Bejko sjell "Banjën e fundit"
6th May 2008, 16:55
Bejko sjell "Banjën e fundit"
"Banja e fundit", komedia dramatike e Roberto Lericit, është ngjitur mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Gent Bejkos. Në qendër të komedisë është historia e një intelektuali të papunë, që një ditë e gjen veten të mbyllur në një banjë publike. Shfaqja ngre "tempullin" e përplasjeve, fantazive, ëndrrave, mundimeve dhe mendimeve të tij në luftë me vetveten dhe shoqërinë, në mbrojtje të tij nga një botë gjithmonë e më e padurueshme, vetëbraktiset mes mijëra mendimesh që qarkullojnë furishëm në mendjen e tij. Në arrati prej botës njerëzore, kërkon dhe gjen strehë në një vend antinjerëzor dhe i jep jetë disa prej figurave më në zë të letërsisë botërore, duke shpërthyer në delirin njerëzor, në një periudhë që dhe vetë Samuel Beket e cilësonte si rekuiem të humanizmit. Kjo është me pak fjalë fabula dhe ideja që përcjell "Banja e fundit" e Roberto Lericit, meditim endacak për aktor solist.
Aktori që do të interpretojë në këtë vepër është Julian Deda. Ai do të mbajë peshën aktoriale të zbërthimit të karakterit të ndërtuar nga Lerici. Një njeri i tillë është brenda secilit prej nesh. Me një kostum ceremonial e aristokratik, ai mundohet të fshehë kalbëzimin e botës së brendshme… Shfaqja është ngjitur dje në skenën e Teatrit Kombëtar dhe do të vazhdojë të jepet për publikun deri më datën 30 prill. Skenograf i komedisë dramatike është Endrit Selmani, ndërsa as/regjisor, Ilir Muhametaj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|