Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 Ylberadë e sinoptikës historike të dramës “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA poet, shkrimtar, studiues, estet Empty Ylberadë e sinoptikës historike të dramës “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA poet, shkrimtar, studiues, estet

2nd September 2018, 12:46
Flag Ylberadë e sinoptikës historike të dramës
 
Hëna pesëmbëdhjetshe e paralajmëroi daljen e poemës dramatike… “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”
(Një kryeprurje e Xhevat Limanit , ku vihet pika mbi “i”…)
Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA poet, shkrimtar, studiues, estet,
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA ,
“Njeriu i Vitit 2011” ABI (SHBA), Kandidat për Çmimin “ NOBEL” për Paqen, viti 2017  IWA (SHBA)
1.       IDEJA RISI, KONKRETËZIMI KREATIV I MIRËFILLTË
 
a.     Hedh një xixëtimë
Kur një shpirt dhe një zemër të madhe  e sëmbon dhe e djeg, diçka e zjarrtë, e flaktë dhe pulsi shpejton ritmet; kur një ndjenjë shpërndahet, si llavë në botën shpirtërore, s’ka si të mos ndodhë ndryshe, të lindë një “produkt” material mendimor inteligjent, i cili do të mahnisë me lindjen, me ardhjen e magjiktë.
Në shpirtin e krijuesit, në sheshin e çudimtë të zemrës, ngrihen “shtatore” të bukura, domethënëse, të ndërtuar me “gurë“ ndjenje të skalitur me daltën e virtyteve, tipareve dhe karakteristikave të një Kombi të stërlashtë.
Në botën inteligjente të kreativit mbitipik Xhevat Limanit shpërtheu ideja:
“Duhet të loz Gjergjin… Po si dhe me çfarë?... Dua të interpretoj diçka vetjake, krijimin tim…” .
b.     Ravijëzimi i mendimit
 
Një Ylber me tetë ngjyra ra mbi Pllanajë…
Java lindi ditën e tetë  të saj…në Parasnajë…
Në tokë u lartësua  si në hapësirën qiellore Kryeheroi…
Ai, që kishte lozur me qindra role, ai që kishte emocionuar hapësirat gjeografike dhe pikat e horizontit, vendosi të intepretonte Kryerolin. Dhe Veriu i buzëqeshte Jugut dhe Lindja Perëndimit. Shpirtrat e lashtë ndjenë krenimin…Këngët “Majë krahu”, Meridian-paralelet  prisnin në ankth çfarë do të ndodhte, në të pastajmen. Iu duk, në atë moment, sikur rilindasit e mëdhenj i thanë, me një zë të përbashkuar melodishëm ,  së toku:
“Ide gjeniale… ke mendje,  forcë për ta shkruar dhe aftësia për ta interpretuar…” . Buzëqeshi, duke e quajtur këtë ditë, si më të bukur, më ngazëlluesen, më të fortlumturën, më hyjnoren, më tokësoren, më dritëruesen…
Ishte Naimi, Çajupi, Pashko Vasa, Samiu, Hoxha Tahsini, Abdyli, Koto Hoxhi, Papa Kristo Negovani, Mihal Grameno, Çerçiz e Bajo Topulli, Jani Vreto e Thimi Mitko…, Hasan Prishtina, Sulejman Vokshi, Bajram Curri…. Gjergj Fishta, Faik Konica, Ndre Mjeda, motrat Qirjazi, Migjeni, Dhaskal Todri, Pandeli Sotiri….
Personalitete të larta të kreativitetit botëror kishin shkruar e poetëzuar për kryefigurën madheshtore të Gjergjit… E pse të “ngelej” prapa në këtë paranoramikë. E dhe ata krenoheshin për këtë figurë … Po Ai?! Po AI?!...
c.      Fan Noli me skeptër poeme i dha kurajë…Fan Noli, i cili  shkroi me penelata reale historinë e Gjergjit në një poemë meritore.
Një hënë e bukur, pesëmbëdhjetëshe ndriste në qiell. Rreth saj, një hapësirë  qiellore, ku yjet xixëllonin si xixëllonja të vogla. Papritmas, u shfaq Heroi, afër hënës. E njohu përnjëherësh direkt nga toka… Hëna i ngjante  tërësisht me Donikën .Një duet Gjergjish u fanit në qiell…
Ai po kundronte Ëndrrën i mahnitur, se si ideja e tij po projektohej në qiell:
Dhe ja filloi thirrja zjarrmuese … Zëri i të Atit …Zëri i Tokës. Dhe nisi preludi :  300 kalorës uturonin në një rrugëtim galopant, ku ndrisnin shpatat dhe fizionomitë e kalorësve të fuqishëm, të cilët po i drejtoheshin Mëmëdheut të lënë dikur… Ideja e mirë po i mbërthente me kthetrat e saj të bukura….Në një kthinë, Sulltan Murati priste lajmin e fitores së radhës. Sulltanatet ishin mësuar vetëm me fitore të bujshme, me pushtime, me trofe, me fusha beteje të kthyer në tragjedi…, me mijëra të vrarë, ku shpata priste koka, pa u menduar… Pasthirrmat bashkoheshin bashkë dhe ligjëronin me gjuhë pasthirrmash…në dramat e rëna kokëposhtë në humnerat pushtuese…
Kopallat krahërojnë, si zogj korbanë, në vite zie…
*ç.”Bilbilimi shqip”
Filloi ngjizja kreative, filloi gatimi i ideve, nisi të fluturonte pëllumbi, të zbukuronte me praninë e saj Mjellma, drurët filluan të drejtojnë trupat e tyre… Shqiponja me vështrimin e saj të zgjuar priste agun e një dite të re…Ç‘forcë kanë Nëntorët!
Gjethet, lulet, lëndinat, rudinat, shkëmbenjtë, humnerat e gjithçka materiale e tokës filloi të fliste me gjuhën e lashtë… dhe të organizonte mbrojtjen e saj ndaj pushtuesve. Një tokë e tërë në këmbë…  
Në atë çast, u kthye në një retrospektivë të bukur, kur xha Aki Zyberi, iu lut  që të luante, kur të bëhej i famshëm,  Skenderbeun. Xhaxha Akiu, ai “solisti’ fluturues i “valles së vdekjes” në odat e dasmave dhe të netëve të shënuara! Ah, ajo shmangia e tij  nëpër oxhak  për t’iu shmangur kthetrave të  së “kockës”, të venitjes. Porosia e tij:
”Kur të bëhesh artist i mirë… Unë e di  se ti do të bëhesh, se ta njoh babën, bëni ndonjë film për Skenderbeun, atë burrë të madh. Unë nuk kam  shumë pasuri, por atë livadhin, që kam te zalli, le ta shesë djali im, Zyberi, dhe ta ndihmojë filmin… Do t’ia lë amanet!”
*
Hodhi vështrimin e tij zhbirrues nga qielli  dhe pa atë të figuruar në skenë qielli, duke monologuar me veten. Dëgjoi porosinë e të atit, Gjonit…për kthimin në Krujë në çastin e volitshëm. Buçiti zëri i Skenderbeut drejtuar Babait, Atit, Dheut, Atdheut….Kalorësit vijojnë udhëtimin  pë në Krujë, ecila do të shndërrohej në një kryeqendër e rezistencës ndaj Perandorisë më të fuqishme të botës së atëhershme… Qielli ishte kthyer në një skenë gjigande, ku interpretohej  historia reale . Një vrapim kuajsh turra- tumbas drejt Krujës
“O malet e Shqipërisë, që gjatë kohë s’u kam parë!”
“Ja Kruja ime…  Unë gëzohem si fëmia,
Vëllezërit, kur brohorasin:“Rroftë e qoftë Shqipëria!”
Në ekranin qiellor shfaqet Kruja me ndërtimin e saj  arkitekturor. Në sheshin para kalasë trimat e kapedanët e mëdhenj, prijësat , dorëzim fermani…. Pika i bie Qatipit, mëkëmbësit të Krujës.
Retë po konturonin të plotë pritësit  dhe gazmendi përqafonte vetë qiellin… Dhe, ja fanitet Skenderbeu, në atë fjalim  që dinë ta mbajnë vetëm prijësat e mëdhenj, që e nesërmja i kthen në legjendë dhe i vendos në Panteonin e madh të Kombit… Të gjithë dëgjojnë me krenari dhe të lirë fjalën. Momente historike të jashtëzakonshme… Flamuri valvitet mbi Krujë…Shqiponja del prej flamurit  dhe rreh krahët në të gjithë hapësinë e Kombit shqiptar, i ngjatjeton të gjithë dhe simboli rikthehet përsëri në flamur… Betim i Gjergjit te  flamuri, betim i Kryeburrit  dhe i gjithë prijësave…
Në saraje të Sulltanit, në Anadollin e largët jepet ultimatimi:
“  Shembni qiellin e digjni dhenë/ dhe ma zini Skënderbenë!”
Dhe ngjarjet vijnë njëra pas tjetërs: lidhja martesore me Donikën e Gjergj Arianitit. Urime Pape dhe urim Ferdinandi… Një tentativë e bukur për të përmbysur rrokopujën me një “rrokadë” të zgjuar.
Në skenën qiellore, në atë çast merr flakë “freri”… S’ka më fre, veç ka Skenderbe të paepur…
  d. Buçet fjala dhe nxjerr xixa:
“Gjokset e luftëtarëve tanë janë shndërruar në kala qytetesh…,se nuk durojnë të rrojnë me turp …”
   Thirrmon fjala :“Kryetrimat duhet t’i dalin Zot Atdheut dhe ta mbrojnë me tërë lavdinë”.
 Dhe shfaqet “ Strategjia  e shpatës dhe e fjalës”,  Kuvendi i Lezhës, ku Emblema arbërore, flamuj principatash shndrijnë.  Skënderbeu i veshur si general.  Hartë lufte anash, Protokoll. Dhe vjen fjala e tij e mençuruar në tri kahje.
“Më lejoni të përshëndes burrat e nderuar sundimtarë:Kapedanë trima… Senatorë mendjendritur…
Etër e princër fort të nderuar!  Thirra Kuvendin e Lezhës për të ngritur dinjitetin e Epirit dhe të Arbërit”.
Dhe vazhdon frymëzimi kreativ të pasqyrojë realitetin historik.
 
2. POEMA DRAMATIKE ME SHUMË KULME
a. Qartësi
Poema dramatike” Gjergj Kastrioti Skenderbeu”e Xhevat Limanit  është e ngjeshur me ngjarje, takime, kundërveprime, letra kërcënimi dhe kundërpërgjigje. Material i përzgjedhur me kujdes , me efekt dhe shprehës  të kësj ngjarje me peshë në historinë e Kombit shqiptar , por edhe në historinë e Ballkanit dhe të Evropës .
Detyrimisht dramaturgu , nëpërmjet  gjinisë së poezisë(poemës) , ka arritur që duke e kombinuar me efektet e tjera të gjinive, si dhe të muzikës  dhe artit filmik,  të arrijë të japë historinë e pasqyruar realisht të Skenderbeut, duke dhënë kontribut të madh për të mësuar të vërtetën dhe për t’u dhënë fund paraqitjes së verbër, apo shndërruese të historisë së këtij Kryetrimi , ku edhe me dashakeqësi, disa historianucë dhe analitukë kërkojnë të ulin peshën e tij në historinë tonë kombëtare. A mund , a mund ta bëjnë këtë?!
Fillon varganizimi i fitoreve  të Kryeheroit dhe disfata e Sulltan Muratit, duke thyer mitin e mosthyerjes dhe të mosnjohjes së disfatës. Skenderbeu vital, real, me aftësi të jashtëzakonshme drejtuese, profesionist, strateg dhe  qëndrim me formacionet  e tij luftarake. Njëra pas tjetrash fitoret … Shquarje dhe në aspektin diplomatik, të këtij njeriu  zotërues i tetë gjuhëve të mëdha të Kontinetit… A ia gjn dot çiftin sot?!...
Dramaturgu Xhevat Limani ka ditur të ngjeshë me aftësi  dramën, të pasqyrojë me frymëmarrje ngjarjet dhe bëmat heroike  nëpërmjet përdorimit të monologimeve, nëpërmjet interpretimit të Donikës, duke përzgjedhur një soprano shumë të talentuar, sikundërse është Era Hoxha, si dhe me ndërfutje të kronikimeve të ngjarjeve, informimeve të tyre si dhe nëpërmjet fragmenteve filmike., të cilat e ngrejnë poemën dramtike në nivelin e kërkuar dhe të synuar.
b. Kryeprofili
Një kryeprofil: pasqyrim i cilësive, virtyteve, karakteristikave tipike të kombinuar me një kryepërgatitje  dhe me paraqitjen madhështore fizike . Që këtu përgatitej fitorja paraarenë …
Dhënia e imazheve  të betejave, skena të diplomacisë dhe të kontakteve, përpunimet dhe pragpërgatitjet e suksesit, përgatitja e formacioneve të tij me taktikë  të manovrueshme, befasuese dhe me përdorimin në shkallë perfeksionuese të manovrës, me therrësinë e goditjes hem, si dhe me përballjen e studiuar direkt me kundërshtarin,të cilat  dalin  të realizuara në poemën dramatike Xhevat Limani , kanë sjellë  një poemë  dinjitoze të konturuar me “nektar” mendimi e veprimi.
E bukur, drithëruese, guximtare, amanetuese finalja e kësaj poeme te Monologimi me shpatën:
Ti shpata ime…,
Ti shpatë gjakmbytur që na shpie tejvarrit, kur vetëtimat çajnë retë
dhe era e detit përkund shkrepat me rënkimë.
T’i njohim fajet tona e t’i shtrimë dorën njëri-tjetrit me besë,
veç kësaj Shqipërie për tjetër s’kemi shpresë.
 
Parakalim i madhështisë shqiptare të burrave dhe të Trojeve:
Nëse kronikat s’gënjejnë, ne jemi Epirotë,
Jemi bij të Pirros që la famë burri,
ndaj shqipen e tij e kemi ngjitur te flamuri!
Pasardhës të Lekës jemi
brirët e dhisë Amaltea simbole kemi,
shfaqur te Zeusi a Zoti dhe i trashëgoi Kastrioti!
Këto brirë janë lahuta lirie,
Ndaj po ua lë trashëgim Shqipërie!
Një kryeamanet i një Udhëheqësi, i një Strategu, i  famësuar me kryeveprën e Tij, e cila i kishte rrënjët te Mëmëdheu i tij, te populli i tij trim e i zgjuar , që e ndoqi nga pas një çerekshekull dhe këtë  trimëri të pashpoqe e transmetoi deri në ditët tona…
A ka figurë më emblematike se Skenderbeu? A ka një të tillë të dytë  që tronditi Ballkan, Evropë dhe Botë? A ka strateg të tillë që për çerekshekull mbrojti me dinjitet Trojet? A ka një të dytë që në zemrat dhe shpirtin e Kombit është gdhenduar  kaq bukur , trimtë dhe krenarisht figura e Tij?!...  Në kohën kur të Kombet e tjerë kërkojnë të bëjnë modelime figurash dhe të “prodhojnë” heronj, ne e kemi madhështor . I pakëtë  është  krenimi në fuqi të dymbëdhjetë!
“Betohuni para flamurit me shqiponjë,
Shqipërinë kemi mëmë Kryezonjë!
 
Finalizimi i poemës dramatike me një krye simbolizim, i ndodhur në një muaj të acartë dimri , sikundërse janari, ku kronikani sjell sinoptikën e kohës :
 
 Atë mbrëmje të 17 janarit ra një borë e imtë… Skënderbeu vdiq…
Ra Shqipëria…Turqit ia shkulën varrin dhe kockat i bënë hajmali.
Ata besonin në profeci, po ne shqipot e gjorë, kur do të besojmë Shqipërisht te Nëna Shqipëri.
 
c.      Bie “gongu” dramatik
 
Poema dramatike , çuditërisht nuk ka vetëm një kulm , sikundërse kanë gjinitë letrare, por disa kulme. Është mjë “pjekurinë” dramatike,përkushtuar një Kryeheroi real, i cili me bëmat e tij është kthyer në një legjendë, mit dhe kryerrëfim e kryemodel për mbrojtjen e patjetërsueshme të Trojeve.
  Hyni në “arkitekturën “ e arkitekturuar nga dramaturgu Limani dhe do të ndjeni befasinë e tyre.
Leoni, nipi i dramaturgut,po aftësohet për ta interpretuar rolin e Kryetrimit  dhe ndërkohë po u jep “leksion” të “huajve” të mësojnë kush ishte ky Kryetrim, kjo figurë e përmasave gjigante : Skenderbeu i Shqiptarëve….
 
Gjirokastër , Albania , shtator 2018
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi