Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 12:57
ALBELI, Antun Ferdinand ALBELI, Antun Ferdinand , jurist dhe shkrimtar filozofie (Varazhdin 1794--Pozhun 1875). Prof. i Akademisë së shkencave në Zagreb; ligjëroi gjuhën e vjetër greke si dhe të drejtën natyrore dhe të drejtën publike të përgjithshme. Gjithashtu u mor ndër të parët edhe me filozofinë e së drejtës.


Veprat kryesore: Philosophiae jurispraecognita (1830); Philosophiajuris (dorëshkrim).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 12:57
ADELARI, Bathias ADELARI, Bathias, filozof angl. (rreth 1100). Në mësimin e tij origjinal mbi universaliet përpiqet të pajtojë pikëpamjen e Aristotelit dhe të Platonit. Ajo që është reale në objektet varet nga ajo që na intereson, çka duam të arrijmë me vëzhgimin tonë: ose veçantinë individuale ose atë që është e njëllojshme.

Kryevepra: De eodem et diverso.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 12:58
ADIKES, Erih ADIKES, Erih (ADICKES, Erich), filozof gjerm. (1866-1928). Prof. i filozofisë në Mynster dhe Tybingen (si trashëgimtar i Kr. Sigvartit). Filozofia e Kantit është bazë e tërë metafizikës së Adikesit, (e cila sipas tij nuk është shkencë). Është njëri nga hulumtuesit më të njohur të Kantit dhe botues i dorëshkrimeve dhe i bibliografisë së tij. Këto hulumtime A. i bëri nëpërmjet argumentimeve të hollësishme filologjike dhe në përputhje me pikëpamjen e tij të përgjithshme se problemet e caktuara të historisë së filozofisë duhen përpunuar në radhë të parë përmes metodës filologjike.


Veprat kryesore: Kants Systematik als systembildender Faktor (1887); Kant contra Haeckel (1901); Kant und das Dirtg an sich ( 1924); Kant als Naturforscher (2 vëll. 1924-25).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 12:58
ADLER, Alfred ADLER, Alfred, psikolog austr. (1870-1937). Bazë e jetës psikike sipas «psikologjisë individuale» të Adlerit është dëshira për fuqi, vlefshmëri, nam (Geltungstrieb), pastaj ndjenja e inferiqritetit (Minderxvertigkeitsgefiihl) lind nga pamundësia e realizimit të kësaj dëshire fundamentale. Shumë komplekse dhe devijime shfaqen pikërisht duke zmbrapsur këto elemente nga vetëdija në nënvetëdije. Në fillim edhe vetë ithtar i Frojdit, Adleri në vitin 1912 ndahet nga ai dhe krijon shkollën e vet psikologjike.


Veprat kryesore: Die technik der Individualpsychologie (1928); Der Sinn des Lebens (1933)
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 12:58
ADLER, Maks ADLER, Maks (ADLER Max), sociolog dhe filozof austr. (1873-1937). Drejtimi themelor i studimeve të M.Adlerit, përfaqësuesit të rëndësishëm të revizionizmit austromarksist, përqëndrohet në themelimin e sociologjisë në baza gnoseologjike-kritike. Sociologjia ëshlë shkencë kauzale, ndërsa çështjet filozofike fundamentale Adleri i shqyrton në suazën e përpjekjes që ka për qëllim të lidhë kon-ceptimin e Marksit dhe të Kantit. Këtë lidhje, në radhë të parë, ai nuk e kupton si plotësim të Marksit me etikën e Kantit as me tërë filozofinë e tij, por, si pohon, më tepër në kuptimin logjik dhe metodologjik. Një kohë ka qenë deputet i partisë socialdemokrate në parlament.


Veprat kryesore: Marx als Denker (1908); Kant und der Marxismus (1925); Der Marxismus als proletarische Lebenslehre (1922); Das Soziologische in Kants Erkenntniskritik (1925).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 12:59
ADORATSKI, Vladimir ADORATSKI, Vladimir Viktoroviç, filozof sovjetik (1878-1945), Kreu fakultetin juridik të Universitetit të Kazanit; nga viti 1900 në lëvizjen revolucionare, si bolshevik u persekutua dhe u burgos; shpesh gjendej në emigracion. Prej vitit 1931-1936 drejtor i Institutit të filozofisë së Akademisë Komuniste, prej vitit 1932 është akademik. Më vonë punoi në fushën e teorisë së shoqërisë dhe të së drejtës, të historisë së marksizmit dhe sidomos me biografitë shkencore të Marksit dhe të Leninit. Është redaktor i shumë vëllimeve të veprave të zgjedhura të Marksit. Lenini. vlerësoi lartë punimet e tij dhe veprimtarinë e tij e cilësoi si të «teorikut dhe të propagandistit».


Veprat kryesore: Komunizmi shkencor i Karl Marksit (1923); Mbi teorinë dhe praktikën e leninizmit (1924); Marksi, Engelsi, Lenini dhe Hegeli (1932); Rreth çështjes së biografisë shkencore të Leninit (1933).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 12:59
ADORNO, Teodor ADORNO, Teodor (ADORNO, Theodor), filozof dhe sociolog gjerman (1903-1969). Njëri nga përfaqësuesit kryesorë të të ashtitquajturit «Rrethi i Frankfurtit», në të cilin bëjnë pjesë edhe A. Shmit, M. Horkhajmer, H. Markuze, J. Habermus, H. Polok dhe të tjerë. Në kohën e Hitlerit si antifashist jetoi në emigracion, kurse më vonë (profesor ordinar i filozofisë dhe i sociologjisë dhe drejtor i Institutit të Studimeve Sociale) në Frankfurt. Një seri çështjesh fundamentale dhe aktuale sociale dhe ideore siç janë çështjet e krizës së Perëndimit bashkëkohor, krizat e shkencave dhe të bazave ideore të tërë jetës evropiane, pastaj problemi i vetëdijes së shtrembëruar dhe të jetërsuar etj., Adorno i përpunon në mënyrë të posaçme, shpesh me një stil të jashtëzakonshëm, me plot kthesa të papandehura, i cili, më në fund, është karakteristik edhe për disa pjesëtarë të këtij rrethi filozofiko-sociologjik (e që shpesh quhet edhe «Rrethi i Adornos»). Në disa faza të zhvillimit të tij dinamik, nganjëherë kontradiktor, A. është jo vetëm shumë i afërt me marksizmin, por edhe vetë shpeshherë me të drejtë pohonte për veten se ishte mendimtar marksist kritik, i cili, ndërkaq, i kundërvihej radikalisht «materializmit ortodoks, vulgar, dogmatik dhe shkencor». Adorno përveç shqyrtimit të problematikës kulturore-historike, gnoseologjiko-teorike dhe sociologjike merret edhe me literaturë, muzikë dhe estetikë të përgjithshme, e gjithashtu edhe kompozon vetë. A. konsideron se muzika nuk është as qenie në vetvete dhe as qenie për subjektin, por kuptimi në muzikë mund të merret vesh vetëm atëherë nëse vërehet aspekti i dhënë intuitiv i drejtpërdrejtë i asaj dhe karakteri i saj simbolik indirekt. A. flet për të meta të ndryshme në të cilat has arti në përgjithësi, dhe pastaj sidomos muzika në botën bashkëkohëse kapitaliste: te publiku pakësohet aftësia e të dëgjuarit; modalitetet stilistike i përcakton shpesh burokracia politike; muzika më e re, format tingëlluese e të cilave marrin vlerën e tyre vetëm në raport me format tradicionale, shpesh jeton në ambientin e autonomisë dhe të lirisë së rreme. Sipas tij, për më tepër, industria kulturore edukon viktimat e veta. Në Teorinë estetike, të botuar pas vdekjes, A. dha një nga veprat e rralla sistematike, të gjithmbarshme nga fusha e estetikës, të shkruar në baza marksiste. Por prapëseprapë, vepra ngeli bukur fragmentare, jo vetëtn për shkak se vdekja e filozofit e bëri të pamundshme kryerjen e plot të saj, por edhe për arsye se fragmenti, sikurse edhe te Benjamini dhe Blohu, mbetet një nga karakteristikat e qenësishme, strukturale të produktrt bashkëkohës artistik, madje edhe atij teorik.
Veprat kryesore: Philosophie der neuen Musik (1949); Minima moralia (1951); Dissonanzcn (1956); Zur Metakn'tik der Erkenntnistheorie (1956); Noten zur Literatur, 1,11, (1958-61); Einleitung in die Musiksoziologie (1962); Moments musicaux (1964); Jargon der Eigentlichkeit (1964); N-gativ dialektik ( 1966); Drei Studien zu Hegel (1968); Asthetische Theorie (1970).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:00
AGRIKOLA, Rudolf AGRIKOLA, Rudolf (AGRICOLA, Rudolf, emri i vërtetë Rolef Hëismans, (Huysmans), humanist holand. (1443-1485). Luftoi kundër skolastikës dhe si njeri tipik rilindës (uomo universale) u mor përveç me filozofi e pikturë edhe me muzikë. Kërkoi të mbretëronte prudantia (urtia), e cila shprehet në gjykime të drejta, dhe eloquentia (gojtaria), e cila do t'i japë kësaj shprehjeje elegancën e nevojshme. Si burime të urtësisë jetësore përmend Aristotelin, Ciceronin dhe Senekën. Logjikisht universale sipas tij është ngjashmëria në shumëfarësi.


Vepra: Opera cura Alardi (2 vëll. botuar më 1539).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:00
Agripa AGRIPA, filozof hel.romak (shek.II ). Nuk është e sigurt asnjë e dhënë biografike e tij. Dihet vetëm se ka qenë ithtar i shkollës më të re skeptike dhe nxënës i Enesidemit nga Knososi. I reduktoi dhjetë tropet skeptike në pesë. Mendimet mbi të njëjtat sende, sipas Agripit janë kontradiktore, të përceptuarit relativ, kurse çdo argumentim sillet rrotull ose niset nga supozime të pavërtetuara. Andaj, sipas Agripit, çdo njohje është e pamundshme.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:00
Agripa AGRIPA, filozof hel.romak (shek.II ). Nuk është e sigurt asnjë e dhënë biografike e tij. Dihet vetëm se ka qenë ithtar i shkollës më të re skeptike dhe nxënës i Enesidemit nga Knososi. I reduktoi dhjetë tropet skeptike në pesë. Mendimet mbi të njëjtat sende, sipas Agripit janë kontradiktore, të përceptuarit relativ, kurse çdo argumentim sillet rrotull ose niset nga supozime të pavërtetuara. Andaj, sipas Agripit, çdo njohje është e pamundshme.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:00
AJDUKJEVIÇ, Kazimjezh AJDUKJEVIÇ, Kazimjezh (AJDUK.I-EWICZ, Kazimierz), filozof polak (1890-1963). Prof. në Varshavë, anëtar i Akademisë së Shkencave, redaktor i revistës «Studia logica». Njëri nga logjicistët polakë më të shquar bashkëkohës të shkollës së njohur të Lavovit-Varshavës. Preokupimet themelore të tij janë problemi i rolit të përvojës në njohjen shkencore si dhe i rolit që në njohje kanë elementet konvencionale të lidhura me gjuhën dhe aparaturën konceptuale të shkencës. A. gjithashtu u mor veçanërisht me çështjen e të themeluarit të qëndrimeve analitike dhe konsideron se vështirësitë kryesore me të cilat u ballafaquam deri tash me rastin e përpjekjeve të përkufizimit të qëndrimit analitik janë të lidhura me tendencën që ky koncept të trajtohet në mënyrë absolute. Disa qëndrime, sipas Ajdukjeviçit, që në një gjuhë të caktuar janë analitike, kërkojnë një mbështetje në rezultatet e përvojës. Problemet e semantikës logjike, të metodologjisë, të klasifikimit të sistemeve aksiomatike si dhe shumë çështje të tjera, A. i shtron për arsye që zgjidhjet e tyre të mund të shfrytëzohen për shumë çështje fundamentale filozofike (siç janë problemi i idealizmit dhe i materializmit, konvencionalizmit dhe empirizmit e tjera). Në veprën e fundit të tij Logjika pragmatike A. kujdes të veçantë i kushton tipeve metodologjike të shkencës.


Veprat kryesore: Mbi metodologjinë e shkencave deduktive (1921); Sprache und Sinn (1934); Das Weltbild und die BegritTsaparatur (1934); Die wissenschaftliche Weltperspektive (1935-36); Gjuha dhe njohja (2 vëll. posth. 1960-1965); Logjika pragmati- A;e(posth. 1965).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:00
AJNSHTAJN, Albert AJNSHTAJN, Albert (EINSTEIN, Albert), fizikan gjerman (1879-1955). Profesor në Cyrih, Pragë dhe Berlin, nga viti 1933 jetoi në SHBA, meqë për shkak të sundimit të tmerrshëm të Hitlerit hoqi dorë nga shtetësia gjermane. Në vitin 1921 fiton Shpërblimin Nobel për fizikë.


Ishte fizikani teorik më i madh i kohës sonë, autor i teorisë së njohur të relativitetit të përgjithshëm dhe special, njeri me koncepte të gjera, pacifist radikal, liberal me pikëpamjet e veta të përgjithshme jetësore. Ajnshtajni dha edhe kritikën më të themeltë dhe më komplete të përfytyrimeve klasike mbi hapësirën dhe kohën (kontraksioni i gjatësisë dhe diletacioni i kohës) dhe me këtë hapi një epokë të re në studimet fizike dhe natyrore-shkencore në përgjithësi.


Duke folur në skicën e vet autobiografike për disa çështje metodologjike dhe parimore të teorisë së relativitetit, A. midis të tjerave, shkruan: «Teoritë konstruktive kanë, përveç aftësisë së adaptimit dhe konkretizimit dhe epërsine se janë të plota; epërsia e teorive të principeve është përsosmëria dhe siguria e bazës. Teoria e relativitetit i takon kësaj kategorie të dytë».


Një varg i tërë i zbulimeve dhe i hipotezave fundamentale të A. Ajnshtajnit kanë rëndësi themelore jo vetëm për zhvillimin e fizikës teorike, por edhe për kozmologjinë dhe kozmogoninë e përgjithshme, ndërsa shumë teza të tij (sidomos për hapësirën dhe kohën) u bënë objekt edhe i diskutimeve të shumta të filozofeve në gjithë botën.


Veprat kryesore : Zur Elektrodynamik bewegter Korper (1905); Grundlage der allgemeinen Relativitatstheorie (1916); The Meaning of Relativiity (1953)
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:01
AJZLER, Rudolf AJZLER, Rudolf (EISLER, Rudolf), filozof austriak (1873-1926). Në punimet e veta filozofike pa ndonjë origjinalitet të veçantë (i afërm me Vundtin dhe me disa elemente të «dualizmit spiritualist»), A.është i njohur me një seri veprash filozofike enciklopedike, nga të cilat (veçanërisht Fjalori i nocioneve filozofike i tij) shumë prej tyre luajnë një rol të rëndësishëm kulturor dhe historik.


Veprat kryesore: Leib und Seele (1906); Einfuhrungen in die Erkenntnistheorie (1907); Grundlagen der Philosophie des Geisteslebens (1908); Elemente der Logik (1910); Geschichte der Monismus (1910); Philsophen Lexikon (1912); Handworterbush der Philosophie (1922); Worterbuch der philosophischen Begriffe (3 vëll. bot. 4, 1927-1930); Kant-Lexikon (1930).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:01
AKOSTA, Uriel AKOSTA, Uriel (Gabriel da Costa (1590-1640), filozof çifut. Me guxim mohoi shumë tradita religjioze çifute e përkrahi edhe tezën mbi vdekshmërinë e shpirtit njerëzor. Në Amsterdam ra në konflikt të ashpër si me pushtetin protestant ashtu edhe me sinagogën. I shkishëruar nga bashkësia çifute dhe i përsekutuar gjithë jetën, bëri vetëvrasje.


Kryevepra: (me karakter autobiografik); Exemplar humanae vitae.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:01
AKSELOS, Kostas AKSELOS, Kostas (AXELOS, Kostas), francez i natyralizuar me origjinë greke (1925 -). Iniciator dhe kryeredaktor i revistës «Arguments», e më vonë edhe i bibliotekës së rëndësishme me të njëjtin emër. Duke qenë përfaqësues i marksizmit të caktuar me elemente të theksuara antidogmatike, A. sipas fjalëve të tij, në studimet e veta është i afërt me qarqet rreth përmbledhjes «Argumenti» (Milano), me disa teza të Hajdegerit, Finkut (Frainburg), Markuzes (SHBA), Kollakovskit (Varshavë), pastaj me rrethin e revistës «Das Argument» (Berlin), «Notizen» (Tybingen), «Pra-xis» (Zagreb) dhe «Dialogue» (Anvers).


Tërë aksioni dhe tërë pasioni i njeriut zhvillohen sipas A. si lojë, bile edhe atje ku kjo lojë nuk është e njohur: në mitet, religjionet, poezi, politikë, filozofi, shkencë, teknikë. Loja lidh manifestimet e logosit dhe të praksisit, fjalën dhe veprën, aksionet dhe lëshimet. Më në fund, loja e njeriut realizohet nëpërmjet revolucionit si lojë e revolucionit dhe revolucion i lojës.


Veprat kryesore: Heraclite et la philosophie (1926); Marx, penseur de la technique (1961); Vers la pensëe planetaire (1964); Einfuhrung in ein kiinftiges Denken (1966). Le jeu du monde (1969).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

17th March 2014, 13:01
AL, Anaton AL, Anaton (AALL, Anathon), filozof norvegjez (1867-1943). Prof. në Oslo. Motivet dhe temat themelore të filozofimit A. i zbulon në konfliktin ndërmjet kërkesave absolute të krishterimit dhe rezultateve të interpretimit kritik të teologjisë. Është nën ndikimin e dukshëm të Platonit, Loces, Hefdingut si dhe të dramave sociale të Ibsenit. Me gjithë lidhjen e fortë të aspektit shpirtëror, trupor dhe kozmik, prapëseprapë sipas tij uniteti i frymës dhe i materies ka vetëm karakter funksional.

Veprat kryesore: Der Logos (2 vëll. 1896-99); Macht und Pflicht (1902); H.Ibsen als Dichter und Den-ker(1906). Historia e filozofisë antike dhe mesjetare (norvegjisht, 1923).
Sponsored content

Biografia e filozofeve te shquar! - Faqe 2 Empty Re: Biografia e filozofeve te shquar!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi