Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

SISTEMI PIRAMIDAL I NDERTIMEVE DHE PALLATET e PAHIPOTEKUARA Empty SISTEMI PIRAMIDAL I NDERTIMEVE DHE PALLATET e PAHIPOTEKUARA

7th May 2008, 10:00
SISTEMİ PIRAMIDAL I NDERTIMEVE DHE PALLATET e PAHIPOTEKUARA
NGA HAJRO LIMAJ
Qytetet vitet e fundit janë mbipopulluar. Veçanërisht qytetet kryesore:Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Fieri... etj.

Shumica e qytetarëve me kursimet e bëra kanë blerë shtëpi në pallatet shumëkatëshe. Ata kanë paguar 100 % detyrimet financiare ndaj sipërmarrësve të ndërtimit. Dhe kjo pagesë fillon me 50 mijë euro për një dhomë e kuzhinë dhe përfundon me 70-130 mijë euro për tri dhoma e një sallon, pa futur këtu shtëpitë në Bllok dhe tek Radiotelevizioni që kalojnë mbi 150 mijë euro. Pra, çmimet e shtëpive në qendrat kryesore të Tiranës janë shumë më shtrenjtë se sa në qendrat e qyteteve kryesore të botës së zhvilluar. Por qytetarët, edhe pse prej kohësh i kanë paguar shtëpitë që jetojnë, prej vitesh nuk janë pronarë të këtyre shtëpive. Sipërmarrësit nuk i kanë hipotekuar pallatet nga të cilat kanë marrë të gjitha paratë nga qytetarët blerës. Dhe ky problem tashmë është kthyer në një epidemi dhe pasiguri për qytetarët blerës. Po kush mban përgjegjësi ligjore për këtë sistem piramidal financiar që është krijuar në fushën e ndërtimeve?! Përgjegjësia e parë ligjore është e bashkive, pasi ato në çdo leje ndërtimi që miratojnë përcaktojnë kohën e fillimit dhe kohën e përfundimit të ndërtimit të pallateve. Për çdo leje ndërtimi, Bashkia, në zbatim të ligjit Nr. 8982, datë 2002 “Për sistemin e taksave vendore” dhe vendimit Nr. 7, datë 07.03.2003 të Këshillit Bashkiak, pa marrë 3-5 % të vlerës së investimit, sipas kategorisë së zonave, nuk jep dokumentin e lejes për fillimin e ndërtimit. Kjo shumë parash që merr Bashkia nga ndërtuesit është e destinuar në financimin e projekteve të fushës së infrastrukturës publike të qytetit. Duhet pranuar se në këtë drejtim Bashkia është tepër kërkuese dhe rigoroze, por kur vjen puna për kontrollin e zbatimit të projektit, të përfundimit të tij në kohën e përcaktuar, dhënien e lejes së shfrytëzimit të banesave dhe dërgimin e dosjeve të tyre për t’i hipotekuar, ndodh krejtësisht e kundërta. Duke mos hipotekuar ndërtesat shteti nuk merr lekët që i takojnë ligjërisht, ndërsa blerësit e banesës nuk mund të marrin dokumentin hipotekor të pasurisë që kanë paguar. Pra, blerësit e shtëpive ligjërisht nuk njihen pronarë, por përdorues të tyre. Kjo ndodh pasi tek ne, në fushën e ndërtimeve funksionon akoma sistemi financiar piramidal. Qytetarët paguajnë çmime astronomike, nga më të shtrenjtët në Evropë dhe në Amerikë për të siguruar një shtëpi apo dyqan, por shumica e tyre nuk mund të bëhen pronarë për arsye të moshipotekimit të ndërtesave me vite të tëra. Nga statistikat e përafërta rezulton se nga moshipotekimi i ndërtesave që kanë kaluar kohën e miratuar për ndërtim, shteti nuk ka grumbulluar akoma mbi 4 miliardë lekë të reja, ndërsa me mijëra familje që kanë paguar paratë nuk janë bërë akoma pronarë ligjorë të banesave. Sipërmarrësit e ndërtimeve, shumica e të cilëve kanë krijuar një sistem piramidal të tipit “Gjallica” dhe “Vefa”, me paratë e grumbulluara nga blerësit e shtëpive, pa përfunduar detyrimet ligjore për ndërtimin e parë të lejuar nga Bashkia, fillojnë ndërtimin e pallateve të tjera në Tiranë ose jashtë saj. Përveç humbjeve të mëdha financiare të shtetit, (para të cilat përdoren edhe për mbështetjet financiare të bashkive), shqetësime serioze janë krijuar për qytetarët, të cilët me paratë e derdhura nuk mund të bëhen pronarë dhe për nevoja të ndryshme nuk mund të paraqesin për garanci vërtetimin hipotekor të shtëpisë. Ata janë të privuar të marrin kredi bankare. Por përveç kësaj, ata ndeshen me një situatë tepër të rëndë të mjedisit e pastërtive publike. Pallatet e shitura braktisen nga firmat ndërtuese pa i përfunduar ato plotësisht, rreth tyre braktisin të gjitha materialet me inerte që kanë përdorur në ndërtimin e pallatit, bodrumet kthehen në liqene uji dhe qendra infeksioni, ndërsa pjesët e pasme të territorit të pallatit, jo vetëm që nuk asfaltohen, por kthehen në moçale.

Atëherë shtrohen pyetjet: Përse institucionet e ngarkuara me ligj nuk veprojnë në realizimin e ndërtimeve sipas ligjeve të urbanistikës dhe nuk i detyrojnë sipërmarrësit të hipotekojnë pallatet në kohën e duhur, ashtu siç veprojnë në grumbullimin e 3-5 % të shumës së investimit që kalon për interesat e Bashkisë? Me mijëra familje që jetojnë në pallatet e reja, që nga Blloku, Tirana e Re e gjithë pjesët e tjera të Tiranës, jo vetëm nuk janë pajisur me dokumentin hipotekor të pasurisë, por mungesa e këtij dokumenti i ka bllokuar ata për çfarëdo lloj kërkese zhvillimi, si për kredi bankare, garanci vizash për në Amerikë dhe Evropë etj. Këtë problem e ka shtruar vite më parë edhe Dhoma e Tregtisë Amerikane në Tiranë. Shumë qytetarë dëshirojnë të sigurojnë kredi bankare edhe për hapje biznesesh apo për arsimimin e fëmijëve brenda dhe jashtë shtetit, për kurime shëndetësore, për ndërtime klinikash e shkollash private, për blerje shtëpish banimi etj., por bankat nuk mund t’u japin kredi pa patur një pasuri të paluajtshme të hipotekuar. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë dhe të tolerohet më tej. Bashkia, Inspektorati i Policisë Ndërtimore, i cili tani ka kaluar në vartësi edhe të vetë bashkive, dhe hipotekat duhet të kalojnë në një aksion të përgjithshëm për të kërkuar me rreptësi zbatimin e ligjeve dhe kontratave me ndërtuesit, të cilët janë kthyer në miliarderë me sistemin piramidal të krijuar me qytetarët dhe shtetin e paaftë për t’i vendosur ata përpara përgjegjësisë. Gjithashtu, bashkia mund të ketë nevojën e mbështetjes deri me ndonjë vendim të ri të Qeverisë apo ligj të Kuvendit për të dalë nga kjo situatë e vështirë dhe alarmante që është krijuar me legalizimin e ndërtimeve me leje në qytetet e Shqipërisë, me në krye Tiranën, dhe pasojave shumë të rënda që i kanë sjellë ambientit. Shqipëria dhe shteti shqiptar nuk janë aq të pasur, derisa të lejojnë ndërtuesit të mos hipotekojnë në kohë ndërtimet që ata realizojnë me lejet e institucioneve të qeverisë vendore apo asaj qendrore. Në njërën anë flitet gjithë ditën për korrupsionin, ndërsa nga ana tjetër me miliarda lekë që janë të detyruar ndërtuesit të paguajnë për hipotekimin e ndërtimeve të pallateve, qeveria nuk i tërheq. Pra, edhe ky shembull tregon se pushteti vendor dhe ai qendror, që flasin kaq shumë për korrupsionin dhe vjeljen e taksave, i kanë mbyllur sytë dhe veshët përballë industrialistëve të ndërtimeve, të cilët në kundërshtim të hapur me ligjet me vite të tëra, jo vetëm nuk i hipotekojnë pallatet që ndërtojnë duke i lënë pa dokument pronësie qytetarët që kanë paguar paratë, por nuk i paguajnë detyrimet shtetit. Vallë nuk e dinë këtë problem kryetarët e bashkive, ministri i Rregullimit të Territorit, ministri i Financave dhe deri tek Kryeministri?! Pra, burimet financiare për t’u rritur Buxheti i Shtetit dhe për të investuar në zhvillimet e vendit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve ekzistojnë. Por paratë nuk vilen me vite të tëra, pasi me industrinë e ndërtimeve pleksen shumë interesa materiale dhe pasojat e tyre i vuan zhvillimi i vendit dhe mirëqenia e qytetarëve, të cilëve u vilet çdo lloj takse, ndoshta edhe e padrejtë. Normalisht, ndërtuesit duhet t’i paguajnë shtetit edhe përqindjet e humbjeve që ka pësuar ai për vitet që nuk janë derdhur detyrimet e ndërtuesve në hipotekë. Pra, me këtë praktikë qytetarët ndëshkohen ligjërisht, ekonomikisht dhe ambientalisht. Pra, në këtë fushë nuk funksionon shteti ligjor dhe të drejtat e pronësisë së qytetarit nuk ekzistojnë. Por qeveria, për të legalizuar ndërtimet pa leje të bëra përreth qyteteve kryesore, ngriti ligjërisht një institucion kombëtar për t’i legalizuar ato, kur në fakt ka ardhur koha të ngrejë edhe një institucion tjetër për legalizimin e ndërtimeve të bëra me lejet e bashkive! Le të shpresojmë se edhe nga kjo analizë institucionet e ngarkuara me ligj do të vihen në lëvizje, pasi kështu nuk mund të vazhdohet më tej.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi