Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Një kuartet i veçuar, model , i cili  spikat për aftësinë kreative”  Nga Kristaq F. Shabani , shkrimtar, poet, studiues, estet Empty “Një kuartet i veçuar, model , i cili spikat për aftësinë kreative” Nga Kristaq F. Shabani , shkrimtar, poet, studiues, estet

11th June 2018, 18:19

“Një kuartet i veçuar, model , i cili  spikat për aftësinë kreative”

Nga Kristaq F. Shabani , shkrimtar, poet, studiues, estet

( “Lexim” i kualifikuar  i katër krijimeve të Prof. Dr. Begzad Baliut)  

Kodifikimi poetikës dhe çkodifikimi i saj

Leximi me takt  kualitativ , një akt “nevojtar” i kuptesës dhe i prezencës së mendimit kritik bashkëohor të munguar .

Ndalesa në “ishuj të bukur” kreativë, ku mendimi kritik  duhet të jetë i thellë dhe lëvrues, eksporues dhe me tentativë zbërthyese…

Studiesi dinamik, krahas studimeve të nivelit dhe kontributit në fushën e letërsisë dhe gjuhës shqipe, shquhet edhe si kreator kualitativ në lëvrimin e gjinisë poetike, duke dhënë leksion  me sjelljen e një poezie të ndritshme…, madje pot ë shprehemi natyrshëm dhe pikë reference  në krijimin e poezisë bashkëkohore.

POEZI

Nga Begzad Baliu, Prishtinë , Kosovë
 
PËR GRATË E NJË KONFERENCE SHKENCORE

Ajo rri me duar në gji,
Ne gjoks ka vënë kartelën:
“NN, prof. asc., Universiteti i Arizonës”.

E në qëndrimin e saj shoh Gjylen e Alisë,
tek përkunde djepin ne këndin e dhomës.

Ajo rri kujtueshëm në fund të radhës,
Në gjoks mban shënimin e varur :
“AA – prof. dr. në Universitetin e Oxsfordit”
E në kujtesën e saj shoh gruan e Artanit të vrarë,
Në fund të luftës së Kosovës.

Ajo flet në Foltore radhë e pa radhë
Dhe fjalët i ngre në shprehje krenarie,
Në gjoks ka vënë etiketën “AB-prof nga Munihu”
E në pamjen e saj shoh nusen e Ademit,
Tek ekzaltohej, para grave, në dasmën e fshatit.

Ato rrinë ulur, flasin, meditojnë,
Andej e këndej sale…
Unë i shoh me botën e fëmijërisë dhe tretem larg ndër malle!
Dhe shoh, se si në sytë e mi shfaqen gratë e fshatit,
Gratë e fëmijërisë sime që këtu më ngjajnë në shkencëtare.

*
Tek rrudhin gojën e mbyllin sytë përgjumur,
Tek flasin me drojë,
E gishtat trokasin me kujdes,
Më zgjojnë kujtimet e fëmijërisë,
Kujtimet për gratë e fshatit tek thonë…
Marr’ e zotit çka thamë, këtu qenka një djalë!

 
Leximi i parë:
Këndëvështrimi i kreatorit është i zëshëm,  duke përdorur  në këtë krijim “krahasimin “ e elementeve, ardhurinë e këtyre grave të zonja, të cilat  falë dhuntisë dhe talentit të tyre kanë ngjitur shkallina  në mënyrë intuitative.  Dhe ngrihet një “shtrat i bukur i kësaj pjergulle  artistike, ecila ka aftësi” pjellorshmërinë e hatashme dhe ndjenjë krenimi për frutet e saj .
 Veçantitë e tipikave të individualiteteve të shkencëtareve është përcaktuese me një gdhendje mjeshtërore dhe këndvështrimi në një kuartet optike: brezive dhe shkencore, falë rrezatimit adhurues të tyre. Efektiv prapë në këtë krijim është përdorimi plot kriter i krahasimit  dhe cirkuidimi poetik  i logjikës  dhe shkallinës.
Me këtë krijim kretatori  krijon fizionominë e femrës, gruas realizatore dhe pjesëmarrëse aktive në procesin e transformimit dhe progresit njerëzor.
KRETA
 
Anije e stërlashtë,
Harruar mes oqeanesh,
Ankoruar mes Detit Mesdhe,
Kreta.
 
Me shekuj ka mbledhur mitet e kontinenteve
Dhe rri mes detit të ngrohtë,
E nuk i afrohet asnjërit,
Kreta ...
 
Atlantida nga vijnë mitet pellazgjike   
Dhe ngjiten maleve të Evropës
Të përcëlluar nga deti,
Kreta.
 
Detarë që nuk dinë notin,
Ciklopë që udhëtojnë deteve mijëra vjet,
Bëjnë natën e fundit para se të bashkohet kontinenti plak, 
Kreta.
   
Barku i Penelopës
Që pret kthimin e Odiseut dhe bashkimin e kontinentit plak
Në pëlhurën e saj
Kreta...
 
Leximi i dytë:
Një simbolikë  drituese në këtë krijim të menduar, me një poetikë të veçantë, ku ngrihen me simbole “profile” të qendisura me metafora, krahasime të ndritshme dhe pse jo dhe të shndërruara në similituda dinamike...
Vetë krijimi, në kësisoj përshkrimi,  është një format i kënëdshëm akorimi “rilevor”, natyror, strukturorë, i cili flet me një gjuhë homerike. Vetëm një krijues me inteligjencë dhe arsenal dituror mund ta ngrejë kreativitetin në këtë shkallë, pasi dhe këndvështrimi i tij  është shumëdimesional dhe flet me nje “shumatore gjuhësh, refleksesh  dhe tingujsh, duke krijuar një ”auorelë”  me një portal vetëtimshprehës,  dhe lëshon emfazën e rritur...
Në këtë kreativitet, falë dijeve, parakalon i përkorë  elementi mitologjik i shëndetshëm, pellazgjik, buresa e “ujëvarave “ inteligjente.
Galeria e personazheve është   aktive në aktet e mëdha në odë si: Anija mendimore me  mite, dete, detarë, ciklopë, barku penelopian, festimpritës i Odiseut   dhe vetë anija gjigante Kreta, ku lindi dhe princesha  e hyjnive, me emrin Evropa, që e trashëgoi kontinent i lashtë.  
 
 
DREJT BURIMIT
(Pjetër Bogdanit)
 
Më flasin, më thërrasin, më ftojnë në jetë,
Po deshe burimin nisu rrjedhës së lumit...
Unë e Bogdani: T'birtë e Atit e Shpirtit Shenjtë.
 
Aty ish Dheu, Qiella, Deti e Zjarri e shpirti.
DHEU, ku nisëm themelet e gjuhës përsëri...
QIELLA, ku kërkonin amshimin për njeri...
DETI, ku rritej rrënja dhe ngrihej maja mbi lartësi...
ZJARRI i pjekjes diellore në sy,
Shpirti, ku kthehemi në shenjtëri.
1986
 
 
Leximi i tretë:
 
Mendimtarëve u thuren himne, për arritjet e tyre, lavdërohen, u vendosen  “dekoracione”  vlerësuese, i  ngrenë  deri në panteone, por Poetika realizon një vlerësim më të madh se kjo tufë vlerësimesh .
Lumi ka shtratin e tij, por pikënisja, rrjedhja, burimi është qenësori, i cili realizon prej basenit të tij jetëgjatësinë(ushqueshmëria prioritare) . Një krahasim i tillë i Pjetër Bogdanit me lumin, ndjesinë dhe qenien perëndore është . Malnaja e krahasimeve e shndërruar një Idhull...,ku sinkronizohen planetet,  flakëtarët  dhe drituesit : Dheu, Deti , Qielli (Dielli), Zjarri flakëues dhe Shpirti...
Çfarë stilizmi e motivimi: amëshim, themelet rrënjë- malnajë, pjekje diellore, shenjtëria ... Pjetër Bogdani dhe gjuha e lashtë... Sakrifica tipike për të mos enukuar gjuhën, paçka nga tentimet e “ protektorëve” dhe ky kuartet lindi Trungun...e pashkulshëm në jetë të jetëve... Vijon eksplorimi i së lashtës...
 
  
 
 
LUTJE
 
Shën Mëri,
Mbrëmë kam parë në TV një fëmijë
brenda një shtëpie që e shtynte vala e Cunamit
Është Eni
Lutu për të!
 
Shën Mëri,
Sot kam parë në gazetën ditore një fëmijë
të shtrirë për bukën e gojës mes refugjatëve të Afrikës
Është Eni...
Lutu për të!
 
Shën Mëri,
Mbrëmë kam parë në TV një fëmijë në Indi
me duar të shtrira drejt Nënës Tereze
Është Eni...
Lutu për të!
 
Shën Mëri,
Mbrëmë kam parë në ëndërr Enin
që përpiqej të më thoshte një fjalë 
Është Eni...
Lutu për të!
 
Shën Mëri
Mbrëmë kam parë në TV babanë e një fëmije, tek lutej në portën e Parajsës
Është babai i Enit
Lutu për të!
 
 Leximi i katërt:
Krijimi sjell  panoramën e lutësisë së drejtë, e cila tregon elementet e vet të mirësisë  dhe të ecjes emancipuese… Këndvështrimi, në këtë krijim , s’ka të bëjë  me besimin e kahjes “fetare”, por me respektin e me nderimin e Shënjtërisë së një personifikimi madhor  të përbotshëm, të ngritur e të profilizuar me aftësi e talent shekujsh, sikundërs është Shën Maria, një pikë reference plot kualitative  dhe ndryshuese. Me aftësinë poetike poeti zbulon tragjeditë, andonatat, plagët e sistemit “mirosh” dhe me një mirëfillësi specifikuese artistike, duke e  këndvështruar ndodhinë, sikur në këtë procesion  personifikohet vetja, pra i  ndodh vetes me trashëgimtarin e vet, në rol interpretues- pësues, bën shpërthesën dinamike  dhe lëviz vrullshëm në procesin human, shpëtimtar, në veprimin e shpejt për të eliminuar pasojat, në të gjithë Globin dhe në të gjitha Sinoptikat...   Vënia në rol e Enit , jep mesazhin e madh dhe realizon afrimin e madh të dashurisë njerëzore : “Çdo qenie në Glob, duhet parë sikur është jona, ndaj etika e sjelljes dhe e ndërhyrjes duhet të jetë e shpejtë, shpirtërore dhe në kohë”… Një apel i madh për Njeëzimin… Këtë apel dhe këtë mesazh madhor mund ta japë me aftsi vetëm letërsia, krijuesi i talentuar…
Vetëm kështu realizohet shumatorja e bashkimit të nismave individuale në kahje të pozitivitetit dhe derdhja e pashterrshme e energjive pozitive. Vetëm kështu realizohet intelektualizmi i pastër …
Ndaj lutu për të !
 
Përfundesë:
Poezia e sotme kërkon talent, dije, njohje të gjuhës, stilistikës,  energji,punë kualitative, përkthim dinjitoz për të arritur me vullnet në konkurrimin e vlerave universale .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi