Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË  INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr Empty “LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr

29th April 2018, 11:57
“LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË  INTELIGJENTE SI ZAGORIA”
Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
“Njeriu i Vitit 2011”, Kandidat për Çmimin “NOBËL” për vitin 2017, i propozuar nga IWA SHBA
 
Të nderuar miq pjesëmarrës në këtë tryezë diskutuese për një objekt kapital, sikundërse është shfrytëzimi i potencialeve turistike të një treve magjike, si Zagoria,  të cilin krijuesi e ka penelatuar me aftësi të jashtëzakonshme, duke i dhënë një frymëmarrje të fuqishme në sistemin e bronkeve të saj  frymore...Kreativët, asqë mund ta linin mënjanë , kurrsesi  këtë prezencë, këtë natyrshmëri, këtë kombinim harmonik pa e eksploruar, pa e publikuar, pa e pikturuar, pa e përshkruar  me ndjenjën më të fuqishme  të buruar nga një kryemendim. Ndaj   të shquarit jo vetëm të trevës , por edhe të vendit dhe të Kombit e kanë bërë të njohur këtë PANORAMË NATYRORE SHPIRTËRORE TË JASHTËZAKONSHME .  Të shumtë janë këta kontribues dhe njihen mirë në Panteonin tonë Kombëtar, duke filluar nga POETI I MADH KOMBËTAR, “NDERI I KOMBIT” ANDON ZAKO ÇAJUPIT   e duke vijuar  me të tjerë të mëdhenj.
 
 Andon Zako Çajupi, poet i madh i shkëlqimit të Rilindjes Kombëtare, Ilia Dilo Sheperi, i  cili provoi me sakrilegj e përkushtim si mund të mësohet gjuha e nënës, Filip Shabani, që u konsiderua “Ministër” i Arsimit të Emigracionit, filolog i madh që ka kontaktuar me “yllin” e filozofisë shqiptare, Sami Frashërin; zagoritin e talentuar në jurisprudencë Jorgji Çako, fitues i konkursit francez, frëngjishtfolësi i shkëlqyer, befasues për Akademinë Franceze të Dizhonit, që fitoi tenderin juridik për paketën kushtetuese në kolonitë franceze të Afrikës së Veriut; Piktori i madh dhe laureat , Dhimo Dhima, pikturat e tij të ekspozuara në Greqi e Francë, piktori tjetër  i famshëm Polikron Niçe, Haritenjtë e shquar, Garulët e dramës dhe të kulinarizmit, Dilogjikajt e përkushtuar për çështjet kombëtare, Aristidh Rruci firmëtar i Pavarësisë Kombëtare  e për të rivijuar me përfaqësuesin tipik të inteligjencës rinore Alqi Kondin; demokratin me mendim të kristaltë Themo Vasin e me profesorë të kalibrit Jorgo Bulo e Gjergj Zheji; shkencëtarin e informatikës Kristian Bukuroshi, juristin e talentuar Kleanth Koçi; Spartak Ngjelën, vizionarin e jurispudencës bashkëkohore, e duke mos harruar edhe Stath Kostaren , i konsideruar si Eqrem Çabej i Kosovës… tjerë …
A nuk e meriton kjo trevë vijimin shumëplanësh të “përvojës së saj “ ,një aktrim me galeri personazhesh  ky gjigand i mendjes njerëzore i pakufizuar me një shtrirje të gjerë gjeografike?
Shkrimtarët , poetët , artistët  e dalë nga kjo trevë  kanë luajtur dhe lozin një rol të madh në shfaqjen e gjithë këtij kompleksiteti inteligjent, ndaj janë krenarë për këtë fond të madh pasurie që transmetohet në breza.
 
Pas perdes …  madhështia /ngjyrimi të çudit…/ O njeri, sa e gjerë,/e paanë është fantazia,/shpirti i bukurishëm të trondit…/ Luginë e katër Grykave shfaqet, / luginë e ëndrrave të rralla. /Malet kapin me dorë qiejt, / shpaloset  syve përralla…
Pse kjo trevë është kaq e rrokshme për t’u vizituar e për të kaluar ditë pushimi aktive estetik.
Shpjegimi është i natyrshëm :
        Zagoria është një krahinë mjaft potente, që shtrihet gjeografikisht në Shqipërinë e Jugut dhe përfshihet në rrethin e Gjirokastrës. Jo vetëm shtrirja gjeografike, klima e mahnitshme, ajri i pastër, ujët e ftohtë e mjaft vital, vendet piktoreske që mahnitin, por, mbi të gjitha, kjo trevë prodhon dhe vijon të prodhojë:  INTELIGJENCË! Kjo vjen si rrjedhojë se Zagoria dhe zagoritët nuk kanë qenë ndonjëherë të “mbyllur”, apo në lëvozhgën “mit”. Ajo nga mbyllja e imponuar ka dalë si “krimb mëndafshi” dhe ka prodhuar mëndafsh intelektual, që ka dhënë “SFILATË”... Zagoria ka qenë në lidhësi disashekullore me kontinentet e Botës, të cilat e kanë pranuar në gjirin e tyre. Kontaktimet e Zagorisë gjeografike edhe në këtë shekull me Botën kanë qenë të rrokshme dhe prezente. Shtrirja e vërtetë e potencialit të saj intelektual, mendor është tepër e gjerë dhe befasuese.
Është i shumtë fondi libror  që ka pasqyruar  këtë trevë shumëdimensionale, ku parësi
i është dhënë kendvështrimit në një progresivitet intelektual, duke i dhënë “shpullë” mentalitetit të vjetër dhe të konceptuarit ndryshe, që e kanë pronë të ashtuquajturit intelektualë pa intelekt.
Zagoria mendojmë se duhet të propagandohet edhe për të mirën e saj, por më shumë për të mirën e gjithë njerëzve, që do të shtojnë jetën në trevën e bukur të Zagorisë në kontakt me të e sidomos me një nga perlat e saj, Çajupin, këtë magji natyrore, ku të huaj që kanë ardhur janë mrekulluar, por s’kanë pasur mundësi të përjetojnë jetëgjatësinë e mahnitjes gjatë...  Por tashmë kohët kanë ndryshuar , pasi infrastruktura deri në Çajup  është e rregull, por duhet të vihet dorë për infrastrukturën nga Çajupi në brendësi të luginës , në lidhësinë midis dhjetëshes së fshatrave të saj .
 
Pozitiviteti, mahnitja  e prezencës …
Lugina, nga ana hapësinore ka fund të ngushtë dhe shpate të pjerrëta. Relievi është i ndërtuar nga formacionet të buta dhe shumëformësh.Prezente janë malet e lartë, të cilët e “mbështjellin” luginën, duke i dhënë një trajtë të veçantë tipike; përrenjtë e ngushtë  e pjesërisht të thellë, kodrat e buta, kryesisht të veshura, të thepisura, të ravijëzuara dhe të pasura me kullota. E veçantë është se në lartësitë mbi 2000 metra janë tipike e prezente format e shumta karstike,  cirqet akullnajore dhe shpellat karstike, të cilat  krijojnë tablo të bukura, tërheqëse natyrore. Përmes luginës së Zagorisë rrjedh lumi i Zagories, i cili derdhet në Vjosë, por si rrjedhojë e gjatësisë së tij ai në “fjalorin” terminologjik gjeografik konsiderohet “përroi” i  Zagories. Nga të dy anët e tij, sidomos në krahun e djathtë, dalin një sërë burimesh karstike.
Krahina e Zagorisë ka bukuri të rralla dhe është tërheqëse, jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për vlerat e peizazhit, historisë dhe kulturës së saj. Është një territor tepër i larmishëm me natyrë karakteristike me magjinë dhe potencialin e saj tërheqës që nga pjesët më të larta të malit të Dhëmbelit dhe malit të Çajupit me mbi 2000m lartësi, që hijeshojnë kurorën e zonës dhe deri në ultësirat e freskëta të lumit të Zagories, në derdhjen e tij në lumin e Vjosës. Biodiversiteti, në të cilat janë vendosur të gjitha gjallesat, llojet e bimëve dhe fauna, është një tërësi e dozuar në mënyrë inteligjente në natyrën e këtij vendi, e elementëve biotike dhe abiotike, por edhe gjeomorfologjike. Është një tërësi e tokës, vegjetacionit, faunës dhe mikrofaunës, atmosferës, peizazhit, por që medoemos duhet ruajtur dhe zhvilluar në dobi të njeriut, të banorëve të territorit të Zagories, tashmë duhet të jetë pronë edhe e vizitorëve nga vënde të tjera, të cilët janë të etur për këtë prezencë të mahnitshme, plot ngjyra.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË  INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr Empty Re: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr

29th April 2018, 11:59
Zagoria është krahinë tipike malore me këto karakteristika klimatike: me dimër të shkurtër e të butë, me borë e ngrica të mëdha, me rreshje të shumta (mesataria 1500 mm në vit) dhe me 15 – 20 ditë me borë në vit në luginë dhe 20 - 30 ditë në male. Erërat e ftohta, që fryjnë përmes luginës, megjithë pengesat malore, e ulin shumë temperaturën deri në formimin e ngricave, ndërsa erërat e ngrohta, që depertojnë nëpërmjet Grykës së Selckës dhe sidomos nga ajo e Këlcyrës, janë kaq të ndjeshme sa që në Zhej dhe në Doshnicë rritet dhe pema e ullirit. Vendi më i ngrohtë i Zagories është Vërria, e cila shtrihet midis Vithuqit dhe Hoshtevës. Në të dy krahët e lumit, në lartësi 400 - 800m, shtrihen 10 fshatra: Doshnica, Hoshteva, Vithuqi, Koncka, Nivani e Sheperi nga njëra anë, nga krahu i djathtë i lumit dhe Ndërani, Topova, Lliari dhe Zheji nga krahu i majtë i lumit. Në vartësi të rrjedhës së lumit vendasit e ndajnë këtë trevë në dy pjesë: Zagoria e poshtme dhe Zagoria e sipërme, të cilat kanë nga 5 fshatra dhe përfshihen në komunën e Zagories, ku secili nga fshatrat ka karakeristikat e tij. Krahina ka pasur një rrjet rrugor të zhvilluar për marrëdhëniet politiko - ekonomike dhe shkëmbime tregtare me viset e tjera të vendit dhe me jashtë, si edhe për komunikim e marrëdhënie brenda saj. Fshatrat lidhen ndërmjet tyre nëpërmjet urës së Hoshtevë - Lliarit( e cila, si rrjedhojë e mospërkujdesjes, u rrëzua, duke shembur kështu një monument të madh culture, kjo ngjarje e madhe tragjike) , të Nivanit të Shtrigës dhe të një pasarele, që lehtëson kalimin nga Zheji në Doshnicë. Me Përmetin kalimi bëhet me anën e Qafës së Dhëmbelit e Gjurmë Mushkës, ndërsa me Gjirokastrën realizimi i lidhjes sigurohet nëpërmjet Qafës së Çajupit dhe Grykës së Selckës. Nga pikëpamja e banimit si trevë, Zagoria ka qenë e banuar që në kohë të lashta. Këtë e dëshmojnë prezenca dhe zbuluesa e rrënojave të vëndbanimet e hershme, si kalaja Ilire e periudhës së dytë të hekurit dhe gjetjet e rastit të objekteve, që u përkasin antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme. Të këtyre periudhave janë edhe vendbanimet: Qyteza e Doshnicës, Vërria e Zhejit, Lumërat e Hoshtevës, Plesha, Dërmazi. Thuhet se në vitin 604 në Korfuz e Qefalloni u formua një koloni nga banorët e krahinës EVRE, që mendohet se është Zagoria e sotme. Dyndjet e sllavëve në shek VI - IX dhe më pas ato të bullgarëve, që sipas transmetimeve ende të pavërtetuara, thuhet se i vunë krahinës emrin Zagori, (përfshinë edhe këtë krahinë) , e cila në shek XIII- XIV bënte pjesë në despotatin e Epirit e të Janinës dhe principatën e Artës, por në lidhje me emrin e vënë nuk ka ndonjë gjë konkrete, por hamendësi, gjë që nuk e vërteton praktikisht këtë “nunëzim”. Gjatë sundimit osman është administruar nga: Delvina, Janina, Gjirokastra dhe Tepelena.
Në fund të shek. XVII, e sidomos gjatë shek. XVIII, sunduesit osmanë u përpoqën me të gjitha format për ta islamizuar këtë krahinë, por nuk e mposhtën qëndresën e saj: ajo ruajti me fanatizëm zakonet dhe traditat e veta shekullore. Në Zagori nuk u ngrit asnjë institucion fetar islam dhe shkollë në gjuhën islame. Kjo realizoi një puritantizëm fetar, pra u mbrojt feja ortodokse. Ruajtja e institucioneve, objekteve të kultit brez pas brezi dëshmon qartë për lashtësinë dhe për vazhdimësinë e jetës së banorëve të saj. Banorët e luginës në shekuj kanë qenë bashkëluftëtarë të vezirëve vendas në rebelimin e tyre kundër Portës së Lartë, pjesëmarrës aktivë në kryengritjet antiosmane kundër reformave të Tanzimatit, në ngjarjet e mëdha të viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në luftën për zhvillimin e arsimit kombëtar dhe luftëtarë aktivë në ngjarjet e mëdha ndryshuese dhe të përcaktimit të fatit, siç ishte evenimenti i madh historik i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Pra Zagoria është një krahinë shumë solide dhe tipike, që ka kontribuar në momente shumë të rëndësishme të jetës dhe ndryshimeve në historinë e Shqipërisë. Për nga natyra, popullsia dhe historia, nga trashëgimia e pasur materiale dhe shpirtërore e banorëve të saj, është një ndër krahinat më interesante dhe më potente të Shqipërisë së Jugut, paçka se në shumtësinë e rasteve nuk është parë me këndvështrime reale për potencialin që mbart, gjë që ka ndikuar në mosshfrytëzimin dhe vlerësimin e vlerave të saj. Duhet evidentuar se gjatë pushtimit osman, kur fshatrat e krahinës rrezikoheshin nga bandat, mbaheshin roje muslimane të emërtuara “këmborë” që loznin një rol të organizuar mbrojtës. Po kështu Zagoria mbart mbi vete dhe kontributin e madh që ka dhënë gjatë gjithë ekzistencës për evakuimin dhe akomodimin përfundimtar të familjeve të zonave të tjera të kërcënuara. Veçoritë natyrore të relievit, karakteri dhe veprimtaria plot nerv i popullsisë, kanë krijuar në shekuj një njësi më vete me krarakteristika tepër të veçanta, një zonë gjeografike dhe etnokulturore të veçantë me një origjinalitet, që dallohet shumë qartë nga zonat e tjera me të cilat ajo kufizohet dhe ka hyrë në marrëdhënie jetësore, duke ndikuar katërcipërisht tek to. Ajo ruajti në shekuj një autonomi relative, një vetëqeverisje në trajtën e Venomit, që e ndeshim që nga fillimet e sundimit osman (1492). Për këtë arsye banorët e kësaj treve ishin detyruar të përpunonin, të pranonin dhe të zbatonin të drejtën zakonore në të cilën gjetën zgjidhje problemet e pronësisë, u përpunuan normat juridike dhe u rregulluan marrëdhëniet ndërmjet tyre
Në këtë krahinë, falë shpirtit liridashës, humanist dhe progresit të banorëve të saj gjatë shekujve lindën dhe vepruan figura të ndritura, që u bënë luftëtarë konsekuentë për realizimin e interesave të Kombit dhe të Atdheut. Ata me veprimtarinë e tyre në dobi të çështjes kombëtare i kaluan përmasat e krahinës dhe lanë emër në të gjitha sferat e jetës. Këta e bënë historinë e kësaj krahine të pasur dhe të lexueshme. Po kështu mjaft kuadro, krijues, studiues, shkencëtarë në të gjitha fushat luajtën dhe lozin një rol të padiskutueshëm në përparimin kulturor e arsimor, jo vetëm të krahinës, por edhe në shkallë vendi. Kontigjente të tilla janë evidentuar edhe në këtë libër për të krijuar një tablo të qartë të këtij dinamizmi dhe zhvillimi kulturor.


Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË  INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr Empty Re: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr

29th April 2018, 12:00
Potencialet turistike të Zagorisë(shkurtimisht në paraqitje )

FUSHA OSE PLLAJA E ÇAJUPIT

Fusha karstike e Çajupit, ose pllaja e Çajupit, shtrihet rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Ajo pozicionohet midis majës së Çajupit, maleve të Topovës, kullotave të Karagjozatëve, maleve të Labovës dhe malit të Bucelthit. Maja e Çajupit është një majë në malin e Lunxhërisë me lartësi 1536 m, i përbërë nga shkëmbinj gëlqerorë, me dukuri e tipizime të shumta karstike.
Formëzimi i Fusha e Çajupit është pak a shumë i rrumbullakët. Si rrjedhojë e rrethimit me maja malesh krijohet mundësia e prezencës së ujërave dhe burime të shumta, katër burime, të cilët kanë një ujë tërësisht të kristalizuar dhe emërtohen: burimi i Papalepurit, uji i ftohtë dhe shumë i lehtë; burimi “Janko”, “Ojen” dhe mbreti i burimeve Brati, i cili dallohet për ujin e tij shumë të ftohtë, por edhe me vlera të mëdha kurative të provuara për kurim sëmundjesh të ndryshme dhe kryesisht për kurimin e sëmundjeve nga tuberkulozi. Kjo aftësi “burimore” është tipizuar edhe në folkloristikën e zonës, e cila është me emër jo vetëm në rreth, por edhe në vend e më gjerë. Ja si shprehen cilësitë ujore të këtyre burimeve: “Brati me ujë të ftohtë, ç kur e pi të rrjedhin lot, ç “Gropë e lotëve” rrëzë malit, ç“Papalepuri”, ujë zallit .ç“Jankua” me “Buzën e Rripës”, çSa lezet që janë sipër çedhe “Ojen” kur shikon,çnë anë të rrugës buron.

Pozicionimi i tillë, prezenca e ujërave, klima e shëndetshme me një ajër të pastër, lulet shumëngjyrëshe, bimët medicinale, prezenca e bimës aromëkëndshme të çajit, pazazhet natyrale të magjishme e bëjnë këtë pllajë një qendër të rëndësishme klimaterike, të pashfrytëzuar deri tani. Kjo “magji” ka një sipërfaqe rreth 200 ha. Fusha e Çajupit është futur shpesh në lakmitë e të pasurve, të cilët kërkonin ta bënin pronë të tyre.

Fusha e Sheperit
Fusha e Sheperit është fusha më e madhe e Zagorisë. Shtrihet në këmbët e malit të Dhëmbelit. Një pjesë e mirë e saj është përdorur si tokë buke, në të cilën është kultivuar kryesisht gruri dhe misri. Kjo fushë është përdorur kryesisht si kullotë e dorës së parë për blegtorinë, në mënyrë të veçantë për pranverën dhe periudhën e parë të verës, para se bagëtia të ngjiten maleve dhe për periudhën e parafillimit të dimrit, kur ato zbresin nga malet.

Bambulli
Është nje burim i madh karstik, nga ku e ka rrjedhën lumi i Zagories. Vendodhja: 2,5 km në Perëndim të Sheperit dhe së toku me “Ujin e Ftohtë” janë rezervate të ujërave karstike. Burim me ujëra të freskëta e të kaltra. Prurja mesatare: 60 l në sek. “Bambulli” u shfrytëzua për furnizimin me ujë të pijshëm të Sheperit, për të furnizuar me ujë mullirin e blojës dhe për ngritjen e një hidrocentrali të vogël.

Çarroku
Shesh i përmasave të vogla i rrethuar me lisa shekullore. Ndodhet në Jug të Sheperit.
Në Çarrok, gjatë luftës kundër pushtuesve nazifashistë, u formuan dy nga repartet e mëdha partizane: Brigada e VIII dhe brigada e XIV partizane, në muajin prill dhe gusht të vitit 1944. Në kujtim të atyre dy ngjarjeve është ngritur atje një lapidar, ku janë përjetësuar emrat e dëshmorëve të lirisë të këtyre dy formacioneve partizane. “Çarroku” është rrethuar dhe me një bllok me pisha, që nisën të mbillen qysh në vitin 1968. Në këtë “shesh” janë zhvilluar festivalet folklorike të krahinës dhe festohet përvitshëm përvjetori i krijimit të formacioneve të lartpërmendura.

Guri “Menhir”
Ndodhet në VP të Doshnicës, pranë fshatit Leskaj. Është gur gjigand me bazë në formë piramide, i ngulur në tokë me majë drejt hapësirës qiellore. Studiuesit mendojnë se i përket mesit të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Thuhet se popullsia e kësaj krahine (treve) rreth këtij guri festonte ardhjen e pranverës dhe vendoste lule e dafina.

Peshturi
Ndodhet në malin e Doshnicës, rreth 200 m poshtë kurrizit të anës L të tij dhe në kufi me malin e Hoshtevës. Është e gjatë në hyrje afro 4 m dhe e lartë rreth 3,5 m. Brenda zgjerohet me kthesa dhe arrin gjatësinë mbi 90 m. Gjatë Luftës ANÇL ka shërbyer si vendstrehim i njerëzve.


“Qyteza”
Ndodhet rreth 400 m në V të Doshnicës. Mendohet se i përket periudhës antike, të shekujve të parë pas Krishtit. Aty është zbuluar qeramikë dhe fragmente të enëve prej bakri. Ka ndonjë studiues që mendon se në Qytezë përpunohej dhe shkrihej bakri.

Rrema (Ujëvara) e Doshnicës
Ndodhet mbi lumin e Zagorisë, rreth 800 në P të Doshnicës, në lartësinë 350m. Ka lartësi 16 - 17 m. Mendohet se aty gjatë periudhës së mesjetës dhe më pas punohej bakri. Rrema e Doshnicës pengon kalimin e peshqve nga lumi i Vjosës në atë të Zagorisë.

Dërrasa e Doshnicës
Gur i madh gëlqeror që shtrihet mbi Doshnicë, 250m në L të saj. Ka gjatësi mbi 1km dhe gjerësi rreth 300 m. Ka bimësi të rrallë me gjelbërim të përhershëm venjën ( që i ngjan pishës dhe dëllinjës me kokrra të zeza) dhe ilqen. E para është e rrallë në vendin tonë, ndërsa e dyta e vetme në Zagorie. Rritet dhe mbretja dhe susami. Këto bimë janë ushqim i nevojshëm për bagëtitë e imta, sidomos në stinën e dimrit.

Vënjat e Hoshtevës
Grumbull pyjor halor i vetmuar me sipërfaqe rreth 6 ha. Shtrihet pranë Gjurmë Mushkës dhe shërbejnë për mërzimin e dhënve në verë. Mbrohet me ligj nga shteti, por fatkeqësisht po nga shteti kohët e fundit është dëmtuar, duke u prerë për lëndë ndërtimi. Edhe në VL të Dërrasës së Doshnicës, midis bregut të Bazhures në V dhe Qafës së Udinit në L. ndodhet një grumbull i konsiderueshëm vënjash të dendura me lartësi më të vogël se ato të Hoshtevës.
Kalaja e Limarit
Ndodhet rreth 3 km në VP të fshatit Zhej, në një kodër mbizotëruese me mbrojtje natyrale. Kodra ka thuajse formën e trapezit dhe është ngritur në faqen JP të saj. Kalaja përbëhet nga dy radhë muresh rrethimi. Zona ndërmjet dy mureve është shkëmbore dhe e pjerrët, ajo ka një gjatësi rreth 60 - 70 m dhe gjerësi afër 40 m. Muri rrethues shërbente edhe për nivelimin e terrenit për ta bërë të përshtashme për banim. Pjesa më e lartë e qytezës, që quhet “akropol”, është e sheshtë.

Tuneli (Sqolla ) e Sheperit
U ndërtua nga Ali Pashë Tepelena dhe shërbeu për strehimin dhe mbrojtjen e tij. Është i gjatë rreth 80 m dhe i gjerë 1,9m. Fillon nga oborri i shtëpisë së Rakajve dhe përfundon në atë të Dudajve. Ka disa kthina të brendshme dhe dy dalje nga L në drejtim të Dhëmbelit dhe nga J në drejtim të kumbullave të Dudajve. Në nëntor të vitit 1939 u shemb vetëm hyrja e tij. Tuneli mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1809, pasi në atë vit Pashai i Tepelenës i drejton Sheperit një letër (03.10. 1809) djalit të tij, Veliut.

Vuvat (puset malore)
Uji i ftohtë që del në formën e burimeve karstike në sasira të pakëta, kryesisht rrëzë shkëmbinjve. Gjenden në lartësinë mbi 1800 m, në Katal, Bar i Zi, Qafë e Dhëmbëlit, Lug të Arapit.

Katali
Mal në vargmalin Shëndetëlli – Lunxhëri - Bureto në lartësinë 1763. Shtrihet ndërmjet Lugut të Arapit dhe Brothomait.
Peizazhi karstik përfaqësohet nga forma të shumllojshme si të hinkave, gropave e tjerë, që gjenden më tepër gjatë kurrizit. Në lartësinë mbi 1900 m janë ruajtur gjurmët e akullnajave të kuaternarit. Ka cirqe bore të vogla në tre vende dhe një burim të vogël uji rrëzë një shkëmbi, që vendasit e quajnë vuvë. Pjesët e poshtme të malit janë ndërtuar nga formacione terrigjene dhe depozitime kuaternare. Në brezin pyjor të tij, sidomos në Hijen e madhe, rriten kafshë të rralla si: sorkadhja, dhia e egër, gjeli, pëllumbi i egër e tjerë. Ka kullota të pasura verore për blegtorinë dhe një ujëmbledhës (lerë).


Strakaveci (Shkëmbi i Zhejit)
Shtrihet në lartësi 1958 m ndërmjet Qafës së Çajupit në J dhe Malit të Golikut në VP. Është formuar nga gëlqerorë të paleogjenit dhe më pak nga ata të kretakut. Relievi është tepër shkëmbor dhe me pjerrësi të madhe, sidomos ana L që merr pamjen e humnerave. Ai dallohet për përhapjen e gjerë të formave karstike dhe lidhet ngushtë me ngritjen e fuqishme neotektonike me amplitudë të madhe si dhe me thyrje e shkëputje të shumta. Asimetria është e theksuar dhe mjaft e ndërlikuar nga ana tektonike. Aty janë kafshë të rralla si sorkadhja e sidomos dhija e egër dhe me pakicë në Bredhin e Zhejit, rriqerbulli. Në rrëzë të tij është ndërtuar kisha e Shën Ilisë.

Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË  INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr Empty Re: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr

29th April 2018, 12:01
Bredhishtja e Zhejit
Shtrihet në lartësinë 500 - 1900 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja është rreth 1500 ha dhe shtrihet përballë fushës së Çajupit. Kati drunor i pyllit përfaqësohet nga formacione të bredhit të Maqedonisë, nënpylli përfaqësohet nga shkoza, dëllinja, mëlleza. Grumbullimi kryesor ka moshë rreth mesatare, rreth 110 vjeçare, lartësi mesatare të drurëve 14 m dhe diametër mesatar 30 cm.

Gjurmë Mushka
Qafë mali në lartësinë rreth 1400m, ndërmjet majës së Kulavarrjes dhe Katundishtës. Lartësitë e këtyre dy majave ulen, mbledhin ujërat e kurrizeve malore dhe formojnë përroin e Gjurmë Mushkës. Është ndërtuar nga gëlqerorë dhe e formuar nga një shkëputje tektonike. Është e zhveshur nga drurët pyjorë: rriten barëra, lule etj., që krijojnë kullota të mira verore për dhëntë. Gjurmë Mushka lidh Hoshtevën me Përmetin. Në të, gjatë mesjetës dhe deri në fillim të shek. XX, kanë kaluar karvane tregtare, që vinin nga Delvina, Saranda, Gjirokastra; kalonin në Kardhiq, Çajup – Dërmaz – Pleshë - Manastiri i Shën Sotirit – Përmet e më tej.

Lajthishtja e Topovës
Është masivi më i madh natyral në Shqipërinë e Jugut. Shtrihet në tre shpate mali. Me një sipërfaqe rreth 40 ha dhe fillon kryesisht pranë fshatit Topovë dhe arrin deri në lartësinë 1700m në Katal dhe Lugun e Arapit.

Pylli i Dërmazit
Shtrihet ndërmjet përroit të Selës në V, rrjedhjes së poshtme të lumit të Zagorisë në L dhe Dërmazit e Shën Mitrave në J dhe JP. Ka gjatësi afër 3 km dhe gjerësi 2,5 km. Përshkohet nga tre përrenj të vegjël e të thatë (i Picurit, Qytezës dhe Kospinecit). Është pyll i dëndur, i mbuluar me drurë të ndryshëm, si: shkurre, shkoza, frashër, cermedel, lis e tj., të cilat janë me vlerë për bagëtitë e imta.

“Hija e Mallkuar”
Pyll i dëndur me gjatësi rreth 2, 8 km. Shtrihet midis Qafës së Shëne Premtes, në P të përroit të Selës, në Lindje të Sheshit të Madh dhe P e JP të Përroit të Lugjeve në V. Thuhet se mori këtë emër gjatë luftës kundër pushtuesve osmanë, në vitet 20 të shek XVIII. Ka drurë të ndryshëm si: krekëz, shkozë, mëllezë, panjë, kumbulla të egra e tjerë, të cilat përdoren kryesisht si ushqim për bagëtitë e imta.

Saraji i Doshnicës
Ali Pashë Tepelena ka patur lidhësi të mira me zagoritët. Zagoria me fshatrat e saj ka qënë “rezidenca” e Ali Pashait. Lëvizjet e tij në këtë trevë kanë qenë të sigurta dhe të siguruara. Në këtë kuadër mjaft zagoritë kanë qenë të preferuarit me poste në qeverinë e Ali Pashës. Njëri prej syresh ka qenë dhe Hilë Deda.


Panairet Krahinore e Ndërkrahinore
Organizoheshin kryesisht pranë Manastireve. Kishin për qëllim shkëmbimin e prodhimeve, shitjen e mallrave nga fshatarët dhe zejtarët dhe blerjen e lëndës së parë nga këta të fundit. Panairi më i vjetër ishte ai që zhvillohej në fund të shek. XVII në Dërmaz, një herë në vit, ditën e Shën Mitrit (26 tetor). Merrnin pjesë tregtarë, jo vetëm nga Zagoria e Pogoni, por edhe nga Përmeti e Gjirokastra, Tepelena dhe Mallakastra. Ndërsa ai në Manastirin e Nivanit, që përmendet në shek. XVIII, zhvillohej një herë në vit, ditën e parë pas pashkës. Në të merrnin pjesë tregtarë nga Zagoria, Pogoni, Përmeti dhe Lunxhëria. Panair tjetër ndërkrahinor ishte ai që zhvillohej në Manastirin e Shën Todhrit në Konckë, që frekuentohej nga Tepelena, Këlcyra, Përmeti. Po ashtu çdo 15 gusht organizohej në Manastirin e Spilesë, në malin Kucullak të Ndëranit një panair i madh në të cilin merrnin pjesë fshatrat e Zagorisë së Sipërme, të Pogonit, të Lunxhërisë e deri nga qyteti i Gjirokastrës. Panairet kanë ndihmuar në gjallërimin e ekonomisë monetare dhe shkëmbimin e mallrave, kryesisht bujqësore me ato artizanale.

Kambana e Hoshtevës
U prodhua në Rusi dhe u ble në Stamboll më 1878 nga Rako Mboqe (Hoshtevë). Erdhi në Hoshtevë nëpërmjet Përmetit në fund të shek. XIX. U vendos në Kishën e Shën Gjergjit dhe binte në një orar të caktuar, me përjashtim të alarmit, sidomos kur vinin në fshat bandat kusare. Kishte tingëllim të veçantë e dëgjohej në të gjithë Zagorinë, nga Katali në Dhëmbel dhe nga Mezhgorani në Malin e Golikut. Humbi tingëllimin e saj në vitin 1938 dhe u shkatërrua në vitet ‘70 të shek. të kaluar. Ishte kambana më e madhe e krahinës. Peshonte rreth 100 kg dhe përmbante 1.2% ar, 20% kallaj dhe pjesa tjetër bakër.



Ujërat e pijshëm

Në 10 fshatrat e krahinës ka rreth 70 burime e çezma me ujë të ftohtë e të freskët, të mjaftueshme për popullsinë e saj. Në fund të shekullit të kaluar mesatarja për çdo banor, në periudhën më të thatë është llogaritur rreth 270 litra në ditë.
Burimet dhe çezmat kryesore të fshatrave janë:
Në Sheper: Gorricë, Gjinec, Zhezbori, Gurra, Prifti, Llagaturati, Rrapi, Shkolla, Meçe, Shuluke dhe Bambulli.
Nivan: Gugumanje, Qeli, Gurra, Shkollë.
Konckë: Çalaku, Orest Semi, Gurra, Konckë, Ajminxore.
Vithuq: Përroi i Gjeçes.
Hoshtevë: Çezma e madhe (Lipemenja), Cekbite te baxhua, Pusi i Kalloit, Gurra e rrënuar, Burimi, Përrua 1, burimi 2.
Doshnicë: Çezma e fshatit dhe Korithi.
Zhej: Gjerdhomi, Dedaj, Nikaj, Belenat, Kroi i ri, Gjerdhomi (majtas), Gjerdhomi (mesi), Gjerdhomi (djathtas).
Në Çajup: Papalepuri, Janko, Buza e Rripës, Ojen, Brati.
Lliar: Çezma e fshatit, Cingal, Gjikleka, Shën Mitrat, Reçi, Hije e Mallkuar.
Topovë: Miku, Zera, Pangaj, Kroi i madh, Nikaj.
Ndëran: Gurxhani.


Impianti gjigand i natyrës dhe pasuria e saj e ngjyrshme

Zagoria e parë në një këndvështrim tjetër…
Ndër begatitë e shumta, që përbëjnë mjedisin e larmishëm e karakteristik të luginës së Zagories, flora pyjore, përbën pa dyshim kurorën më të bukur dhe stolinë më të përsosur të veprës së natyrës. Vargmalet e lartë, që rrethojnë këtë luginë, i japin asaj pamjen e në kalaje madhështore, ku brenda saj gjallon një larmi e tërë speciesh të botës bimore dhe shtazore. Pyjet dhe kullotat e kësaj zone zënë mbi 80% të sipërfaqes, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga tokat bujqësore, sipërfaqet e banuara dhe terrenet inproduktive. Bota bimore përfaqësohet nga një shumëllojshmëri llojesh të bimësisë barishtore, shkurreve e deri te drurët e lartë shekullore, që paraqesin vlera të veçanta për ekonominë, klimën dhe jetën e njeriut.


Bimët medicinale eterovajore e tanifere
dhe leverdia e tyre ekonomike
Si rrjedhojë e pozicionit shtrirës gjeografik, e konfiguracionit kombinues të ultësirës dhe prezencës së shkëmbenjve malorë, nga ku e kanë lindësinë burimet e shumta ujore si dhe kombinacioni me kullotat e pasura malore gjatë stinës së pranverës, flora e trevës së Zagories është e shumëllojshme. Vlen të evidentohet në këtë prezencë të florës bimësia medicinale, eterovajore dhe tanifere. Ajo që është më thelbësore, është prania e kësaj të fundit në të gjithë trevën me një përhapësi të gjerë.


Gjahu dhe arti i gjuetisë
Mbulesa e madhe vegjetale e krahinës së Zagorisë, përveç anëve pozitive të reflektuara dhe më lart, siguron dhe një prezencë të madhe të shumllojshmërisë së kafshëve të egra, apo siç motivohen në fjalorin e gjuetisë: ”kafshët e gjahut”. Prezenca e relievit të thyer, kodrinor e malor, kushtet gjeografiko - klimatike, mbulesa alpine, zonat e mëdha me pyje ku predominojnë lisi, ahu, shkoza, bliri, gëmusha, lajthia, dëllinja e tjerë favorizojnë rritjen dhe përhapjen e kafshëve për gjueti.
Ekzistojnë: sorkadhet, ujku, derri i egër, dhelpra, kunadhi, lepuri, bala e tjerë.
Shpendë: shapka, mëllenja, rosa e egër, pëllumbi, thëllëza, turtulli, fuga, shqiponja, sorra, skifteri, korbi e tjerë.
Zogjtë: qykapiku, gardelina, gushëkuqi, dallandyshja, bishtgjati, krahëbardhi, bilbili e tjerë.
Pyjet e pasur në gjelbërim dhe llojshmëri drurësh si dhe prezenca e gjithë këtyre kafshëve e bën shumë “romantike” natyrën e pyllit zagorit. Duke patur një bollëk të tillë kualitativ kafshësh dhe shpendësh në Zagori, qysh në kohërat e hershme është aplikuar e perfeksionuar arti i gjuetisë, duke e konsideruar këtë si një sport të veçantë e të bukur si dhe si përfitues i të ardhurave.

Infrastruktura e Zagories


Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË  INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr Empty Re: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr

29th April 2018, 12:01
Ekzistenca kohore


Vetëkuptohet, sipas burimeve dokumentare të transmetuara, të gjurmëve ekzistuese mesjetare si edhe ekzistenca e sotme e pasurimi i vonët krijohet një tablo e qartë për infrastrukturën e Zagorisë. Kjo ekzistencë e ka bazimin tek larmiteti i lidhësisë tregtare, i realizimit të shkëmbimeve të prodhimit midis fshatrave të vet krahinës si dhe një “mozaik” më të gjerë tregtar. Në Sopik ( Pogon), në shek. XVIII, zhvillohej Panairi tregtar ku vinin tregtarë nga Shqipëria e Veriut, Maqedonia, Bosnja lindore, Janina dhe Epiri. Ky panair kapte një afat kohor 15 ditor duke filluar nga dita e çeljes 15 gusht.
Në komplekstin e rrugëve që përshkonin Zagorinë në shek.17-18 vend të rëndësishëm zinin rrugë kyçe, që kanë ndërlidhë qendra të mëdha e të largëta që nga Berati, Janina, Tepelena, Saranda, Përmeti, Gjirokastra e tjera.
Rrugë karvanesh
Pashallëku i Delvinës
Lidhja e parë:
Sarandë, Delvinë, Qafa e Muzinës, Grapsh, Sofratikë, Libohovë, Labovë e Kryqit, Gryka e Selckës, Poliçan, Sheper, Nivan, Konckë, Hoshtevë, Mbrezhan, buzë Beratit.
Në Hoshtevë, te Shën Sotiri, ishte vendpushimi. Për të realizuar mbrojtjen e rrugëkalimit merreshin masa mbrojtëse si në Grykën e Selckës, buzë rrugës në të djathtë të lumit të Suhës, ruhen rrënojat e një karakolli (vendroje) ku qëndronin dervexhinjtë, ruajtësit e rrugës së karvaneve.
Lidhja tjetër: Çajup, Topovë, Nderan, Sheper. Në mesjetën e hershëm Çajupi, Labovë e Zhapës, Tepelenë dhe dega tjetër Kardhiq, Gryka e Skërficës, Rrëzomë, Himarë.
Në Çajup ndodhet dhe karakolli në Taborr. Prezent edhe sot është kalldrëmi i rrugës që kalonte nëpër Zhej në itinerarin: Tepelenë, Peshtan, Limar, Zhej, Topovë, Nderan, Gryka e Selckës.
Ekzistenca e Lumit të Zagorisë ishte një pengesë ujore, sidomos në periudhën e prurjeve të mëdha të lumit, ndaj për të siguruar lidhjen në dy kahjet shërbenin urat e Hoshtevë - Lliar, e Nivanit dhe ajo e Limarit. Këto ura kanë me një soliditet të jashtëzakonshëm dhe janë mjaft rezistente. Ura Hoshtevë – Lliar në emërtimin e përdorur “Ura e Hoshtevës” nuk është emërtim i drejtë. Lumi në këtë vend që është ndërtuar ura është një kufi ndarës midis dy fshatrave (periferike).
Kjo urë ka lojtur një rol të madh për lëvizjen e karvaneve tregtare që vinin nga Gjirokastra – Përmeti, në itinerarin: Çajup – Ura Hoshtevë - Lliar, Gjurmëmushka - Bual- Lipë - Përmet.
Ura Hoshtevë - Lliar
Ura është e ngritur me një hark të madh me hapësirë 15 m, në formë rrethore me qendër të dyfishtë, me lartësi 7 m mbi shtratin e lumit. Është e shtruar me kalldrëm, që kufizohet me një parapet 0,6m dhe është e gjerë 2,8 m; gjatësia e urës është 28m. Për ndërtimin e urës është përdorur guri i zi. Ura ka të njëjtën teknikë ndërtimi me atë të Limarit. Ura e Manastirit të Nivanit lidh Gjirokastrën me Përmetin nga itinerari tjetër: Çajup - Topovë - Ura e Nivanit – Sheper - Qafa e Dhëmbelit - Përmet. Urat kanë një lidhje të bazuar në strukturën gjeomorfologjike të terrenit, të kompozuara arkitektonikisht natyrshëm si dhe në mënyrë mjaft funksionale për të realizuar qëllimet në fushën tregtare në kulmin e lulëzimit të tyre. Ura Hoshtevë - Lliar solli dhe lulëzim të tregut si dhe zë një vend të rëndësishëm në historinë e artit të ndërtimit të mjeshtrave vendas. Ndërtimi i kësaj ure, sipas studiuesve, përkon me periudhën e lulëzimit të Pashallëkut të Janinës me sundimtar Ali Pashë Tepelenën. Dihet që krahina jonë kishte një vend të rëndësishëm në planet e Pashait tepelenas.
Evidentojmë këtu që edhe për lliariotët, si mjeshtra të përpunimit të strallit, kishin lidhje me pashain, i cili në veprimtarinë e tij tregtonte strallin lliariot. Nuk duhet lënë pa evidentuar edhe rrugët lidhëse jetësore midis fshatrave. Kjo dënduri rrjeti komunikacionit tregon për një veprimtari të dendur dhe intesive që e meritonte Zagoria.
*Në periudhat e mëvonshme këto “itinerare” kaluan në pasivitet dolën në dorë e “dytë” e “tretë”, si rrjedhojë e shfrytëzimit të itinerareve të reja të krijuara dhe lidhjeve me rrugë automobilistike midis qendrave urbane dhe rurale, duke mbetur një “kujtim” i bukur i mesjetës. U bënë përpjekje për të lidhur Zagorinë me rrugë automobilistike: Gjirokastër – Erind – Stërpen - Qafa e Çajupit - Hije e Mallkuar për shfrytëzim të Çajupit dhe të pasurisë drusore të Zagorisë, por ende kjo rrugë nuk është shumë funksionale. Në këtë kuadër vetëm Lliari mbeti i izoluar gjatë gjithë ekzistencës së vet, paçka nga ndonjë përpjekje sporadike dhe planeve në mendje për të bashkuar rrugën nga Shën Mitrat - Shën Harallamb – Vështi i Llanaj. Lliarioti mbeti në “statusin” e këmbësorit. Por kjo gjendje u ndryshua në vitin 2004, ku, për herë të parë, edhe ky fshat u lidh me rrugë në sajë të përpjekjeve reale të Komunës dhe të komunitetit, ku u fitua një eksperiencë e madhe bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila vuri në dispozicion të dy Komunave Zagori dhe Pogon mjetet e rënda dhe një personel xhenier të specislizuar, i cili mundësoi këtë hapje të re dhe riparim total të rrugës Suhë – Poliçan,por sot edhe kjo pwrpjekje wshtw fashitur.

Ndërtimet e Ali Pashë Tepelenës
U bënë për interesat e Pashait të Tepelenës dhe në shenjë mirënjohje ndaj ndihmës bujare që banorët e Zagorisë i dhanë në periudhën e ndjekjes nga pushtuesit osmanë dhe nga Kurt Pasha i Beratit. Ndërtimet u bënë në Ndëran, Sheper, Doshnicë, Zhej e tjerë. Gjithashtu kësaj periudhe i përkasin edhe ngritja e dy urave mbi përroin e Hosit në Hoshtevë, mbi lumin e Zagorisë, ura e Manastirit të Nivanit dhe e Limarit. Këto ndërtime janë dëshmi e gjallë e zhvilllimit social - ekonomik të Zagories dhe traditave të mjeshtrave të saj.


Monumentet e Kulturës
Objekte dhe hapësira karakteristike me vlera shkencore, kulturore dhe estetike. Ndodhen kryesisht në natyrë, përmenden: Bredhi i Zhejit, grumbulli i lisave në Manastirin e Nivanit dhe në Çarrok të Sheperit, Pllaja e Çajupit, Pylli masiv i Rapavicës, shkëmbi i Zhejit. Rrepet e mëdhenj në qendër të fshatrave Topovë, Ndëran dhe ata pranë kishës së Sheperit. Monumentet e Natyrës kanë edhe vlera turistike dhe mbrohen me ligj nga shteti.

Institucionet e Kultit
Manastiri i SHËN MËHILLIT(Patriarkëve)
Prezenca e mjaft objekteve kishtare


… Mënyra e ngritjes së godinave në Zagorie vihet re dhe në ndërtimin e kishave. Në përgjithësi këto hyjnë në pasbizantine, ashtu si shumica e kishave të Shqipërisë jugore. Në çdo fshat ka pasur një ose dy kisha me përmasa të mëdha si dhe mjaft kisha të tjera më të vogëla. Bie fjala në Hoshtevë numëroheshin 18 kisha, duke përfshirë edhe një të tipit bizantin, e ndërtuar në vitin 999, së cilës i kanë mbetur vetëm rrënojat. Në Sheper numëroheshin 14 kisha, në Zhej 8 e kështu me radhë. Çdo kishë mban emrin e një shenjtori. Ndër sa e sa kisha në Zagorie të tërheqin vëmendjen disa prej tyre, që janë shpallur edhe monumente kulturore për shkak të vlerave të tyre. Kisha e Manastirit të Shën Mëhillit ose Manastiri i Taksiarhëve – Nivan, që studiuesi Pirro Thomo gabimisht e emërton si “Manastiri i Shën Mërisë - Nivan”, është ndër më të përmendurat në Zagorie. Roli i këtij Manastiri ka qenë i trefishtë dhe si qendër e rëndësishme fetare, dhe si qendër e rëndësishme kulturore dhe arsimore që ka fituar vlera të veçanta, edhe si qendër e veçantë historike ku janë zhvilluar sa e sa ngjarje dhe veprimtari që i kanë kaluar kufijtë e Zagories. Kisha e Manastirit – Nivan është e përbërë nga naosi, që është ndërtuar në vitin 1702 dhe nga narteksi, mbi portën e hyrjes të cilit është shënuar viti i ndërtimit 1777 dhe viti 1889, vit në të cilin mund të jetë kryer ndonjë meremetim i rëndësishëm. Vlen të përmendet fakti se përmasat e naosit janë 9,30 x 5,70 m. Veç kishës në këtë Manastir ishin dhe godina të tjera që kompletoheshin tërësisht funksionet e një manastiri tipik. Një nga gumenët e parë të tij është Serafim Semi nga Nivani. Pranë këtij Manastiri në vitin 1880 nga mirëbërësi Mihal Hariton u çel shkolla qytetëse, me shtatë klasa, që njihet me emrin “Shkolla Qendrore e Zagories”, e para e këtij lloji në krahinë. Të dhëna të tjera vërtetojnë se kisha dhe Manastiri i Taksiarhëve të Nivanit kanë shërbyer për një kohë të gjatë dhe si Eksarhi e Patriarkanës së Stambollit. Gurët me të cilat është ndërtuar Kisha janë të lidhura me llaç gëlqereje dhe të vendosur në muraturë në formë jo të rregullt. Nuk ka dekoracione, por më vonë Kisha është suvatuar me një shtresë të hollë llaçi gëlqeror.
Karakteristikë është porta hyrëse e jashtme, me hark, çati të mbështetur në kollona guri të bardhë të gdhendur dhe të vendosur në mënyrë cilindrike.
Porta e jashtme, me dy sofatë anësorë, më të mëdhenj se sofatët e portave të zakonshme në krahinë, të çonte në një oborr të madh të rrethuar me mure, nën gjelbërimin e lisave, rrepeve, dafinave dhe pemëve të tjera. Për të vajtur në Kishë kalohej nën harqet e një këmbanoreje, e cila së bashku me ndërtesat e tjera, nga keqpërdorimi nuk ekzistojnë më.
I përmendur është Manastiri i Shën Mërisë në Zhej. Kishte gumen, kallogjerë dhe pasuri të shumtë. Gjithashtu kishte dhe gjashtë anekse të tjerë si dhe kroin e ajazmës. Thuhet se është ndërtuar në vitin 1700. Manastir ka pasur dhe në fshatrat Doshnicë dhe në Konckë. Manastiri i Shën Todhrit në Konckë, thuhet se është një ndër më të vjetrit me 40 kallogjerë. Këta jetonin në godinat përreth Manastirit dhe përbënin fshatin e Kallogjerëve (qeshishoqi). Herë pas here në këtë Manastir organizoheshin panaire të ndryshme, ku veç tregëtarëve zagoritë dhe në krahina të afërta, vinin tregtarë gjer edhe nga Bregdeti. Veç kishës dhe Manastirit të Nivanit është për t’u përmendur edhe Kisha e Shën Mërisë po në këtë fshat. Është ndërtuar me gurë të bardhë, të lidhur me llaç gëlqereje dhe të vendosura në sërë. Ka tre hyrje, njëra prej të cilave ndërtuar me gurë të bardhë dhe të gdhendur bukur. Në këtë derë hyhej nga dy harqe të bukur në bazë të kambanores, në të cilën tingëllonin bukur dhe fuqishëm dy kambana, të cilat dëgjoheshin pothuaj në të gjithë Zagorien e Sipërme. Ka qenë ndër këmbanoret më të mëdha dhe më të bukura në Zagorie, që edhe kjo pësoi fatin e të tjerave duke u rrëzuar si ato në Sheper, Ndëran, Topovë e tjerë.
Kisha e Shën Mërisë së Dolanit mbahej si kishë çudibërëse në Zagorie. Aty vinin njerëz që shoqëronin të sëmurët e tyre, të natyrave të ndryshme, që kërkonin shërim. Vinin njerëz nga Zheji, nga fshatrat e Zagorisë së Poshtme, por edhe nga fshatra të tjerë. Ishte e domosdoshme që të interesuarit të pinin ujë nga burimi që ndodhej aty afër, të laheshin me të dhe të gdhiheshin një natë në atë kishë.
Në Konckë ndodhej dhe Kisha e Shën Mërisë e ndërtuar në vitin 1800. Ky vit i përket pikturimit të kishës dhe jo ndërtimit të saj, i cili është viti 1789.
Edhe kjo kishë edhe pse është shpallur “Monument Kulture” po rrënohet dhe po ndodhet jashtë çdo kujdesimi. Është një ndër kishat që dallohet për afresket mureale të saj me ngjyra e tone ndezura dhe harmonizuar bukur, ku dhe vetë shenjtorët e pikturuar, si në shumicën e kishave në Zagorie, janë sa jetësorë, aq edhe të ngjashëm me njerëzit e zakonshëm.
Mbishkrimi në portën e naosit “bën fjalë për pikturimin e kishës, kur ishte peshkop i Adrianopojës zoti Gabriel, epitrop nga fshati i Konckës( shënim E. P.) prifti Aleks, me iniciativën dhe shpenzimet e murgut Sofron dhe me dorën e piktorëve Mihal dhe Jorgo, në vitin 1800, 28 qershor.
Kisha kryesore në fshatin Topovë ishte ajo e Shën Kollit, ndërtuar në vitin 1788. Përmasat e ndërtimit të saj flasin për një kishë me madhësi mesatare si kisha e Shën Pjetrit dhe shën Kollit në Hoshtevë, si kisha e Shën Triadhës në Lliar, si kisha e Shën Kollit në Zhej, si kisha e Shën Mërisë në Sheper, kanë qenë nga më të mëdhatë dhe më të bukurat në Zagorie.
Ajo që e dallonte kishën e Shën Kollit të Topovës nga të tjerat në Zagorie qëndron në faktin se në atë kishë gjendeshin “disa ikona me vlerë të rralla artistike”.
Për njërën nga këto ikona thuhet, se vlera e saj, siç e pat përcaktuar piktori i madh Dhimitër Dhima, ishte e mjaftueshme sa për të ndërtuar tri kisha si ajo e Shën Kollit të Topovës.
Në shkëmbin e Zhejit (Mali i Strakavecit) është ndërtuar kisha e Shën Ilisë (Shendëlliu), e cila meshohej më 20 korrik të çdo viti. Meshime të tilla bëheshin në çdo fshat të Zagorisë duke i lypur Perëndisë shi. Qëllonte që meshimi të shoqërohej me rënien e shiut, aq i dëshiruar gjatë verës së thatë dhe të nxehtë në Zagorie. Urimi ishte: ”I paçim uratën Shëndëlliut që na hodhi shiun e të bëhet bereqeti.” Ndërs atë moshuarit, shumica gra, faleshin, luteshin dhe falenderonin Perëndinë, fëmijët këndonin horas:
“Bie shi, o Shendëlli, të na bëhet misëri, misëri dhe grurët, të hanë kaurët, Kaurët e varfër,gjashtë muaj zbathur,zbathur dhe zhveshur me llërë përveshur.* * *
* * *Marrë nga libri i studiuesit Evien Peri “Zagoria, zakone, tradita”
Interpretët e këngës zagorite

Është më se i nevojshëm evidentimi në këtë profil të biskuar të interpretëve të këngës së bukur, që i dha tonin dhe që për këtë është shkruar posaçërisht e zbërthyer në sensin shkencor. Interpretët, dashamirësit, adhuruesit zënë vendin e tyre në podiumet e nderit e bashkë me ta “bardët” popullorë, të cilët përgatitën kujdeshëm me shpirtin e pasur tekste folklorike, që janë pritur dhe lauruar në konkurrim e folklorike.
Kiço Llane, Mitro Hila, Thanas Kapedani, Ollga Kllapi dhe Illi Kllapi, Leko Duda, Paskali Kllapi, Thoma Stani,Vangjel Duri, Spiro Çarka, Thoma Suli, Lono Miho, Irakli Kasapi, Polikron Çoni, Petrit Peçi, Lindita Puravelli, Fotini Saqellari, Andon Ndreu, Jano Qendro.


Si e përfytyrojmë të ardhmen strategjike të Zagories
(Mendime, sugjerime, projekte potenciale të thithura nga studiues të mirëfilltë, intelektualë, specialistë të fushave të ndryshme të tërhequra në një anketim masiv nga Komuna dhe Autori).
Ne në librin e quajtur, jo pa qëllim me një emër sa simbolik dhe aq domethënës “Perla” dhe me një vijueshmëri kuptimore “Profil i biskuar”, dalin në pah vlerat shumëanshe dhe shumëplanshe të krahinës së Zagorisë. Në lidhje me këtë prezencë dhe shpalosje vlerash është thënë, evidentuar, por nuk është operuar sa dhe si duhet, për të mos thënë nuk është ditur të operohet, me këto bukuri prezente. Dihet se sa “plotësia turistike” dhe specialistë të kësaj fushe i nuhatin këto bukuri dhe krahas nuhatjes ata organizojnë “ambientet”. Punohet përsëprapthi, kur në se do të ndërtohej një fshat turistik në fushën e Çajupit ai do të lozte një rol shumëplanësh, i cili do të sillte midis të tjerave dhe efekte të rëndësishme kurative, rritje të koefiçentit të jetëgjatësisë së popullatës, jo vetëm asaj rrotull saj, por në shkallë vendi. Aplikimet që bëjnë me pushime malore të huajt në pika turistike të këtij lloji janë të shumta në Botë, për të cilat ne kemi dijeni. Shtetet e ndryshme impulsojnë inisiativat e lira për të ngritur shtate (fshatra) turistike, që sjellin edhe rritjen e potencialit financiar, po kështu dhe ngritje të fshatrave turistikë të improvizuar me mjete rrethanore. Në këtë kuadër është e nevojshme të veprojë një Shoqatë turistike me një program të detajuar e të qartë edhe me lidhësi me simotrat në vendet e tjera.
E parë me kujdes kjo prezencë bukurore dhe kurative, pse të mos parashikohen e planifikohen që, në këtë amfiteatër gjigand natyror, të ngrihen mjedise sportive për të stërvitur deri Kombëtaret e Sportit shqiptar, ku prezenca e elementëve klimatikë me ndryshesë në kahje është e dukshme dhe plot nerv për stërvitjen e talenteve të llojeve të ndryshme të sportit. Sa vlera do të shtoheshin në kompleksitetin fizik të sportistëve një pranesë dhe “banim stërvitor “ në këtë mjedis tipik. Është domethënëse që, në këtë mjedis, në periudhën dimërore mund të organizohen kampionate të skiatorëve, për vetë prezencën e terrenit dhe “pasurisë” natyrore të dëborës.
A s’do të ishte me vlerë që të zhvilloheshin edhe turne të pjesëmarrësve në “Miss dhe mister “Albania” , që zhvillohen përvitshëm dhe, madje, mund të organizohej edhe një “edicion i tillë”. Për të realizuar këto është e nevojshme sigurisht që të ndërmerren masa për të rivënë sistemin elektrifikues, i cili është sakatuar e nxjerrë jashtë përdorimit në vite të trazuara, që edhe po të mos kishte pikësynime kaq të gjalla e të mëdha, është i nevojshëm edhe sot, kur fusha e Çajupit është e populluar nga blegtorët që verojnë në këtë fushë, apo në malet përreth tij.
Tashmë është aktive dhe në parametra infrastruktura Gjirokastër – Erind – Çajup. Pavarësisht se kjo infrastrukturë është funksionale ende Gjirokastra, sikundërse kemi theksuar para 15 viteve , neës do të ndodhte kjo, e gjitha do të “shkulej” në Çajup për të kaluar fundjavën, kjo do të sillte dhe atë që banorët vendas që kanë ekonomi bujqësore, apo pemë frutore do të organizonin “tregje” me produktet e tyre cilësore, duke përfshirë dhe këtu mjaltin me nam e gjithçka kualitative të krahinës, pasi është punuar disi për një ndërlidhje infrastrukturore brenda saj dhe me linjën e Poliçanit.

Po kështu në këtë libër është bërë fjalë edhe për prezencën e bimëve medicinale dhe vlerat e përftesës prej tyre.
E rëndësishme është që të shfrytëzohet zona edhe nga ana historike- etnografike, arkeologjike, për të zbuluar të gjitha vlerat që ka mbartur kjo krahinë si dhe në drejtimin gjeologjik për të bërë zbulesa, të cilat e kanë zanafillën që me përçapjet e ekipeve gjeologjike ruse në bashkëpunim me ato shqiptare, por që kanë stonuar.
Po kështu nga ana e Bashkisë dhe e një grupi specialistësh, u këmbëngul që Pasuria e madhe pyjore bredhore Reç- Zhej të shpallej “Park Kombëtar” duke marrë një status të lartë që e meriton dhe, në këtë kontekst, gjithë pasuria pyjore dhe kullusore të mirëmbahet dhe të shfrytëzohet me efikasitet, sipas normativave të vendosura në ligjet ekzistuese, nën lajtmotivin “ Çdo gjë në këtë krahinë është pasuria jonë dhe ajo është e paprekshme…”. Por kjo nismë nuk ka dhënasnjë fryt të saj.
Shpallja si Park Kombëtar, natyrisht përfshin në të dhe monumentet e natyrës edhe rezervatet me interes shkencor dhe do të shkonte shkallë - shkallë në zhvillimin e mëtejshëm të territorit me vlera të rëndësishme ekologjike dhe të turizmit deri në riabilitimin e plotë të natyrës, kulturës, historisë, veprave të kultit, me të cilat krahina është mjaft e përmendur. Madje, zhvillimi i Parkut Kombëtar mund të shkojë deri atje sa fushën, depresionin e Çajupit, që është një amfiteatër mahnitës, i krijuar nga natyra, të zhvillohen edhe aktivitete ndërkombëtare si gara të Cinofilie (të qenëve të gjahut) e tjerë. Aktivitete këto që kanë shumë të pasionuar në Evropë e gjetkë, organizimi i të cilave do të sillte të ardhura të paimagjinueshme finaciare.
Parku Kombëtar, Rezerva natyrore e ruajtur në Çajup dhe Zhej kanë vlera kapitale për sot edhe për të nesërmen e Zagorisë.
Një element tjetër i rëndësishëm dhe që është fat për krahinën është deklarimi me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 102 datë 15.01.1996 i territorit prej 1500 ha Çajup - Zhej mbrojtëse. Territori sipas këtij vendimi, ka nevojë për projektin e tij, për krijimin e strukturave të territorit dhe funksionimin e objektit të shpallur zonë e veçantë mbrojtëse. Theksojmë se në projektin e Bankës Botërore (raport no 15/94 CP. ALB 12 Datë 8 Frebruary 1994), janë parashikuar investime për parkun si: 50 m2 ndërtime, 6 km rrugë, 1 mjet 4ËD, personel, punëtorë, ushqime për kafshët e egra në periudha kritike e tjerë të gjitha të nevojshme për të krijuar kushtet e një rezerve biogjenetike në fazat fillestare të zhvillimit të saj. Për këto territore do të ishte e nevojshme dhe interesimi i plotë i Prefekturës së Gjirokastrës, për të krijuar një sistem rrjeti unik të studiuar mirë të territoreve të deklaruar për t’u mbrojtur me vlera të mëdha shkencore, turistike, për zhvillimin e ekoturizmit, por edhe për zhvillimin e biodiversitetit.
Në lidhje me emërtimin e zonës Çajup - Zhej në vendimin e Këshillit të Ministrave do të ishte mirë të respektohej Projekti FAOS dhe Bankës Botërore për zhvillimet e pyjeve në Shqipëri, që e kanë propozuar territorin për Park Kombëtar, një kategori më lart. Të luftohet që qeveria ta inkuadrojë në kategorinë e vendosur nga Projekti i Bankës Botërore.
Duhet kuptuar mirë se ekoturizmi është aktualisht industria që rritet me shpejtësi të madhe dhe që në të njëjtën kohë mund të sigurojë të ardhura të mëdha në funksion të mjedisit.
Duke e trajtuar në këtë mënyrë problemin e mjedisit, do të shkojë drejt rritjes edhe përqindja e sipërfaqes së mbrojtur, për të cilën Evropa në strategjinë e saj për ruajtjen e mjedisit, pas viteve 2000, ka synuar të kalojë në % të larta në mbi 205 territore të mbrojtura. Duhet të arrihet në nivele të tilla që edhe pushteti vendor të ketë hapësirë ligjore për të shpallur “oaze” të mbrojtura, si kudo në botë me nisiativën e tij, për mbarështrimin e territorit dhe burime natyrore në mënyrë racionale e të qëndrueshme.
Trajtimi i biodiversitetit të Zagories i vlerësuar në funksion të dobësisë së banorëve të vendit, është i bazuar me motiv që natyra është djepi i civilizimit, burimi i të gjithë njohurive dhe evolucionit të shoqërisë humane, historisë, artit, filozofisë, literaturës, shkencës, demokracisë, rrënjët e shoqërisë në të cilën jetojmë, pra mbrojtja e qëndrueshme e saj që është një tempull i përjetshëm. Natyra e biodiversitetit duhet vlerësuar si mjeti për sigurimin e së ardhmes së gjeneratave në krahinë dhe për krijimin në vend të niveleve të larta të civilizimit, në atë mjedis të mrekullueshëm, ku përfshihet gjithë potenciali jetësor për të ardhmen edhe të planetit.
*
Të mundësohet që potenciali i biodiversitetit të shërbejë në perspektivën e krahinës dhe të rikthehet popullata e Zagories përsëri në vend me cilësi jetese shumë më të lartë, se në të gjithë vendet ku ndodhet, duke ruajtur e vlerësuar cilësitë e biodiversitetit dhe të mos e ketë zili emigracionin për të punuar për të zhvillimin e të tjerëve, por për begatinë e krahinës
Të shtohet bashkëpunimi me qeverisjen shtetërore, pavarësisht nga përkatësia politike, gjë që siguron elementin themelor për këto ndryshime i lidhur ky ngushtë edhe me përparësitë e krijuara nga superstruktura shtetërore në politikën e saj, me progresin e legjislacionit dhe të mentaliteteve, duhet ditur mirë që në ekonominë e tregut administrata duhet të merret me përpilimin e ligjeve dhe kontrollin e zbatimit të tyre, në rast të kundërt pengohet zhvillimi i sistemit, sidomos zhvillimi i inisiativave në ekonominë lokale.
Të thellohet njohja konkretisht e burimeve natyrore lokale, të shprehur ndërmjet një strategjie të përcaktuar për çdo territor, deri në nivelin e krijimit të Bankave Lokale, të cilat të kenë mundësinë të përdornin emblemën e biodiversitetin si pronë ruajtëse dhe përdorimit të mjedisit komunal. Për të arritur deri në këtë nivel, natyrisht puna duhet të fillojë shkallë - shkallë, por menjëherë pa humbur kohë.
# #
Të bashkëpunohet në Zagori me organizatat joqeveritare tipike të sistemit, të cilat kërkojnë përpilimin e projekteve, preventivave që të vlerësojnë aktivitete përkatëse, duke përcaktuar nivelin e investimeve që do të kryhen nga shoqatat e ndryshme, është një domosdoshmëri. Pas kësaj duhet të fillojë zbatimi, duke tërhequr shkallë - shkallë, shumat e përcaktuara nëpërmjet situacioneve të punimeve të kryera. Këto shoqata duhet të kalojnë në veprime aktive dhe jo qëndrojnë në inaktivitet. Ndaj në këtë kuadër duhet të nisnojnë dhe të plotësojnë “objektin” e ngritjes, pë r të qenë efektive.
Shoqatat jo qeveritare kryesore prezente në Zagorie janë: Shoqata e Pyjeve, Shoqata e Ujërave, Shoqata e Blegtorëve dhe Kullotave, Shoqata e Frutikulturës dhe Vreshtarisë.
Cilat duhet të jenë disa objektiva të këtyre Shoqatave, të cilat disa prej syresh i kanë shprehur dhe me veprimtarinë e deritanishme?
Shoqata e Pyjeve do të nisi të konkretizojë punën me sigurimin e projektit të mbarështrimit të pyjeve komunalë nga njësia e Menaxhimit të pyjeve (Fonde, të cilat e kanë burimin e tyre në kalimin e pyjeve në Administrimin Komunal nga Banka Botërore). Në këto projekte janë parashikuar punime si: përmirësime pyjore, krijime pyjesh të rinj me vlerë, sistemimin e ujërave për mbrojtjen e tokës, trajtimin e ujërave të pastra për kultivimin e peshkut në ujrat malore (troftës së malit).
Shoqata e pyjeve duhet të krijojë lidhësi me simotrat brenda dhe jashtë vendit, sipas ligjeve në RSH dhe të hartojë programe për gjuetinë turistike me gjuetarë të huaj cilësorë, që në këtë fushë territori është i privilegjuar dhe mund të realizojë programe të plota gjuetie, duke marrë për bazë dhe numrin e zonave si dhe larmitetin e faunës.
- Shoqata e Ujërave të vijojë të sigurojë projekte nga fondet e huaja për zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet përmirësimit të rrjetit ujitës. Procedurat janë njësoj si në rastin e pyjeve, duke vepruar mbi gjithë sistemin ujitës të Zagories (rezervuare, kanale e tjerë) për zhvillimin e bujqësisë.
- Shoqata e kullotave dhe e blegtorëve të vijojë të ketë si objektiv përmirësimin dhe pasurimin e florës së kullotave, ngritjen dhe përmirësimin e sistemit të lerave për sigurimin e ujit në kullotat malore, përmirësimin racor, luftimin e sëmundjeve të kafshëve, programe këto, që mbështeten dhe nga organizmat ndërkombatare.
- Shoqata e Frutikulturës dhe e Vreshtarisë nëpërmjet programeve dhe projekteve të saj do të mundësojë të rikthejë traditën e mrekullueshme të Zagories në vreshtarinë kodrinore dhe përpunimin e rrushit për përgatitjen e verës dhe të asaj rakie që e ka zili e gjithë bota.
Prezenca e vlerave arkitektonike si edhe e vendbanimeve të kahershme prezente në zonë jep mundësinë për të ndërmarrë aksione të kësaj natyre, me qëllim që të tërhiqen edhe turistë nga vendet e huaja për të parë këto mrekulli. Mendojmë se duhet të fillojë eksplorimi i vendbanimeve të kahershme në Zagori si në qytezën e Dërmazit, Pleshë apo në fshatrat që kanë ekzistuar më parë dhe që janë të evidentuara, kjo do të ishte me mjaft interes dhe do të bëheshin zbulesa, që lidhen me prezenca dhe lëvizje të shumta demografike si dhe të pasurohej “kolori” i zbulimeve arkeologjike.
Dikur u interesua një Shoqëri e madhe turistike nga SHBA për të shfrytëzuar potencialin turistik që mbart në vetvete kjo krahinë, por kjo u fashit nga ngjarjet e trazirës së vitit të mprapshtë 1997. Ne duhet të paraqesim gjallërisht këtë potencial me forma të ndryshme propogandimi të vlerave e deri në udhëheqjen e veprimtarisë për shfrytëzim inteligjent të potencialeve të dhuruara nga natyra. Është e mira që zagoritët kudo që ndodhen të ndërmarrin hapa njohjeje në këtë kontekst.
Mendojmë se duhet të hidhen hapa konkretë që edhe në të ardhmen të mbahen në dorë gjithë gjendja arkitekturore ekzistuese e fshatrave të Zagories, infrastruktura e tyre; të mbahen në gjendje shtëpitë ekzistuese, të nxiten rikonstrukturimet e shtëpive nga zagoritë që banojnë në Shqipëri apo janë në emigracion; të luftohet që për të gjitha veprat e objektet shkollore dhe kulturoro – fetare të planifikohen fonde, pra të investohet për riparimet e tyre, duke gjetur forma sponsorizimi e duke impulsuar për më mirë e duke shfrytëzuar dashurinë prezente për vendlindjen, që t’i shërbejnë komunitetit si dhe të planifikohet që në çdo fshat të caktohen dhe të restaurohen 3 - 4 shtëpi banimi që të kenë vlera akomodimi për turistët e vendit dhe të huaj. Kjo tregon, siç thekson një nga specialistët e turizmit në rang botëror, Perikli Shabani, zagorit, ish Drejtor i Përgjithshëm i Turizmit të Republikës së Greqisë edhe shkallën e inteligjencës prezente për të thithur e zbukuruar jetën, duke shfrytëzuar magjitë e Natyrës dhe botës njerëzore.
Nisma të tilla si ato të regjisorit të talentuar Kiço Londo për të krijuar një mjedis të këndshëm në një vend pikant mbi kroin e fshatit Lliar duhet të nxiten edhe të përhapen edhe në fshatrat e tjerë.
Duhet të ikim nga mendimi i shfaqur nga disa gazetarë apo nga disa të ashquajtur edhe intelektualë ose disa që ndoshta janë lodhur nga vështirësia e jetës, duke u nisur nga kushtet ekzistuese, se Zagoria po “boshatiset” , po “kthehet në një Tokë djerrë” e tjera. Në se bëjmë një aludim për “Toka djerrë” poemë e Eliotit, e konsideruar dhe e mirëqenë si moderne është një krahasim i gjetur, pasi edhe Zagoria është një ‘Tokë djerrë” që prodhon të nesërmen.
Një nga synimet e së nesërmes dhe e potencialit intelektual në të ardhmen do të jetë marrja e mendimeve të zagoritëve, duke realizuar një pyetësor formë anketimi se ç’mendojnë dhe ç’aksione praktike duhet të ndërmerren për të arritur në pikën që duhet, pasi është prezent nje bollëk kualitativ inteligjence dhe profesionale në të gjitha fushat e zhvillimit në kompleks.
Duke u nisur nga përvojat e kahershme dhe frutdhënëse në të ardhmen do të mendohet për organizimin jo vetëm të veprimtarive kulturore – historike, për memoralizimin e figurave aktive të Rilindjes, Kulturës, Arsimit dhe gjithë përpjekjeve shekullore të zagoritëve dhe shtimin e prezencës së këtyre figurave në shkallë krahine, për të mbetur në shekuj tradita, për t’ju përcjellë me intrasigjencë brezave. Në këtë kuadër duhet të organizohen Panaire për të prezantuar bollëkun kualitativ të krahinës në të gjitha drejtimet. Këto do të risjellin traditën e të parëve tanë.
Është evidente të shfrytëzohet uji tipik i Bambullit dhe vlerat e tij si dhe intesifikimi i shfrytëzimit të vlerave për rritjen e peshkut në krahinë.
Kështu kemi theksuar para 15 viteve dhe sot është hedhur një hap i madh me venien në funksionim të fabrikës së Ujit, një investim modern për trevën…, duke shfrytëzuar ujin cilësor të kësaj zone.
Në bazë të mendimeve tona është arritur që të ringjallet tradita e këngës dhe valles zagorite në ato qytete si në Gjirokastër, Tiranë ku janë grumbulluar zagoritë dhe kështu do të ketë vlera përfaqësuese krahina në Festivalet e ardhshme folklorike, sikurse ndodhi në dy festivalet e fundit. E parapriu ngritja e grupit të këngës dhe valleve zagorite në Zagori e në Gjirokastër, duke shfrytëzuar maksimalisht individualitetet dhe protagonistë të folkloristikës
Të intesifikojmë në të ardhmen ngritjen e bibliotekave në çdo fshat si dhe të pasurojmë bibliotekën kryesore në Sheper, Nivan me librat e reja, kryesisht të zagoritëve. Në bazë të idesë sonë që në të ardhmen të mendohet që të restaurohet ish Shkolla e mesme e Nivanit, ku të zhvillohen veprimtari të Komunës dhe të Shoqatave prezente active, por ajo tashmë është përgatitur për të funksionuar si objekt turistik .
Është komunikuar më mirë me banorët e krahinës dhe me bashkëkrahinasit duke nxjerrë në pah vlerat e veprimtarisë tërësore aktive, dukebashkëpunuar me gazetat “Zagoria” e Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” si dhe gazetën “Intelekt 2001…” organ i Intelektualëve zagoritë në Gjirokastër, po kështu dhe me gazetën periodike “ Çajupi i Zagorisë”.
Është bërë një punë e mirë për të propoganduar vlerat e krahinës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij në vendet fqinje, Evropë e deri në SHBA, me qëllim nxitjeje e thithje të investitorëve të interesuar. Për të gjitha këto janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe aftësitë reklamuese e propoganduese.
Ku mbështeten këto synime strategjike?
Zagoria si pasuri më të madhe kryesore ka sipërfaqet e pyjeve dhe të kullotave, të cilat shërbejnë, jo vetëm si kullotë për blegtorinë, lëndë drusore, por përbëjnë dhe një rezervë të madhe për gjuetinë e lakmuar nga gjuetarët vendas dhe të huaj, prandaj për të realizuar këtë qëllim mirë do të ishte e arsyeshme të ngrihej një hotel funksional gjuetie, i cili të krijojë mundësi për të gjuajtur edhe në kushte klimatike jo të favorshme.
Plani i mbarështrimit për pyjet dhe kullotat në përdorim të Komunës Zagori i hartuar nga Ing. Kleanth Mandi, i realizuar me pjesëmarrjen e komisioneve të pyjeve dhe kullotave të ngritura në fshatrat e Zagorisë, me mbështetje të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Gjirokastër dhe, kryesisht, të Seksionit të Administrimit dhe Menaxhimit të Pyjeve dhe Kullotave dhe specialistëve në zonën pyjore Zagori, me përkrahje dhe mbështetje institucionale të pushtetit vendor në nivel fshati dhe Bashkie, ka një strukturë të hollësishme të veprimit në të ardhmen në një afat kohor dhjetëvjeçar 2003 – 2013. Ky plan duhet të zbatohet me fanatizëm nga kontraktuesit për vetë rëndësinë që ka për zonën
Fusha e Çajupit e quajtur si një nga perlat më të spikatura të vendit duhet të kthehet në pikë turistike, duke u nisur edhe nga faktorët përcaktues klimatikë, të cilët kanë edhe vlera të mëdha kurative, përveç të tjerave.Faktikisht tashmë në Çajup funksionon aktive objekti turistik “ Bar- Bufe Kozma Koçi- Lliari” . Është e nevojshme që nisma të tilla të jenë vepruese dhe të ndihmohen për mirëfunksionimin, duke shmangur mentalitetet e vjetra dhe për mirëfunksionim aktiv. Një objekt i tillë është një “lule” në lulet e Çajupit, që po i jep frymëmarrje kontaktit me vizitorë vendas dhe të huaj.
Duhet theksuar se prezenca e kullotave dhe e pyjeve është një bazë e mirë ushqimore për zhvillimin e blektorisë dhe sigurimin e të ardhurave për banorët e krahinës. Kjo prezencë e madhe kullusore dhe numri i shumtë i pemëve frutore krijon mundësi për zhvillim të mëtejshëm të blektorisë, duke u krijuar parqe moderne.
Edhe bimët medicinale e aromatike prezente në trevën tonë janë një burim i madh të ardhurash që duhet parë me prioritet, duke gjetur edhe tregjet e shitjes së tyre.
Gjatë zbërthimit të këtij profili u vu theksi edhe te burimet ujore (hidrike) prezente e duke veçuar burimin e Bambullit, ku janë ngritur vaska për kultivimin e peshkut. Kjo fillesë kultivimi do të bëjë të mundur zhvillimin e këtij biznesi. Po kështu është e mundur që të ngrihet një fabrikë uji duke u nisur nga uji cilësor.
Vëmendje në Zagori tërheq prezenca e lëndëve inerte, ndaj duhet të jetë në fokus përpunimi i këtyre lëndëve inerte e sidomos rërës së bardhë, e cila është e mjaftë në fshatin Sheper, po kështu e qenësishme është dhe shfrytëzimi i gurores mbi fshatin Nivan.

Zhvillimi i turizmit malor në kushte familjare është një synim tjetër prioritar që duhet të zhvillohet në Zagori. Ka filluar investimi dhe ndërtimi i shtëpive bashkëkohore nga zagoritë, që janë aktualisht në emigracion.
Por që të kenë realizim, këto që u përmendën më lart apo ato qëllime e synime strategjiko - prioritare që janë zbërthyer në trajtesa të veçanta në këtë profil të krahinës së Zagories, është e nevojshme vijimi i përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Kështu duhet të dalë në pah asfaltimi i rrugës Libohovë - Poliçan e në të ardhmen deri në qendër të Njësisë administrative, Nivan.
Rikonsruksion total i segmentit rrugor: Çajup - Zhej (Lliar). Përmirësimi i segmentit Topovë- Zhej e Lliar, Nivan – Hoshtevë - Doshnicë. Po kështu në bazë të një plani të detajuar të rregullohen rrugët komunikuese brenda fshatrave.
Është zgjidhur tashmë mbulimi i gjithë zonës me valë të telefonisë celulare dhe duhet t’i mëshohet edhe telefonisë fikse, perfeksionimit të me mundësim më të madh komunikimi i shpejtë brenda dhe jashtë vendit.
Po kështu është e nevojshme përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë fshatrat pa ndërprerje. Përmirësimi i rrjetit elektrik në të gjithë zonën.
Vënia në efiçencë e centraleve të vegjël elektrikë disponues dhe ngritja e centraleve të vegjël elektrikë, duke shfrytëzuar ujët e lumit të Zagories. Kjo kërkon një studim të veçantë.
Një drejtim tjetër ku duhet të bëhet një punë më e madhe dhe më e kujdesshme është shtimi i numri të stacioneve private televizive në Zagori, me qëllim që të merret informacion më i plotë nga vendi dhe nga Bota.
Të synohet dhe të bashkërendohet me të gjitha forcat e specializuara dhe ato të kujtesës aktive që të njihen gjithë vlerat kulturore, traditat historike, folklorike e Zonës të përcillen te brezat e ardhshëm, të stimulohen të gjithë njerëzit aktivë, që luftojnë për krahinën si dhe të nxiten sponsorizimet për kujtesën historike që ka lidhje me krahinën.
Të bashkëpunohet me ata studiues, specialistë seriozë, të cilët kanë projekte ardhmërie për krahinën dhe që ka interes për komunitetin.
Të rikonstruktohen të gjitha mjediset, ambientet kulturore dhe arsimore që të lozin rolin e tyre në takimet e përvitshme dhe për të organizuar panaire të drejtuara me objekte të ndryshme.



Zhvillimi i turizmit malor
OBJEKTI KATERINA’S BED & BREAKFAST

Ngritja e këtij objekti të rëndësishëm në HOSHTEVË nga familja Ladi dhe Katerina Telo, është një sprovë e bukur, është një dëshmi e gjallë e konkretizimit të ideve të hedhura për prezencë të këtyre objekteve me rëndësi shumë të madhe në thithjen e vizitorëve vendas dhe të huaj për t’u njohur me këtë magji të trevës, me vlerat e panumërta të saj me shumatinë e e të mirave, të kënaqësisë për këtë prezencë natyrore, për këtë histori të pasur disa shekullore, për zakonet, traditat e spikatura në të gjitha fushat.
Në bazë të një studimi analitik dhe të përvojës së këtyre viteve të ekzistencës së gjallë të këtij objekti turistik dilet në një përfundim logjik se vendimi i marrë për këtë ekzistencë është mëse i motivuar, më se i drejtë, më se rezultativ dhe një shëmbëlltyrë dhe një model për të shëprthyer në nisma të tilla.
Këndvështrimi, pasioni, vullneti dhe këmbëngulja, përvoja vetjake dhe studimi i përvojës të tjerëve i marrjes më së mirë të tyre, ka sjellë që sot objekti turistik “OBJEKTI KATERINA’S BED & BREAKFAST”të jetë sjellë tërheqjen e shumë të turistëve nga vende të ndryshme të Botës, të cilët janë impresionuar nga pritja, akomodimi, prezenca e kësaj klime të jashtëzakonshme si dhe janë befasuar nga traditat dhe zakonet e kësaj treve në përgjithësi dhe të Hoshtevës në veçanti.
Ky investim me të gjitha ambientet e veta siguron një jetesë normale specifikat e turizmit malor. Kombinimi i qëndrimit aktiv edhe me veprimtari të ndryshme argëtuese ka sjellë daljen dhe spikatjen e mjaft dukurive positive, duke aplikuar edhe lëvizjen në këtë terren magjik me kuaj , duke u ndalur në objekte dhe pasuri monumentale të Zagorisë që janë prezente dhe që ne i parashtruam edhe më lart në potencialet turistike.
Në këtë drejtim, po punohet me programe aktive për njohjen e zonës si dhe me njohjen e artit kulinar të trevës , duke gatuar asortimente “gjellëra” karakteristike e duke nxjerrë në pah edhe mjeshtërinë kulinare të zonës .
Në këtë object, është punuar intesivisht për përsosjen e akomodimit, për fjetjen, ushqimin dhe kalimin e kohës me intesivitet të bukur për të sjellë në çdo çast kënaqësinë.
Është krijuar dhe një raport i mirë funksional midis banorëve të Hoshtevës dhe objektit turistik, por edhe ndonjë mangësi që vërehet, në këtë kontekst duhet të shkojë drejt eliminimit, pasi kjo prezencë e moderuar ndikon edhe në emancipimin e mëtejshëm të banorëve të Hoshtevës dhe kontaktit të saj me botën, një përvojë kjo shumë shekullore e këtij fshati.
Edhe Bashkia e Libohovës edhe Njësia Administrative e Zagorisë duhet t’i shikojnë këto objekte me syrin e nënës, pasi këto objekte sjellin progresin, përparimin ekonomik dhe shoqëror.
Kultura e shërbimit po ngrihet në shkallë më të lartme, në këtë kontekst kërkohet edhe pasja e një biblioteke në shërbesë të turistëve me libra në gjuhët angleze, italiane, frënge, greke e tjerë, për të cilat ne, LNPSHA “ PEGASI” ALBANIA, do të japim kontributin tonë për ta pajisur me libra të krijuesve nga gjithë trevat shqiptare. Kjo është një përvojë e mirë jona.
Po kështu do të mundësohet edhe prania e këngëtarëve, artistëve në këtë objekt për ta bërë sa më të larmishme jetën e turistëve në këtë objekt.
Madje, ne do të planifikojmë edhe takime të shkurtra të poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve me turistët për t’u njohur me letërsinë dhe artin bashkëkohor shqiptar .
Një rëndësi e madhe duhet t’i kushtohet dhe ndërlidhjes së objekteve turistike të Gjirokastrës , duke krijuar një lidhje zinxhirore aktive midis këtyre objekteve.
E rëndësishme është dhe nisma e marrë nga një grup zagoritësh pë të hartuar GUIDËN TURISTIKE të ZAGORISË, një guidë kjo shumë e rëndësishme për vrullimin turistik. Është filluar kjo guidë, e cila do të jetë në dy gjuhë: shqip, anglisht.
Shoqata Atdhetare -Kulturore “Çajupi” do të mundësojë ndihmesën e saj shumëplanshe për këto objekte turistike të krijuara, për të cilën do të flasë sot përfaqësuesi i saj , zoti Mitro Saqellari, madje banor i këtij fshati. Është e mira që të punohet edhe për rregullimin e shumë objekteve këtu në qendër të Hoshtevë që bien në kontrast në kahje negative me këtë objekt .
Media vizive dhe e shkruar duhet t’u japi parësi këtyre dallandysheve turistike…
Në emër edhe të pjesëmarrësve të tjerë, në këtë tryezë dialogimi, i urojnë objektit turistik :
“KATERINA’S BED & BREAKFAST” suksese në këtë sprovë të bukur dhe si dallandyshe e parë e turizmit malor në këtë trevë të fluturojë krahëfortë, guximshëm dhe kurrë të mos ndalet!

Rrjedhojë
Perla shtrihej e celebruar/në tundje malesh./Me trëndelinën dhe çajin/ lindte engjëj, apostujt
në agimin e trëndafileve! /Në kurmin e saj rridhte ngjalshëm/ ujët e maleve, /ujët e borës së shkrirë,/loti i mërgimeve!


Bibliografi
Kristaq F. Shabani “Intelekt 2001...” 1, 2
Kristaq F. Shabani “Pela, Profil i biskuar- Zagoria”
“Kristaq F. Shabani “ Itinerari i magjisë”
Kristaq F. Shabani “ Jetari”
Kristaq F. Shabani “ Kronika e Magjisë” “roman jetësor i magjisë (The chronicle novel of life) A magical novel of life
Evjen Peri “ Zagori, zakone dhe tradita “
Sponsored content

“LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË  INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr Empty Re: “LETËRSIA, ARTI, KULTURA NXIT TURIZMIN NË NJË TREVË INTELIGJENTE SI ZAGORIA” Nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet IWA, WPS, Pr

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi