Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Oketa: Gërdeci, reformë në Ministrinë e Mbrojtjes Empty Oketa: Gërdeci, reformë në Ministrinë e Mbrojtjes

6th May 2008, 17:01
Oketa: Gërdeci, reformë në Ministrinë e Mbrojtjes

Reformë e thellë në Ministrinë e Mbrojtjes, si në strukturat civile ashtu dhe ato ushtarake. Kjo reformë, sipas ministrit Oketa, vjen pas përfundimit të një analize të bërë nga drejtuesit e ministrisë, se struktura të ngjashme ekzistojnë si në administratën civile ashtu dhe në atë ushtarake. “Do të ketë një ristrukturim të Ministrisë së Mbrojtjes për shumë arsye, jo thjesht për faktin se ajo që ka ndodhur në Gërdec do të shërbejë si një pikënisje për të korrigjuar gjërat që nuk kanë funksionuar, por edhe për arsye të tjera. Kjo pasi është një strukturë pak e fryrë me dy struktura paralele, në sensin se në Shtabin e Përgjithshëm dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ka persona dhe Drejtori që kryejnë pak a shumë të njëjtat funksione”, - tha dje Oketa, pas ceremonisë së vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 majit. Ai u shpreh para mediave se mbështet fuqimisht organet e drejtësisë në punën e tyre për zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit, të cilën ai nuk preferon ta quajë “aksidentale”. Sipas ministrit, pikërisht hetimi do të zbardhë faktin se Gërdeci nuk ishte “aksident”, por një ngjarje e cila ka përgjegjësit e vet në të gjitha nivelet, dhe kryesisht në mosfunksionimin e ndonjë strukture kyç në ministri. Por ministri pret përfundimet e hetimit në mënyrë se si do të vlerësohet kjo ngjarje e rendë, e cila mori jetën e 26 qytetarëve shqiptarë. “Arrestimet janë kryer nga organet përkatëse dhe si ministër i Mbrojtjes, mund të deklaroj se do të mbështes të gjitha ato hetime, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e çdo të vërtete, qoftë për tragjedinë e Gërdecit, apo për ngjarje të ndryshme”, - tha më tej Oketa. Ministri i ri i Mbrojtjes, sapo mori postin, kërkoi që të bllokohej procesi i demontimit të armatimit të tepërt dhe miratimi nga ana e qeverisë të një plani tjetër për demontimin e municioneve të tepërta. Në projektin e qeverisë është gjithashtu edhe ngritja e poligoneve të specializuara për të realizuar procesin e demontimit të këtij armatimi, që gjendet në masën 98 mijë ton dhe i shpërndarë në gjithë vendin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi