Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Duni e Sojli bëhen bashkë në "Skampa" Empty Duni e Sojli bëhen bashkë në "Skampa"

13th May 2008, 11:27
Duni e Sojli bëhen bashkë në "Skampa"

Sukses i komedisë "Për mu dimri s‘ka t‘mbaru", bazuar në vargjet e Isuf Myzyrit


Regjisori i njohur elbasanas, Spiro Duni, dhe skenaristi (njëherësh portokallisti), Erand Solji, arrijnë një sukses të përbashkët në teatrin "Skampa" të qytetit të Elbasanit, me komedinë "Për mu dimni s‘ka t‘maru", një perifrazim i vargjeve të të shumënjohurit Isuf Myzyri. Kjo komedi mbajti të mbërthyer për disa net radhazi shikuesin elbasanas. E planifikuar për katër net, kalendari i shfaqjes së komedisë u zgjerua me disa net pikërisht pas kërkesave të shumta të spektatorit. Pjesa e shkruar nga Erand Sojli, përcolli jetën plot derte gjer në "pikturimin" grotesk, që bëjnë emigrantët shqiptarë në vend të huaj. Dhe jo më kot si "taban" në skenari është zgjedhur mërgata emigruese në kohë të ndryshme në Amerikë. Pjesa e parë e komedisë është përcjellë me humor nga aktorët ku gërshetoheshin mjaft bukur interpretimet e tre gjuhëve, anglishtes, greqishtes dhe shqipes nën interpretimin e disa emrave të njohur. Pjesa niste mbërritjen e Fetahut në Shqipëri, (personazhi kryesor) mbas 45 vjetësh. Sapo shkel këmbën në atdhe, ai ndeshet me situata të paparashikuara si nga ana e shtetit me burokracira nga më të ndryshmet e nga braktisja që i bëjnë të afërmit e tij. Për rreth një orë, spektatori ka shijuar e duartrokitur këtë komedi e cila ka marrë më tepër jetë nga loja virtuoze e aktorëve Erand Sojli, Ilir Sadiku, Salsano Rrapi, Eriola Kakeli, Erina Sojli etj. Ndërsa Duni rikthehet në Elbasan pas suksesit me "Njeriu që pa vdekjen me sy", Sojli kthehet pas suksesit më të afërt, të komedisë "Dasma". Duket se dy togfjalëshi "Duni & Sojli" do të vazhdojnë gjatë në teatrin e Elbasanit, derisa po rezultojnë kaq suksesshëm në realizimin e shfaqjeve të tilla me një shikueshmëri tejet të madhe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi