Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

31st March 2008, 05:16
KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!
30.03.2008: Nga të gjitha fjalët e terminologjisë së popullarizuar politike, gjithnjë më ka pëlqyer termi NACIONALIST, e veçanërisht NACIONALIST SHQIPTAR.


Ta dush veten si popull, të ndjehesh krenar për atë çka je dhe të angazhohesh në drejtim të realizimit të synimeve kolektive të etnitetit tënd, në asnjë mënyrë nuk nënkupton urrejtjen ndaj të tjerëve, por, përkundrazi, është cytje e natyrshme në drejtim të ngritjes së vetes kah e lartësuara e përgjithshme gjithënjerëzore.
Nderimi i vetvetes përherë rrezaton siguri dhe sinqeritet, dhe kjo gjendje regjistrohet qartë edhe si shprehje e respektit ndaj të tjerëve.
Pa ushtruar ta dashurosh veten, si mund të dish t’i duash të tjerët? Më thoni, a nuk është e vërtetë kjo?
Nëse me bindje të fortë do të kultivojmë një dashuri të shëndoshë ndaj vetes, atëherë s’ka dyshim se edhe të tjerët do të na duan ne dhe ne ata.
Mbivlerësimi i të tjerëve dhe dyshimi i formuar ndaj vlerave vetjake, në asnjë mënyrë nuk është altruizëm, apo internacionalizëm, por një nxitje e shkaktuar nga kompleksi i vlerës së ulët, shprehur si nihilizëm paranoid.
Nëse kuptimin e nacionalizmit e analizojmë më thellësisht, aty kurrsesi nuk do të vërejmë mangësinë e altruizmit; përkundrazi, kjo ndjenë e dashurisë ndaj vetes dhe vlerave vetjake do të reflektojë sigurinë dhe mirëbesimin edhe më të madh në raportet tona me të tjerët.
Anonymous
Musafir
Vizitor

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

31st March 2008, 05:16
Me keqardhje duhet të konstatoj se shumica prej nesh, e veçanërisht mjaft intelektualë, publicistë, politikanë dhe të tjerë, qëllimisht apo nga lajthimi, nocionin nacionalizëm, në përdorimin praktik, e orientojnë kah domethënia e SHOVINIZMIT, i cili, në fakt, ka të bëjë me një egocentrizëm kolektiv të shfaqur në trajtën më reaksionare dhe më të shfrenuar, që shpreh një kolektivitet i cili shpall epërsinë e vet mbi popujt tjerë, duke nxitur e ndezur armiqësitë, grindjet dhe urrejtjet ndërmjet kombeve e racave të ndryshme.
Paralelisht me nocionin nacionalist, në publicistikën tonë të përditshme hasim edhe në një term tjetër, PATRIOT, që, në shikim të parë, na duket se kemi të bëjmë me sinonimin e të parës. Por, edhe pse në esencën e domethënies së këtyre dy fjalëve është “brumi” i njëjtë, ato patjetër duhet dalluar si dedikime me kuptime logjikisht të ndryshme, sepse nacionalizmi shpreh bindjen e thellë të ndjenjës së krenarisë ndaj përkatësisë vetjake kombëtare dhe është tërësisht e natyrës emocionale. Ndërsa, në anën tjetër, patriotizmi, përveç anës emocionale si bindje, nënkupton edhe veprimin konkret të angazhimit në këtë drejtim. Pra, të jemi më pragmatikë: nacionalistët tregohen në bindje, ndërsa patriotët në veprime. Andaj, vetë fakti se këto dy nocione si domethënie mes vete kanë lidhshmëri koherente, patriotizmi tregohet si niveli më i lartë i nacionalizmit të kurorëzuar në veprim.
Anonymous
Musafir
Vizitor

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

31st March 2008, 05:17
Me qëllim që t’i kemi sa më kuptimplote këto dy shprehje reciprokisht të ndërlidhura mes vete, është e paevitueshme të mos i përmendim edhe dy “surrogate“ terminologjike, që në praktikën e teorisë politike kanë të bëjnë edhe me dy domethënie të reja konkretizuese: “patriotizmin dhe nacionalizmin ekstrem”.
Nisur nga një logjikë e përgjithshme se çdo bindje apo veprim i tepruar mund të kalojë në formën e shprehjes së saj ekstreme, edhe nacionalizmi dhe patriotizmi mund të kenë kuptimet e veta të skajshme. Por, nëse këto nocione i trajtojmë në kornizat e tyre të veprimit hapësinor - kohor, atëherë ato nuk duhen të konsiderohen aspak si të dëmshme. Bile-bile, në momente të caktuara, edhe tepër të nevojshme. Në fakt, kemi të bëjmë vetëm me një interpretim të aplikuar gabimisht, i cili, varësisht prej vendit dhe momentit të përdorur, devijon në drejtim të domethënies së shovinizmit.
Një mundësi e shfaqjes së nacionalizmit dhe patriotizmit ekstrem tek ne shqiptarët, do ta kushtëzojë vetëm ekstremiteti i rrezikimit të qenies sonë kombëtare dhe agresiviteti i shprehjes së saj, në rend të parë, në planin regjional hapësinor (varësisht nga raportet ndërfqinjësore ), dhe nga ana tjetër, varësisht nga politikat globale dhe qëndrimit ndërkombëtar ndaj nesh.
Në kuadrin e ngjasimeve të gabuara të praktikës terminologjike, në këtë kontekst na paraqitet edhe një term tjetër- FASHIZMI, i cili, gjatë definimit të shkallës dhe intensitetit të përcaktimit të një nacionalizmi, shpesh përdorohet nga ana e teorisë analitike.
Anonymous
Musafir
Vizitor

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

31st March 2008, 05:18
Fashizmi është ideologji në thelb tërësisht shoviniste e instaluar në organizimin shtetëror si sistem dhe i ngritur mbi principet e mbivlerësimit të vlerave vetjake. Pra, sikurse cekëm tek nacionalizmi që ishte si bindje dhe patriotizmi si veprim, edhe në këtë rast do t’i kemi dy kuptime: shovinizmin si bindje dhe fashizmin si veprim. Pra, fashizmi ndërtohet mbi bindjet shoviniste dhe në praktikë shprehet nga pozitat e pushtetit të instaluar mbi këto baza ideologjike.
Pozicionimi i shqiptarëve pa marrë parasysh nivelin e nacionalizmit dhe patriotizmit të tyre, kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të arrijë shkallën e fashizmit, sepse ajo në thelb nuk është shoviniste dhe luftën, që është edhe një karakteristikë e fashizmit, do ta përdorë vetëm si kundërpërgjigje gjatë rrezikimit eventual të integritetit të vet qenësor dhe territorial.
Sot, të gjitha popujt e botës me shtetësi të instaluara funksionale, gjatë rrjedhave historike të evoluimit të tyre, i kanë kaluar fazat vetjake të nacionalizmit dhe patriotizmit edhe më ekstrem. Kjo tendencë, edhe pse sot na duket si sipërfaqësore, në këto shtete quaja moderne, ende nuk është zhdukur në tërësi, por vetëm është transformuara në një kahje tjetër.
Meqë, praktikisht, këto shtete e kanë të instaluar shtetësinë e vet me të gjitha elementet e funksionimit të përsosur, dhe ata, në kuptim klasik të fjalës, nuk ndjejnë më ndonjë kanosje ndaj qenësisë së tyre nacionale. Në këto rrethana, nacionalizmi dhe patriotizmi i tyre është i orientuar në drejtim të zhvillimit dhe prosperitetit shoqëror-politik dhe ekonomik të etnitetit vetjak.
Patjetër se, dikur, edhe nacionalizmi dhe patriotizmin ynë, do t’i ngjasojë këtyre shteteve, por vetëm kur edhe ne ta arrijmë nivelin e plotë të sovranitetit tonë kombëtar, dhe si të mëvetësishëm, përmes vullnetit tonë të lirë, mund t’i shkrijmë disa elemente të këtij sovraniteti edhe në emër të integrimeve të paevitueshme evropiane dhe internacionale që janë në zhvillim e sipër. Andaj, elementet e nacionalizmit dhe patriotizmit ekzistojnë tek çdo popull, por, mënyra, forma, cilësia dhe kahja e shprehjes së tyre, varen nga vetë realiteti konkret i gjendjes së atij populli.
Anonymous
Musafir
Vizitor

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

31st March 2008, 05:18
Ne sot, në asnjë mënyrë nacionalizmin dhe patriotizmin tonë nuk duhet krahasuar me modelet e shteteve të ndryshme të zhvilluara, por me përkushtim të plotë duhet punuar në drejtim të ngritjes sa ma të madhe të kësaj ndjenje tek masat tona.
Arsyet dihen: ne ende nuk jemi të lirë, ne ende nuk mund të vetëvendosim për fatin tonë dhe ne ende nuk e kemi në funksion shtetin me kuptimin e plotë të fjalës!
Nacionalizmi i mirëfilltë shqiptar dhe normalizimi i botëkuptimit në raport me të tjerët, do të ketë edhe sprova nga më të ndryshmet.
Pa marrë parasysh cilësimet që do të bëhen, me këtë rast për qëndrimet tona nacionaliste dhe patriotike nga qarqet e ndryshme ndërkombëtare, e posaçërisht si më agresive, ato do të vijnë nga Serbia, këmbëngulësia jonë në këto principe, patjetër do ta neutralizojë këtë botëkuptim të gabuar dhe me kohë ajo do të promovohet si një çështje standarde e realitetit të ndryshuar të një qasjeje tjetër ndaj saj.
Edhe pse, kohën e fundit, kultivojmë shpresën se së shpejti do ta kemi njëfarë pavarësie të Kosovës, siç po na shkojnë punët, nuk do të jetë bash ashtu. Në këtë moment tejet të rëndësishëm për ne, duhet ta dimë patjetër se çfarëdo qoftë ky status i ardhshëm, Kosova do të kufizohet me Serbinë, e cila gjenetikisht është dhe mbetet një shtet shovinist dhe antishqiptar. Ajo kurrë nuk ka hequr dorë dhe as që do ta bëjë këtë ndonjëherë në synimet e saja për rikolonizimin e Kosovës.
Anonymous
Musafir
Vizitor

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

31st March 2008, 05:19
Duke pasur për bazë këtë realitet, ne si shqiptarë edhe në të ardhmen patjetër duhet punojmë në drejtim të përmbarimit të qëllimit tonë të fundit: bashkimin e të gjitha tokave të shkapërderdhura shqiptare në një shtet të natyrshëm dhe unik.
Tek atëherë, në Ballkanin e trazuar do të kemi një balancë të forcave kundërthënëse e cila do të bëhet pretekst i fortë që Serbia të heqë dorë nga këto plane të errëta kolonialiste ndaj trojeve shqiptare. Po ashtu, në këto rrethana të rikrijuara, edhe nacionalizmi dhe patriotizmi shqiptar vetvetiu do të evoluojë kah prototipet si të shteteve ekzistuese moderniste.
Dhe për fund, me plot të drejtë mund të konstatojmë se nacionalizmi dhe patriotizmi shqiptar na nevojiten ende dhe për një kohë të gjatë. Prandaj, kurrë të mos ngurrohemi të jemi ata!


Adnan Abrashi
Sponsored content

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi