Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

7th January 2008, 22:50
Fyhreri, përtej propagandës, adhuronte kompozitorët rusë dhe hebrenj

Rreth 100 regjistrime në pllaka gra
mafoni, të cilat me ç’duket i përkis
nin ish-udhëheqësit nazist, janë
zbuluar së fundmi në dhomën e një shtëpie
jashtë Moskës, pronar i të cilës rezultonte
deri pak kohë më parë një ishoficer
i shërbimit sekret sovjetik, KGB.
Koleksioni në fjalë hedh dritë mbi faktin
se, ndërsa Hitleri propagandonte me zë
të lartë vlerat e muzikës së
pastër gjermane, shijet e tij
muzikore mund të kenë
qenë shumë të lidhura me
produktin e artistëve që ai i
përbuzte si pjesëtarë të racave
të ulëta.
Pasioni i Hitlerit për
Riçard Vagnerin është i njohur
botërisht tashmë dhe i
dokumentuar, gjithsesi ky
koleksion përmban edhe
vepra të Çajkovskit, Rahmaninovit
dhe Borodinit,
të cilat janë të dëmtuara e
kanë humbur, sigurisht,
cilësinë në dëgjim, si pasojë
e përdorimit të gjatë. Aty
gjendet një disk i Çajkovskit,
me një pjesë koncertale
të tij, interpretuar nga
Bronislav Huberman.
Ndërsa Hitleri (i cili thuhet
se kishte nevojë për muzikë
që të qetësohej), mund të
ketë dëgjuar tingujt e një
violinisti hebre, vetë Huberman
ishte i detyruar të
ndiqte fatin e vet në ekzil.
Ai la Gjermaninë dhe shkoi
në Vjenë në vitin 1937, një
vit para se të ndodhte Anshluss-
i (pushtimi apo
bashkimi i Gjermanisë me
Austrinë) dhe u deklarua
publikisht si një armik i Rajhut
të Tretë. Muzika e pianistit hebre,
Arthur Shnabel, gjendet gjithashtu në atë
koleksion.
Përpos këtyre disqeve, të cilat kanë
surprizuar historianët, shumë nga
pjesët e koleksionit të diktatorit nazist
dominohen prej disqeve me pjesë të
Vagnerit, Bethovenit e Bruknerit.
Si u gjet koleksioni?
Lev Besymenski ishte një oficer i
shërbimeve sekrete sovjetike, që ndihmoi
në hetimin e gjeneralëve nazistë të
kapur rob nga Ushtria e Kuqe. Ai e gjeti
koleksionin e disqeve në fjalë në Kancelarinë
e Rajhut, ku ndodhej dhe Hitleri
në maj të vitit 1945, kur ai ishte urdhëruar
të bënte një aksion kërkimi, pak
pasi Berlinin e kishin zaptuar rusët. Disqet
ishin të paketuara në arka birrash
dhe shumica e tyre dukej se ishin bërë
gati për t’u zhvendosur së bashku me
Hitlerin në rezidencën alpine të tij, në
Obersalzberg, Bavari. Gjithçka ishte
stampuar me logon “Führerhauptquartier”
(ose në shqip: Selia qendrore e Fyhrerit),
gjatë momenteve kur Hitleri akoma
s’kishte vendosur nëse do të duhej
të përpiqej të qëndronte e luftonte deri
në fund.
Zoti Besymenski nuk e përmendi kurrë
koleksionin në fjalë sa ishte gjallë,
sepse ai kishte frikë mos akuzohej më pas
se ia kishte fshehur shtetit “mallin” e gjetur
dhe se e kishte përvetësuar në favor
të vet. Më vonë ai u bë historian, duke
pretenduar se kishte marrë pjesë në autopsinë
e trupit të djegur të Hitlerit, ku
konfirmoi një fakt që ishte bërë për një
kohë të gjatë të besohej në publik, se
Hitlerit i mungonte një testikul.
“Der Spiegel”, pronari i ri
Kur zoti Besymenski ndërroi jetë këtë
verë, në moshën 86-vjeçare, koleksioni
në fjalë iu dorëzua redaksisë së revistës
gjermane “Der Spiegel”. Në një dokument
që shpjegon se si i gjithë ky koleksion
u bë pronë e tij, Besymenski shkroi:
“Ka pasur disqe me pjesë të luajtura nga
muzikantët e interpretuesit më të mirë
të Europës e Gjermanisë, me solistët më
të mirë të kohës. Unë isha i habitur se si
në atë koleksion mund të gjendeshin
edhe muzikantë rusë”. Hitleri kishte shkruar
diku te “Mein Kampf” se nuk ka pasur
ndonjë kulturë të pavarur hebreje.
“Nuk ka pasur kurrë një art hebre dhe
nuk ka as sot”, thoshte ai. “Dy mbretëreshat
e artit: arkitektura dhe muzika, nuk
kishin asgjë të përbashkët me hebrenjtë”.
Ai gjithashtu u referohej rusëve si “untermenschen”
(qenie të ulëta) dhe zhvlerësonte
çdo kontribut që ata kishin dhënë
për kulturën botërore. E bija e Besymenskit,
Aleksandra, tha se ajo kishte përftuar
një shije të hidhur nga hipokrizia e Hitlerit
në përzgjedhjet e tij muzikore. “Kjo
është një ironi me vetveten”, tha ajo për
“Der Spiegel”. “Miliona sllavë e hebrenj
është dashur të vdesin për shkak të
ideologjisë raciste naziste”.

VAGNER
Pasioni i Hitlerit për Riçard
Vagnerin është i njohur botërisht
tashmë dhe i dokumentuar

ÇAJKOVSKI
Në koleksion gjendet edhe një disk i
Çajkovskit, me një pjesë koncertale të
tij, interpretuar nga Bronislav Huberman

BUNKERI
Lev Besymenski e gjeti koleksionin
e disqeve në fjalë në Kancelarinë e
Rajhut, ku ndodhej dhe Hitleri në
maj të vitit 1945

BESYMENSKI, EDHE VETE NJE HEBRE

Familjes ia tregoi sekretin në ‘91

Besymenski, edhe vetë një hebre, e zotëronte më së miri gjer
manishten dhe drejtoi personalisht hetimet ndaj Feldmarshallit
von Paulus, pasi armata e gjashtë naziste u mund në portat e Stalingradit
në vitin 1943. Kur Berlini ra, oficeri i shërbimeve sekrete
ruse u dërgua me një grup specialistësh për të mbledhur artifakte
në bunkerin e Hitlerit dhe në kancelarinë e Rajhut të Tretë, shkatërruar
nga bombardimet. Lev Besymenski, përveç shumë studimeve
në fushën e historisë, ka shkruar dhe një libër të përkthyer në disa
gjuhë, me titull “Stalini dhe Hitleri. Pokeri i diktatorëve”, në vitin 2002.
Sipas bijës së tij, Aleksandra Besymenski, babai i saj i kishte mbajtur
ato disqe si suvenire dhe për herë të parë ia kishte treguar familjes
së vet në shtëpinë e tyre të pushimit në rrethinat e Moskës, në vitin
1991. Ai, deri sa vdiq, nderohej si profesor dhe lektor i mirënjohur në
Akademinë Ushtarake të Moskës.

TROFETE E LUFTES

Marshalli Zhukov dhe “abuzimi”

Në fakt kishte ndodhur dhe më parë: Marshalli Zhukov,
“fitimtari” i betejave të Stalingradit e Berlinit, gjithashtu
është dëshmuar se mori me vete, duke përvetësuar si trofe
lufte, 55 kuadro pikturash klasike, shtatë kuti me pjata e objekte
porcelani e floriri me vlerë, nëntë ora të lara në ar të
pastër dhe 713 ornamente të tjera të ngjashme nga kështjellat
e Potsdamit. Por, disqet e adhuruesit të muzikës, Besymenski,
i cili vdiq dy muaj më parë, në moshën 86-vjeçare, siç
shprehet e bija e tij, Aleksandra, nuk mund të konsiderohen si
zhvatje, përvetësim, grabitje apo fshehje, pasi ai nuk përfitoi
kurrë materialisht prej tyre. Gjatë gjithë jetës së tij, profesori i
vinte shpesh ato disqe për t’i dëgjuar nën shoqërinë e miqve
të vet më të besuar.

“The Independent”:

Lajm jo i mirë
për adhuruesit
e nazizmit
Lajmi për gjetjen e kolek
sionit muzikor të Hitlerit ka
gjetur vend në shumë media
perëndimore, menjëherë
sapo u bë publik. Kështu, britanikja
“The Independent” shkruante
ndër të tjera se: të
afërmit e një ish-oficeri rus të
KGB-së, që kishte pasur akses
në hetimet që u zhvilluan
në bunkerin e diktatorit nazist,
Adolf Hitler, në Berlin, në vitin
1945, kanë (ri)zbuluar koleksionin
e tij privat, të papublikuar
më parë, me disqe muzikore
dhe objekte personale.
Ajo çka ata kanë gjetur, nuk
tingëllon si muzikë e mirë për
veshët e atyre që akoma
adhurojnë diskriminuesin më
të madh racor në historinë e
njerëzimit. Përpos veprave të
Vagnerit e të Bethovenit, aty
janë gjendur edhe pjesë të kompozitorëve
rusë e atyre hebrenj
– siç dihet, armiqtë më
të mëdhenj të Hitlerit – duke
përfshirë emra si Rahmaninov,
Çajkovski dhe Borodin. Më tej,
artikulli vijon me fjalët: Përgjatë
12 viteve të jetës së Rajhut
të Tretë gjerman, Hitleri
ndaloi ndjekësit e adhuruesit
e ideologjisë së tij që të dëgjonin
ndonjë lloj muzike tjetër,
përveç asaj të popullit e kompozitorëve
gjermanë. Madje
dhe jazz-i u deklasua si
“muzika e moçaleve të negrove
të Amerikës” dhe Filarmonia
e Berlinit ishte e ndaluar
të luante pjesë të tjera,
përveç atyre të ashtuquajtura
“klasike teutonike”. Atë që
mbetej, Hitleri e cilësonte si
“muzikë të qenieve të ulëta”.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

18th January 2008, 21:51
DIE MACHT DER DICHTER-PUSHTETI I POETËVE

Eine Anthologie der deutschen Lyrik
shtypi Shtëpia botuese"DORUNTINA",Përktheu Ferdinand Laholli

Një Antologji e gjuhës gjermane përfshirë nga dhjetë poet të njohur gjermanfolës,është përkthyar në gjuhën shqipe ngapoeti dhe përkthyesi ynë i njohur Ferdinand Laholli,për të ndërsjellë njohëjen në mes dy kulturash-gjermano-shqiptare.Poetët gjerman në gjuhën gjermane kumtojnë diqka të rëndësishme nga të cilat lexuesi ynë do të njeh më mirë kulturën gjermane të këtyre poetëve që janë mendësia përparimtare e kohësqë po jetojmë.Poet të njohur gjermanofolës që jetojnë në Gjermani,Zvicërr dhe Austri,por që flasin gjermanishten:Mnfred Ach,Rose Ausländer,Betti Fichtl,Erich Fried,Heinrich Heine,Fred Kurer,Gerhard Ruiss,Rosemarie Schulak,Wolfgang Windhausen,Peter Paul Wiplinger.Edhe pse e përkthyar në dy gjuhë,poezia ka ruajtur të njejtin timbër,nga se z.Laholli është përkthyes i njohur me eksperiencë për përkthim dhe përshtatje.Mundësisht po na premtoj koha,ne do të sjellim këtu disa poezi të tyre në gjuhën gjermane dhe shqipe.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

18th January 2008, 21:56
MANFRED ACH

DEIN UND MEIN
Die Tür zur Einsamkeit
steht weit offen

Aber es genügt
eine Berührung deiner Fingerspitzen,
um sie zu schließen,

und ich bin Dein Gefangener
in Meinem Glück.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

18th January 2008, 21:59
Manfred Ach

YTI DHE IMI
Dera e vetmisë
dykanatash hapur
Por mjafton
prekja e majëgishtave tu,
për ta mbyllur atë,

ku pastaj jam robi yt
në lumturinë Time.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

19th January 2008, 13:21
ROSE AUSLÄNDER

HEIMAT

Du schwimmst
auf dem Meer
der Unendlichkeit

Glückt es dir
eine Küste zu erreichen
wird ein Stückchen Erde
deine Heimat.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

19th January 2008, 13:23
Vendlindja
Ti noton
në det
pafundësie.

Nëse të ecën
të dalësh në breg
një grusht dheu
të bëhet vendlindje.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

22nd January 2008, 22:01
ERICH FRIED

HERRSCHAFTSFREIHEIT

Zu sagen
"Hier
herrschtFreiheit"
ist immer
ein Irrtum
oder auch
eine Lüge:

Freiheit
herrscht nicht.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

22nd January 2008, 22:05
LIRI SUNDIMI
Të thuash
"Këtu
sundon liria"
është gjëthsesi
gabim
apo thjesht
gënjeshtër:
liria nuk sundon.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

22nd January 2008, 22:12
HEIRICH HEINE
HAST DU DIE LIPPEN MIR

Hast du die Lippen mir wundgeküsst,
So küsse sie weider heil,
Und wenn du bis Abend nicht fertig bist,
So hat es auch keine Eil.

Du hast ja noch die ganze Nacht,
Du Herzallerliebste mein!
Mann kann in solch einer ganze Nacht
Viel küssen und selig sein.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

22nd January 2008, 22:16
Mi PUTHE BUZËT
Mi puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
PO s´mí shërove gjer në mbrëmje,
Tamarrim dhe më shtruar.

Përpara ke natën e tërë,
E miraime ti!
Ajo çka mbetet për tu bërë
Është puthja mbushur shpirtësi.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

24th January 2008, 13:30
FRED KURER
WOLLEN
Ich will sterben wenn wichtige dinge geschehen
ich will nie vergessen -und niezu den vergessenen gehören
auch nicht bei denen die immer alles vergessen
ich will gemeinsam vergessen mit allen die vergessen
auf dem gehsteig ihres lebens
ich will nie mehr spazieren gehen
ich hasse alles schiessen
ich hasse alles erschossenwerden.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

24th January 2008, 13:35
DËSHIRË
Jam gati të vdes nëse ndodhin gjëra të rëndësishme
të harroj nuk dua-as të jem pjesë e të harruarve
dhe as e tyre
që trotuarit të jetës
harrojnë ngaherë
për shetitje s´jam aspak i dëshiruar
unë e urrej të shtënit mbi të tjerë
e urrej të qenunit i pushkës.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

25th January 2008, 14:37
GERHARD RUISS
GRUNDPROBLEM

ginge esnur um mich
ginge es nur um dich
ginge es nur um dich und mich
aber es geht um sex
gehört allen.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

25th January 2008, 14:39
PROBLEM THEMELOR
të qe veq për mua
të qe veq për ty
të qe veq për ty dhe mua
por është fjala për seks
dhe ai
u takon të gjithëve.
Sponsored content

Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit Empty Re: Zbulohet në Rusi koleksioni i fshehtë muzikor i Hitlerit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi