Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 740
Points : 1451
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Ç’ është puna e alfabetit brail..!?" nga Prof.dr.Bexhet Asani Empty "Ç’ është puna e alfabetit brail..!?" nga Prof.dr.Bexhet Asani

20th October 2018, 20:55
Ç’ është puna e alfabetit brail..!?

Profesoresha Carrie Cooper (Keri Hupër) është amerikane. Ajo e flet shqipen për mrekulli. Profesoresha Carrie Cooper është autore e disa veprave. Librin e saj “Piktura në fjalë” e shkroi në gjuhën shqipe i cili u përkthye në gjuhën angleze nga vetë autorja dhe në përkujdesjen e kryetarit Adnan Mehmetit u botua ngaShoqata E Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përurimi i të cilit do të bëhet nesër ( e dielë 14 tetor 2018) në Monroe College në Nju Jork. Ky kolegj pothuaj është bërë shtëpia e shqiptarëve. Në lokalet e këtij kolegji zhvillohen të gjitha aktivitetet letrare, shkencore e kulturore shqiptare. Dhe kjo meritë i takon padyshim profesorit të nderuar të këtij kolegji Haxhi Berishës.
Profesoresha Carrie Cooper ka pasion këngën. Me dashuri të madhe këndon himnin tonë kombëtar. Jep mësim për piano dhe kanto. Është ligjëruese në Elmira College. Shkrimtarja e nderuarSabije Veseli na lajmëroi se profesoresha Carrie Cooper do të jetë mysafire e saj dhe e Shoqatës “Marigona”. Do ta kemi një takim me të. Dhe atë çast ne të tre e prisnim me padurim: Sabija, Afërdita dhe unë. Sabija erdhi në shtëpi që ta merrte Afërditën për atë takim. Dëgjoj shkrimtaren Sabije ku i thoshte sime shoqes, Afërditës: "Thirre Bexhetin ta takojë profesoreshën". Dola jashtë menjëherë u përshëndetëm me profesoreshën dhe Sabijen. Është nder i madh për neve që të kishim mysafire mikeshën e madhe të popullit tonë profesoreshën Carrie Cooper.
Carrie Cooper nuk sheh. Por ajo sheh me shpirt dhe lexon shpirtin e çdo njeriu duke ia prekur fytyrën. “Ja kështu – tha – unë me alfabetin brail lexoj shpirtin tuaj, në fytyrën tuaj lexoj: je krenar që je shqiptar..!”
Ishte takimi ynë i parë.
Faleminderit e nderuar profesoreshë, ju me një fjali lexuat karakterin tim!
Ajo lexoi edhe fytyrën e Sabijes dhe të Afërditës. Atyre nuk dua t’ ua marrë të drejtën e mbresave të tyre me profesoreshën Cooper.
Le t’ i hedhin në letër vetë ato, mbresat e tyre.
Lnpsha Pegasi Albania me në krye prof.Kristaq F. Shabanin ka përgatitur një befasi për profesoreshën Carrie Cooper, këtë nuk ia thashë edhe pse u mata disa herë…! Asaj i jepet titulli i lartë pegasian: “Poleart “Pegasi” Internacional Albania” me motivacion:
“Për kontributin e saj kreativ në gjininë e poetikës dhe në fushën e artit; e shquar në përvetësimin e Gjuhës shqipe dhe në përvojën e saj për t’ u mësuar, me vullnet të jashtëzakonshëm, studentëve amerikanë, këtë gjuhë të lashtë”. Në emër të presidentit Kristaq F. Shabani, titullin do t’ ia japë prof. dr. Bexhet Asani.
U ndamë me profesoreshën e nderuar me shpresën se do të takohemi në përurimin e librit poetik të saj “Piktura në fjalë” 2018.

Prof.dr.Bexhet Asani
Bloomingdale, më 13 tetor 2018
Nju Xherzi – SHBA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi