Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama Empty Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama

9th November 2008, 14:07
Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama Barack_obama
Senatori Barak Obama është presidenti i parë afrikano-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara. Demokrati Obama e tejkaloi ndjeshëm numrin e nevojshëm të 270 votave elektorale, të nevojshme për fitoren. Ai ka siguruar 338 vota elektorale, ndërsa rivali i tij republikan, McCain, mori 152 vota.
Qindra mijëra përkrahës të zotit Obama dolën nëpër rrugët e qytetit të tij, Çikago, me thirrje gëzimi, sapo rrjetet televizive e deklaruan zotin Obama fitues të zgjedhjeve presidenciale. Përkrahësit entuziastë valëvisinin flamuj amerikanë, disa prej tyre qanin me lotë gëzimi.
Shpresat e zotit McCain për ta fituar garën u zbehën, kur ai humbi garën në disa shtete tepër të rëndësishme për garën, si Pensilvania, Florida, Ohajo dhe Virxhinia. Që nga viti 1964, asnjë republikan nuk kishte humbur në Virxhinia.
Zoti Mekein e telefonoi nga qyteti i tij, Feniksi i Arizonës zotin Obama, për ta përgëzuar për fitoren historike, duke theksuar se fitorja e tij ka një domethënie të veçantë për afrikano-amerikanët.
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Bush e telefonoi zotin Obama për ta uruar për fitoren.
Fitorja e sotme i jep fund 8 vjet drejtimi të Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Bush.
Barak Obama do të jetë presidenti i parë zezak në historinë 232 vjeçare të Shteteve të Bashkuara.
Ai do të bëjë betimin më 20 janar.
Burimi: BalkanWeb
Identiteti
Identiteti
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 71
Points : 4
Reputacioni : 4
Medalje2 Medalje3

Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama Empty Re: Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama

17th November 2008, 18:47
Obaman e presin shume sfida,aj nuk do ta kete te lehet te perballet me problemet e mbledhura qe tanime sundojne boten.Gjat gjithe fjalimeve te tij,gjat gjithe asaj prpagande per te mbledhur pike per te ardhur ne shtepine e bardh,ne pamje te pare te japin mendimin se Aj do jete presidenti i cili do beje perparime per Ameriken dhe boten.Por,duke shikuar problemet qe kan mberthyer Ameriken dhe gjithe globin,mund te jap mendimin tim lirishte se Obama shume do ta kete veshtire ti veje ne jete premtimet dhene Amerikanve.
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama Empty Re: Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama

17th November 2008, 19:34
deri sa te bej betimin obama mund ti nrroje mendja ose mund te ndodhe dhe ndonje e papritur (aksident)
Sponsored content

Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama Empty Re: Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi