Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com
07042008
Historia e xhinsve Xhinset kanë lindur në 1847 në Shtetet e Bashkuara. Ideatori i tyre ishte Levi Strauss, një tregëtar i ri, emigrant nga Baviera.
Fjala xhins vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë Genoa, duke iu referuar pëlhurës me të cila ishin bërë pantallonat e veshura nga marinarë të kohës së Kolombos. Në fund të viteve ‘800, termi xhins u bë sinonim i fjalës pantallona.
Levis Strauss, pasi erdhi në Nju Jork, u zhvendos në brigjet perëndimore, ku filloi të shiste tenda për të mundur të fitonte jetesën. Një ditë u vendos në një vend të vogël në rrethinat e san Franciskos dhe pa që banorët vishnin pantallona të grisura. Kështu i lindi një ide e re dhe filloi të projektonte realizimin e pantallonave me copën që përdorte për tendat, të cilat shiste, të cilat i quajti Levi pants.
Këtu fillon historia e gjatë dhe e pathyeshme e xhinseve, e cila shoqeroi ushtarët e luftës së dytë botërore, duke vënë në dijeni për këtë shpikje edhe kontikentin evropian. Gjatë luftës së dytë botërore, xhinset ishin rroba pune, por pas luftës këto veshje u bënë veshje që mbahesin dhe gjatë kohës së lirë, me ngjyra dhe komode.
Në vitet ’50 kinemaja ameriakne bëri boom- in dhe xhinsi hyn në shtëpitë e të rinjve, duke u bërë veshja rebele e të rinjve.
Në vitet ’60 xhinset frymëzohen me modën e Elvis Prestley, ndërsa në vitet ’68 xhinset bëhen modë hippy.

Xhinset e sotme

Sot xhinset janë një nga veshjet kryesore, ato vishen nga njerëz të çdo moshe dhe të çdo vendi.
Fillimisht xhinsi ishte në formë “cigareje”, më pas është menduar për diçka më komode, të cilat ende sot zënë vendin e parë në preferenact e të rinjve.
Por, evolucioni vazhdon dhe në fillimet e viteve ‘ 80 filloi të tërhiqej pas xhinsve e firmato ( të firmave të njohura për prodhimin dhe stilimin e rrobave). Duke nisur nga ky moment pothuajse çdo firmë prodhimi rrobash prodhon një linjë të vetën të xhinseve.
Fundi i viteve ’90 ( në këto vite filluan të hynin dhe xhinet në Shqipëri) është karakterizuar, pas një periudhë heshtjeje, nga një rikthim i madh në modë të xhinseve. Pas periudhës neo hippy të Guçi- t, me xhinset me prer të ulët, të gjata pothuajse deri mbi kavilje, ja dhe xhinsi i çregullt me përdorimin e materialeve të tjera si pendë, copa me dizenjo lëkure kafshësh, të propozuara nga Roberto Cavalli.
Tashmë xhinsi nuk është vetëm një veshje për të rinjtë dhe për kohën e lirë, por është bërë dhe një objekt luksi.
Sot të gjithë stilistët kanë krijuar xhinse me të veçanta, të cilat i bëjnë të dallohen dhe të duken më elegante.
Nga stilistët më të njohur përmendim: Cavalli, Armani, Valentino, Guçi, Gas, Fioruçi, Onyx,Dolce e Gabbana, përveç atyre fabrikave që kanë krijuar xhinse gjithmonë: Levis, Lee, Ërangler, Diesel.

Xhinset në Shqipëri

Është e pamundur që në një shëtitje qoftë edhe 5 minutëshe në një rrugë të cfarëdoshme të mos shohësh njerëz që mbajnë veshur xhinse. Tashmë, jo vetëm në rrugët e qyteteve, por edhe në fshatrat më të thella. Sado të ndryshojë moda, sado të ndryshojnë stinët, nuk ka raste që të kalosh para vitrinave të një dyqani dhe mos të të shohin sytë xhinse të ekspozuara. Edhe për shqiptarët, xhinset tani janë bërë pjesë e garderobës, madje mund të themi që kanë “vendin e nderit” në dollapet tona. Janë veshja e preferuar për çdo rast, përjashto këtu takimet zyrtare. Janë komode dhe praktike. E cfarë mund të duhet tjetër për tu ndjerë rehat?
Edhe në tregun tonë xhinset kanë ndryshuar herë pas herë formë dhe model, por ky ndryshim nuk është i datuar. Deri para pak kohësh ishin në modë xhinset e gjera nga fundi, ndërsa dy vitet e fundit ka ndodhur e kundërta: ato të gjerat janë zëvendësuar me xhinse të ngushta nga fundi. Ndryshime kanë ndodhur dhe për gjatësinë e prehrit të këtyre pantallonave, deri më tani në top listën e xhinsve të përdorura nga shqiptarët ishin ato me prehër të shkurtër ( kjo më shumë për femrat, por nuk përjashtohen dhe raste për meshkujt) Tani duket se dhe për këto lloj zhinsesh dielli po perëndon. Nëse bën një vëzhgim të vogël në butikët e sotëm të kryeqytetit, ato që kanë pushtuar vitrinat e këtij sezoni janë xhinset me prehër të lartë.
Dukuria e xhinseve më prehër të shkurtër është kritikuar rëndë edhe në vende europiane me shoqëri liberale (për ata që nuk ndjekin modën sqarojmë se bëhet fjalë për xhinset, të cilat lejojnë të shikohen të brendshmet me sy të lirë). Ende jo këtu tek ne, por në vende evropiane si Italia, e madje edhe në SHBA, ka vende ku veshja e këtyre lloj xhinseve shoqërohet me ndalim dhe gjobitje.
***
Këto ndryshime të modelitshoqërohen edhe me preferenca për ngjyrat e xhinseve. Shitëset e disa dyqaneve më në zë të kryeqytetit shpjegojnë se blerësit tanë kanë një zakon të tyre në lidhje me ngjyrën; preferojnë të zbardhur në verë dhe të errët në dimër. Megjithatë kjo nuk është gjithëpërfshirëse. Por duket që xhinset me ngjyra ende nuk kanë zënë vend në shijet e shqiptarëve, ata janë ende të fiksuar pas ngjyrës standard, por xhinset janë të tilla për shkak të materalit, më shumë sesa ngjyrës.
Një tregues i rëndësishëm për këto lloj veshjesh janë dhe çmimet. Nuk është e vështirë për tu kuptuar se ato variojnë sipas cilësisë. Çmimet vendosen edhe në bazë të vendit ku shiten (në butikë, apo në treg). Nuk është habi që të njëjtin xhins që sheh në pazar, ta gjesh në vitrinën e butikut me dyfishin e çmimit.
Por a bëhet fjalë për xhinse origjinale? A blejmë vërtet atë që paguajmë? Shumë butikë në Tiranë pretendojnë që veshjet e tyre janë “firmato”, duke vënë çmime gati shpesh të paarritshme për një qytetar shqiptar të zakonshëm. Por nëse janë me të vërtetë apo jo “firmato”, kjo mbetet e diskutueshme. Të apasionuarit pas xhinseve që kanë mundësi të bëjnë shoping edhe jashtë Shqipërisë e dinë tashmë të gjithë “sekretin”: Është e habitshme që një palë xhinse “Armani” të mund të blihen këtu me një çmim prej afro 15 000 lekë të reja. Janë shumë, por ky nuk është cmimi rela, e logjikisht as xhinset nuk janë origjinale. Duke mos qenë të tilla ato nuk kushtojnë kurrë 15 mijë lekë. Ku bazohet ky përfundim? Sepse në dyqanet e vërteta të Armanit jashtë Shqipërisë këto xhinse gjenden me dyfishin e këtij çmimi. Problemi është shumë i thjeshtë: këto xhinse ose janë imitime, ose janë të vjedhura. Në të dyja rastet nuk mund të kushtojnë aq sa u vendosin çmimin në etiketë.
Share this post on:reddit

Komentet

No Comment.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi