Banka Botërore: Kujdes me rritjen e pensioneve
27th April 2008, 15:25
Banka Botërore: Kujdes me rritjen e pensioneve
Flet përfaqësuesja e BB në Tiranë, Kamille Naumah: Duhet skemë e re për të varfrit
Banka Botërore deklaron se
zgjidhja që ka lajmëruar
qeveria për rritjen e pagave
dhe pensioneve nuk është rruga
më e mirë për të kompensuar efektet
e rënda që po sjell kriza shumëplanëshe
e ekonomisë botërore
për buxhetet e familjarëve shqiptarë.
Kamil Nuamah, përfaqësuesja
e Bankës Botërore për Shqipërinë
paralajmëron se situata
depresive e ekonomisë në vendet
perëndimore nuk e përball Shqipërinë
vetëm me çmimet e larta
të ushqimeve, por ajo mund të
sjellë shumë rreziqe njëherësh për
ekonominë e vendit, ku më kryesori
është ai një krize të mundshme
energjetike dhe tkurrjes së dërgesave
të emigrantëve.
Bota është përfshirë së fundmi
nga një krizë ushqimesh, dhe
vetë autoritetet më të larta të
Bankës Botërore kanë deklaruar
që nevojiten më shumë para për
të ngushtuar deficitin që është
krijuar mes kërkesës dhe prodhimit
botërore të ushqimeve.
Cilat mendoni se janë shkaqet e
kësaj krize?
Vitet e fundit, një pjesë e madhe
e prodhimit bujqësor të disa
drithërave, dhe veçanërisht misrit,
ka kaluar në prodhimin e
biokarburanteve dhe jo në rritjen
e furnizimit me ushqim. Gjithashtu,
një pjesë e shkakut të krizës që
shikojmë tani vjen si rezultat i një
thatësire të gjatë në Australi që ka
qenë një furnizues kryesor i grurit,
si dhe të korra të varfra në BE
dhe Ukrainë. Një kosto shtesë e
krizës, megjithëse më e vogël se
të parat, ka qenë një impakti i çmimeve
më të larta të energjisë mbi
plehrat kimike.
Shqipëria është një vend i cili,
fatkeqësisht, futet te vendet me të
ardhura të ulëta dhe mesatare
dhe tërësisht i varur nga importi
sa u takon produkteve agroushqimore.
A mendoni që në këtë
prizëm Shqipëria është e rrezikuar
nga kjo krizë globale dhe
cilat do të jenë pasojat e saj mbi
vendin tonë?
Unë mendoj se Shqipëria po
përballet me disa rreziqe që vijnë
nga mjedisi i jashtëm global,
përveç çmimeve të larta të ushqimeve.
Sigurisht, janë dhe çmimet
më të larta të energjisë, si dhe këtë
vit ne kemi parë një rritje të paqëndrueshmërisë
financiare në tregun
global të kapitaleve. Është dhe
mundësia që një ngadalësim në
ekonominë e SHBA do të mbërrinte
në vendet e tjera. Përgjigjja
është po, Shqipëria përballet me
disa nga këto rreziqe. Për sa u përket
çmimeve të ushqimit, sigurisht
që rreziku më i lartë është që
familjet e varfra nuk do të jenë në
gjendje të sigurojnë një ushqim të
mjaftueshëm në tavolinë. Gjithashtu,
dhe familjet që janë shumë
afër pragut të varfërisë do të kenë
vështirësi të plotësojnë nevojat
për artikujt bazë. Për sa u përket
çmimeve të energjisë, për Shqipërinë
është e rëndësishme të
pranojë që përveç çmimeve të larta
të energjisë, një çështje që ka
kohë që ekziston është furnizimi
me energji. Ne të gjithë e dimë që
do të ishte një tragjedi nëse do të
përsëritej dhe një herë përvoja e
verës së vitit që shkoi. Prandaj, kur
mendohet se si të trajtohet çështja
e energjisë, Shqipëria duhet të
kuptojë që duhet një program reforme
për të rritur furnizimin me
energji, reformë që të marrë parasysh
mundësinë që çmimet e energjisë
do të vazhdojnë të qëndrojnë
të larta. Edhe paqëndrueshmëria
financiare globale
mund të ketë një ndikim mbi ekonominë
nëpërmjet shtrëngimit të
tregut të kredive jashtë që mund
të sjellë një rritje të çmimit të kredisë
që ka të ngjarë të ketë një impakt
mbi sektorin lokal bankar.
Dhe së fundmi, një ngadalësim
global apo një ngadalësim në ekonominë
amerikane që mund të
mbërrijë në ekonominë e BE
mund të ketë ndonjë impakt mbi
remitancat që siç e dini janë një
burim i rëndësishëm i hyrjes së
parave për Shqipërinë.
Kriza tashmë është reale dhe
duket që ka mbërritur në Shqipëri.
A ka Banka Botërore indikacione
se cilat janë pasojat e
para që ka dhënë kriza sakaq?
Ajo që është e sigurt, është se
çmimet më të larta të energjisë
dhe ushqimeve ne po shohim që
kanë filluar të kenë një impakt mbi
inflacionin. Për sa i përket impaktit
të paqëndrueshmërisë financiare
globale, unë mendoj që Shqipëria
është një lojtare e vogël në
tregjet financiare globale. Ju shërbeheni
mirë nga shumë banka të
huaja. Dhe nuk kemi filluar të shohim
nëse kjo krizë do të ketë apo
jo ndikime të rënda, por unë dyshoj
që impakti do të jetë mjaft i
moderuar për sa i përket sektorit
financiar. Dhe për sa i përket asaj
që thashë më përpara për ngadalësimin
global, ne duhet të presim
të shohim çfarë do të ndodhë me
ekonominë evropiane. Për sa u
përket remitancave në vetvete, në
disa vende kur ka një krizë të vështirë
në nivel lokal, remitancat kanë
tendencën të jenë kundërciklike
që do të thotë që njerëzit dërgojnë
më shumë para. Por unë mendoj
se për shkak të faktit që Shqipëria
nuk ka përballuar ndonjëherë
këtë lloj krize gjatë kohës së
rrjedhjes së remitancave të saj,
nuk është akoma e qartë se si kjo
do të ndikojë mbi familjet specifike
shqiptare.
A mendoni që autoritetet duhet
të ndërhyjnë dhe kur është
momenti i përshtatshëm për të
ndërhyrë?
Unë mendoj që në këndvështrimin
e çmimit të ushqimeve kjo
tashmë i ka goditur familjet, dhe
rekomandimi i Bankës Botërore
për Shqipërinë do të ishte që për
çdo lloj ndihme sociale që qeveria
do të donte t‘u jepte familjeve
më të varfra apo atyre që janë
shumë afër pragut të varfërisë,
është e rëndësishme që sistemi të
jetë i targetuar shumë mirë, në
mënyrë që sa më shumë burime
të shkojnë te të varfrit. Një nga veprimet
që po ndërmerr Banka tani
është përgatitja e një Dokumenti
Politikash (Policy Note) mbi
mënyrën më të mirë për të targetuar
këtë ndihmë sociale, në
mënyrë që burimet e kufizuara
që ju keni të shkojnë te familjet e
varfra dhe jo te familjet që kanë
më shumë mundësi përballimi.
Prandaj, për të arritur një shtrirje
dhe mbulim të sa më shumë
familjeve të varfra që është e
mundur duhet që të siguroheni
që burimet janë të targetuara
shumë mirë. Për sa i përket
paqëndrueshmërisë financiare,
rekomandimi i përgjithshëm që
mund të jepet, dhe unë mendoj
që kjo po bëhet tashmë në Shqipëri,
është një vëmendje
shumë nga afër e mbikëqyrjes
bankare, dhe që Banka Qendrore
të tregojë vëmendje të
madhe ndaj cilësisë së huave që
bankat po u japin bizneseve dhe
familjeve. Për sa u përket çmimeve
të energjisë, unë përmenda
që një faktor kyç që duhet
marrë parasysh është që përveç
çmimit të lartë, Shqipëria ka një
problem të gjatë me furnizimin
me energji. Prandaj, nga njëra
anë rekomandimi ynë vazhdon
të jetë që sektori i energjisë të
vazhdojë të shkojë drejt programeve
të rikuperimit të kostos
për t‘u siguruar që me kalimin e
kohës ju të keni një furnizim të
mirë me energji. Megjithatë, për
ato familje që, siç e thashë më
përpara, janë shumë të varfra
dhe do të kenë vështirësi për ta
përballuar, mbeten kritike dy
faktorë: edhe një ndarje për sa i
përket se cilat tarifa do ngrihen
dhe cilat do të mbeten njësoj,
edhe përmirësimi i targetimit të
mekanizmit të subvencioneve
për familjet më të varfra.
Pra, sugjerimi i BB-së është
të ndërhyhet vetëm te pjesa e të
varfërve? Sepse qeveria ka deklaruar
që do të kompensojë
efektet përmes rritjes së pagave
të buxhetorëve dhe pensioneve?
Dhe ku duhet ndërhyrë? Qeveria
ka deklaruar se do të presë të
gjithë gjashtëmujorin e parë
përpara se të veprojë.
Për sa u përket pagave të
punonjësve të sektorit publik
dhe rritjes së përvitshme të tyre,
ne do të ishim dakord me qeverinë
që tani duhet pritur. Ndërsa
për pensionet, varet shumë nëse
këto pensione shkojnë apo jo te
familjet më të varfra. Në fakt,
pensionet nuk janë një sistem i
mirë targetimi për ta përdorur në
mënyrë të përgjithshme për trajtimin
e impakteve që po godasin
familjet më të varfra. Megjithatë,
qeveria ka disa programe të
tjera që u ofrojnë ndihmë më të
varfërve dhe këto janë sisteme që
mund të përdoren për të trajtuar
këto impakte.
Dhe kur?
Unë nuk mund të them diçka
specifike për kohën se kur, sepse
duhet të shikojmë me shumë
kujdes ciklin dhe në cilën pikë do
të ishte e dobishme për t‘u ofruar
këtë ndihmë këtyre familjeve.
Dihet që ekonomia shqiptare
ka shumë probleme, veçanërisht
sektori bujqësor. A mendoni që
ka ardhur koha që të bëhet më
shumë për bujqësinë? Dhe çfarë
sugjeroni?
Mendoj që kjo është një pyetje
e shkëlqyer. Çmimet në rritje të
ushqimeve kanë anën negative
dhe pozitive, sepse Shqipëria ka
një potencial shumë të madh për
të rritur prodhimin bujqësor.
Unë mendoj që për shkak të
tokës, burimeve, njerëzve që
punojnë në bujqësi dhe aftësive
që ekzistojnë në sektorin bujqësor,
duhet të merren masa për të
përmirësuar produktivitetin e
bujqësisë, tregtimin, për të ndihmuar
fermerët për të prodhuar
produkte që janë me cilësi më të
mirë që mund të shiten përtej
kufijve. Ky është momenti i
mundësive. Këto janë masa më
afatgjata, por ka disa gjëra që janë
ngritur tashmë. Shumë donatorë,
përfshirë dhe Bankën
Botërore, kanë programe që ndihmojnë
fermerët të përmirësojnë
produktivitetin, të shikojnë
standardet, përmirësojnë
tregtimin. Unë parashikoj që
edhe për shkak të rënies së shiut
këtë vit ka shumë të ngjarë të
shikojmë një rritje. Ajo që është e
rëndësishme është të zbatojmë
ato masa që mund të ndihmojnë
qëndrueshmërinë e kësaj rritjeje
në kohë.
Masat pak më konkretisht,
cilat mund të jenë ato? A do të rekomandonit
ju ndonjë subvencion?
Jo, Banka Botërore nuk bie dakord
me subvencionet për prodhimin
bujqësor. Unë mendoj që
ju keni të gjithë elementet
themelore për prodhim bujqësor
shumë të suksesshëm dhe
fitimprurës pa subvencione nga
qeveria. Por në veçanti, sigurimi i
infrastrukturës publike, siç ju e
dini ne kohët e fundit kemi negociuar
programin e rrugëve dytësore
dhe rurale dhe mendojmë
që kjo do të ndihmojë shumë në
reduktimin e kostove të dërgimit
të produkteve në treg. Gjithashtu,
dhe dhënia e asistencës teknike
për fermerët, ndihma për të
lidhur fermerët më mirë me tregun
e kredive, informacion mbi
standardet dhe teknikat për të
arritur këto standarde dhe një
sistem që do t‘i ndihmonte fermerët
të certifikonin produktet e
tyre. Por Shqipëria është në një
pozicion që ka një sektor bujqësor
që mund të jetë shumë
konkurrues vetë, pa subvencione
nga qeveria. Dhe këto subvencione
zakonisht janë shumë afatshkurtra
dhe do të krijonin një sektor
bujqësor që do të ishte i varur.
Ajo që ju duhet është një sektor
bujqësor që mund të konkurrojë
vetë në tregjet evropiane dhe
botërore dhe unë mendoj që në
Shqipëri ka një potencial për ta
arritur këtë.
Flet përfaqësuesja e BB në Tiranë, Kamille Naumah: Duhet skemë e re për të varfrit
Banka Botërore deklaron se
zgjidhja që ka lajmëruar
qeveria për rritjen e pagave
dhe pensioneve nuk është rruga
më e mirë për të kompensuar efektet
e rënda që po sjell kriza shumëplanëshe
e ekonomisë botërore
për buxhetet e familjarëve shqiptarë.
Kamil Nuamah, përfaqësuesja
e Bankës Botërore për Shqipërinë
paralajmëron se situata
depresive e ekonomisë në vendet
perëndimore nuk e përball Shqipërinë
vetëm me çmimet e larta
të ushqimeve, por ajo mund të
sjellë shumë rreziqe njëherësh për
ekonominë e vendit, ku më kryesori
është ai një krize të mundshme
energjetike dhe tkurrjes së dërgesave
të emigrantëve.
Bota është përfshirë së fundmi
nga një krizë ushqimesh, dhe
vetë autoritetet më të larta të
Bankës Botërore kanë deklaruar
që nevojiten më shumë para për
të ngushtuar deficitin që është
krijuar mes kërkesës dhe prodhimit
botërore të ushqimeve.
Cilat mendoni se janë shkaqet e
kësaj krize?
Vitet e fundit, një pjesë e madhe
e prodhimit bujqësor të disa
drithërave, dhe veçanërisht misrit,
ka kaluar në prodhimin e
biokarburanteve dhe jo në rritjen
e furnizimit me ushqim. Gjithashtu,
një pjesë e shkakut të krizës që
shikojmë tani vjen si rezultat i një
thatësire të gjatë në Australi që ka
qenë një furnizues kryesor i grurit,
si dhe të korra të varfra në BE
dhe Ukrainë. Një kosto shtesë e
krizës, megjithëse më e vogël se
të parat, ka qenë një impakti i çmimeve
më të larta të energjisë mbi
plehrat kimike.
Shqipëria është një vend i cili,
fatkeqësisht, futet te vendet me të
ardhura të ulëta dhe mesatare
dhe tërësisht i varur nga importi
sa u takon produkteve agroushqimore.
A mendoni që në këtë
prizëm Shqipëria është e rrezikuar
nga kjo krizë globale dhe
cilat do të jenë pasojat e saj mbi
vendin tonë?
Unë mendoj se Shqipëria po
përballet me disa rreziqe që vijnë
nga mjedisi i jashtëm global,
përveç çmimeve të larta të ushqimeve.
Sigurisht, janë dhe çmimet
më të larta të energjisë, si dhe këtë
vit ne kemi parë një rritje të paqëndrueshmërisë
financiare në tregun
global të kapitaleve. Është dhe
mundësia që një ngadalësim në
ekonominë e SHBA do të mbërrinte
në vendet e tjera. Përgjigjja
është po, Shqipëria përballet me
disa nga këto rreziqe. Për sa u përket
çmimeve të ushqimit, sigurisht
që rreziku më i lartë është që
familjet e varfra nuk do të jenë në
gjendje të sigurojnë një ushqim të
mjaftueshëm në tavolinë. Gjithashtu,
dhe familjet që janë shumë
afër pragut të varfërisë do të kenë
vështirësi të plotësojnë nevojat
për artikujt bazë. Për sa u përket
çmimeve të energjisë, për Shqipërinë
është e rëndësishme të
pranojë që përveç çmimeve të larta
të energjisë, një çështje që ka
kohë që ekziston është furnizimi
me energji. Ne të gjithë e dimë që
do të ishte një tragjedi nëse do të
përsëritej dhe një herë përvoja e
verës së vitit që shkoi. Prandaj, kur
mendohet se si të trajtohet çështja
e energjisë, Shqipëria duhet të
kuptojë që duhet një program reforme
për të rritur furnizimin me
energji, reformë që të marrë parasysh
mundësinë që çmimet e energjisë
do të vazhdojnë të qëndrojnë
të larta. Edhe paqëndrueshmëria
financiare globale
mund të ketë një ndikim mbi ekonominë
nëpërmjet shtrëngimit të
tregut të kredive jashtë që mund
të sjellë një rritje të çmimit të kredisë
që ka të ngjarë të ketë një impakt
mbi sektorin lokal bankar.
Dhe së fundmi, një ngadalësim
global apo një ngadalësim në ekonominë
amerikane që mund të
mbërrijë në ekonominë e BE
mund të ketë ndonjë impakt mbi
remitancat që siç e dini janë një
burim i rëndësishëm i hyrjes së
parave për Shqipërinë.
Kriza tashmë është reale dhe
duket që ka mbërritur në Shqipëri.
A ka Banka Botërore indikacione
se cilat janë pasojat e
para që ka dhënë kriza sakaq?
Ajo që është e sigurt, është se
çmimet më të larta të energjisë
dhe ushqimeve ne po shohim që
kanë filluar të kenë një impakt mbi
inflacionin. Për sa i përket impaktit
të paqëndrueshmërisë financiare
globale, unë mendoj që Shqipëria
është një lojtare e vogël në
tregjet financiare globale. Ju shërbeheni
mirë nga shumë banka të
huaja. Dhe nuk kemi filluar të shohim
nëse kjo krizë do të ketë apo
jo ndikime të rënda, por unë dyshoj
që impakti do të jetë mjaft i
moderuar për sa i përket sektorit
financiar. Dhe për sa i përket asaj
që thashë më përpara për ngadalësimin
global, ne duhet të presim
të shohim çfarë do të ndodhë me
ekonominë evropiane. Për sa u
përket remitancave në vetvete, në
disa vende kur ka një krizë të vështirë
në nivel lokal, remitancat kanë
tendencën të jenë kundërciklike
që do të thotë që njerëzit dërgojnë
më shumë para. Por unë mendoj
se për shkak të faktit që Shqipëria
nuk ka përballuar ndonjëherë
këtë lloj krize gjatë kohës së
rrjedhjes së remitancave të saj,
nuk është akoma e qartë se si kjo
do të ndikojë mbi familjet specifike
shqiptare.
A mendoni që autoritetet duhet
të ndërhyjnë dhe kur është
momenti i përshtatshëm për të
ndërhyrë?
Unë mendoj që në këndvështrimin
e çmimit të ushqimeve kjo
tashmë i ka goditur familjet, dhe
rekomandimi i Bankës Botërore
për Shqipërinë do të ishte që për
çdo lloj ndihme sociale që qeveria
do të donte t‘u jepte familjeve
më të varfra apo atyre që janë
shumë afër pragut të varfërisë,
është e rëndësishme që sistemi të
jetë i targetuar shumë mirë, në
mënyrë që sa më shumë burime
të shkojnë te të varfrit. Një nga veprimet
që po ndërmerr Banka tani
është përgatitja e një Dokumenti
Politikash (Policy Note) mbi
mënyrën më të mirë për të targetuar
këtë ndihmë sociale, në
mënyrë që burimet e kufizuara
që ju keni të shkojnë te familjet e
varfra dhe jo te familjet që kanë
më shumë mundësi përballimi.
Prandaj, për të arritur një shtrirje
dhe mbulim të sa më shumë
familjeve të varfra që është e
mundur duhet që të siguroheni
që burimet janë të targetuara
shumë mirë. Për sa i përket
paqëndrueshmërisë financiare,
rekomandimi i përgjithshëm që
mund të jepet, dhe unë mendoj
që kjo po bëhet tashmë në Shqipëri,
është një vëmendje
shumë nga afër e mbikëqyrjes
bankare, dhe që Banka Qendrore
të tregojë vëmendje të
madhe ndaj cilësisë së huave që
bankat po u japin bizneseve dhe
familjeve. Për sa u përket çmimeve
të energjisë, unë përmenda
që një faktor kyç që duhet
marrë parasysh është që përveç
çmimit të lartë, Shqipëria ka një
problem të gjatë me furnizimin
me energji. Prandaj, nga njëra
anë rekomandimi ynë vazhdon
të jetë që sektori i energjisë të
vazhdojë të shkojë drejt programeve
të rikuperimit të kostos
për t‘u siguruar që me kalimin e
kohës ju të keni një furnizim të
mirë me energji. Megjithatë, për
ato familje që, siç e thashë më
përpara, janë shumë të varfra
dhe do të kenë vështirësi për ta
përballuar, mbeten kritike dy
faktorë: edhe një ndarje për sa i
përket se cilat tarifa do ngrihen
dhe cilat do të mbeten njësoj,
edhe përmirësimi i targetimit të
mekanizmit të subvencioneve
për familjet më të varfra.
Pra, sugjerimi i BB-së është
të ndërhyhet vetëm te pjesa e të
varfërve? Sepse qeveria ka deklaruar
që do të kompensojë
efektet përmes rritjes së pagave
të buxhetorëve dhe pensioneve?
Dhe ku duhet ndërhyrë? Qeveria
ka deklaruar se do të presë të
gjithë gjashtëmujorin e parë
përpara se të veprojë.
Për sa u përket pagave të
punonjësve të sektorit publik
dhe rritjes së përvitshme të tyre,
ne do të ishim dakord me qeverinë
që tani duhet pritur. Ndërsa
për pensionet, varet shumë nëse
këto pensione shkojnë apo jo te
familjet më të varfra. Në fakt,
pensionet nuk janë një sistem i
mirë targetimi për ta përdorur në
mënyrë të përgjithshme për trajtimin
e impakteve që po godasin
familjet më të varfra. Megjithatë,
qeveria ka disa programe të
tjera që u ofrojnë ndihmë më të
varfërve dhe këto janë sisteme që
mund të përdoren për të trajtuar
këto impakte.
Dhe kur?
Unë nuk mund të them diçka
specifike për kohën se kur, sepse
duhet të shikojmë me shumë
kujdes ciklin dhe në cilën pikë do
të ishte e dobishme për t‘u ofruar
këtë ndihmë këtyre familjeve.
Dihet që ekonomia shqiptare
ka shumë probleme, veçanërisht
sektori bujqësor. A mendoni që
ka ardhur koha që të bëhet më
shumë për bujqësinë? Dhe çfarë
sugjeroni?
Mendoj që kjo është një pyetje
e shkëlqyer. Çmimet në rritje të
ushqimeve kanë anën negative
dhe pozitive, sepse Shqipëria ka
një potencial shumë të madh për
të rritur prodhimin bujqësor.
Unë mendoj që për shkak të
tokës, burimeve, njerëzve që
punojnë në bujqësi dhe aftësive
që ekzistojnë në sektorin bujqësor,
duhet të merren masa për të
përmirësuar produktivitetin e
bujqësisë, tregtimin, për të ndihmuar
fermerët për të prodhuar
produkte që janë me cilësi më të
mirë që mund të shiten përtej
kufijve. Ky është momenti i
mundësive. Këto janë masa më
afatgjata, por ka disa gjëra që janë
ngritur tashmë. Shumë donatorë,
përfshirë dhe Bankën
Botërore, kanë programe që ndihmojnë
fermerët të përmirësojnë
produktivitetin, të shikojnë
standardet, përmirësojnë
tregtimin. Unë parashikoj që
edhe për shkak të rënies së shiut
këtë vit ka shumë të ngjarë të
shikojmë një rritje. Ajo që është e
rëndësishme është të zbatojmë
ato masa që mund të ndihmojnë
qëndrueshmërinë e kësaj rritjeje
në kohë.
Masat pak më konkretisht,
cilat mund të jenë ato? A do të rekomandonit
ju ndonjë subvencion?
Jo, Banka Botërore nuk bie dakord
me subvencionet për prodhimin
bujqësor. Unë mendoj që
ju keni të gjithë elementet
themelore për prodhim bujqësor
shumë të suksesshëm dhe
fitimprurës pa subvencione nga
qeveria. Por në veçanti, sigurimi i
infrastrukturës publike, siç ju e
dini ne kohët e fundit kemi negociuar
programin e rrugëve dytësore
dhe rurale dhe mendojmë
që kjo do të ndihmojë shumë në
reduktimin e kostove të dërgimit
të produkteve në treg. Gjithashtu,
dhe dhënia e asistencës teknike
për fermerët, ndihma për të
lidhur fermerët më mirë me tregun
e kredive, informacion mbi
standardet dhe teknikat për të
arritur këto standarde dhe një
sistem që do t‘i ndihmonte fermerët
të certifikonin produktet e
tyre. Por Shqipëria është në një
pozicion që ka një sektor bujqësor
që mund të jetë shumë
konkurrues vetë, pa subvencione
nga qeveria. Dhe këto subvencione
zakonisht janë shumë afatshkurtra
dhe do të krijonin një sektor
bujqësor që do të ishte i varur.
Ajo që ju duhet është një sektor
bujqësor që mund të konkurrojë
vetë në tregjet evropiane dhe
botërore dhe unë mendoj që në
Shqipëri ka një potencial për ta
arritur këtë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi