Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Kushtetuta, LSI nis mbledhjen e firmave për referendumin Empty Kushtetuta, LSI nis mbledhjen e firmave për referendumin

30th April 2008, 22:17
Kushtetuta, LSI nis mbledhjen e firmave për referendumin

NIMET ISUFI
30/04/2008 Ilir Meta sqaron se ftesa drejtuar Edi Ramës nuk duhet kuptuar si diversion

LSI-ja ka nisur përpjekjet konkrete për të përmbushur angazhimin e saj për realizimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese. Pavarësisht mungesës së një përgjigjeje zyrtare nga ana e kryesocialistit Rama, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, lë të kuptohet se nuk ka humbur shpresat për një gjë të tillë. “Për të arritur këtë objektiv, ne do të përpiqemi të komunikojmë me të gjithë deputetët, jo vetëm deputetët e PS-së, por të të gjitha forcave politike. Nuk jam i sigurt se sa e suksesshme do të jetë kjo sipërmarrje, nuk jam i sigurt, sepse ju e kuptoni se deputetët janë në një presion të jashtëzakonshëm”, tha Meta.

Nisma

Pas një sërë ftesash drejtuar lidershipit të PS-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka konkretizuar nismën e saj dhe ka bërë të qartë se ka nisur procesin për mbledhjen e firmave. Meta shprehet se nuk i ka humbur shpresat që nga ana e lidershipit të PS-së të ketë një reflektim. Duke sqaruar ftesën e tij drejtuar deputetëve socialistë dhe atyre të forcave të tjera politike, Meta tha se LSI-ja pret një vullnet institucional nga kryesocialisti. Ai sqaroi se ftesa e tij nuk duhet të kuptohet si diversion, pasi nëse do të ishte e tillë, negociatat do të kishin qenë me deputetë të veçantë. “Unë i jam drejtuar kryetarit të PS-së, edhe pse ai nuk është deputet, në mënyrë që ai të ndikojë tek grupi i tij parlamentar, që ata të nënshkruajnë këtë kërkese më se të drejtë dhe të ligjshme”, tha Meta. Megjithatë, ai shton se thirrja e tij u drejtohet ndërgjegjes së deputetët që të përmbushin përgjegjësitë për të cilat janë zgjedhur. Sipas tij, deputetët nuk duhet të arsyetojnë ekonomikisht për vetën e tyre, por të gjykojnë politikisht duke i hapur rrugën zhbërjes së asaj që ai e cilëson puç të Kushtetutës.

Taktika

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka lënë të kuptohet se nuk është i sigurt në suksesin e nismës për mbledhjen e firmave për të çuar në referendum ndryshimet kushtetuese. Meta thotë se pas konsultimit me konstitucionalistë të njohur, mbledhja e firmave nga 28 deputetë socialistë është e vetmja rrugë për të çuar ndryshimet në referendum. “Sipas konsultimeve tona me ekspertë të Kushtetutës dhe sipas vetë Kushtetutës, për raste të tilla për amendimet, rruga e vetme mbetet ajo e 28 firmave të deputetëve”, thotë Meta. Por ai shton se në rast se nuk do të ketë mbështetje, atëherë shqiptarët do të njihen me listën e deputetëve të deklaruar që populli të shprehet me vullnetin e tij për ndryshimet kushtetuese.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi