.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Pa Kombetare!!!! Empty Re: Pa Kombetare!!!!

16th March 2008, 22:45
Kjo eshte merite e qeverise sone te ndritur!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Pa Kombetare!!!! Empty Re: Pa Kombetare!!!!

16th March 2008, 22:49
Historiku


Përplasjet nisën menjëherë pas ndryshimit të qeverive. Disa herë u iniciuan nga qeveritë demokratike kontrolle në këtë federatë për mënyrën e përdorimit të fondeve. Por, një gjë e tillë u kundërshtua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e quajti këtë ndërhyrje të shtetit në pavarësinë e saj. Federata u mbrojt para organizatave ndërkombëtare, duke theksuar se fondet që do kontrollohen janë edhe të UEFA-s dhe të FIFA-s, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe nga Ministria e Financave.

Pas një periudhe heshtjeje, me mbërritjen e ministrit të ri konflikti u rindez, pas një urdhri kontrolli për fondet e FSHF-së. Menjëherë vjen reagimi i FIFA-s, që është ultimative; 21 shkurt 2008 do ishte limiti kur ministria duhej t’iu jepte zgjidhje problemeve që kishin lindur me Federatën Shqiptare të Futbollit. Por, një javë më vonë, në zyrat e FSHF-së mbërrin grupi i auditimit. Situata acarohet, por zbutet pasi Pango firmos statutin me ndryshime, por me një kleçkë, e cila “zbulohet” nga FSHF dhe ngre alarmin.

Statuti i FSHF-së, i firmosur nga ministri i MTKRS-së, Ylli Pango, është dërguar në FSHF me kërkesën për të bërë disa ndryshime nga kjo e fundit.

Por, krerët e saj bëjnë të ditur se ndryshimet në statut i bën vetëm asambleja, por është e pamundur që kjo të realizohet, sepse asambleja është mbledhur njëherë në muajin qershor. Me ndryshimet e kërkuara nga MTKRS, federata nuk mund ta regjistrojë statutin në gjykatë, çka përbën një tjetër handikap mes FSHF-së dhe shtetit.

Kësaj radhe, reagimi i FIFA-s do ishte përfundimtar: Shqipëria u pezullua
.


Përjashtim edhe për ekipet e kampionatit


Shqipëria ndodhet në grupin 1 eliminator të Kampionatin Botëror “Afrika 2010”, së bashku me Suedinë, Portugalinë, Danimarkën, Hungarinë e Maltën. Ekipet shqiptare nuk do të kenë asnjë mundësi të luajnë në kompeticionet ndërkombëtare si Liga e Kampioneve, Kupa UEFA apo Kupa Intertoto.


Për Spanjën, vazhdon vëzhgimi nga afër


Për sa i përket Spanjës, sipas asaj që shkruhet në komunikatën e shtypit, FIFA vendosi të monitorjë situatën, duke i lënë një afat tetëmujor. Situata në Turqi do të vazhdojë të monitorohet, ndërkohë që pezullime mund të pësojnë Magadaskari, Kuvajti dhe Dominika, në rast se ato nuk ndryshojnë qëndrim.


FIFA: Do vazhdojmë monitorimin për Kosovën


Pas kërkesës së Kosovës për anëtarësim në organizmat ndërkombëtare të futbollit, FIFA ka deklaruar dje përmes Komitetit Ekzekutiv, se do vazhdojë monitorimin e afërt, duke parë gjithashtu edhe reagimet e diplomacisë ndaj problemit të Kosovës.
Sponsored content

Pa Kombetare!!!! Empty Re: Pa Kombetare!!!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi