Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

PD dhe aleatët: Pro heqjes së imunitetit të Mediut Empty PD dhe aleatët: Pro heqjes së imunitetit të Mediut

27th April 2008, 15:26
PD dhe aleatët: Do të votojmë pro heqjes së imunitetit të Mediut

Qëndrimi/ Kryeministri Berisha, takime me kryeparlamentaren Topalli në Kryeministri për imunitetin e kreut të republikanëve


Telashet s‘kanë të sosur për ministrat dhe ish-ministrat e kabinetit "Berisha". Megjithëse tashmë është një ministër i dorëhequr, Fatmir Mediu është i dyti brenda mazhorancës të cilit do t‘i hiqet imuniteti në Kuvend. Pas ministrit Lulzim Basha për çështjen e rrugës Durrës-Kukës, është Fatmir Mediu, i cili duhet të dorëzojë në Kuvend imunitetin, për shkak të çështjes së Gërdecit. Partia Demokratike, por edhe aleatë të saj, si demokratë reformatorët dhe demokristianët, janë shprehur pro heqjes së imunitetit të Mediut. PD-ja konfirmon të njëjtin qëndrim që u mbajt edhe për ministrin Basha, i cili duhet të ishte i lirë nga imuniteti për t‘u ndjekur më pas penalisht nga Prokuroria e Përgjithshme. Në ditët në vazhdim, PD-ja dhe aleatët e saj do të përgatiten për të hequr imunitetin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shkak që t‘i lihet rrugë të lirë hetimit të shpërthimit të 15 marsit. Nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu, ka bërë me dije se deri tani ka një vendim të marrë nga shefi i mazhorancës për të dorëzuar imunitetin sa herë të ketë një kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme. Edhe deputeti i PD-së, Preç Zogaj, është shprehur se mbështet hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme për ngjarjen e 15 marsit. Deputeti Zogaj është treguar i rezervuar në komentet e tij lidhur me imunitetin e ish-ministrit Mediu, duke pritur vendimin e grupit parlamentar demokrat përpara zhvillimit të seancës parlamentare të ditës së martë. "Nuk mund të flas për gjurmët e Mediut në tragjedinë e Gërdecit, pasi Prokuroria e Përgjithshme po vazhdon hetimin", tha Zogaj. Ai ka shtuar se Shqipëria ka kërkuar asistencën e Amerikës për t‘i dhënë më shumë transparencë këtij hetimi dhe që janë në mbështetje të prokurorisë për të çuar fajtorët e vërtetë përpara drejtësisë. "Do të doja që përgjegjësia e Mediut të ngelet në persuazën politike", u shpreh Zogaj.

Berisha, takime me Topallin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shkuar menjëherë në Kryeministri pas konferencës së Prokurores së Përgjithshme, Ina Ramës. Topalli është takuar kokë më kokë mbrëmjen e së premtes me Kryeministrin Berisha, për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit politike, por ajo më e rëndësishme aktualisht brenda kampit të djathtë lidhet me çështjen e imunitetit të kreut të republikanëve, Fatmir Mediut. Takimet mes kryetarit të PD-së dhe nënkryetares së saj kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që imuniteti i ish-ministrit të Mbrojtjes pritet të diskutohet gjatë kësaj jave në Kuvendin e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi