Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet Empty Shënohet viktima e parë nga përmbytjet

9th January 2016, 18:09
Shënohet viktima e parë nga përmbytjet Aniqzr

TIRANE- Personi që u gjet i pajetë në anë të lumit Mat dhe fillimisht u dyshua për vrasje, ka gjetur vdekjen nga goditja e rrjedhës së lumit.

Policia e Shtetit bën të ditur se trupi i pajetë ende nuk është identifikuar. Sipas policisë, nuk ka shenja dhune, ndaj nuk besohet se është vrarë por mund të ketë humbur jetën si pasojë e motit të keq dhe dalja nga shtrati i lumit Mat.

Gjithsesi identifikimi i tij dhe dëshmia e familjarëve do të çonin në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë

Në anën e shtratit të lumit Mat midis fshatit Suç dhe Klos ne vendin e quajtur ” Rrasa e Kukes”, është gjetur një kufomë e seksit mashkull, rreth 55 vjeç. Nga veprimet e para te kryera nga grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor nuk eshte konstatuar asnje demtim fizik nga ndonje veprim kriminal. Dëmtimet sipërfaqesore në pjesë të ndryshme të trupit i ka si pasojë e përplasjes së rrjedhës së lumit. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale nen kryesimin e Prokurorit, përfshi dhe identifikimin e tij.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi