Ekonomi
25th December 2007, 17:35
Prodhuesit e betonit gjobiten 2,7 milione leke
E Marte, 25 Dhjetor 2007
Vetem se nuk kane dhene informacion ndaj Autoritetit te Konkurrences, ne lidhje me hetimin qe po behej ndaj tyre, per shkak te nje marreveshjeje monopoli, 9 kompani te prodhimit te betonit ne Tirane jane gjobitur me 2,7 milione leke. Burimet zyrtare te Autoritetit te Konkurrences njoftuan se, kompanite nuk i ishin pergjigjur procedurave te "hetimit" qe po zhvillonte autoriteti. Ne zbatim te procedurave, Komisioni i Konkurrences organizoi nje seance degjimore me perfaqesuesit e ndermarrjeve prodhuese te betonit ne Qarkun e Tiranes. Pasi shqyrtoi raportin e sekretariatit dhe pretendimet e paleve, Komisioni i Konkurrences arriti ne konkluzionin se marreveshja nuk eshte zbatuar praktikisht nga ana e ndermarrjeve anetare te Unionit te Prodhuesve te Betonit.
Nga ana tjeter, Konkurrenca vendosi gjobitjen e 9 kompanive prodhuese te betonit per shkak se, nuk kane dhene informacionin e kerkuar nga Sekretariati i Autoritetit te Konkurrences. Sipas ligjit, nje veprim i tille konsiderohet si shkelje e lehte, ndaj dhe kompanite jane ndeshkuar me gjobe.
Shoqata kishte nenshkruar nje marreveshje gjate korrikut te ketij viti, per fiksimin e cmimeve. Si rezultat, cmimi i nje meter kub beton u rrit gjate periudhes se veres me 2 euro. Pas nje procesi investigimi, Komisioni i Konkurrences vleresoi se, nepermjet kesaj marreveshjeje, ndermarrjet percaktojne cmime te fiksuara, duke vepruar si nje organizem (grupim ndermarrjesh) i vetem dhe cenojne ne kete menyre konkurrencen e lire ne treg, duke dale jashte objektivit te shoqatave te biznesit. Per keto arsye, Komisioni, bazuar ne ligjin per mbrojtjen e konkurrences, vendosi ndalimin e marreveshjes se lidhur qe ne korrik te vitit te kaluar ndermjet ndermarrjeve prodhuese te betonit ne Qarkun e Tiranes. Mirepo, gjate hetimit te thelluar, u vu re se kompanite nuk e kishin zbatuar marreveshjen per fiksimin e cmimeve, duke realizuar keshtu nje prishje te vullnetshme te te ashtuquajturit veprim monopolistik. Komisioni i Konkurrences po heton edhe disa linja te tregut, kryesisht telefonise, karburanteve dhe sigurimeve. Rezultate pozitive deri me tani ka pasur ne shfuqizimin e marreveshjes se kompanive te sigurimit per grumbullimin e polices kufitare nga nje agjent i vetem.
Hetime te tjera te Konkurrences
Disa linja strategjike te tregut jane perfshire ne proces hetimi nga Autoriteti i Konkurrences, per shkak se kane rene dakord per fiksimin e cmimeve te sherbimeve nepermjet marreveshjeve te monopolit. Tregu u telefonise celulare, perkatesisht kompanite AMC dhe Vodafone Albania jane gjobitur me rreth 5,3 milione dollare. Po keshtu, Autoriteti i Konkurrences ka evidentuar monopolin qe kishin krijuar kompanite e sigurimit ne pikat kufitare, por marreveshja eshte prishur dhe nuk eshte lejuar edhe nga Ministria e Financave pas denoncimit te ketij rasti. Autoriteti mori ne hetim kete vit linjat e prodhimit te bukes ne Fier dhe aktualisht eshte duke hetuar tregun e energjise dhe kryesisht ate te hidrokarbureve.
Kompanite e penalizuara me gjobe
Ndermarrjet Gjoba e llogaritur (leke)
ALBAN - TIRANA CO 447915
BEST CONSTRICTION ALB 235367
BETON EKSPRES 178534
FERRO BETON & CONST. 436959
HALILI 172519
ITAL-BETON CONST. 201086
KIRCHBERGER - ALBANIA 508279
QARRI - 02 169652
SHKODRA BETON 396974
Totali 2 747 285
Blerina Hoxha - Koha Jone

- albxAnëtar aktiv
- Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Bizneset do punesojne 600 aplikues
2nd February 2008, 21:09
Bizneset do punesojne 600 aplikues
Studentet e sapodiplomuar do te kene mundesi te punesohen ne biznese te medha nese aplikojne ne zyrat e punesimit. Keto te fundit ne baze te programeve dhe projekteve per praktikat profesionale do te punesojne 600 persona. Programi i Praktikave Profesionale per Studentet, i prezantuar dhe aplikuar, per here te pare gjate vitit te kaluar, krijon mundesi reale per punesimin e te rinjve, vecanerisht atyre qe kane mbaruar arsimin e larte brenda apo jashte vendit. Nepermjet ketij programi, te rinjte kane mundesi qe te perfitojne eksperiencen e duhur ne ndermarrje dhe biznese serioze dhe me emer. Po keshtu kane mundesine qe, pas perfundimit te programit, nje pjese e mire e tyre te nenshkruajne kontrata te rregullta me punedhenesit per nje punesim afatgjate dhe te qendrueshem ne profesionin e tyre.
Vitin e kaluar u vu ne dispozicion te ketij programi fondi prej 10 milione leke, nderkohe kete vit jane vene ne dispozicion 40 milione leke dhe programi do te shtrihet ne te gjithe vendin. Po keshtu, nje vit me pare kane perfituar vetem 160 persona, kurse ne programin e fundit do te jene 600 te sapodiplomuar.
Te dhena
1600 persona do te punesohen gjate vitit 2008
200 milione leke do te jene per tre projekte punesimi
10500 ndermjetesime do te jene nga Ministria e Punes
6 muaj do te jete periudha e kualifikimeve
100 per qind te sigurimeve paguhen nga punedhenesi
13,3 per qind eshte numri i te papuneve ne vend
600 te sapodiplomuar do te perfitojne nga projektet e punesimit
40 milione leke eshte fondi i vene ne dispozicion per te rinjte

- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Ekonomi
24th February 2008, 21:19
1 mars çmimet e reja te energjise
Duke nisur nga data 1 mars, çmimi i energjise do te pesoje rritje. Enti Rregullator i Energjise (ERE) ka miratuar tarifat e reja te energjise. Mesatarisht çmimi i energjise per konsumatoret familjare do te rritet me 18%. Çmimi mesatar i energjise eshte 8.23 leke/kWh. Per jo familjaret çmimi do te rritet me 19%, duke arritur ne 8.73 leke/kWh. Per prodhuesit e bukes çmimi i energjise eshte lene i pandryshuar, 7 leke/kWh ne tension te mesem dhe 7.5 leke/kWh ne tension te ulet. Sipas ERE-se, me miratimin e ketyre tarifave, KESH arrin te siguroje te ardhurat e mjaftueshme per te garantuar furnizimin me energji 24 ore pa nderprerje per konsumatoret. Por nje gje e tille eshte kundershtuar nga KESH. Sipas burimeve nga Korporata, tarifat e miratuara nuk eliminojne kufizimet, sepse nuk jane te bazuara ne koston operative per vitin 2008. Per çdo 0.4 leke me pak nga tarifa e propozuar nga KESH, ekuivalenti eshte 2 ore kufizime ne dite. Per familjaret qe konsumojne deri 300 kWh, çmimi i energjise nuk do te pesoje rritje, tarifa per kete kategori konsumatoresh do te vazhdoje te jete 7 leke/kWh. Sipas perllogaritjeve, gati 76% e familjeve shqiptare konsumojne deri ne 300 kWh energji ne muaj.

Inflacioni
Rritje pagash 20%
Efektet negative, qe mund te krijoje rritja e çmimeve ne artikujt ushqimore, do te kompensohen nepermjet rritjes vjetore te pagave dhe pensioneve. Ekspertet ne Ministrine e Financave shpjegojne se, kompensim nepermjet indeksimit nenkuptohet rritja e pagave dhe pensioneve ne gjashtemujorin e dyte te çdo viti mbi normen e inflacionit. Keshtu, sipas tyre, ekonomia shqiptare ne 8-vjeçarin e fundit ka reflektuar me nje inflacion qe nuk i kaluar kufirin maksimal prej 4%. Ndersa qeverite gjate ketyre viteve i kane rritur pagat dhe pensionet me shume se 4%. Ministria e Financave sqaron, nepermjet eksperteve te saj, se i ashtuquajturi indeksim eshte rritja e pagave dhe pensioneve, qe do te aplikohet ne 1 korrik te ketij viti nga 15-20%. Normat me te larta te rritjes do te perfitojne sektoret e arsimit dhe shendetesise me 18-22%.
Norma e rritjes se pagave do te jete disafish me e larte se norma e inflacionit. Pavaresisht rritjes se çmimeve per buken dhe vajin, kryesisht, inflacioni per muajin janar arriti 3%.

24th February 2008, 21:20
Rikthehet projekti
Tren ekspres
Kryeministri Sali Berisha ka marre oferten per marrjen me koncesion te hekurudhes Tirane-Durres. Kompania zvicerane "Stadler" ka perfshire ne kete projekt edhe zgjatimin e hekurudhes ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas si dhe portin e Durresit dhe ne Golem. Sipas zyres se shtypit te kryeministrit Berisha, perveç marrjes me koncesion te ketij segmenti hekurudhor, ne projekt eshte parashikuar edhe vendosja e trenave moderne dhe te shpejte. "Kryeministri u njoh me projektin pilot te kesaj kompanie per marrjen me koncesion te segmentit hekurudhor Tirane-Durres, me zgjatim ne aeroportin "Nene Tereza", portin e Durresit dhe ne Golem. Projekti perfshin rikonstruksionin e segmentit hekurudhor, vendosjen e trenave moderne dhe te shpejte per transportin e pasagjereve dhe mallrave si dhe menaxhimin e ketij segmenti", thuhet ne njoftimin e zyres se shtypit te Keshillit te Ministrave.

Rritja e çmimeve
“Kompensim çmimit te bukes, jo ulje te TVSH”
Rritja e çmimit te bukes si dhe e te gjithe mallrave te tjere ushqimore nuk i ka shpetuar syrit te nderkombetareve. Perfaqesuesja e perhershme e FMN-se ne Shqiperi, Ann Margaret Westin, ka deklaruar se zgjidhja me e mire per te kompensuar shtresat e varfra eshte ajo me para ne dore dhe jo ulja e TVSH-se per drithrat. Sipas saj, ky vit pritet te jete goxha i shtrenjte per konsumatoret shqiptare. Per pasoje, inflacioni pritet te jete ne nivelin 4%. Westin eshte shprehur pro vendimit te qeverise per te mos nderhyre ne percaktimin e çmimeve ne treg, por nga ana tjeter ajo ka deklaruar se, qeveria duhet te penalizoje spekulantet.
"Rritja e çmimeve shfrytezohet nga disa kompani, te cilat i rrisin ato edhe me teper duke penalizuar keshtu konsumatoret. Qeveria mund te luaje nje rol shume te madh ketu duke e ndalur kete fenomen. Por serish me duhet te rekomandoj te mos nderhyhet ne treg, pasi çmimet e larta te dritherave do i shtyjne fermeret te mbjellin me shume dhe per rrjedhoje çmimet do te stabilizohen serish", tha ajo.

24th February 2008, 21:21
RTSH
Rritet me 9.5% fondi
Fondi limit i shpenzimeve te Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit per vitin 2008, do te jete 74.4 milion leke. Kjo shume do te perdoret per shpenzime korrente ku perfshihen pagat, sigurimet dhe shpenzimet operative te institucionit. Ndersa 25.3 milion leke do te jene shpenzimet per investime ne institucion. Krahasuar me vitin e kaluar fondi ka nje rritje prej 9.5%. Ai eshte llogaritur per 48 punonjes te miratuar ne organike me nivelin e pagave ekzistuese, si dhe per shperblimet e honoraret te anetareve te keshillit dhe eksperteve ne fushen e medias. Qeveria miratoi vendimin per fondin limit te Keshillit Kombetar te RTSH-se. Ministria e Financave dhe Keshilli Kombetar te Radios dhe Televizionit jane ngarkuar per zbatimin e ketij vendimi, qe do te hyje ne fuqi pas botimit ne fletoren zyrtare.

26th February 2008, 18:36
Shqiperi-Kosove, aksionere ne TEC-in me fuqi 1200 MEGA
E Marte, 26 Shkurt 2008
Fatjona Mejdini
Shqiperia dhe Kosova po organizojne projekte te perbashketa ekonomike dhe energjetike per te zhvilluar te dy vendet. Keshtu, gjate takimit te djeshem, qe Kryeministri Berisha zhvilloi me Kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, u shfaq projekti per ngritjen e nje termocentrali te perbashket per te dy vendet, qe pritet te ngrihet ne territorin e Kosoves. Kryeministri Berisha theksoi dje se Shqiperia po parashikon qe te jete aksionere ne termocentralin e madh qe do te ndertohet ne Kosove, i cili do te kete nje kapacitet te instaluar prej 1200 MEGA, ose 10 here me i madh se TEC-i i Vlores. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria po merr te gjitha masat per te ndertuar akset rrugore qe do te lidhin Shqiperine me Kosoven, ne menyre qe shkembimet mes dy vendeve te jene me te lehta.
"Do perfundohen brenda afatit rruget kryesore qe lidhin Shqiperine me Kosoven, si Durres-Prishtine, rruga e Arbrit, Koman-Fierze", theksoi Berisha ne fjalen e tij. Po keshtu, gjate konferences se perbashket per shtyp me Kryeparlamentarin kosovar, Jakup Krasniqi, Berisha tha se qeveria shqiptare ishte e gatshem te ndihmonte me ekspertize institucionet e Kosoves, duke pasur parasysh veshtiresine qe mund te hasnin institucionet e nje shteti te sapokrijuar. Kreu i Kuvendit te Kosoves, Krasniqi, e falenderoi Berishen per ekspertizen profesionale, duke theksuar se Kosova do te merr pervoje nga Shqiperia per ndertimin e institucioneve te saj. Po keshtu, Krasniqi u ndal ne perpjekjet qe parlamenti i shtetit te ri po ndermerr, per te kaluar ne parlament me procedura te pershpejtuara ligjet e Paketes "Ahtisari", duke shprehu njekohesisht qellimin per nje te ardhme euroatlantike te Kosoves.
Kryeministri Berisha, gjate takimit qe pati me Krasniqin, nuk harroi te theksoje mirenjohjen qe ushqejne te gjithe shqiptaret ne Shqiperi, per qendresen dhe perpjekjet e kosovareve, per lirine dhe pavaresine e kombit. "Ne nje kohe kur ne Shqiperi kishte diktature te eger, kosovaret krijuan nje parti demokratike dhe kunder diktatures, me ne krye nje burre si Ibrahim Rugova, qe e udhehoqi Kosoven me idete paqesore te Gandit. Me pas, erdhi qendresa e madhe me heronj si Adem Jashari, i cili i fali lirise jeten e tij dhe te 54 anetareve te familjes se tij", deklaroi Berisha. Sipas tij, Pavaresia e Kosoves erdhi si nje investim mbinjerezor i qytetareve te saj. Nga ana e tij, Krasniqi ne takimin me Berishen, por dhe me Presidentin Topi, ka kerkuar mbeshtetjen diplomatike te Tiranes zyrtare per njohjen e shtetit te Kosoves, duke marre angazhimin per ta kryer deri ne fund nje angazhim te tille diplomatik. Te njejten gje ai kerkoi dhe nga kryesocialisti Rama.
Vizita
Kryeministri Berisha deklaroi dje se do te shkonte te vizitonte Kosoven e pavarur vetem pasi te miratohej paketa ligjore e Planit "Ahtisari" dhe perfaqesuesit e larte te ketij vendit te vizitonin Shqiperine. Ashtu sic e ka theksuar edhe here te tjera, Berisha deklaroi se, ndonese jo fizikisht, ishte i pranishem cdo dite ne Kosove. "Shpirtin e kam ne Shqiperi, zemren ne Kosove", deklaroi Berisha.
Rruget
Gjate takimit me Kryeparlamentarin e Kosoves, Jakup Krasniqin, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria ishte e angazhuar per te nderuar me shpejtesi te gjitha rruget qe e lidhnin Shqiperine me Kosoven. Keshtu, kreu i qeverise deklaroi se se shpejti do te perfundoheshin rruge si Durres-Prishtine, rruga e Arbrit, Koman-Fierze. Sipas tij, infrastruktura rrugore do t'i afronte edhe me shume dy vendet.

26th February 2008, 18:40
Autostrada Durres-Prishtine, presktiva e bashkepunimit ekonomik
E Hene, 25 Shkurt 2008
Bashkimi Evropian, Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar e kane konsideruar logjike zhvillimin e linjes, Nish-Prishtine-Durres me se shumti per hovin ne zhvillimin ekonomik qe do tu jape rruga zonave neper te cilat do te kaloje.
Kosova eshte nje territor ndermjet Durresit dhe Nishit, ndaj dhe zhvillimi ekonomik i saj eshte i varur shume nga lidhje transporti te shpejta. Investimi i fundit eshte nje shak i mire per te lidhur Kosoven me Korridorin 8. Tashme pjesa e serbe e rrugeve eshte nder me te perkeqesuarat, ne Ballkanin Perendimor, sidomos ne pjesa qe lidh Kosoven me Serbine, e cila nuk eshte perdorur shume pas 1999. Pavaresisht politikes se renduar ndermjet Beogradit dhe Prishtines per ceshtjen e pavaresise se Kosoves, biznesit kosovar i intereson nje lidhje e mire transporti me Serbine. Rreth 15 per qind te totalit te importeve te Kosoves jane nga Serbia, ndersa eksportet e Kosoves ne Serbi jane 16 per qind, sipas te dhenave te vitit 2006, por perfitimet nga linjat e transportit te Kosoves per Serbine do te jene afatgjata, per shkak se, aktualisht nevojat per tregti mallrash behen nga Porti i Selanikut e Greqise, i cili eshte 100 kilometer me larg nga Beogradi se sa nga Porti i Durresit. Qeveria e Kosoves i ka kerkuar Serbise qe te vendosi projektin e Rruges Durres-Prishtine-Nish ne listen e projekteve per financim nga nderkombetaret, por Beogradi e ka injoruar kerkesen. Sipas Henry Perritt, nje profesor i juristprudences ne 2003 ka bere nje studim mbi ekonomine kosovare, duke thene se arsyet e refuzimit te Serbise per kete projekt jane politike. "Shume njerez ne Serbi nuk deshirojne qe Kosova t'ia dale mbane ekonomikisht, keta mendojne se, kjo rruge e con Kosoven drejt fuqizimit dhe pavaresise", cilesoi ai. Ministri Serb i investimeve, i cili ka ne pergjegjesi edhe transportin, nuk ka bere komente per kete plan. Por analistet ne Beograd thone se, duhet vazhduar me zhvillimin e linjave Veri-Jug, Serbi-Greqi duke anashkaluar Kosoven.
Pervec probleme politike qe ka ky projekt, pritet qe te kete nje trafik te ulet levizje. Sipas Observaotit Europian te Transportit, SETEO, jo me shume se 1000 deri 2000 makina do te jete fluksi i levizjeve ne nje dite, nderkohe qe duhet te kete me shume se 10 000 levizje, per te bere atraktive financimet e donatoreve. Ne keto kushte qeveria shqiptare ka financuar pjesen me te madhe te projektit nepermjet kredive tregtare. Nderkohe trafiku ne Kosove eshte rritur ne 50 000 mije makina ne dite, atje nuk ka asnje iluzion rreth mundesive te financimit. "Nuk asnje qe te investoje ne Prishtine pa patur siguri" eshte shprehur, Shefki Ukaj zedhenes i Ministrise se Transportit ne Kosove. "Cdo gje eshte e lidhur me statusin" tha ai.

28th February 2008, 19:36
Rritja ekonomike, turizmi zhvendos ndertimin
E Enjte, 28 Shkurt 2008
Pavaresisht rritjes se interesit per tregun e pasurive te paluajtshme ne Shqiperi, sektori i ndertimit po shenon renie me rekorde te reja, duke mos qene me lider ne ritmet e rritjes ekonomike. Banka e Shqiperise, ne nje analize te zhvillimeve ekonomike te pjeses se dyte te vitit 2007, njoftoi dje se ne sektorin e ndertimit regjistrohet nje renie vjetore ne vellimin e ndertimeve te reja prej 19%. Keshtu, kontribuesit kryesore rritjen ekonomike gjate vitit 2007 kane qene vecanerisht sektoret e transportit dhe telekomunikacionit, tregtise, hotelerise dhe restoranteve, si dhe ai i industrise. Rritja e aktivitetit ne keto sektore ka balancuar ngadalesimin e aktivitetit ne sektorin e ndertimit, sqaroi banka. Gjithashtu, autoriteti qendror bankar rithekson nevojshmerine e ndermarrjes se reformave strukturore ne bujqesi, me qellim rritjen e eficences dhe prodhimit ne kete sektor. Kjo do te bente qe ne nje periudhe afatmesme te mund te zvogelohen permasat dhe efektet e goditjeve nga jashte, qe kane te bejne me prodhimet bujqesore.
Viti 2007 ka shenuar zhvillime te reja ne sektore te ndryshem te ekonomise dhe rendesine qe ato po marrin ne ritmet e rritjes ekonomike. Ne kete fokus, sektori i turizmit gjithnje e me shume kryeson si sektori me rendesine me te madhe ne zhvillimin ekonomik te vendit. Ky sektor ka prodhuar nivelin me te larte te shitjeve, te te punesuarve dhe te sherbimeve ne ekonomi gjate 2007. Po keshtu, zhvillime pozitive ka shenuar edhe sektori i industrise, sidomos ajo nxjerrese, e cila ka dhene nje ndikim mjaft pozitiv ne rritjen e eksporteve.
Autoriteti qendror bankar njoftoi dje se, ekonomia shqiptare gjate vitit 2007 ka shenuar nje ecuri pozitive, karakterizuar nga rritje e qendrueshme vjetore, ne perputhje me parashikimet, mbajtje te inflacionit nen kontroll, si dhe konsolidim te metejshem te stabilitetit financiar. Parashikimet paraprake flasin per vazhdueshmeri te rritjes aktuale ekonomike edhe gjate vitit 2008, nderkohe qe Banka e Shqiperise beri te ditur se do te vazhdoje te jete vigjilente ndaj zhvillimeve brenda dhe jashte vendit, per te siguruar permbushjen e objektivit te inflacionit prej 3%.

28th February 2008, 19:43
Prej 1 janarit, paga minimale 16 mijë lekë
Bashkë me shtesat, rroga dysheme në administratë shkon 24 mijë lekë
Duke filluar nga 1 janari i këtij viti, paga minimale në Shqipëri do të jetë 15% më e lartë. Një punonjës, i cili më parë paguhej 14 mijë lekë, tashmë do të paguhet 16 mijë lekë në muaj. Qeveria ka zyrtarizuar dje vendimin për rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë në nivelin 16 mijë lekë në muaj. Kryeministri Berisha e argumentoi këtë masë si të domosdoshme dhe që reflekton zhvillimin e ekonomisë. Kryeministri theksoi se rritja e pagës minimale shkon me rritjen e vendit në tërësi dhe nuk përbën asnjë ngarkesë mbi biznesin. "Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për pronarët, por edhe për punonjësit. Nga njëra anë duhet t‘u krijojmë barrën më të lehtë fiskale pronarëve, por nga ana tjetër, të vendosim standardet botërore, të cilat nuk i krijojmë ne, por i respektojmë", tha Berisha. Qeveria u përpoq të rriste pagën minimale në nivelin 16 mijë lekë që në gjysmën e parë të vitit të kaluar, madje për këtë mori edhe vendim përkatës. Por financat u detyruan të tërhiqeshin nga zbatimi i tij për shkak të kundërshtimeve të forta që erdhën nga disa grupime biznesesh, kryesisht ato që punojnë me material porositës. Vendimi për rritjen e pagës minimale u propozua nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Duke iu referuar relacionit të këtij vendimi, Ministria e Punës e ka mbështetur propozimin e vet bazuar në studimin e miratuar për pagat minimale sipas sektorëve të ekonomisë, dhe sipas vendimit të miratuar është e detyrueshme zbatimi i pagës minimale nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, në masën e 16000 lekëve në muaj nga 14000 lekë në muaj që është aktualisht. Këshilli i Ministrave e ka cilësuar pagën bazë minimale prej 16 mijë lekësh në muaj si më të madhe se minimumi jetik për një të punësuar. Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, sëmundje, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë etj., të cilat shkojnë mesatarisht 60% mbi pagën bazë për punonjësit mbështetës të institucioneve të varësisë dhe 43% mbi pagën bazë për punonjësit mbështetës të institucioneve qendrore. Duke llogaritur këto shtesa, paga minimale në sektorin shtetëror shkon mesatarisht në rreth 24 mijë lekë në muaj. Është parashikuar edhe paga orare në masën 92 lekë, me qëllim që të mbrohen më mirë punonjësit që punojnë me kohë të pjesshme, ose jashtë kohës normale të punës. Në sektorin buxhetor paguhen me pagë minimale 6700 punonjës ose rreth 6% e punonjësve buxhetorë dhe rritja e pagës minimale në masën e 16000 lekëve për këtë kategori ka filluar që në 1 korrik 2007, ndërkohë që me miratimin e vendimit të djeshëm, për sektorin privat rritja fillon nga 1 janari 2008.
Në sektorin publik dhe veçanërisht atë buxhetor, caktimi i pagës minimale ka ndikim në sistemin e pagave, por me vendosjen e sistemit të pagave sipas strukturës së shërbimit civil për të gjithë administratën publike, është ulur ndjeshëm ndikimi që ka rritja e pagës minimale në nivelet e tjera të pagave, duke krijuar fleksibilitet më të madh në përcaktimin e pagës minimale.

Rritet pagesa e papunësisë për 10 mijë persona
Vendimi/ Do të përfitojnë edhe të larguarit nga puna nga privatizimi i "Albtelekom", TEC-it të Fierit, "Armo", "Albpetrol"
Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dje se çdo person që përfiton nga asistenca e papunësisë do të marrë 8 mijë lekë në muaj. Rritja e pagesës së papunësisë do të jetë në nivelin 14.2%.
Projektvendimi për këtë skemë të re është hartuar në zbatim të ligjit "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 10 mijë të papunë, trajtimi i të cilëve bëhet pranë zyrave të punësimit. Aktualisht pagesa e papunësisë përfaqëson një nivel bazë të barabartë me 5240 lekë në muaj për çdo përfitues. Mbi këtë vlerë bazë llogariten edhe disa shtesa të lidhura me numrin e personave në ngarkim, kompensimin për ushqim dhe energji elektrike, të përcaktuara me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave.
Rritja me 14.2% do ta çojë pagesën bazë të papunësisë në 5980 lekë në muaj, plus kompensimet që i jepen çdo përfituesi, përfitimi mesatar shkon në rreth 8000 lekë në muaj.
Efekti financiar gjatë vitit 2008 do të jetë rreth 90 milionë lekë, i cili do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Rritja e miratuar në mbledhjen e djeshme bëhet me qëllim mbrojtjen ekonomike dhe sociale të kësaj kategorie, si dhe në kuadrin e përshtatjes së legjislacionit shqiptar me Konventën Ndërkombëtare të ILO-s për "Nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen kundër papunësisë", e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kjo rritje do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale, sidomos të punonjësve të shkurtuar nga reformat, si ato të administratës publike, po dhe të punonjësve që do të dalin si pasojë e reformave apo privatizimit të sektorëve "Albtelekom", TEC-i i Fierit, "Armo", "Albpetrol". Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data 1 janar e vitit 2008. Punonjësit e "Armo" sh.a., Tiranë dhe "Albpetrol" sh.a., së Patos, që dalin të papunë, si pasojë e ristrukturimit, përveç trajtimeve që parashikohen nga Kodi i Punës, përfitojnë për një periudhë njëvjeçare pagesë me pagë bruto mesatare mujore individuale (pagë bazë+vjetërsi) të vitit të fundit të punës. Në përfundim të kësaj periudhe, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë për të ardhurën nga papunësia.
Fondi prej 376 milionë lekësh, i llogaritur për 606 punonjësit që dalin të papunë nga ristrukturimi i "Armo" sh.a., dhe fondi prej 372200 000 lekësh i llogaritur për 1100 punonjësit që dalin të papunë nga ristrukturimi i "Albpetrol" sh.a., të përballohen përkatësisht nga likuiditetet e këtyre shoqërive. Pagesat e punonjësve do të bëhen nga zyrat e punësimit në rrethet përkatëse. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për nxjerrjen e udhëzimit përkatës dhe zbatimin e këtij vendimi.

28th February 2008, 20:02
Në mars të 2008-s nis ndërtimi i Unazës së Re
Thursday, 28 February 2008
Në mars të këtij viti do të fillojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Re. Burime nga bashkia e Tiranës thanë se pas përfundimi të shpronësimeve, do të nis ndërtimi. Ndërkohë javën që kaloi në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimi për shpronësimin e pronarëve ku do të ndërtohet unaza. Sipas vendimit të qeverisë, një metër tokë kushton 12.335 lekë.
Ndërtimi
Burime nga bashkia e Tiranës thanë për gazetën se në muajin mars do të nisin punimet e Unazës së Re. Aktualisht kjo është në fazën e parë. Pra, faza e shpronësimeve. Sipas të njëjtave burime, me përfundimin e fazës së parë, do të nisin punimet. Ndërtimi i kësaj unaze do të lehtësojë trafikun e renduar të automjeteve.
Kompensimi
Këshilli Ministrave ka përcaktuar çmimin e tokës që do të shpronësohen pronarët, ku toka e të cilëve ndodhet në Unazën e Re. Sipas vendimit të qeverisë, një metër katror tokë është vlerësuar me 12.335 lekë. Kostoja totale e shpronësimeve është 39.879.055 lekë. Ndërkohë sipërfaqja që po shpronësohet cilësohet si tokë arë. 30 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare të këtij vendimi bëhet regjistrimi i sipërfaqes prej 3.233 metra katrorë në pronësi të bashkisë së Tiranës. Shpronësimi i pronarëve sipas vendimit përfundon më 3 mars.
Vendimi i qeverisë
1. Shpronësimin për interes publik të pronarëve, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga përmirësimi i Unazës së Re, në bashkinë e Tiranës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë së Tiranës dhe, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të bëhet regjistrimi i pasurisë 3 233 m2 tokë arë në favor të kësaj bashkie.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi për sipërfaqen 3 233 m2, të vlerësuar në shumën e përgjithshme 39 879 055 (tridhjetë e nëntë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëdhjetë e pesë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 39 879 055 (tridhjetë e nëntë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëdhjetë e pesë) lekë, të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Tiranës.
5. Vlera e shpenzimeve proceduriale në shumën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë të përballohet nga Bashkia e Tiranës.
6. Pasuria me nr.306/147, Vol:13, Fq.110, e ndodhur në zonën kadastrale 3866, të likuidohet pas zgjidhjes së konfliktit të pronësisë dhe pas konfirmimit nga ZRPP-ja.
7. Afati i përfundimit të shpronësimit është data 5.3.2008.
8. Afati i përfundimit të punimeve në objektin "Përmirësimi i Unazës së Re", të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës.
9. Ngarkohet Ministria e Brendshme për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
10. Ngarkohet Bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
.................
Projekti për kthimin e QNK në teatër kombëtar dhe galeri artesh
Ka përfunduar projekti për rikonstruksionin dhe kthimin e Qendrës Ndërkombëtare e Kulturore në Teatër Kombëtar dhe Galeri Artesh Pamore. Burime nga bashkia e Tiranës thonë se fundi limit për këtë projekt është 670 milionë lekë. Në tenderin e zhvilluar për këtë projekt morën pjesë 10 kompani. Ky projekt synon që Qendra Kombëtare e Kulturës të kthehet në një teatër kombëtar prej 500 vendesh si dhe në një qendër artesh pamore. Ndërkohë fitues për këtë vepër është shpallur kompania "ORION SA & AK & ART". Punimet për realizimin e këtij projekti do të zgjasin 16 muaj. Aktualisht kjo ndërtesë është venë në funksion me përfundimin e punimeve ndërtimore në vitin 1998, është projektuar nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Nr. 1 dhe zbatuar nga ndërmarrja e ndërtimit "21 Dhjetori". Funksioni principial i objektit ishte muze i ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha për periudhën 1994-1985. Ndërkohë këtë funksion objekti e humbi në vitin 1992. Aktualisht objekti funksionon në dy linja: ajo e QNK-së për organizimin e panaireve të ndryshme tregtare, shfaqje të ndryshme muzikore, disko, mbledhje apo konferenca, ekspozita të arteve pamore, kryesisht pikture apo fotografie si dhe një sallë shfaqjesh filmi. Këto ambiente janë dhëna me qira.

28th February 2008, 21:17
Përcaktohen çmimet referuese për vjeljen e taksës së pasurisë
Zbardhen çmimet fiskale të shitjes, mbi të cilat do të referohet pagimi i 10 për qind të taksës për shitjen e apartamenteve, dyqaneve apo trojeve
Nga dita e sotme, të gjithë qytetarët të cilët kalojnë të drejtën e pronësisë mbi apartamentet apo dyqanet dhe tokën, do të paguajnë 10 për qind të fitimeve kapitale, mbi çmime referuese të përcaktuara nga financat. Gazeta “Korrieri” zbardh udhëzimin me çmimet referuese që do të përdoren nga hipotekat për pagimin e taksës së pasurisë, tashmë të firmosura nga ministrisë i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe ministri i Financave, Ridvan Bode. Pra e thënë ndryshe, tatimi mbi të ardhurat do të paguhet në masën 10 për qind për diferencën nëpërmjet vlerës së blerjes së kësaj pasurie dhe asaj të shitjes. Kjo shumë do të paguhet para regjistrimit të pasurisë në hipoteka nga personi që e shet atë. Për efekt të llogaritjes së taksës së pasurisë, nga hipotekat do të përdoren çmimet referuese ose e thënë ndryshe, kostoja fiskale për metër katror. Kostot minimale janë të përcaktuara për metër katror dhe të ndara sipas qyteteve, duke iu referuar çmimeve aktuale të tregut. Udhëzimi i Ministrisë së Financave përcakton në mënyrë të qartë koston fiskale të pasurive të patundshme duke filluar që nga viti 2003 deri në vitin 2008. Udhëzimi do të gjejë zbatim edhe në rastin e shitjes së një ndërtese të përfituar nga këmbimi i truallit, në bazë të një kontrate këmbimi, ku si çmim i blerjes do të konsiderohet një nga çmimet e përcaktuara në tabelat e udhëzimit. Gjithashtu, për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet dhurimit, transaksioni konsiderohet i tatueshëm dhe për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor do të veprohet si në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë, tokë dhe ndërtesë, nëpërmjet aktit të shitjes. Për sa i përket shitjes së truallit, si çmime referuese për pagimin e taksës së pasurisë do të përdoret çmimi i përcaktuar nga Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave. Gjithashtu, në udhëzim përcaktohet se, në rastet e shitjes njëkohësisht të tokës truall dhe të ndërtesës “njollë” brenda këtij trualli, për përllogaritjen e detyrimit tatimor do të merren në konsideratë dy elemente. Fillimisht do të jetë vlera e shitjes së ndërtesës dhe vlera e shitjes së truallit. Vlerat e shitjes së ndërtesës dhe të truallit nuk duhet të jenë më të vogla se çmimet minimale përkatëse të përcaktuara në udhëzim.
Rastet kur përjashtohet pagimi nga kontrata e parablerjes
Por në udhëzimin e Ministrisë së Financave përcaktohet mjaft qartë që taksa e pronësisë nuk paguhet mbi këto çmime referuese në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast, tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në nenin 20 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Po ashtu, për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara deri në datën 31 dhjetor 1995, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, si dhe ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992. “Për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje do të merret kostoja mesatare për m2 e sipërfaqes së shfrytëzueshme, të përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave, në VKM nr. 815, datë 9.12.1996. Kurse për qytetet që nuk përmenden në udhëzim, për efekt llogaritjeje do të merret në konsideratë kostoja mesatare e qytetit në distancën më të afërt. Kurse për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara nga 1 janari 1996 deri në 31 dhjetor 2002, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje do të merret kostoja mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme, e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave në VKM e viteve përkatëse. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara pas 1 janarit 2003, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje do të merret kostoja minimale fiskale e përcaktuar në marrëveshjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 29.03.2006, “Për miratimin e kostos minimale fiskale në ndërtim dhe për mënyrën e përcaktimit të çmimit të shitjes së banesave”, të cilat janë pasqyruar në udhëzim.
Ja kur do të paguhet taksa
Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kësaj pasurie, në përputhje me aktet ligjore përkatëse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit pranë hipotekave. Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme përcaktohet në kontratën e noterizuar të shitjes, e cila është firmosur nga palët (shitësi dhe blerësi). Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur individi kalon pronësinë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse. Mosrespektimi i çmimeve në kontratat e noterizuara të shitjeve të pasurisë së paluajtshme konsiderohen kundravajtje administrative për zyrat e noterisë dhe penalizohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Shembull
Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën 5.000.000 lekë. Ky individ e shet këtë apartament pas disa vitesh tek një individ tjetër B, për 6.000.000 lekë. Individi A do të tatohet me 10 për qind të diferencës midis vlerës së shitjes 6.000.000 lekë dhe vlerës së blerjes 5.000.000 lekë. Pra, 10 për qind X (6.000.000-5.000.000) = 100.000 lekë, do të jetë tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë, i cili paguhet nga individi A.
Çmimet e dyqaneve dyfish më të larta
Por përveç apartamenteve dhe tokës, në pagimin e taksës së pasurisë përfshihen edhe dyqanet, garazhet dhe ambientet për zyra. Kështu, udhëzimi i financave përcakton se çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi për dyqane mallrash apo shërbimesh është dy herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas zonave. Kurse çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave. Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi zyrash është i njëjtë me çmimin e sipërfaqeve të apartamenteve. Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave. Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, çmimi për m2 është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës. Për ndërtimet në komunat e tjera të Tiranës, çmimi minimal llogaritet 36,600 lekëm2.

Në prill nis instalimi i kasave regjistruese
Financat, në mesin marsit tender për kasat. Biznesi VIP, i pari me kasa regjistruese
Në fillim të muajit prill do të nisë instalimi i kasave regjistruese tek bizneset e madhësive të ndryshme. Ministria e Financave ka përfunduar hartimin e termave të tenderit për firmën fituese që do të marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij projekti. Termat hartuese të tenderit krijuan mjaft debate mes drejtuesve të financave, ku njëra nga arsyet ishte vonesa për instalimin e kasave regjistruese. Burime zyrtare të dikasterit të financave thanë për gazetën “Korrieri”, se në datën 15 mars do të përfundojë pranimi i ofertave nga ana e kompanive të cilat janë të interesuara për këtë projekt koncesionar. Më pas, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të shikojë çdo propozim në përputhje me kriteret e vlerësimit. Pas 15 ditësh do të shpallet kompania fituese, e cila në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të instalojë kasat regjistruese. Sipas Ministrisë së Financave, kriteret kryesore për të cilën do të përzgjidhet firma fituese janë që ajo duhet të ketë përvojë të ngjashme pune, biznes-planin e aktivitetit të shoqërisë, projektin për infrastrukturën e brendshme dhe mënyrën e lidhjes së saj me infrastrukturën e jashtme, cilësinë e pajisjeve fiskale dhe çmimi i kasave me preferencë çmimi më të ulët të shitjes. Si fillim parashikohet të jenë 40 mijë kasa regjistruese. Të parët të cilët do të pajisen me kasa regjistruese do të jenë bizneset me TVSH dhe tatim-fitimi, të cilët administrohen nga Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj (bizneset VIP). Bëhet fjalë për 600 biznese të mëdhenj, të cilët do të pajisen me kasa regjistruese në fillim të muajit prill. Ndërkohë që sipas planit të qeverisë, ishte parashikuar që për bizneset VIP të përfundonte në muajin maj instalimi i kasave regjistruese. Ndërsa bizneset me TVSH në qytetet Durrës, Kavajë, Lushnjë, Berat, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, Pogradec, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe do të përfshihen në etapën e dytë të instalimit të kasave regjistruese, proces ky i cili pritet të zgjasë deri 6 muaj. Ashtu edhe sikundër ka kërkuar biznesi i vogël, do të jetë i fundit që do të pajiset me kasa regjistruese. Pritet që procesi i instalimit të kasave regjistruese për biznesin e vogël të nisë në vitin 2009. Po ashtu, nga Drejtoria Tatimore përfshihet edhe një proces tjetër, që është ai i hedhjes së të dhënave të qarkullimit të atyre bizneseve që janë të pajisur me kasa regjistruese. Pra, e thënë ndryshe, të dhënat e qarkullimit të kasave të vjetra do të përfshihen në memorien qendrore fiskale. Gjithashtu, kapaciteti i memories fiskale për çdo kasë regjistruese duhet të sigurojë ruajtjen e regjistrimeve të së paku 1800 raporteve ditore dhe fiskale, maksimumi i 20 ndryshimeve të shkallëve tatimore dhe të 200 ndërhyrjeve për zhbllokime të software-ve. Përpara se të fillojë hedhja e të dhënave të qarkullimit, nëpërmjet pajisjes fiskale në memorien fiskale paraprakisht, duhet të futen të dhënat, si numri i identifikimit të tatimpaguesit, numri i identifikimit të regjistruesit elektronik (dy shifra për identifikimin e kompanisë shitëse të arkës, dhe 4 numra dhjetorë të tjerë), data, ora dhe minuta e fillimit të mbajtjes së regjistrimit të xhiros nëpërmjet regjistruesit elektronik dhe logoja fiskale. Nëse memoria fiskale pëson defekt, pajisja fiskale duhet të regjistrojë “Gabim”, si dhe të dhënat nuk fshihen në rast të mungesës së energjisë elektrike.

29th February 2008, 18:34
BE ndan 124.9 milionë euro për Kosovën
28.02.2008 ET Prishtinë
Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA), ka ndarë 124.9 milionë euro për Kosovën për vitin 2008, tha në Prishtinë, shefi i Zyrës së Komisionit Evropian, Kjartan Bjornsson, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Republikës, Hajredin Kuçi.
28.02.2008 ET Prishtinë
Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA), ka ndarë 124.9 milionë euro për Kosovën për vitin 2008, tha në Prishtinë, shefi i Zyrës së Komisionit Evropian, Kjartan Bjornsson, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Republikës, Hajredin Kuçi.
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Ekonomi
1st March 2008, 20:35
Çmimi i bukës, qeveria ligj për miell falas nga shteti
Projektligji i ri lejon ndërhyrjen në koniunkturën ekonomike. Ndonëse fillimisht kundër, kryeministri kthen mendje
Erald Kapri
Rritja e çmimit të bukës, por edhe të disa artikujve bazë në treg, ka prekur ndërgjegjen politike të qeverisë, e cila ndonëse ishte kundër ndërhyrjes në treg për të flustruar çmimet, duket se ka ndërruar mendje. “Kjo nuk është filozofia jonë”, - është shprehur kryeministri Sali Berisha në Kuvend kur iu kërkua nga deputetët opozitarë që të ndërhyjë në treg për të ulur çmimet e produkteve bazë të jetesës. Kryeministri është shprehur se çmimet janë rritur për shkak të lëvizjeve ndërkombëtare në tregje dhe qeveria nuk mund të cenojë tregun për shkak se nuk është pjesë e politikës së saj qeverisëse që të prekë forcat e tregut, por do të kompensonte rritjen e çmimit për shtresat në nevojë. Ky qëndrim politik ka ndryshuar për shkak se qeveria ka nisur, për herë të parë bëhet kjo gjë, një projektligj në Kuvend, i cili rregullon marrëdhëniet për rezervat e shtetit dhe ndërhyrjen me këto rezerva për të normalizuar situata ekonomike që shkaktuara nga rritje çmimesh. Aktualisht Rezerva e Shtetit, drejtori që varet nga Ministria e Brendshme, ofron ndihmën e saj me materiale ushqimore etj., sa herë që kërkohet nga ministri, por vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe në emergjenca civile. Kjo balancë do të prishet pasi qeveria, me projektligjin e ri, krahas rregullimit të funksionimit të Drejtorisë së Rezervave, ka sanksionuar që në probleme ekonomike të shkaktuara nga koniunktura ndërkombëtare, kryeministri me firmën e tij mund të ndërhyjë duke dhënë material qoftë edhe falas, deri në kapërcimin e situatës. Me pak fjalë, në rast se përsëritet kriza e miellit, qeveria, me ligjin e ri, mund të japë miell për furrat e bukës për të mos rritur çmimet deri në rregullimin e situatës në treg. Ndonëse kjo filozofi e ndërhyrjes në treg me rezerva kombëtare është cilësuar nga kryeministri fillimisht si bolshevike, pasi vetëm në kohën e diktaturës përdoreshin këto skema, ajo po konkretizohet me ligj të veçantë. “Ne kemi rezerva të konsiderueshme, por jo në materiale apo kushedi çfarë, por sot kemi rezervën valutore më të madhe që ka pasur ndonjëherë vendi. Kjo quhet rezervë”, - është shprehur kryeministri Berisha.
Projektligji
Tashmë ndodhet në Kuvend për t’u shqyrtuar dhe projektligji i ri “Për rezervat materiale kombëtare”, duke e përcaktuar rolin e tij si misionin e përdorimit të rezervave të shtetit, të cilat janë nënkuptuar dhe shtrirë në shumë fusha. Projektligji ka përcaktuar se rezervat materiale kombëtare krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje lufte, të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin. Rezervat materiale kombëtare përdoren edhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Rezervat kombëtare përbëhen nga: mallrat rezervë, që financohen nga Buxheti i Shtetit; mallrat që vijnë si ndihmë humanitare; mallrat që kalojnë në pronësi të shtetit nga kundërvajtjet administrative dhe kryerja e veprave penale; si dhe asetet që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale Kombëtare.
Mallrat
Në Rezervat e Shtetit, mallrat rezervë janë mjetet e punës, lëndët e para, materialet, produktet e gatshme, vlerat e tjera materiale që financohen nga Buxheti i Shtetit për të përballuar situatat e përshkruara në këtë ligj. Mallrat rezervë ndahen në tri kategori. Lista përbërëse e mallrave rezervë, në lloje e sasi, e ndarë sipas grupeve, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Nomenklatura, sasia dhe gjendja e mallrave rezervë shtetërore kanë karakter sekret. Projektligji sanksionon se freskimi i mallrave do të kryhet sipas planit të propozuar nga drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale Kombëtare. Të ardhurat që krijohen nga shitja e mallrave rezervë mbeten në dispozicion të administratës së rezervave të cilat vijon që të përdoren për plotësimin e sasive të artikujve të shitur.
1 Mars 2008

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi