Diskutohet për liberalizimin e vizave
7th May 2008, 10:06
Diskutohet për liberalizimin e vizave
Kryeministri Berisha takohet me Presidentin e KE-së, Jose Manuel Barroso
Brukseli garanton mbështetje për Shqipërinë, jo vetëm financiarisht
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, vlerësoi dje angazhimin e Shqipërisë në realizimin e reformave integruese. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Sali Berisha, Barroso tha se këto reforma i shërbejnë të gjithë popullit shqiptar. Deklaratat publike, Barroso dhe Berisha i bënë pas një takimi kokë më kokë në Bruksel, ku është diskutuar për liberalizimin e vizave, situatën në rajon dhe çështjen e Kosovës. Në këtë takim, Presidenti i KE-së ka vlerësuar rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon.
Mbështetja
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, duke vlerësuar reformat e ndërmarra deri më tani nga Shqipëria, ka nxitur Kryeministrin Berisha për të vazhduar dhe thelluar këto reforma. Barroso ka theksuar se Komisioni Evropian ka mbështetur dhe do të mbështesë procesin e reformave në Shqipëri. Presidenti Barroso përgëzoi Kryeministrin Berisha për progresin e fundit të Shqipërisë në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe hapat e mëtejshëm drejt futjes në BE. Ai tha se në momentin që Shqipëria do të realizojë reformat, ajo është afër anëtarësimit dhe kjo është një çështje që varet nga implementimi i reformave. Por si Barroso, ashtu edhe Berisha, u shprehën se ende nuk ka një datë konkrete se kur mund të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Evropian. “Siguroj Kryeministrin e Shqipërisë për mbështetjen që Komisioni Evropian do t’i japë Shqipërisë jo vetëm financiarisht, por edhe në fusha të tjera”, u shpreh Barroso.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e KE-së, Barroso, shprehu vendosmërinë e Qeverisë shqiptare në përmbushjen e reformave që do të bëjnë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Berisha, duke konfirmuar vullnetin e Qeverisë për thellimin e reformave integruese, tha se jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që të meritojmë ftesën për t'u anëtarësuar në BE. Kryeministri shqiptar tha se kishte informuar Presidentin Barroso për reformat e ndërmarra në Shqipëri, duke vënë theksin në reformën zgjedhore. Gjithashtu, Berisha ka informuar Barroson për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për reformat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria. Në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave, Berisha ka garantuar Presidentin e Komisionit Evropian se Qeveria shqiptare është e angazhuar plotësisht për plotësimin e standardeve.
Vlerësimet
Zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian vlerësuan hapat e ndërmarrë nga Qeveria dhe Kryeministri Berisha për të luftuar krimin dhe korrupsionin, veçanërisht për të ndërmarrë nisma për t’i parandaluar ato dhe efektet e tyre. Gjatë takimit me Kryeministrin Sali Berisha në Bruksel, drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Zgjerimit në KE, Michael Leight dhe Dirk Lange, u shprehën se vlerësojnë faktin se qeveria shqiptare është e vendosur të luftojë korrupsionin me reforma të thella. “Këto janë kritere që ju duhet të vazhdoni të ndiqni”, thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, Leight i shprehu Berishës urimet dhe përgëzimet më të ngrohta për marrjen nga Shqipëria të ftesës për anëtarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit. Ai u shpreh se kjo ishte një arritje e merituar për Shqipërinë dhe një njohje e të gjithë suksesit të reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare në të gjitha fushat dhe për konsekuencën në implementimin e tyre.
Vlerësimi
Kryeministri belg Ives Leterme shprehu dje vlerësimin mjaft pozitiv të qeverisë së tij për nënshkrimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në, si një etapë shumë e rëndësishme, e cila do të përshpejtojë integrimin e Shqipërisë në Evropë. Leterme theksoi se Belgjika do të mbështesë hapat e ndërmarrë në drejtim të përmbushjes së kritereve nga ana e Shqipërisë, për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Ai vlerësoi se ftesa për anëtarësim në NATO erdhi si rrjedhim i ecurisë së admirueshme të reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, në fusha të ndryshme, në mënyrë të veçantë në atë ekonomike. Kryeministri belg vlerësoi ecurinë pozitive të reformës elektorale dhe asaj në gjyqësor, duke u ndalur veçanërisht në luftën e pandërprerë të Qeverisë shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Integrimi në NATO është një proces shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërinë, por në të njëjtën kohë është i tillë edhe për NATO-n dhe për rajonin në tërësi”, tha Leterme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi