Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green
06082018
Johnny Depp, anulon të gjitha daljet publike me mediat C_2_fo10
Johnny Depp anulon të gjitha konferencat për shtyp dhe daljet publike në media.

Thashethemet mbi shëndetin e tij, pas daljeve në Rusi ku dukej shumë i zbehtë dhe i dobësuar, kanë bërë që menaxherët e artistit të marrin vendime drastike për të mos rritur më shumë pëshpëritjet:

"Aktori nuk do të flasë për këtë temë", shkruan 'The Times Magazine',

Ky vendim mund të bëjë që gazetarët e faqeve rozë ta marrin si konfirmim që diçka nuk shkon me shëndetin e Depp dhe për të cilën ai nuk do të flasë.

Artisti, në turne nëpër Europë prej një muaji me grupin e tij 'Vampirët e Hollivudit', falë fotove të shpërndara nga mediat, duket se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike.

Në Poloni, para koncertit, aktori dukej se ishte në formë, pa mjekër dhe mbase ngjante pak i lodhur, por nuk kishte të bënte fare me dukjen e tij në Rusi.

Tani duket se objektivi është të mbajë distancë nga alarmet e javëve të fundit...

Gjithsesi, Depp vazhdon turneun e tij dhe duket se po e shijon

Admin likes this post

Share this post on:reddit

Komentet

No Comment.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi