Sa ndikon stresi tek shëndeti?
31st March 2008, 20:39
Sa ndikon stresi tek shëndeti?
Stresi është një nxitës kryesor, i cili na lë orë të tëra në tavolinë. Shumë nga ne kanë streskronik, që mund të jetë pasojë nga puna, lidh
jet e zemrës ose lista e gjatë e gjërave të cilat duhet të bëhen në një të ardhme të afërt. Trupat tanë i përgjigjen stresit duke nxitur lëndë kimike në tru, të cilat udhëheqin akumulimin e kalorive dhe depozitimin e yndyrave.
Kur ju keni stres kronik, trupi prodhon shumë kortizol dhe insulinë. Kështu që ju shtohet oreksi, i cili manifestohet veçanërisht në marrjen e ushqimeve të ëmbla. Kjo bën që të depozitohen shumë yndyra, të cilat ndikojnë negativisht në të gjitha organet, e sidomos në mëlçi. Kjo krijon një rezistencë ndaj insulinës, që e urdhëron pankreasin tuaj të sekretojë më shumë insulinë për të bërë kompensimin duke ju bërë të ndiheni të uritur dhe duke e justifikuar këtë të fundit me stresin e përditshëm. Kur ju përpiqeni që të luftoni stresin me anë të ushqimit, ju aktivizoni qendrën kryesore në tru. Pas ndjesisë së mirë fillestare që ofron, ju do të vazhdoni kërkimin e së njëjtës gjë, që më parë ju bëri të ndiheshit mirë, të qetë e të relaksuar. Kjo përkthehet me më shumë ushqim. Stresi dhe ankthi janë shumë të vështirë nga ana neurokimike që të kontrollojnë ushqimin. Por, një gjë është e sigurt, rëndësi thelbësore ka mendja, e cila është udhëheqësja e gjithë pjesëve të trupit. Nëse ne kemi vullnetin e mirë që të vendosim se duhet të pakësojmë ushqimin, atëherë çdo gjë do të ishte më e lehtë. Ajo ç’ka ndodh në trurin tuaj luan rolin kryesor në atë se ç’ka ndodh në stomakun tuaj. Fillimisht duhet t‘i vini vetes një detyrë të rëndësishme: të mbani nën kontroll nivelin e hormoneve. Kjo do ju bëjë që të jeni në një gjendje të qëndrueshme kënaqësie. Këshillat që propozohen më poshtë do ju vijnë në ndihmë:
Bëni që ushqimi të punojë në favorin tuaj!
Ushqimi sjell efekte të ndryshme në stomakun, gjakun dhe trurin tuaj.
Gjeli detit
Përmban tryptophan, i cili rrit serotoninën që ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, si dhe lufton stresin. Në të njëjtën kohë ju bën edhe më rezistentë.
Peshku dhe arrat
Janë të pasur me yndyrnat omega 3, të cilat për një kohë të gjatë janë njohur si përforcues të kujtesës, si dhe pastrues të kolesterolit. Përdorimi i vazhdueshëm i tyre ndikon pozitivisht te gratë shtatzëna.
Çaji jeshil
Përdoret për pakësimin e yndyrnave. Një studim tregon se të pish tri gota në ditë çaj jeshil ndihmon në rënien nga pesha. Çaji rrit gjithashtu edhe metabolizmin.
Flini sa duhet
Kur trupi juaj nuk i plotëson tetë orët e këshillueshme të gjumit, ai ndihet i lodhur dhe pa fuqi. Nëse nuk keni fjetur sa duhet, ju nuk ndiheni mirë dhe truri lëshon serotoninë e dopaminë, substancat që ndikojnë në mirëqenie. Na ndodh që kur çohemi në mëngjes dhe nuk kemi bërë gjumë të plotë të kërkojmë gjëra të ëmbla. Pagjumësia ndikon negativisht në të gjithë sistemin trupor. Me kalimin e moshës, gjëndrat pineale në trurin tuaj prodhojnë me pakicë hormonin e gjumit, melatoninën. Kështu që bëni një gjumë të mirë dhe të rehatshëm. Regjimi mund t‘ju mbajë në peshën dhe në format e dëshiruara.
Regjimi
Një këshillë, e cila mund t‘ju ndihmojë: Eleminoni zgjedhjet gjatë vaktit kryesor. Zakonisht zgjidhni një drekë të shëndetshme që ju pëlqen, si p.sh., sallatë me mish pule të pjekur dhe vaj ulliri ose gjeldeti me bukë misri dhe mbani këtë regjim përditë. Studimet tregojnë se nëse vendosni një regjim që do ta mbani gjithmonë, atëherë kjo do t‘ju ndihmojë shumë në kontrollin e peshës suaj. Duket e çuditshme, por është e vërtetë.
Lëvizja
Rëndësi shumë të madhe luan edhe ecja. Këshillohet të ecni të paktën 30 minuta në ditë, sepse nëpërmjet ecjes vihen në lëvizje të gjithë muskujt e trupi. Ecja ndikon pozitivisht edhe në efektet psikologjike, si rritjen e besimit në vetvete.
Humbeni mendjen
Kur ndiheni shumë të uritur, uluni diku dhe filloni të mendoni për jetën tuaj në përgjithësi, në mënyrë që ta largoni oreksin e madh. Qëndroni para pasqyrës dhe shikoni të gjithë defektet tuaja. Sigurisht që nuk do t‘ju pëlqejë një bark me pala apo kofshë, të cilat përshkohen nga celuliti. E rëndësishme të theksohet është, se pesha ideale është ajo në të cilën ne ndihemi mirë me veten dhe jo ajo ç’ka na tregojnë revistat e ndryshme
Gazeta Korrieri

- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Sa ndikon stresi tek shëndeti?
1st April 2008, 00:31
skam problem me asnjeren ketu qe jan pershkrue ,kam peshen e cila nuk me luen as me gr,
- FlladAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Re: Sa ndikon stresi tek shëndeti?
1st April 2008, 09:11
gjithashtuAnaa shkruajti:skam problem me asnjeren ketu qe jan pershkrue ,kam peshen e cila nuk me luen as me gr,
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Sa ndikon stresi tek shëndeti?
7th April 2016, 08:07
Si e shkatërron stresi shëndetin tonë?
Kur jemi me stres, lehte “i marrim” ftohjet, virozat, madje edhe sëmundjet serioze. Këtë të vërtetë të njohur shkencëtarët tani mund edhe ta shpjegojnë.
Të gjithë e dimë se si mund të na lodhë stresi, ndërsa shkencëtarët së fundi konsiderojnë që këtë mund edhe ta shpjegojnë. Studimi i ri tregon sesi stresi afatgjatë e lodh sistemin e imunitetit, duke rritur rrezikun nga ftohja dhe virozat.
Procesi i njëjtë po ashtu mund të shpjegojë rolin e ngjarjeve traumatike në rritjen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe depresioni. Shkencëtarët amerikanë kanë testuar 176 meshkuj dhe femra për fazat e rënda nëpër të cilat kanë kaluar në 12 vitet e fundit. Pastaj në hundën e tyre kanë vendosur virusin i cili shkakton virozë të lehtë dhe kanë kontrolluar nëse janë sëmurë. Ata që ishin me stres u sëmurën dy herë me shumë.
Testi ka treguar që sistemi i tyre i imunitetit ishte bërë me pak aktiv, shkaku i kortizolit, hormonit të stresit, i cili e dobëson imunitetin.
Kështu është zhvilluar ajo që quhet “reaksion inflamator”, ndërsa është treguar që kjo është pasojë e stresit. Ajo mund të shfaqet si skuqje, kruajtje, ënjtje dhe dhimbje, ndërsa paraqitet si reaksion i parë i organizmit në mbrojtje nga sëmundjet. Kur shfaqet reaksioni inflamator, jemi të ekspozuar ndaj rrezikut nga sëmundjet e ndryshme.
“Me ndihmën e aftësisë së sistemit të imunitetit për të rregulluar inflamacionet mund të parashikohet se kush do të ‘marre’ sëmundjen, por çka është me e rëndësishme kjo na tregon se në cilën mënyrë stresi na bën më të dobët ndaj sëmundjeve”, komenton profesori Sheldon Cohen, shkencëtar nga Universiteti ne Pennsylvania.
Kur janë nën stres, qelizat e sistemit të imunitetit nuk janë të afta t’i përgjigjen kontrollit hormonal dhe kështu krijohet inflamacioni i cili çon në sëmundje.
“Pasi që proceset inflamatore luajnë rol të rëndësishëm në sëmundjet, siç janë ato kardiovaskulare apo astma, ky model shpjegon se si stresi ndikon edhe në to. Kjo, po ashtu, na mundëson të parandalojmë sëmundjet te njerëzit që janë me stres kronik”.
Ekzistojnë edhe mënyra të tjera në të cilat stresi mund të na bëjë të sëmurë. Për shembull, shkencëtarët nga London School of Economics kane gjetur lidhjen ndërmjet ushqimit të shpejtë të kripur dhe të yndyrshëm, me punën jashtë orarit dhe tensionin e rritur të gjakut.
Po ashtu kanë gjetur lidhjen ndërmjet stresit, ankthit dhe vetëbesimit të ulët te femrat shtatzënë dhe rrezikun e shtuar që të sapolindurit do të lindin të vdekur ose me inteligjence të zvogëluar. Po ashtu, fëmijët që kanë lindur pas shtatzënive stresuese janë më shpesh hiperaktivë, kanë probleme emocionale dhe në fund – edhe vetë janë me të ekspozuar ndaj stresit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi