Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Konflikti Rusi-Gjeorgji Empty Konflikti Rusi-Gjeorgji

10th August 2008, 15:01
A eshte legjitime nderhyrja e Rusise ceshtjet e brendshme te Gjeorgjise?
A mund te behet nje paralel i situates se krijuar me ate midis Serbise dhe Kosoves?

Gjeorgji, 2 mijë të vdekur, analistët rusë bëjnë paralele me Kosovën
Mbi 2000 të vdekur është bilanci i fundit i situatës në Gjeorgji, ndërkohë që parlamenti i këtij vendi ka shpallur gjendjen e luftës. Janë thirrur nën armë rezervistët, ndërkohë që dy palët vazhdojnë të luftojnë me tanke dhe avionë.

Shekulli Online
Shtune, 09 Gusht 2008 23:32:00




Mbi 2000 të vdekur është bilanci i fundit i situatës në Gjeorgji, ndërkohë që parlamenti i këtij vendi ka shpallur gjendjen e luftës. Janë thirrur nën armë rezervistët, ndërkohë që dy palët vazhdojnë të luftojnë me tanke dhe avionë.

Atletët gjergjianë në Lojrat Olimpike, kane kerkuar te braktisin ato dhe te kthehen ne atdhe, por nje mesazh personal i Shakashvilit, i ka mbajtur ne Pekin. Gjoergjia nderkohe ka terhequr 2 mije trupat e veta nga Iraku.

Ndërkohë që situata luftarake është ende e paqartë, mes Gjeorgjisë dhe Rusisë – kjo e fundit, (padrone tradicionale e osetiano-jugorëve), ka filluar një luftë paralele propagandistike dhe mediatike. Kjo nuk do ta bëjë më të lehtë gjetjen e një zgjidhjeje politike në këtë konflikt. Ndoshta konflikti mund të çojë edhe më tej procesin e tëhuajëzimit mes perëndimit dhe Rusisë.

Presidenti gjeorgjian, Sakashvili e paraqet ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kudnër regjimit në Osetinë jugore si një aksion legjitim. Dhe nga njëri këndvështrim juridik nuk është se nuk ka të drejtë. Sepse formalisht Republika e Osetisë jugore e panjohur ndërkombëtarisht, i përket shtetit të Gjeorgjisë, edhe pse Tbilisi faktikisht e ka humbur kontrollin aty që prej 15 vjetësh. Banorët ndërkohë kanë të gjithë pashaporta ruse.

Interesante të ndjekësh se si Sakashvili si argument për ofensivën ushatarake përdor të njëjtat parulla me të cilat Rusia ka justifikuar ndërhyrjen e saj në Çeçeni. "Rivendosje e rregullit kushtetues" në Gjeorgji. Sipas Sakashvilit ndërhyrja ruse në Osetinë jugore është deklarim luftë ndaj Gjeorgjisë dhe një përzierje në çështjet e brendshme të një shteti sovran fqinj. Ai shpreson në mbështetjen e perëndimit, veçanërisht të amerikanëve kundër agresorit rus, sipas tij.

Gati në të njëjtën mënyrë përpiqet ta argumentojë edhe Rusia politikën e saj. Duke u mbështetur tek argumentimi që i bëri Perëndimi ndërhyrjes ushatarake të NATO-s kundër Serbisë në mbrojtje të kosovarëve, politika ruse e paraqet ndërhyrjen e saj në Gjeorgji si një "intervenim humanitar". Nga ana tjetër, Moska thotë se duhet të mbrojë "jetë ruse" dhe të përforcojë trupat e paqes.

Edhe sikur të çalojë krahasimi mes intervenimit të NATO-s në luftën në Kosovë, ku u bë fjalë për pengimin e gjenocidit ndaj kosovarëve - dhe ndërhyrjes ruse, prapë formula e intervenimit humanitar nga pala ruse zë vend më qëllim që të justifikohen bombardimet e qyteteve gjeorgjianë dhe infrastrukturës.

Dhe në rast të një intervenimi ushtarak të suksesshëm në Osetinë jugore, po sipas skenarit të Kosovës, arsyetohet pavarësia e Osetisë jugore dhe bashkimi i mëvonshëm me Rusinë. Po tu vësh veshin "urra" -ve dhe atmosferës patriotike në Rusi një fund i tillë i këtij skenari do të gjente mbështetje në shoqërinë ruse, e cila ende është e traumatizuar nga rrëzimi i Bashkimit Sovjetik.

Se si do të marrë fund ushtarakisht konflikti dhe se si do të jenë zhvillimet e ardhshme politike nuk bëhet dot aktualisht si profeci. Por një gjë është e qartë: Të dyja palët kanë mësuar nga njëra -tjetra por nuk kanë kuptuar asgjë. Tëhuajëzimi mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, mes Rusisë dhe Perëndimit do të thellohet edhe më tej me luftën në Osetinë Jugore.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Konflikti Rusi-Gjeorgji Empty Re: Konflikti Rusi-Gjeorgji

10th August 2008, 15:07
ja dhe disa nga pamjet....
Konflikti Rusi-Gjeorgji Index110
Konflikti Rusi-Gjeorgji Index211
Konflikti Rusi-Gjeorgji Index310
Identiteti
Identiteti
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 71
Points : 4
Reputacioni : 4
Medalje2 Medalje3

Konflikti Rusi-Gjeorgji Empty Re: Konflikti Rusi-Gjeorgji

10th August 2008, 22:26
Nuk do te donja te beja paralelizma,gjithesesi jam kundrejt lufterave.Dialogu do ishte gjeja me e mire e mundeshme.
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Konflikti Rusi-Gjeorgji Empty Re: Konflikti Rusi-Gjeorgji

12th August 2008, 13:23
ah kjo Rusia!!!
Mezi po pres te terhiqet
Sponsored content

Konflikti Rusi-Gjeorgji Empty Re: Konflikti Rusi-Gjeorgji

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi