Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Emfazë” spirituale, shpresëdhënëse  dhe terapike  për gjallimin e qenies nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM  shkrimtar, poet, studiues, estet Empty “Emfazë” spirituale, shpresëdhënëse dhe terapike për gjallimin e qenies nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM shkrimtar, poet, studiues, estet

11th August 2017, 00:37
“Emfazë” spirituale, shpresëdhënëse  dhe terapike  për gjallimin e qenies
 
Nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM
shkrimtar, poet, studiues, estet
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen për vitin 2017
 
Hyrësi  në dritë të bekuar
 
Libri “ Arratisja nga Vdekja”,  nga pikëpamja spirituale është një vepër, e vogël në dukuri hapësinore shkrimore, por e motivuar kualitativisht,  në të cilën, në psikologjinë mendore individuale, lëvizet në një dykahësh  dinamik “përplasës” hemisferash: Shpresa e klorofilizuar e jetesë-mbijetesës dhe  ekzistenca “fantaste” e kotësisë, e nxitur nga burimi i djallëzisë ekstreme për të fashitur “klorofilizimin jetësor”, me tendecën e energjisë negative  të venitjes. Me plotësi ,  për çka trajtohet,  jepet terapika dhe zgjidhet dilema e ekzistencës .
Së dyti,  e parë nga këndvështrimi filozofik, presupozohet si një vepër hapëse, çelëse  e horizontit  për të guxuar në fushën e dijes  dhe të përgatitjes për t’i rezistuar me inteligjencë të bukur fashitjes, anatemave, frikimeve tipike psikologjike të mosekzistencës,  nëpërmet  vrullësisë, krijesës lule-fryt, lulëzimit të kurorës së jetës  dhe edukimit të ekzistencës aktive të Planetit Mental…
Kjo realizohet  në një “ekuacion - “ekosistem” ndërgjegjësor e nën ndërgjegjësor  ” të proceseve volitive…, dëshirimit jetësor në progresione të kuadratuara normaliteti, në proces të ekuilibruar mendor. Moralizimi injektues  në gjendje dhe dalje nga vështirësia e gjendjeve, nëpërmjet aktivitetit dhe refleksionit të logjikës së epërme është një “derivat” i instrumentalizuar psikologjikisht,  i hapësuar dhe fatsjellës në vijimin e gjallimit.
 
Shpalosje meditative  e shpresës për të stopuar “antin”….analizëpsikika
 
Në këtë kontekst përplasës, autori Zekerija Idrizi, tashmë rrugëtues shkrimor, në një udhëtim psiko-moral, hyjnor, estet, ligjërues, duke përdorur  emfazën, tentim të shprehësisë  së theksuar emocionale në të shkruar  si dhe emfazën retorike, analitikën deduksionale, qëndrimin aktiv ndaj proceseve dhe fenomeneve të botës morale, shoqërore të tensionuar,  përsjell një pesëtet gjinor kompozicional: MUZIKA SPIRITUALE NË BOTËN E PSIKIATRISË”( Shpjegim pentagramor:  personazhe, galeri tipash: Iliri, Kristina, Sandra, Sabina, Zonja Kern; shpjegim produkti mendor dhe reagues gjendjeje:  ”  betejë, orvajtje , sakrificë, “nota” të një pentagrami muzikor hyjnor);   “MES TË MITIT TË SIZIFIT DHE NDËRGJEGJES SË ZENONIT”( Veprues e ndikues:   Personazhe të psikoanalizës  dhe studiues e analistë si  dr. Gerald Kurz, dr. Klaus Dörner ;  tharm studimor  të dr. Ronald Mundhenk, prift dhe psikolog gjerman, Albert Kamysë dhe libra të  Viktor Franklyt,  shkrimtarit gjermano-italian, Italo Svevo. Sigmund Frojd përsillet në dritim inteligjent, sidomos  në përkthimin e veprës   “Ndërgjegja e Zenonit”, e botuar në vitin 1923, e cila njihej nga kritika, si guri i parë i themelit të letërsisë së psikanalizës. Filozofi, teologu dhe poeti i mirënjohur danez Seren Kierkegor (Søren Kierkegaard), Albert Kamy në esenë e tij “Miti mbi Sizifin”, etje për të lexuar literaturë…Kate mendimesh: Vetminë e perceptoj si metamorfozë të gjendjes emocionale, shprehet autori nëpërmjet mendjes së kryepersonazhit të tij . Një proverb  i shfaqur,  e sheh vetminë në dy këndvështrime: të këndshme dhe të egër. Vetmia është e këndshme, kur e përzgjedhim vetë, ndërsa është e egër, kur na imponohet nga rrethanat e jetës” . Parashtrohen:  “Sëmundjen e vetmisë nuk ka ilaç që e shëron; të jetosh në vetmi dhe pa lidhje sociale… Thjesht, s’di për të satën herë jam futur në pyllin e “pseve” të shumënumërta; Përjetimi i absurdit dhe çështja e kuptimësisë së jetës nuk janë “mundësi natyrale” e vetëdijes njerëzore e as problem i çfarëdo filozofimi”.
Ngrihen tehe: “Nëse esenca varet nga ekzistenca,… dëshmia e ekzistencës së heroit të veprës ekstaza më e lartë shpirtërore)…
 “IM ZOT, EMRI YT ËSHTË PAQE” dega e dytë e këtij pesëteti. (Mëshohen probleme dinamike dhe qartësohet gjithçka: Njeriu dhe antinjeriu, kthimi përsëprapthi e botës , ndërtimi i Paqes ; megaloidetë “hebremëdha”, “kristianomëdha” e “islamomëdha” …  “Detyrimisht, shprehet autori,  do dominuar ajo kredoja sentenciale hyjnore: “NUK KA POPUJ TË PRIVILEGJUAR NË GLOB!”, ose ndryshe: “PËRFUNDIMISHT NUK KA POPULL TË ZGJEDHUR, HYJNOR, NË PLANETIN TOKË!”
Sot, më shumë se kurrë më parë, do vënë në spikamë, devotshmëria e besimit parapërgatitje mentale e psikologjike për t’u ballafaquar me sfida “të lezeçme”; mendësitë negative, qëndrimet koherente ndaj situatave”;
 “MËKATI DHE REBELIMI TEOLOGJIK”, “LUFTA ME UNIN DEMONIAK-ME TË KEQEN NË VETVETE”. Perla e dytë është: “I VETËDISIPLINUARI- I NDËRGJEGJSHMI KA SHPIRT UNIVERSAL TË NJË ALTRUISTI: DRITËN E ZOTIT MËTON TA PËRÇOJË TE FAMILJA, FAREFISI DHE MBARË SHOQËRIA”.... Njeriu gjithnjë përballet me ato dy botët antagoniste, që prore janë në dyluftim, mes dy zjarresh: në mes bohemizmit e hedonizmit dhe asketizmit a vetëizolimit mistik. Dhe ekstaza hyjnore vazhdon, pambarimisht, të manifestohet, për çdo herë, kur ne rrebelohemi kundër vullnetit të Tij , kur mëkatojmë... Shkrirja vetiake  brenda Zotit ndjesi e fuqishme për dhënie forcë aktives nga pozicion hyjnor… Të gjitha këto teza tregojnë katërcipërisht ekzistencën potenciale dhe kundërveprimin  real ose fals.
Është një “setencë” aktive për  të faktorizuar paqen permanente, e cila kërkon një shpirt të pasur, një botë shpirtërore të pastër  dhe të shërbesës pozitive. 
 “BISEDË MISTIKE ME GJENIUN E SHPIRTIT - MUHJUDDIN IBN AREBI”
Në këtë degë të pesëtetit rrëfimor përcaktohet: Zgjedhja e ëndrrës  dhe dialogimi me të .
“Unë jam babai i urtësisë, gjeniu i shpirtit dhe orta e dashurisë mistike, Ibn Arebiu”.    
Pazazh qëndrimi i autorit ndaj kësaj bukurie përcaktuese dhe ngritësi  qiellore:
“M’u rrënqeth trupi dhe, sakaq, vura në kujtesë studimet e mia vite të tëra në rrafshin e apologjetikës, filozofisë dhe misticizmit islamik. Përfytyrova kokat kolosale të këtij zhanri teozofik: Rumiun, Gazaliun, Bistamiun, Gjejlaniun, Hallaxhin, Tibriziun, Attarin etj.”.
Dialogimi ëndërron me filozofinë.  Pazazh ilustrues:
“Nga tani, unë do të jem instruktori yt. Pasi të kesh kaluar të gjitha fazat e rrugëtimit drejt Zotit, do të të hapen gradualisht shumë dyer lumturimi e suksesi. Nga sot do të  ndjek, me përpikmëri, këshillat e arta të gjeniut të shpirtit… Një besimtar adhurues i flaktë i Perëndisë është larg nihilizmit dhe filozofisë së tij të absurdit, që flet për “paperspektivën e botës”, për “njeriun si synim të kotë”, për “individin e shtresuar e të çintegruar psikikisht”, për “botën e heshtjes shurdhmemece”.  Së këndejmi, s’di për të satën here, u jam kthyer në lexim Kamysë, Sartërit, Martin Hajdegerit, Karl Jungut, Viktor Franklit, Fridrih Niçes etj. për të përfunduar tek “hali” mistik i Imam Gazaliut dhe “jasna poljana” e Tolstoit, sepse, vetëm këtu, gjej atë paqen absolute me Zotin..., vetëm këtu kam mundur t’i iki guximshëm atij fatit të hidhur e tragjik në fund të Ernest Hemingueit, Stefan Cvajgut, Tolstoit, Bekim Fehmiut e të shumë intelektualëve të tjerë që u vetëzhdukën në kushte e rrethana mizerable ekonomike e psiko-mentale. (Përpjekplotat jo fituese të tyre).
Letërkëmbimi inkadeshent Ilir – Kristinë thelbësor, në zbulesën e pikëpamjeve dhe në portretizimin jo të dy letërkëmbimshkruesve, por dhe në zbulesën e portretit natyror e shpirtëror, në qëndrim ndaj botës dhe hyjnisë,   pra një tërësi aktive e  hedhjes së  dritës në hije:
 “Ti, e dashur, e di se edhe, në raste “hiri” e “agonish”, mbi “prush”, unë kam ditur të rimarr veten shpirtërisht dhe racionalisht falë Zotit, në radhë të parë, dhe falë sakrificave dhe ndihmesës tënde të fuqishme, në radhë të dytë. E dashura ime, Kristinë, nëse ne do të arrinim të paktën të përçonim vetëm një grimë dritë në të ardhmen ndër breza, ia vlen të sakrifikojmë, “të vetëdigjemi” edhe më tutje, gjer në vdekje, po sikur qiriri që të tjerëve u bën dritë, kurse veten e djeg. Dialogim letërkëmbimi: ajo RILINDJA e RINGJALLJA jote shumë e fuqishme, pas gjitha atyre anktheve e maktheve që të patën mbërthyer, me vite e vite. Vuajtjet profetike”. Thjesht gjitha dramat dhe “vdekjet” e mia i di ti, madje edhe ringjalljen time. Mbretërinë time e krijova, pikërisht, në VETMINË time të bekuar. Ekziston një hapësirë e padukshme brenda nesh, që na çon drejt fisnikërimit dhe ngjitjes majave të suksesit e lumturisë”.
Letërkëmbimi çel shumë dritare memoriale dhe përcakton , apo hedh në veprim çka do të sjellë ardhmëria  në “ arratisjen nga vdekja”.
 
“Edhe ti vdekje vdis/ se në mortjen tënde/ do të vallëzoj për vdekjen time!”
 
Ky është dramacitet jetësor në arratisjen nga e “kockëta”.
Shpaloset konsistenca e Unit, “perandoria” e tij, trishtësia  dhe edukata vitale, vdekja iluzionare, shumatorja e kujtesës aktive … “Arratisja nga vdekja”,  një mbitentim eksplozicion i përgjithshëm njerëzor, global, tendencë indiduale dhe kolektive gjithmonë e në skaner, gjithmonë në plane, në aktrim të guxuar.
Dramatikja dhe përjetimi  dinamik, edukimi për të rezistuar, heroizmi dhe deheroizmi individual për të mos rënë  në kthetra të rrepta.
Ndodhitë, ngjarjet e kësaj vepre zhvillohen në Tokë, Qiell dhe Planetin Mental, në një “klimëzim” të shpirtë, por dhe të pacipë, kur në të lulojnë me të drejtë “halorët’ dhe të pacipët.(Kjo e përcaktuar qartë dhe te poemthi im “OAZ”, 2002).
E qenësishme  është dhe mëshimi ndarës frymor - skeletor i ekzistencës, ku frymorja  kryefjalëzon vetëm me dritim jetësor.
 
Shpalosje inteligjente në strukturë
 
Çlirimi i vetvetes, nëpërmjet heroit të veprës, shprehur me një sipëremër të lirë (mbijetesa vetjake ndaj depresimit, shkaktuar nga depresion real pensimizmi apo shtyrje rrokopujash psikike).
Kurimi  me frytin inteligjent, në një proces vegjetativ, ndihmesë për të arritur vetveten.
“Laboratori” i pastrimit rigjenerues të  shpirtit misterioz demoniak, nëpërmjet recetës – kurative iluminiale, fillesë e një terapie ndriçuse, sjellje e prefuqisë disakahëshe të gjallimit. .
Ekzistencialja, në këtë vepër, vendoset në  dy tejgjendje: Tmerradës dhe Mrekullisë, ku herë kryefjalëzon njëra dhe herë tjetra… Larmiteti dhe  densiteti emocional përshkrues ndërlidh,  kufizon dhe tregon pozicionimin e këtyre tejgjendjeve…
Natyrisht, autori për të realizuar një shpjegim inteligjent, ndërmerr akte të tilla si:  rimarrje të vetvetes nga gjendje zanafillore  psikike, ngjitje të shkallimit në lartësi  manifestacioni, duel zezim me gjallimin, përkushtim dhe pastrimin mendor, duke përdorur sfidimin, apo sfidën ndaj stuhisë “eoliane spirituale ”  të vdekësisë së fantazuar. Kjo realizohet, nëpërmjet një kompleksiteti të shprehur evoluimi  shpirtëror, i pasqyruar me një narracion tipik, i cili përshkruan katarsin, një monologim  kurues të mendimit krizë. 
Të  rëndësishme evidentohen  gjetjet  individuale në dilemën  epokale të mendimit të shprehur, në tre drejtime reale:  ardhje-lindje, përjetimi dhe rrugëtimi i jetës së mbarsur shtatzanë (lindje krijese me parametra të shëndosha psikike dhe trupore) dhe shkuarja: rrugëtimi shpjegues paravdekje- vdekje.
Mëshimi  në përshkrimin meditativ i tejndërlidhur me konfigurimin të nocionit “natë”: ndjesia shprehëse, këndvështrimi peizazhor; realizatore - kryeprotagoniste  ”nata”, ndërlidhje mjedis natyror, shoqëror, krijimi tablove me përshkrime reale dhe aftësia depertuese , zhbiruese, në  këtë kompleksitet, duke evidentuar bukurinë  dhe “përrallimi” magjizon botën shpirtërore të njeriut.
Entuziazmi dhe vetmia, kundërti tjetër e ekzistencës, e cila jep shtysë dhe frymëmarrje oksigjenuese të jetës. “Luajtja”mendimore tensionare  realizohet  bukur në meditivitet në zbulimin planesh,  nëpërmjet vitalitetit përjetues, proceseve  volitive njerëzore të përshfaqura. Në pah: Frikimi nga e “kockëta”, e venitura, shpleksja e asaj me dritim kreativ. Parabolike: “Ta dhashë jetën, por kujdesu për të. Kujdes nga sulmimet e dëshpërimit, lëngimet, dridhjet, ruajtje nga kotësia dhe  absurdja e shfrenuar, e  veshur me “pendë palloi” dhe fluturim “pulëbardhë”. Prania e tyre shpleks dhe vë në funksionim aktiv Planetin Mental.
E bukur në realizim dhe karakter ilustrues: Rrëfenja atraktive e Pusit, Njeriut të rënë në pus dhe egërsia dragoniane e gjetur. Tendencë  ilustrative: pusi, humnera, dragoi dhe lëvizshmëria e vdekjes, por edhe prezenca e mjaltimit shpresor…
Shtrëngim, melankoli, loznim, notim në det, absurdi shpreh botëçudimtën njerëzore…
Ah, moslindje, në këtë botë cinike, të kryesuar nga forca diktatoriale egoniake  e egërsisë  ndaj të drejtës, e kushtëzimit të dhunës ndaj lirisë, përjetimi i ekzistencës së negativitetit, e veshur me petk bukuror kameleonian…
Preferenca  princeshë: Nata - kurora medituese e kreatorit  dhe ndritja e konteplacionit shpirtëror.
 
Shfaqësi dinamike përshkruese të këtij “tregimi” që sjell biskimin
 
Projektimi individual i lirisë duke luftuar infektimin pesimtar. Nata përgatit ndryshesën e ditëve. Ky nuk është paradoks.
Muzika spirituale në portikë shpirtërorë. Një e shkruar muzikale , me timbër…
Në këtë vepër lexuesi është përherë në thirrje inteligjente dhe në nxitje – zgjimi , duke lënë prapa gjumin e shumtë dhe të thellë.
Përkatësia  e fakteve të gjallë logjike, fenomeni i arratisjes natyrore, perëndore dhe  tentative  artifice. Tundimi dhe largimi nga ligji natyror, sa të jetë më e mundur , duke përjashtuar  aftësinë e tij të shpejtë të marrjes.
Pra, sikundërse u shpreha dhe më lart,  në drejtim të kompozicionalittit  të këtij tregimi të gjatë, një kurorë moraliteti e shpjeguar dhe me përfaqësi tipike, duke bërë  një lëvizje “organogramë” moraliteti psikik aktiv, duke organizuar evoluimin volitiv. Larg dhe afër, afër dhe larg, vijim i densitetit dhe i diversitetit si dhe i eksperimentimit plus.  
 
Zhbirrimi nga sytë e ndjenjës, kolektivitet mesazhor
 
“Teatraliteti” i ndjenjës në humbje kontrolli dhe tendenca e asfiksimit të qenies, nëpërmjet injektimit të konceptit të përfundimit të gjallë të ekzistencës, duke sjellë agoni të përjetshme dhe të kthimit në trajtë tjetër prezente të materies dhe në udhëtime shpirti parajsore.
Këndvështrimi  real, moralist, psikologji dhe i formatit të ngrirë.
Kapërcimi i formatit me risinë e analitikës mendore me një  logjikë të epërme. Shkrirje e prezencës së ankthit, të dridhjes, të mentalitetit të sulmuar nga mendje cinike të sëmura .
“Mbytje” e grykës, e cila arratis vdekjen, (kjo tregohet e pamëshirshme në rrokjen e saj, duke përcaktuar me gisht ikjen).
Uni real dhe kapërdimi i tij në një duel dimensional.
Ky  pesëtet diagramor, ekuicional i zgjidhshëm  dhe   i përbërë, nga pesë gjymtyrë dhe pesë shqisa, të cilat oratorojnë  në vetësinë, në vetvete ngushtësisht në tre relievë: natyror, konturor, spiritual,  rrugëton, herë   i ndriçuar, herë gjysmëndriçuar,  herë venitet vetë brenda dhe refleksi shtatëngjyron për shkathësi mendjeje. Në këtë pesëtet ndodhin “eklipse” mendimesh me qeniet materiale, harmonizim i ardhur enkas, si vetëtimë hyjnore.
*
Bota shpirtërore nxjerr llavë dhe shpresë Dueti personazh ndezës Ilir – Kristinë (lidhje me mëtim religjioz).
Në këtë vepër ka folësi  dhe ligjiratë “meteori”, që duhet të kuptohet nga të gjithë ata, që e marrin këtë vepër në dorë, e cila të “arratis”, paçka figurativisht,  vdekja të shton jetën e qenies aktive dhe të gjalluar.
Psikika, veprat, korifenjtë e saj, kriza e vetvetes,  njohja e saj fusha lëvruese. Mortaliteti i jetës, ankthi, brenga, krizat e përhershme në jetë  bashkëshoqëruese, ndaj s’duhet  të frikohemi; mbijetimi objekt dhe synim jetësor, hyrja në brendi të vetvetes, konceptet për vetminë…
Autori ka treguar guxim mental . Metoda proceduriale shkrimore e gjetur.
Natyrisht e në kompleksitet  kjo vepër ka dhe ndonjë “shtangie” të saj, apo marramendje e ardhur nga “gjerësi- thellësia e saj”, por këtu “venitësirat”  janë të padukshme nga të gjithë dhe të prekshme nga kreatorët me fuqi e forcë aktive të madhe.
 
  Përfundesë logjike  :
·         Krijuesi  Zekiria Idrizi duhet të tentojë vepra me substrate të tillë, të cilat plotojnë boshllëqe të shpjegimit, nëpërmjet një rrëfimi “pneumatik’”, i cili kurajon njerëzit për t’u bërë kërkestar ngaj vetes dhe shoqërisë, pasi rrit të qenurit, të shprehurit dhe pjesëmarrjen aktive, hedhjen në sulm në jetë të energjive pozitive, të cilat, edhe pse jo, në shumtinë e raste mbeten në gjumë letargjik  dhe në përfshirjen somnambule.
·         Vepra të këtij formati rrisin edukimin mendor, moral, estetik dhe shpalosjen e vlerës në aspektin volitiv dhe frymëzues në të gjitha sipërmarrjet e jetës.
·         Dhënie e substratit, me këtë metodë shkrimore, rrit kontaktin dhe pëlqesën për librin me përmbajtje aktive dhe, si rrjedhojë, fuqia absorbuese e lexuesit, njeriut, besimtarit,  rrit përqindjen asimiluese, duke shmangur kështu  të shkruarit “tabu”, të përmbushur me  thënie e stërthënie të huazuara nga të tjerët , duke krijuar shpesh këto mërzitinë  dhe qenien e tyre në trajtë parrulle.
·         Materiale të tilla krijuar pavarësi relative  të të menduarit dhe frymëzim jetësor në të gjitha kahjet…
·         Autori i ka të gjitha mundësitë për të vijuar suksesshëm në  përdorimin e një fjalësi bashkëkohor dhe guximtar.
·         Mendoj se  hyrja,  e cila është në fillesë të librit, si fjalë autoriale, në të cilën autori i ka vënë vetes të shpjegojë atë çka do të paraqesë,  do të ishte më  frytdhënëse të ishte një pasthënie aktive, ndërsa mbresat e lexuesve, në këtë format, janë të “nxituara” duhet të ishin më të përmbledhura  dhe me tharm më analizues, jo vetëm të shpërfaqin  një lëvdim të merituar.
·         Në”disa” trajtesa, brenda substratit, duhej të shmangej ndonjë tepëri apo lëshim i panevojshëm, në paraqitje gjendjeje, përsëritje, kur vetë materiali ka fortësi dinamike .
Për të lehtësuar lexuesin, në kuptesën e substratit, ishte i nevojshëm një  shpjegues sematik i termave dhe nocioneve  specifike të përdorura në këtë vepër që, hera- herës, apo në shumtinë e rasteve,  merr karakter dhe trajtë të guxuar shkencore dhe vepër kreative e denjë.
Vepra të tilla kanë nevojë për një bibliografi shkencore, të cilat i japin udhë lexuesve, studiusve për depertim në veprimtari logjike shkencore.
Autori  Zekerija Idrizi,shkrimtar,  teolog, duhet përgëzuar për këtë “tharm”  shkencor të përsjellë kontributi në mendimin psikoanalitik shqiptar dhe duhet të urohet për një sprintim të fuqishëm në këtë fushë të bukur , por të vështirë!
Gjirokastër, Albania  gusht 2017      
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi