Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Empty KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ

6th October 2008, 23:41
Message reputation : 100% (1 vote)
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ

Shundi,kiçi,pseudovlera në artin tonë është në atë masë që kalon çdo kufi.Ajo pseudovlerë ka futur rrënjë në shumë lëmi të artit,në letërsi,shtyp,por veçmas në kulturën muzikore.
Populli shqiptar,si një popull i lashtë i e i shumëvuajtur është dashur të rrijë i zgjuar,sepse ka qenë i tëri i rrethuar me armiq kalimtarë,që në çdo çast donin ta gllabëronin,tía sshpërfillnin traditë e kulturë dhe me anë të këtyre shpërfilljeve të dëpërtonin në jetën tonë,që më pas të na i impononin doket dhe zakonet e tyre joshqiptare.Nëpër ato momente mjaft të vështira,populli ynë asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesve,kurrë nuk pushuan rrëpatjet për të u çliruar dhe ia doli me sukses të ruaj traditë e kulturë,të cilat shumë popuj nuk arritën ti ruajnë dhe u shuan në tërësi.Studiues të ndryshëm të botës kanë bërë stërvitje të shumta për të njohur kulturën tonë,disa nga ndjenjat miqësore hulumtuan drejt çështjen dhe kulturën tonë,siç ishte gruaja angleze Edit Durham,e cila pati shkruaraq shumë për kulturën tonë të begatshme,vetitë e mira të karakterit e traditës sonë shqiptare.Vallë,a nuk është kjo diçka për të u mburrur?Po,dhe mburrje më të madhe nuk ka,por a do të guxojmë që gjitha këto të mira të i lëmë nën hijen e kohës,duke i konsideruar ato si gjëra të vjetruara kinse nuk i përshtaten jetës së sotme moderne?!Themi jo,por fatkeqësisht po ndodh që këto tradita të çmuara po shkojnë një rruge të huajësimit!!!Më e keqja është që neato po i tëhuajësojmë vet,dhe ato përmes vet punës tonë të artit.Vërtetë arti është mjet lidhës,që lidh njerëzit profesionist,talentët me talentë,përmes të cilit mund të tregojmë të bukurën,për të treguar mençurinë tonë të kulturës,duke e civilizuar atë e duke ngritur lart civilizimin tonë me botën.Se arti është urë që lidh kulturat ndërmjet popujve të ndryshëm,kjo është e vërtetë,por kulturën tonë më të begatshme nuk mund të e civilizojmë duke i shtuar asaj elemente të huaja.Vërtetë në art nuk dihet çka mund të sjell e ardhmja dhe ne bekojmë të na sjell art të ndritshëm e të mirëfilltë,por rruga që ka zënë sot arti ynë është jashtë binaresh dhe të lë të brengosesh.Shundi,kiçi,pseudovlera në artin tonë është në atë masë që kalon çdo kufi.Ajo pseudovlerë ka futur rrënjë në shumë lëmi të artit,letërsi,gazeta,por më së shumëti në kulturën muzikore.Sot flitet për poet të moderuar që vërtetë janë të rrallë,por është mbushur fusha me tëashtuquajturit modernistë,që nuk i kuptojnë vargjet që i kanë shkruar vetë,e të mos flasim si mund të i kuptojnë të tjerët.Për të mos u futur në analiza të thella
në çdo lëmi të pseudovlerës,bëjmë sot fjalë pak për muzikën.Dikush mund të pyes:Përse për muzikën?Sepse bota që sot po na rrethon është mbushur përplotë këngëtarë,të gjithë këndojnë,të gjithë bëjnë estrada,grupe muzikore,pop grupe,hit grupe,SHKA.........E keqja nuk është pse këndojmë,por një e keqe që na dëmton rëndë po na vjen pikërisht nga këto turma këngëtarësh.Ata kulturën tonë e kanë mbushur fund e krye vlera të dyshimta.Në këtë fushë janë mbledhur njerëz të pandërgjegjshëm,ata adaptojnë këngën tonë me tekst banal,me melodi të huaj,orkestrim tejet amatoresk,qesharak dhe për qudi kanë guxim të dalin para auditorit me kokën lart se kinse kanë krijuar vlera artistike,vlera këto që janë stërvjedhur,e janë mbushur me elemente të huaja turke,serbo-sllave,çergare që të shtojnë neverinë.Edhe në veshje e sjellje kanë kopjime të elementeve të huaja.E keqja më e madhe është se ata mbijetojnë duke mashtruar masën,duke tjetërsuar shpirtin e njerëzve të rëndomtë,duke ia zhveshur gjepat,duke ia imponuar kulturat e huaja.Pse ne heshtim dhe e lëmë të kalojë kjo dukuri negative në heshtje?!Nuk ka popull në botë që rri indiferent në këso rrethanash.Te ne etëra kjo po kalon pa pengesa,sepse rininë tonë e ka kapluar një realitet i zymtë.Pasojat që ua solli lufta e pushtuesit,e kanë lënë rininë tonë në lloz,ka mbetur e luhatshme dhe nuk di nga të orientohet.Megjithatë ata duan të e gjejnë vetën dikund,me që as vet ende nuk e kanë të qartë çka duhet të jenë dhe ku duhet të jenë.Në mesin e rrugëve që nuk kanë zgjidhje,ata mund të futen edhe kafeneve,ku muzika antivlerë të bënë të shurdhër,muzikë e cila bënë krim mbi kulturën tonë kombëtare për pak paga,e për të përballuar këtë patjetër duhesh të joshesh me ndonjë pije të fortë,e cila të trullos e të nxitë të i thuash vetës:Ja edhe unë jam diku,ku dëgjohet muzikë shqip!!!Paramendo edhe ajo muzikë që u ngjanë krrokatjeve të korbave duhet të thirret muzikë shqipe!Një e keqe e madhe është se të rinjët kanë prirje të adaptohen më shpejt dhe më lehtë ndaj asaj që është e dëmshme,dhe pak ngapak ajo vjen duke shtënë rrënjë në kokë e deri thell në zemër.Asimilimi vjen qetë dhe padiktueshëm,por dalngadalë e bënë të vetën.Kësaj dukurie të shëmtuar është dashur tën ia ndalim hovin,për hirrë të shpëtimit të rinisë tonë nga ky infektim.Po,dhe sot %shtë në dorën tonë të e zhbëjmë,sa nuk është bërë vonë.Kjo bëhet edhe pse jo lehtë,sepse ka futur rrënjë!Si mund të ndalet ky hov qoroditës?Ja se si:Të mos e mbështesim asesi këtë çoroditje!Asnjë art nuk mund të krijohet pa mbështetje kombëtare.Bizneso-patriotizmi i cili ka ndërtuar binarët e palogjikshëm vjen nga njerëz të pandërgjegjshëm që nuk qajnë kokën për kulturë kombëtare,por synojnë biznes me krrokatje dhe ulurima,kurse ne na lënë të varfur në kulturën tonë kombëtare dhe pagat e djersës të hargjuara për antivlerë!Pse po i japim krah vetë me paratë tona të djersës të blejmë vlera të kulturës të huaj,dhe po ndihmojmë të zbehim kulturën tonë të mirëfilltë kombëtare?!Është mbushur pseudovlera në çdo shtëpi,në televizionin tonë kombëtar,shtëpi kulture,,kaseta e dasma!Kështu kemi humbur orientimin,nuk dijmë më të zgjedhim dhe as të dallojmë cila është kultura jonë!Çka na duhen neve shqiptarëve shundi ekiçi,që nuk paraqesin asgjë tjetër,pos disa jovlerave të kopjuara të përziera me elemente sllave?Ato i pëlqejnë vetëm ata që nuk kanë nivel të duhur të kulturës kombëtare.A jemi vërtetë ne shqiptarët në atë nivel?Asesi,përkundrazi ne kemishumë njerëz të aftësuar të artit të mirëfilltë.Është dobësi e institucioneve tona që nuk i tubojnë artistët e mirëfilltë,aq sa edhe ështëdetyrë e shoqërisë sonë të luftojnë bastardimin ekulturës sonë kombëtare.Të hedhim dhe të mos përfillim tregun e komercializmit që për të u pasuruar i ofrojnë tregut vlera edhe serbo-sllave në emër të kulturës tonë.Ti kthehemi kulturës institucionale,atëhere tregtarët detyrohen të na ofrojnë vlera të mirëfillta të kulturës sonë kombëtare të të gjitha sferave të artit
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Empty Re: KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ

16th March 2014, 15:40
MODERNIZIMI DHE KULTURA SHQIPTARE

Nga Ervin Shkulaku*/
Njeriu gjatё jetёs fiton dhe humbet shumё identitete. Kёto i pёrdor pёr tё identifikuar personalitetin nё shoqёrinё ku banon. Njё i ri pasi fiton tё drejtёn pёr tё studiuar nё universitet pajiset me kartёn e studentit qё pёrfaqёson identitetin si student, ose njё polic pasi e ndalon njё shofer automjeti kёrkon nga ai patentёn, qё pёrfaqёson identitetin e tij si shofer. Edhe shtetet kanё identitetet qё i pёrdorin nё situata tё ndryshme. Karta identifikuese qё pёrdorin shtetet ёshtё kultura. Njё student pasi  pёrfundon proçesin e studimit pёrfundon dhe identiteti i tij si student prandaj ёshtё e rёndёsishme tё theksojme se çdo identitet ёshtё i ndryshueshem.dhe kultura ёshtё njё faktor i rёndёsishem nё pёrbёrjen e njё kombi.
Ç’ёshtё Kultura?
Fjala Kulturё nё gjuhen shqipe ka ardhur nga gjuha latine, “Cultura”. Deri nё revulucionin francez kuptimi i fjalёs “Cultura” ishte kultivimi i njё produkti buqёsor. Pёrpara fillimit tё revulicionit francez Voltiare, termin “Cultura” e pёrdori pёr njё person tё kulturuar e tё edukuar.[1] Kёshtu pёr herё tё parё termi “Cultura” merr njё kuptim tё ri. Edhe nё gjuhёn arabe termi “Hars” ose “Kultura” ka kuptimin e njёjtё si nё gjuhёn latine. Deri nё ditёt e sotme studiuesit i kanё shtuar kuptime tё ndryshme fjalёs “Kulturё”. Nё vitin 1950 antropologёt Kroeber dhe Clyde Kluckholn nё literaturёn amerikane dhe angleze kanё gjetur 150 kuptime tё fjalёs Kulturё.[2] Sot nё gjuhёn shqipe termi “Kulturё” pёrdoret nё buqёsi, mjekёsi, histori, nё pёrcaktimin e njё shteti. Nё mёnyrё te pёrmbledhur me kulturё kuptojmё tё gjitha zakonet, gjuha, besimi, traditat qё ka njё shoqёri. Edhe shoqёria shqiptare kёto cilёsi i ka patur qё nё antikitekt dhe pёrgjatё historisё kёto cilёsi kanё ndryshuar vetёm pjesёrisht dhe nuk kanё shkrirё pёrballe ndonjё kulture joshqiptare. Ka ndryshuar pjesёrisht sepse pёrgjatё historisё vazhdimisht bota ёshtё sunduar vetёm nga disa shtete tё fuqishme dhe kёto shtete nuk kishin mundёsi qё tё shkrinin kulturat e tё gjithё popujve. Por megjithatё kёto shtete me fuqinё, kanё ndikuar edhe nё pёrhapjen e kulturave tё tyre nё shtetet e vogla. Si pёr shembull perandoria Ottomane pasi pushtoi Ballkanin ka pёrhapur edhe kulturёn ottomane. Nё bazё tё studimit tё pёrgatitur nga studiuesi gjerman Osёald Spenger historia e njerёzimit ka kaluar nё tetё kultura ndikuese. Kёto kultura janё :
Kultura e Egjiptit.
Kultura e Babilonisё.
Kultura e Kinёs.
Kultura e İndisё.
Kultura e Romёs dhe Greqisё tё lashtё.
-
Kultura Arabe.
Kultura Meksikane.
Kultura Perёndimore ose Evropa dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikёs.[3]
Kultura perёndimore njihet edhe me konceptin Modernizёm. Edhe fjala Modernizёm vjen nga latinishtja Modernus. Kuptimi i termit Modernizёm ёshtё “e Re” pra zvёndёsimi i njё subjekti me njё subjekt tjetёr. Çfarё ёshtё moderne dhe çfarё nuk ёshte moderne diskutohet shumё nga studiuesit dhe gjithashtu nё çfarё kohe ka filluar Modernizmi ёshtё e     diskutueshme. Sipas studiuesit Jurgen Habermas fjala “Modern” ёshtё pёrdorur pёr herё tё parё nё shek.V nga pasuesit e fesё tё krishtёrё kundёr Romёs pagane. Kjo fjlalё ёshtё pёrdorur pёr tё dalluar fenё e krishterё nga feja pagane. Fjala “Modern” u pёrdor pёrsёri nё shek.XVII nga mbreti i Francёs Karli i Madh(charlemagne). Ai e pёrdori kёte fjalё pёr tё bёrё dallimin e Evropёs nga Lindja, saktёsisht nga Kalifati Arab.[4]  Gjatё revulicionit Amerikan e  Francez, modernizmi do tё theksohet edhe mё tepёr dhe do tё ketё rёndёsi nё rёnjen e  ndikimit tё  fesё tё krishterё nё Evropё dhe asimilimin e popullsisё indiane nё Amerikё. Kёtё periudhё nё vёndin e zotit  do tё jetё  Modernizmi qё pas revulucioneve do tё pёrhapet nё tё gjithё kontinentin europian. Modernizmi nuk u krijua nga kultura e njё populli tё vetem por ёshtё bashkimi i disa elementёve  kulturorё tё popujve europianё. Nё kёtё periudhё shqiptarёt ishin tё pushtuar nga perandoria Ottomane dhe shqiptarёt megjithse e ruajtёn identitetin[5] modernizmi nuk pati shumё ndikim sepse ligjet Ottomane nuk e mbёshtesnin kёtё rrymё.
Me formimin e shtetit, shqiptarёt filluan edhe njё kapitull tё ri nё çdo aspekt. Amerika dhe Evropa e njohёn edhe e mbёshtetёn shtetin shqiptar prandaj dhe shqiptarёt do tё shkёputen nga ndikimi i kulturёs tё lindjes dhe do tё fillojnё tё njihen me kulturёn perёndimore. Kjo lёvizje e re e shqiptarёve ёshtё njё veprim i mirё dhe qё do tё ndikoje ne rinjohjen e kulturёs shqiptare nё perёndim.  Pёr shёmbull programi i Fan Nolit ishte i mbёshtetur nё sistemin perёndimor. Por Noli do tё largohet nga Shqipёria pёr nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe nё krye tё shtetit shqiptar do tё vijё Ahmet Zogu. Ai nuk do ta drejtojё plotёsisht Shqipёrine drejt modernizmit Evropian dhe kultura shqiptare do tё jetё akoma nё ndikimin e kulturёs Ottomane. Pas largimit tё mbretit Zogu dhe me ardhjen e sistemit komunist nё pushtet pёr kulturёn shqiptare do tё jetё njё nga momentet me tё rёndёsishme tё saj brёnda territorit tё republikёs tё Shqipёrisё. Sistemi nga vetё ideologjia e tij totalitare ngre lart kultin e kulturёs. Emrat e qyteteve dhe krahinave u zvёndёsuan me emra shqiptarё, u ndalua me ligj pёrdorimi e emrave te huaj nga banorёt. U organizuan shumё festivale kulturorё dhe ankande folklorikё. Pavarёsisht nga kёto reforma nё kulturё siç e theksova edhe mё lart kultura shqiptare lulёzoj vetёm brёnda territorit tё republikёs sepse qeveria komuniste zbatoi rrugёn e vetizolimit me popujt e tjerё. Kjo do tё sjellё edhe mosnjohjen e kulturёs shqiptare nё arenёn ndёrkombёtare dhe mosndikimin e modernizmit nё shoqёrine shqiptare. Gjithashtu komunizmi ndaloi me ligj edhe pёrdorimin e fesё dhe duhet theksuar qё feja ёshtё nje faktor i rёndesishёm nё kulturёn e njё populli.
Nё kёtё kohё modernizmi ishte pёrhapur me hapa gjigandё pothuajse nё shumicёn e kulturave tё botёs. Njё nga mёnyrat qё u pёrdor nё pёrhapjen e modernizmit ishte kinematografia. Mё anё tё telenovelave dhe filmavё pёrhapej edhe kultura e modernizmit amerikan ose perёndimor. Nё vitin 1980  studiuesi Ien Ang bёri kёrkime pёr ndikimin e telenovelёs amerikane “Watching Dallas” dhe ai u shpreh :  “Qё nga Turqia deri nё Australi dhe qё nga Hong Kong deri nё Britani, mё shumё se nё 90 shtete, pasi fillon telenovela rrugёt boshatisen dhe njerёzit rrinё para televizionit”.[6]
Kjo telenovelё bёnte propogandё pёr kulturёn amerikane edhe pёr tё mirat e saj. Vetёm pas 3 vitesh pra nё vitin 1983 ministri i kulturёs tё republikёs Franceze do ta shpallte kёtё telenovelё si simbol tё kulturёs amerikane dhe tё kapitalizmit. Pavarёsisht kёsaj, media nё kёtё formё krijonte edhe pika tё pёrbashkta pёr njerёzimin. Seriali komik i Charli Chaplin shikohej nё tё gjitha shtetet e botёs tё industrializuar dhe shtetet e botёs tё tretё. Pra pavarёsisht shtetit dhe kulturёs tё ndryshme, njerёzimi qeshte njёkohёsisht nё serialin e Charli Chaplin.
Pas rёnjes tё sistemit komunist nё vitet 1990 Shqipёria e ndryshoj qeverisjen e saj drejt demokracisё perёndimore. Drejt kёtij drejtimi filloi ndryshimin edhe kultura shqiptare. Pas viteve 90’ kemi emigrim masim tё shqiptarёve drejt Evropёs dhe Shteteve tё bashkuara tё Amerikёs. Nё kёto shtete shqiptarёt hasёn shumё vёshtirёsi nё integrim sepse kishin jetuar pёr 40 vjet nё njё kulturё tё ndryshme. Shumё emigrantё pa shikuar qytetet kryesore tё Shqipёrisё ose edhe vetё Tiranёn emigruan nga fshati direkt nё Romё, Paris, New-York etj. Prandaj ata hasёn vёshtirёsi nё kёtё kulturё tё modernizmit dhe shpesh herё ata u dorzuan para modernizmit duke punuar nё fushёn e krimit. Kjo solli edhe njё imazh tё keq tё kulturёs shqiptare nё perёndim. Por pas  viteve 2000 ky imazh i keq ka filluar tё zhduket nё shtetet europiane sepse shqiptarёt kanё filluar tё integrohen nё kulturёn e modernizmit. Ky integrim ёshtё faktor pozitiv pёr emigrantёt sepse nё kёtё mёnyrё bёhet mё e thjeshtё jetesa nё shtetin ku banojnё. Por megjithkёtё ata nuk duhet tё harrojnё edhe kulturёn shqiptare, tё paktёn gjuhёn shqipe duhet ta kalojnё nё brezat nё vijim. Edhe kjo duket se po realizohet sepse gjatё viteve tё fundit janё formuar shumё shoqata shqiptare nё Evropё. Tani duhet qё emigrantёt ti mbёshtesin shoqatat shqiptare qё janё themeluar nё Evropё e Amerikё.
Pёr shqiptarёt qё qёndruan pas viteve 90’ nё Shqipёri hasёn shumё probleme. Shumё objekte kulturorё u vodhёn ose u shkatёrruan. Kёto veprime nxorrёn nё pah dobёsinё e edukimit qё kishte patur sistemi komunist. Me kёto shkatёrrime shohim ndryshimin e komunizmit me demokracinё. Deri nё vitin 2000 strukturat e qeverisё drejtoheshin nga figura qё ishin edukuar nё komunizёm prandaj treguan paaftёsi nё mbrojtjen e kulturёs sepse nuk kishin marrё edukim tё plotё nё komunizёm megjithse ata tani mbronin demokracinё por demokracia fitohet dhe nuk mёsohet pёrmёndёsh. Kjo mungesё e edukimit beri qё mё shpejt tё pёrvetёsoheshin elementёt negativё tё modernizmit nё shqiptarёt si : droga, prostitucioni dhe mё e keqja MOSLEXIMI I LIBRAVE.
Pas vitit 2000 megjithse ka patur evimente pёr ruajtjen e kulturёs shqiptare si psh. Festivali folklorik i Gjirkosatrёs, ose Maratona e kёngёs popullore, kёto nuk janё tё mjaftueshme. Themi nuk janё tё mjaftueshme sepse shumё qytet muze nuk po restaruhohen, po ndihet mungesa e krijimit tё
muzikёs popullore shqiptare, mosbotimi i letёrsisё lirike dhe epike shqiptare si psh. tё Mujit dhe Halilit, nuk po bёhen pёrpjekje pёr gjetjen e objekteve kulturore shqiptare qё kanё humbur gjatё luftrave. Si psh. sot shpata e heroit tonё kombёtar gjendet nё Vienё.
Prandaj sot Shqipёria nё vitin 2012 duhet ta pёrkrahё modernizmin por duhet tё behet pjesё e tij dhe jo tё humbasё nё tё duke shtuar fjalё tё huaja tё panevojshme nё literaturёn shqipe, duke dёgjuar mё shumё muzikё tё huaj, apo duke rёnё pre e medias ndёrkombёtare e cila po ndikon edhe nё shtimin e divorceve. Ose nё vёnd tё kampionatit shqiptar shikohet mё shumё kampionati italian apo anglez. Kёshtu duhet tё marrim anёt e mira tё modernizmit tё cilat janё shumё dhe e para prej tyre ёshtё dёshira e leximit tё librave. Sot numri i librave nё Japoni ёshtё 20 herё mё i lartё se sa popullsia e saj. Ukrainasi me origjinё Izralite Gaugin thekson se pёr shkak tё kulturёs dhe zakoneve tona sot e gjithё bota e njeh popullin e Izraelit.[7]
Njё popull i prapambetur nёse elementёt e kulturёs nuk i pёrhap deri nё fshatrat mё te thella, ai popull do ta humbasё garёn me qytetёrimin ( M. Ghandi )[8]
-
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Empty Re: KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ

16th March 2014, 15:40
Kultura Shqiptare
N� kuzhinat shqiptare zakonisht p�rdoreshin en� balte, prej druri dhe prej bakri p�r gatimin e ushqimit, pjekjen e buk�s dhe ruajtjen e bylmeteve. P�rdorimi m� shum� i nj�rit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes s� objektit. N� familjet e varf�ra fshatare mbizot�ronin en�t prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte var�sisht nga vendodhja e fshatrave. N� zonat malore mbizot�ronin en�t prej druri si n� ato t� ngrenies, t� bylmetit apo ato t� ruajtjes s� zahireve (ushqimet e konservuara). N� zonat fushore mbizot�ronin �n�t prej balte si ato q� p�rdoreshin p�r ngr�nie dhe p�r ruajtjen e ushqimit, ato p�r mbajtjen e bulmetit dhe en�t e ujit. Rrall� ndonj� en� mund t� ishte prej druri apo prej bakri. N� familjet me t� ardhura mesatare dhe p�r m� shum� n� familjet e pasura, mbizot�ronin en�t prej bakri dhe ato prej porcelani. Edhe mobilimi i mjediseve t� p�rdorura p�r fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forc�s ekonomike t� familjes. Zakonisht k�to mjedise ishin mjaft t� thjeshta. N� zonat malore me klim� t� ftoht� antar�t e familjes flinin n� shtret�r prej druri mjaft t� thjeshte t� shtruar me fier t� that� ose me kasht�, t� mbuluara me plafe prej leshi. N� zonat fushore t� Shqip�ris� s� mesme dhe sidomos n� Myzeqe flinin n� shtroje t� vendosura mbi dysheme. N� qytete k�tyre mjediseve u kushtohej m� shum� v�mendje, duke i paisur me shtret�r, me dyshek dhe �ar�af� t� endur n� avl�mend sht�pish. Nj�koh�sisht me k�to mjedise zinin vend dhe baule t� madh�sive t� ndryshme, ku ruheshin rrobat e �iftit dhe t� f�mijve t� tyre. Kujdes m� i ve�ant� u kushtohej dhomave t� caktuara p�r pritjen e miqve. N� disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave t� vogla etnografike n� t� cilat mund t� admiroje llojet e shtrojeve m� t� mira, si qilima, sexhade, velenca, jastek� etj; gdhendje t� ndryshme n� dru si tavanet, kapak�t e dollapeve, trapazan�t etj, etj. Perve� k�tyre n� k�to dhoma gjithnj� ishin t� pranishme en� t� ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, tak�mi i kafes�, instrumentet popullor t� krahin�s, arm� t� varura n� mur etj. Ve�an�risht n� qytete dhomat e miqve shquheshin p�r paisjet e shumta e t� punuara me mjeshtri, sidomos n� familjet e pasura, mund t� shiheshin mobilje e paisje t� ardhura nga qendrat e zhvilluara t� vendeve evropiane
si dhe nga vendet e Lindjes. T� gjitha k�to mjedise dhe paisje t� tjera ishin pjes� e m�nyr�s s� jetes�s t� krahinave t� ndryshme shqiptare. Nd�rkoh� edhe veglat e pun�s t� p�rdorura nga bujqit, bleg�tor�t apo zanat�injt� e ndrysh�m, pasqyrojn� m�nyr�n e jetes�s.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Empty Re: KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ

16th March 2014, 15:48
Veshje Popullore Shqiptare

Nga Aferdita Onuzi
Fotot e ketij artikulli mund ti gjeni dhe tek Galeria e Shqiperia.Com duke klikuar ketu
Bashkë me zhvillimin e banesës popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mënyra e mobilimit të mjedisit të saj.
Në kuzhinat shqiptare zakonisht përdoreshin enë balte, prej druri dhe prej bakri për gatimin e ushqimit, pjekjen e bukës dhe ruajtjen e bylmeteve. Përdorimi më shumë i njërit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes së objektit.
Në familjet e varfëra fshatare mbizotëronin enët prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varësisht nga vendodhja e fshatrave. Në zonat malore mbizotëronin enët prej druri si në ato të ngrenies, të bylmetit apo ato të ruajtjes së zahireve (ushqimet e konservuara). Në zonat fushore mbizotëronin ënët prej balte si ato që përdoreshin për ngrënie dhe për ruajtjen e ushqimit, ato për mbajtjen e bulmetit dhe enët e ujit. Rrallë ndonjë enë mund të ishte prej druri apo prej bakri. Në familjet me të ardhura mesatare dhe për më shumë në familjet e pasura, mbizotëronin enët prej bakri dhe ato prej porcelani.
Edhe mobilimi i mjediseve të përdorura për fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcës ekonomike të familjes. Zakonisht këto mjedise ishin mjaft të thjeshta. Në zonat malore me klimë të ftohtë antarët e familjes flinin në shtretër prej druri mjaft të thjeshte të shtruar me fier të thatë ose me kashtë, të mbuluara me plafe prej leshi. Në zonat fushore të Shqipërisë së mesme dhe sidomos në Myzeqe flinin në shtroje të vendosura mbi dysheme. Në qytete këtyre mjediseve u kushtohej më shumë vëmendje, duke i paisur me shtretër, me dyshek dhe çarçafë të endur në avlëmend shtëpish. Njëkohësisht me këto mjedise zinin vend dhe baule të madhësive të ndryshme, ku ruheshin rrobat e çiftit dhe të fëmijve të tyre.
Kujdes më i veçantë u kushtohej dhomave të caktuara për pritjen e miqve. Në disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave të vogla etnografike në të cilat mund të admiroje llojet e shtrojeve më të mira, si qilima, sexhade, velenca, jastekë etj; gdhendje të ndryshme në dru si tavanet, kapakët e dollapeve, trapazanët etj, etj. Perveç këtyre në këto dhoma gjithnjë ishin të pranishme enë të ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takëmi i kafesë, instrumentet popullor të krahinës, armë të varura në mur etj. Veçanërisht në qytete dhomat e miqve shquheshin për paisjet e shumta e të punuara me mjeshtri, sidomos në familjet e pasura, mund të shiheshin mobilje e paisje të ardhura nga qendrat e zhvilluara të vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes.
Të gjitha këto mjedise dhe paisje të tjera ishin pjesë e mënyrës së jetesës të krahinave të ndryshme shqiptare. Ndërkohë  edhe veglat e punës të përdorura nga bujqit, blegëtorët apo zanatçinjtë e ndryshëm, pasqyrojnë mënyrën e jetesës.
    * * *
Një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës janë veshjet popullore të cilat me larminë dhë variantet e tyre pasurojnë trashëgimine kulturore shqiptare.
Ashtu si veglat e punës, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen ndër mjetet kryesore të jetës së njeriut. Gjurmët e para të përpjekjeve të njeriut për të veshur trupin e tij, vërehen në paleolitin e vonë (në fillim të rendit gjinor). Ndonse kategori të ndryshme e shpjegojnw origjinën e veshjeve me arsye estetike, magjike, etj, mendojmë se arsyeja më bindëse ishte nevoja, për të mbrojtur trupin nga faktorët klimatikë, për t'u ndjerë më ngrohtë e më i mbrojtur edhe nga faktorë të tjerë. Gjithmonë duhet ditur se zhvillimi i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqëror, historik e kulturor të njeriut, duke patur si qëllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesëve të veçanta.
Gradualisht në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerzore u krijuan veshje në përshtatje me stinën, me seksin, me rastin kur përdorej, me moshën, profesionin si dhe shtresën shoqërore. Të gjitha këto kanë krijuar atë pasuri e larmi të madhe veshjesh. Ashtu si të gjithë popujt e botës edhe shqiptarët, ndonwse tw vogwl nw numwr, e kanë këtë begati kulturore. Me kohë u krijuan edhe tipet etnike të veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike të përdorura për zbukurim, por edhe mënyra e stilimit janë ato që pasqyrojnë veçanti etnike. I gjithë zhvillimi i veshjeve, është i lidhur ngusht me historinë e zhvillimit te kjo popullsi, për pasojë edhe me historinë  e popullit shqiptar.
Elemente më të hershëm të veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat, përparjet, strukat (si kapuçonë), lëkurët e kafshëve të egra etj. Si dëshmi për mënyrën ë përgaditjes së tyre janë llojet e fibulave, boshtet e përdorura për tjerrje, peshat e avlëmendeve etj. Me kalimin e kohës pjesët e veshjeve dhe materialet e përdorura për përgaditjen e tyre u shtuan dhe u pasuruan më tej.
Për veshjet popullore shqiptare mund të flitet pas formimit të kombësisë shqiptare. Siç dihet formimi i bashkësive ekonomike e kulturore tek shqiptarët filloi në shek. XII me Principatën e Arbërit. Më pas pasuan të tjera, e kështu gradualisht muarën zhvillim të fuqishëm qendra ekonomiko-tregtare, të cilat prodhonin mallra jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksport. Në kohën e formimit të principatave feudale, filluan të marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Siç dihet këto principata ishin të ndara e të mbyllura në vetvehte, çka bëri të krijohen dallime të ndjeshme edhe në kulturën materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst u krijua edhe ajo larmi e pasurisë së  kostumeve popullore, gjurmët e të cilave u ruajtën deri në shek. XX. Por dallimet janë edhe rezultat i proçeseve kulturore, që ndodhën pas pushtimit turk. Një kategori popullsie e cila përqafoj fenë muslimane ra më shumë nën ndikimin e kësaj kulture. Nderkohë dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave të ndryshme shoqërore si dhe nga krijimi i profesioneve të ndryshme. Megjithatë duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave përendimore
e lindore (për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe kushteve të zhvillimit historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me ato të huajat.
Pjesën më të madhë të veshjeve masat e gjera fshatare i përgatisnin brenda ekonomisë familjare, pra të endura e të qepura me pëlhura liri, leshi, pambuku e më pak prej mëndafshi. Ndersa në qytet, krahas pjesëve të endura në avlëmend, shpesh një pjesë e mirë e veshjeve qepeshin e qëndiseshin nga mjeshtrit rrobaqepës e qëndistare të specializuar sipas shijeve e kerkesave të ndryshme të popullsisë.
Koleksionet muzeale për veshjet popullore shqiptare kanë filluar të krijohen mbas  Luftës së Dytë Botërore. Para kësaj përiudhe kanë ekzistuar koleksione të vogla private, të grumbulluara nga priftërinjtë françeskanë (rreth 300 objekte), Aktualisht në fondet muzeale të Insitutit të Kulturës Popullore ruhen mbi 18 mijë pjesë veshjesh të marra nga krahina të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw Shqipërisë.
Krahas grumbullimit të tyre në fondet e IKP ekzistojnë edhe mjaft veshje të ruajtura dhe ekspozuara në disa muze të tjerë në Shqipëri.
Mbas grumbullimit të pjesës më të madhe të veshjeve të krahinave të ndryshme, është bërë dokumentimi i tyre në regjistra dhe kartela të ndryshme, të cilat pasqyrojnë në mënyrë shkencore të dhënat e nevojshme për emërtimin e tyre, materialin e përdorur, mënyrën e zbukurimit e të përpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Të gjitha këto të dhëna kanë bërë të mundur, që ato të përdoren për studimin e botime të ndryshme studimore dhe ilustrative. Veçanërisht me shumë vlerë janë vëllimet e albumeve që përmbajnë veshjet popullore të krahinave të ndryshme shqiptare, si dhe ato të minoriteteve. Me shumë vlerë konsiderohen studimet e bëra për klasifikimin e veshjeve shqiptare, veçanërisht për klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meritën më të madhe për grumbullimin e tyre në fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare në Shekuj, si dhe një varg studimesh e botimesh të tjerë të kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M. Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.
Klasifikimi i bërë është bazuar në fazën e zhvillimit të kostumeve popullore në fillim të shek. XX.
Për të dy gjinitë klasifikohet 10 tipe veshjesh: pesë për gra dhe pesë për burra.
Në kostumet e grave dallohen këto tipa, të emërtuar nga pjesë më dalluese të tyre.
 1 - Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi.
Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure.
Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saja me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë  e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore1KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore2
2- Veshja më këmishë të gjatë dhe përparje. Pjesë kryesore e kësaj veshje është këmisha e gjatë, me mëngë të gjata, të gjëra ose të ngushta. Në mes ajo shtërngohej nga një brez leshi me ngjyra të ndryshmë dhe shoqërohej në pjesën e përparme nga një përparse e leshtë ose e pambuktë me madhësi e zbukurime që ndryshonin nga njëra krahinë në tjetrën.
 Në stinën e verës, në pjesën e sipë rme gruaja e veshur me këtë këmishë mbante një jelek, kurse në dimër sipër tij shtohej edhe një mintan me mëngë të gjata si dhe një xhoke prej shajaku. Gjatësia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veçanërisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar kështu veçori të shumta lokale. Kjo veshje qe e përhapur në Mirditë, Dibër, Mat, Shpat, çermenikë, Dumre, Myzeqe, Berat, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër, Sarandë. etj.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore3KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore4
 3- Veshja me dy futa.  Edhe kjo veshje përbëhej nga një këmishë  e gjatë, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyrësh, porse shoqërohej edhe me dy futa të gjata (përparje), njëra e ngjeshur në pjesën e përparme dhe tjetra pak më e vogël vendosej prapa. Në këtë variant (të gjata) ishin përparjet (futat) që mbanin gratë e Postrripës (Shkodër) ato të fshatrave Baz, Vinjoll, Karricë etj, të rretjhit të Matit. Në një variant tjetër futat kishin formë trapezi dhe ajo që vihej përpara ishte më e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte përmasa më të vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i përhapur në disa fshatra të rrethit të Pukës, në Malësinë  e Gjakovës (rrethi Tropojë), në disa fshatra të rrethit të Hasit, si dhe në disa fshatra të Rrafshit të Dukagjinit (Kosovë). Futat kishin formë katërkëndëshi, gjithashtu edhe në këto krahina ajo që vihej përpara ishte më e madhe se e pasmja. Si në variantin e dytë edhe në të tretin, ato prej leshi pelqeheshin në ngjyra të errëta (të zezë, kafe ose vishnjë).
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore5KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore5B
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore6KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore7
4- Veshje me mbështjellëse. Pjesë kryesore në këtë tip vëshje është një lloj fundi i gjërë, me pala të vogla. Nën të vishej një këmishë e ngushtë, kurse në pjesën e siperme vishej jeleku dhe një si fanellë me mëngë të ngushta. Në fshatrat e krahinës së Zadrimës mbahej një variant mbështjellsje palat e së cilës vendoseshin vëtëm në pjesën e pasme të trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyrë të zezë. Në disa fshatra të Pukës dhe të Malësisë së Gjakovës, mbëshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyrë vishnje ose të gjelbër dhe më rrallë ngjyrë vjollce, kishte një pamje mjaft elegante dhe shoqërohej me çorape të leshta të zbukuruar me disa motive disa ngjyrëshe.
Ndersa varianti i mbajtur në disa fshatra të krahinës së Lumës (Kukës) dhe ai i mbajtur në Shishtavec (Kukës) shoqërohej me mbathje të gjata, këmbëzat e të cilave bëheshin të gjëra dhe prej leshi me ngjyra të ndryshme.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore8KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ AranitaBrahaj_AntonioGentil

Veshje Popullore Shqiptare

Nga Aferdita Onuzi
Fotot e ketij artikulli mund ti gjeni dhe tek Galeria e Shqiperia.Com duke klikuar ketu
Bashkë me zhvillimin e banesës popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mënyra e mobilimit të mjedisit të saj.
Në kuzhinat shqiptare zakonisht përdoreshin enë balte, prej druri dhe prej bakri për gatimin e ushqimit, pjekjen e bukës dhe ruajtjen e bylmeteve. Përdorimi më shumë i njërit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes së objektit.
Në familjet e varfëra fshatare mbizotëronin enët prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varësisht nga vendodhja e fshatrave. Në zonat malore mbizotëronin enët prej druri si në ato të ngrenies, të bylmetit apo ato të ruajtjes së zahireve (ushqimet e konservuara). Në zonat fushore mbizotëronin ënët prej balte si ato që përdoreshin për ngrënie dhe për ruajtjen e ushqimit, ato për mbajtjen e bulmetit dhe enët e ujit. Rrallë ndonjë enë mund të ishte prej druri apo prej bakri. Në familjet me të ardhura mesatare dhe për më shumë në familjet e pasura, mbizotëronin enët prej bakri dhe ato prej porcelani.
Edhe mobilimi i mjediseve të përdorura për fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcës ekonomike të familjes. Zakonisht këto mjedise ishin mjaft të thjeshta. Në zonat malore me klimë të ftohtë antarët e familjes flinin në shtretër prej druri mjaft të thjeshte të shtruar me fier të thatë ose me kashtë, të mbuluara me plafe prej leshi. Në zonat fushore të Shqipërisë së mesme dhe sidomos në Myzeqe flinin në shtroje të vendosura mbi dysheme. Në qytete këtyre mjediseve u kushtohej më shumë vëmendje, duke i paisur me shtretër, me dyshek dhe çarçafë të endur në avlëmend shtëpish. Njëkohësisht me këto mjedise zinin vend dhe baule të madhësive të ndryshme, ku ruheshin rrobat e çiftit dhe të fëmijve të tyre.
Kujdes më i veçantë u kushtohej dhomave të caktuara për pritjen e miqve. Në disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave të vogla etnografike në të cilat mund të admiroje llojet e shtrojeve më të mira, si qilima, sexhade, velenca, jastekë etj; gdhendje të ndryshme në dru si tavanet, kapakët e dollapeve, trapazanët etj, etj. Perveç këtyre në këto dhoma gjithnjë ishin të pranishme enë të ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takëmi i kafesë, instrumentet popullor të krahinës, armë të varura në mur etj. Veçanërisht në qytete dhomat e miqve shquheshin për paisjet e shumta e të punuara me mjeshtri, sidomos në familjet e pasura, mund të shiheshin mobilje e paisje të ardhura nga qendrat e zhvilluara të vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes.
Të gjitha këto mjedise dhe paisje të tjera ishin pjesë e mënyrës së jetesës të krahinave të ndryshme shqiptare. Ndërkohë  edhe veglat e punës të përdorura nga bujqit, blegëtorët apo zanatçinjtë e ndryshëm, pasqyrojnë mënyrën e jetesës.
    * * *
Një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës janë veshjet popullore të cilat me larminë dhë variantet e tyre pasurojnë trashëgimine kulturore shqiptare.
Ashtu si veglat e punës, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen ndër mjetet kryesore të jetës së njeriut. Gjurmët e para të përpjekjeve të njeriut për të veshur trupin e tij, vërehen në paleolitin e vonë (në fillim të rendit gjinor). Ndonse kategori të ndryshme e shpjegojnw origjinën e veshjeve me arsye estetike, magjike, etj, mendojmë se arsyeja më bindëse ishte nevoja, për të mbrojtur trupin nga faktorët klimatikë, për t'u ndjerë më ngrohtë e më i mbrojtur edhe nga faktorë të tjerë. Gjithmonë duhet ditur se zhvillimi i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqëror, historik e kulturor të njeriut, duke patur si qëllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesëve të veçanta.
Gradualisht në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerzore u krijuan veshje në përshtatje me stinën, me seksin, me rastin kur përdorej, me moshën, profesionin si dhe shtresën shoqërore. Të gjitha këto kanë krijuar atë pasuri e larmi të madhe veshjesh. Ashtu si të gjithë popujt e botës edhe shqiptarët, ndonwse tw vogwl nw numwr, e kanë këtë begati kulturore. Me kohë u krijuan edhe tipet etnike të veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike të përdorura për zbukurim, por edhe mënyra e stilimit janë ato që pasqyrojnë veçanti etnike. I gjithë zhvillimi i veshjeve, është i lidhur ngusht me historinë e zhvillimit te kjo popullsi, për pasojë edhe me historinë  e popullit shqiptar.
Elemente më të hershëm të veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat, përparjet, strukat (si kapuçonë), lëkurët e kafshëve të egra etj. Si dëshmi për mënyrën ë përgaditjes së tyre janë llojet e fibulave, boshtet e përdorura për tjerrje, peshat e avlëmendeve etj. Me kalimin e kohës pjesët e veshjeve dhe materialet e përdorura për përgaditjen e tyre u shtuan dhe u pasuruan më tej.
Për veshjet popullore shqiptare mund të flitet pas formimit të kombësisë shqiptare. Siç dihet formimi i bashkësive ekonomike e kulturore tek shqiptarët filloi në shek. XII me Principatën e Arbërit. Më pas pasuan të tjera, e kështu gradualisht muarën zhvillim të fuqishëm qendra ekonomiko-tregtare, të cilat prodhonin mallra jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksport. Në kohën e formimit të principatave feudale, filluan të marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Siç dihet këto principata ishin të ndara e të mbyllura në vetvehte, çka bëri të krijohen dallime të ndjeshme edhe në kulturën materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst u krijua edhe ajo larmi e pasurisë së  kostumeve popullore, gjurmët e të cilave u ruajtën deri në shek. XX. Por dallimet janë edhe rezultat i proçeseve kulturore, që ndodhën pas pushtimit turk. Një kategori popullsie e cila përqafoj fenë muslimane ra më shumë nën ndikimin e kësaj kulture. Nderkohë dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave të ndryshme shoqërore si dhe nga krijimi i profesioneve të ndryshme. Megjithatë duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave përendimore e lindore (për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe kushteve të zhvillimit historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me ato të huajat.
Pjesën më të madhë të veshjeve masat e gjera fshatare i përgatisnin brenda ekonomisë familjare, pra të endura e të qepura me pëlhura liri, leshi, pambuku e më pak prej mëndafshi. Ndersa në qytet, krahas pjesëve të endura në avlëmend, shpesh një pjesë e mirë e veshjeve qepeshin e qëndiseshin nga mjeshtrit rrobaqepës e qëndistare të specializuar sipas shijeve e kerkesave të ndryshme të popullsisë.
Koleksionet muzeale për veshjet popullore shqiptare kanë filluar të krijohen mbas  Luftës së Dytë Botërore. Para kësaj përiudhe kanë ekzistuar koleksione të vogla private, të grumbulluara nga priftërinjtë françeskanë (rreth 300 objekte), Aktualisht në fondet muzeale të Insitutit të Kulturës Popullore ruhen mbi 18 mijë pjesë veshjesh të marra nga krahina të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw Shqipërisë.
Krahas grumbullimit të tyre në fondet e IKP ekzistojnë edhe mjaft veshje të ruajtura dhe ekspozuara në disa muze të tjerë në Shqipëri.
Mbas grumbullimit të pjesës më të madhe të veshjeve të krahinave të ndryshme, është bërë dokumentimi i tyre në regjistra dhe kartela të ndryshme, të cilat pasqyrojnë në mënyrë shkencore të dhënat e nevojshme për emërtimin e tyre, materialin e përdorur, mënyrën e zbukurimit e të përpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Të gjitha këto të dhëna kanë bërë të mundur, që ato të përdoren për studimin e botime të ndryshme studimore dhe ilustrative. Veçanërisht me shumë vlerë janë vëllimet e albumeve që përmbajnë veshjet popullore të krahinave të ndryshme shqiptare, si dhe ato të minoriteteve. Me shumë vlerë konsiderohen studimet e bëra për klasifikimin e veshjeve shqiptare, veçanërisht për klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meritën më të madhe për grumbullimin e tyre në fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare në Shekuj, si dhe një varg studimesh e botimesh të tjerë të kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M. Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.
Klasifikimi i bërë është bazuar në fazën e zhvillimit të kostumeve popullore në fillim të shek. XX.
Për të dy gjinitë klasifikohet 10 tipe veshjesh: pesë për gra dhe pesë për burra.
Në kostumet e grave dallohen këto tipa, të emërtuar nga pjesë më dalluese të tyre.
 1 - Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi.
Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure.
Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saja me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë  e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore1KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore2

2- Veshja më këmishë të gjatë dhe përparje. Pjesë kryesore e kësaj veshje është këmisha e gjatë, me mëngë të gjata, të gjëra ose të ngushta. Në mes ajo shtërngohej nga një brez leshi me ngjyra të ndryshmë dhe shoqërohej në pjesën e përparme nga një përparse e leshtë ose e pambuktë me madhësi e zbukurime që ndryshonin nga njëra krahinë në tjetrën.
 Në stinën e verës, në pjesën e sipë rme gruaja e veshur me këtë këmishë mbante një jelek, kurse në dimër sipër tij shtohej edhe një mintan me mëngë të gjata si dhe një xhoke prej shajaku. Gjatësia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veçanërisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar kështu veçori të shumta lokale. Kjo veshje qe e përhapur në Mirditë, Dibër, Mat, Shpat, çermenikë, Dumre, Myzeqe, Berat, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër, Sarandë. etj.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore3KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore4

 3- Veshja me dy futa.  Edhe kjo veshje përbëhej nga një këmishë  e gjatë, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyrësh, porse shoqërohej edhe me dy futa të gjata (përparje), njëra e ngjeshur në pjesën e përparme dhe tjetra pak më e vogël vendosej prapa. Në këtë variant (të gjata) ishin përparjet (futat) që mbanin gratë e Postrripës (Shkodër) ato të fshatrave Baz, Vinjoll, Karricë etj, të rretjhit të Matit. Në një variant tjetër futat kishin formë trapezi dhe ajo që vihej përpara ishte më e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte përmasa më të vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i përhapur në disa fshatra të rrethit të Pukës, në Malësinë  e Gjakovës (rrethi Tropojë), në disa fshatra të rrethit të Hasit, si dhe në disa fshatra të Rrafshit të Dukagjinit (Kosovë). Futat kishin formë katërkëndëshi, gjithashtu edhe në këto krahina ajo që vihej përpara ishte më e madhe se e pasmja. Si në variantin e dytë edhe në të tretin, ato prej leshi pelqeheshin në ngjyra të errëta (të zezë, kafe ose vishnjë).
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore5KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore5B
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore6KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore7
4- Veshje me mbështjellëse. Pjesë kryesore në këtë tip vëshje është një lloj fundi i gjërë, me pala të vogla. Nën të vishej një këmishë e ngushtë, kurse në pjesën e siperme vishej jeleku dhe një si fanellë me mëngë të ngushta. Në fshatrat e krahinës së Zadrimës mbahej një variant mbështjellsje palat e së cilës vendoseshin vëtëm në pjesën e pasme të trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyrë të zezë. Në disa fshatra të Pukës dhe të Malësisë së Gjakovës, mbëshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyrë vishnje ose të gjelbër dhe më rrallë ngjyrë vjollce, kishte një pamje mjaft elegante dhe shoqërohej me çorape të leshta të zbukuruar me disa motive disa ngjyrëshe.
Ndersa varianti i mbajtur në disa fshatra të krahinës së Lumës (Kukës) dhe ai i mbajtur në Shishtavec (Kukës) shoqërohej me mbathje të gjata, këmbëzat e të cilave bëheshin të gjëra dhe prej leshi me ngjyra të ndryshme.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore8KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ AranitaBrahaj_AntonioGentil

5- Veshja me brekesha. Emërtimi i këtij tipi përcaktohet nga një lloj pantallonash shumë të gjëra dhe më ngjyrë të zezë. Në pjesën e sipërme të trupit gratë e veshura me brekesha vishnin këmishë të shkurtër, jelek ose mitan. Në këmbë mbathnin çorape leshi me shumë ngjyra. Gjithnjë mbi brekesha në pjesën e përparme vishej edhe një përparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyrëshe. Ndersa në kokë mbanin shamia shumë ngjyrëshe të lidhura nën gushë, pa i palosur në formë trëkëndëshi. Në fakt kjo veshje është futur në përdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati përdorim të kufizuar, kryesisht në disa fshatra të Malësisë  së Tiranës, në Martanesh, në Polis, Berzeshtë, Gur i Bardhë etj.
Pavarsisht nga përcaktimi i zonave ku janë mbajtur këto tipe veshjesh, ka raste ku në të njëjtën krahinë apo zonë janë mbajtur disa tipe, gjë që lidhet me lëvizjet e popullsisë, marrdhwniet e krushqive etj, etj.
Siç përmendëm më lart edhe veshjet e burrave klasifikohen në pesë tipa kryesore.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore9KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore10
1- Veshja me fustanellë.  Edhe kjo veshje burrash këtë emërtim e merr  nga një lloj fundi i bardhë, i bërë me pëlhurë pambuku dhe me shumë rrudha. Nën këtë fund mbatheshin të mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyjë e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallçi prej shajaku. Në disa raste këto zgjateshin deri në rrëzë të kofshëve, prandaj dhe quhen kofshare. Në pjesën e sipërme vishej një këmishë e shkurtw me mëngë të gjëra, jeleku dhe mëngorja (në mënyrë  të varura pas). Në bel vinin një brez të gjërë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lëkure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse në kokë vihej një festë e bardhë me një thumb në mes. Deri në fillim të shek. XX kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në çamëri. Më pas ajo u kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore11KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore12
2- Veshja me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun). Pjesët më të rëndësishme të kësaj veshje për burra janë; këmisha e me ngjyrë të bardhë si dhe dollama ose cibuni i gjatë prej shajaku. Në stinën e verës në vend të dollamës vishej një lloj xhamadani prej shajaku. Nën këmishë visheshin mbathje të gjata të shoqëruara me këllçinjë. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime në zona të ndryshme. Diku ishte e gjatë deri mbi gju, diku tjetër deri në pulpët e këmbës. Diku me ngjyrë të bardhë dhe e zbukuruar me gajtana të zi, e diku me ngjyrë të zezë. Kjo  veshje është përdorur në Mirditë, Mat, në Dibër, në Malësi të Madhe, në Korçë, Kolonjë,Gjirokastër etj. Mbas Luftës II Botërore ky tip veshje u zëvendësua me veshjen me tirç. Dollama vazhdoi të mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tirç ose perdoret në raste kuvendesh.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore13KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore14
3- Veshja me tirq. Elementi më  tipik i kësaj veshje janë  tirqit të  cilët kanë  formën e pantollonave të  ngushta prej shajaku (më të shumtën e rasteve të bardhë  dhe më rrallë të zi ose të murmë). Përgjithësishtë  ato lidhen poshtë belit (në  kërdhokëll) shoqëruar edhe me një brez të lesht me vija disangjyrëshe. Në  pjesën e sipërrme vishej një  këmishë  me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë  marinari (prej shajaku me ngjyrë të  zezë) e quajtur diku xhurdi, diku tjetër kaporane ose herkë . Tirqit zakonisht janë  mbajtur në Shqipërinë Veriore, në Kosovë dhe në Shqipërinë  Verilindore, duke arritur deri në  rrethin e Beratit.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore15KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore16
4- Veshja me Brekesha. Edhe në këtë tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtme të  veshjes, e cila ka formën e pantollonave të gjëra, të  bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura në avlëmend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të  gjata deri në  nyjën e këmbës si dhe shoqëroheshin me një brez të gjërë  leshi me ngjyrë të  kuqe në vishnje. Në  pjesën e sipërme të trupit vishej këmishë  me mëngë  të gjata dhe të ngushta. Në  stinët e ftohta perveç jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një  lloj xhakete me mëngë të shumta). Kjo veshje është përdorur në  fshatrat e Zadrimës (në stinë të ngrohta) në Shqipërin e Mesme dhe disa fshatra të Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit, çermenikës etj.
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore17KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore18
5- Veshje me poture. Poturet kanë  formën e pantollonave të gjëra e të gjata deri në gju. Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantollonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme të kë mbëve (poshtë gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa në pjesën e siperme vishej këmisha me mëngë të gjata e shoqëruar me një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej në pjesën anësore të gjoksit. Në stinë të ftohtë vishej dhe një xhamadan me mëngë që i vareshin në  pjesën e pasme të trupit. Kjo veshje kishte edhe një  pjesë tjetër që dallonte nga krahinat e tjera, është  pikërisht qeleshja e lartë ose takija gjysmë sferike.
Kjo veshje ka patur përhapje të kufizuar, kryesisht në Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kanë zëvendësuar veshjen me fustanellë aty nga fundi i shek. XIX.
Klasifikimi i veshjeve popullore është bërë duke u mbështetur në  pjesët e veshjeve që vishen në pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa pjesët e veshura sipër belit janë më të ngjashme me pjesën tjetër, sideomos ato të  burrave.
Përsa i përket larmisë dhe pasurisë së veshjeve të ndryshme, ato janë  krijuar si rezultat i dallimeve të grupmoshave, gjinisë, rasteve kur përdoren, shtresave shoqërore të ndryshme, profesioneve, stinëve të  ndryshme etj, etj
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore19KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ VeshjePopullore20
Jo të gjitha elementet e veshjeve i përkonin të njëjtës përiudhë lindje dhe zhvillimi. Midis tyre ndër më të vjetrat konsiderohen këmishët e gjata, përparjet e zbukuruara me theka, xhubleta, fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke për burra dhe për gra, e cila përdoret në  kohë  të  ftohta, pelerinat, këllçijt, opingat etj. Në  përgjithësi veshjet popullore shqiptare trashëgojnë mjaft elemente që vijnë nga përiudhat më të hershme të kulturës ilire, gjë që percakton përkatësinë  etnike të  tyre.
Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rëndësi jo vetëm për të njohur këtë pasuri të madhe kulturore, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme etno-kulturore, veçanërisht për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.
Sponsored content

KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Empty Re: KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi