- SedaAnëtar aktiv
- Regjistruar : 06/06/2008
Postime : 132
Points : 3
Reputacioni : 3
I kujt është ky atdhe?
7th June 2008, 01:03
Paradoksi duket se fillon që në titullin e këtij shkrimi, po edhe nëse kjo pyetje do të konsiderohej e tillë, asgjë nuk do të shtonte ajo, sepse ne realisht jetojmë në kohëra paradoksesh. Për 50 vite rresht e llokoçitëm patriotizmin tonë me lloj-lloj deklaratash, e shkrimë gjithë talentin tonë në tela çiftelie e iso të panumërta dhe kur kujtuam se ia kishim bërë si duhet shërbimin atdhedashurisë sonë, ndodhi ajo që në pamje të parë dukej më e çuditshmja për një popull kaq patriot sa ne, ose të paktën siç mbaheshim ne. Jo në një ditë, as në një javë e muaj, po me vite të tëra dhe kjo duket se s’ka të sosur, njerëzit e këtij vendi, “patriot si ata”, sa u krijohet mundësia e parë, ikin nga sytë këmbët, sa më larg që të jetë e mundur, mundësisht në anën tjetër të dheut.
Askush nuk e di numrin e saktë të shqiptarëve që i kanë dhënë lamtumirën vendit të tyre, qoftë edhe përkohësisht. Ndoshta janë një milion, ndoshta më shumë. Vini re si e themi këtë shifër fare qetësisht, duke harruar se jemi një popull kaq i vogël, ku të gjithë thuajse njihemi me njëri-tjetrin si fytyrë. Në kushtet e ikjeve të tilla të pafundme, ndoshta ju shkon në mendje që t’u bëhej një pyetje fare e thjeshtë, atyre që ikën para 18 viteve, apo edhe atyre që janë në radhë sot para ambasadave se i kujt është ky atdhe? Unë jam i bindur se për disa momente, mbase ata do të ligështohen, ndoshta do të hutohen, po nuk do të kenë një përgjigje të prerë, për këtë të jeni të sigurt. Kjo është më shumë se trishtuese. Duke menduar se atdheu para se të jetë një nocion fizik, është një nocion shpirtëror i ndarë në të gjitha zemrat e banorëve të vet, kjo ikje e ngutshme nuk do të ishte as më shumë dhe as më pak, po një rrudhosje e dhimbshme e kufijve shpirtëror të atdheut.
E keqja është se kjo rrudhosje nuk bëhet vetëm duke larguar jashtë fizikisht njerëz që mbartin brenda shpirtit të tyre atdheun. Rrudhosja e atdheut, vrasja e tij pak nga pak është më e frikshme se kaq. Duke harruar për disa çaste atë gjysmë atdheu që endet udhëve të botës, nuk është e vështirë të dallohet se edhe tek ata që jetojnë për ditë “bashkë me atdheun”, përmasat e tij në shumë zemra janë kafshuar dhimbshëm dhe kjo është vërtet për t’u alarmuar. Shkoni çdo ditë në disa prej ambasadave më të preferuara dhe do të shihni në atë rresht të gjatë, të ndara me hekur, (pafundësisht të gjata sikur ta dinin se radhët aty, për ditë do të ishin të mbushura) dhe do të vëreni se vargu i njerëzve është i njëjtë në çdo orë të ditës.
I kujt është ky atdhe? Nëse pyesni kështu, këdo nga ata që do të gjeni në radhë me shpresë për të ikur larg, ju do të shikoni dhimbje në sytë e tyre, sepse brenda shpirtit të tyre, duket se në mos është vrarë, të paktën është lodhur nyja lidhëse ndaj vendit të tyre. Kjo lodhje nuk mbaron këtu. Afrohuni atje tek Ushtari i Panjohur të mësoni sa të forta i kanë lidhjet me këtë atdhe ata që mbajnë në krahë nga tre-katër vegla pune, sepse ata i bëjnë të gjitha punët, veçse nuk u jepet mundësia të bëjnë asgjë dhe do ta kuptoni se edhe tek ata janë vrarë shumë gjëra, po ndoshta më keq është vrarë, qetësia që duhet të të jepte të jetuarit në atdheun tënd. Nëse pyetja i kujt është ky atdhe do t’ju duket e pavend, edhe pyetja tjetër se a do të donin të jetonin në këtë vend, do të bëjë që ju ta kuptoni se ata realisht nuk e dinë se ku jetojnë, në vendin e tyre apo në një vend krejt të panjohur ashtu si ushtari ku ata gdhihen e ngrysen çdo ditë.
Pyesni udhëve lloj-lloj njerëzish, të mbetur pa punë, që duket se mërmërisin me vete, pyesni ata që enden nëpër tregun e gabit dhe që përziejnë rrobat e tij pa u lodhur, duke u riveshur me modelet e gjithë botës, pyesni ata që mburrem me kanunin e Lekë Dukagjinit nga njëra anë dhe që mbushin bordellot e botës nga ana tjetër, pyesni ata që zhytin kokën nëpër kazanë mbeturinash për të mbledhur kanoçe, sepse në fund të fundit edhe ata janë banorë të denjë të këtij vendi, pyesni ata që u thahet shpirti për bijtë e tyre që kanë vite pa i parë, dhe natyrisht nga të gjithë do të merrni një përgjigje të mjegullt, sepse atyre realisht u janë dobësuar lidhjet me tokën në të cilën çapiten nga mëngjesi në darkë me shpresë se e nesërmja do të jetë pak më ndryshe.
Pyesni edhe ata më të rinjtë, ata që atdheun e matin me kafetë që rrufitin gjithë ditën tek ish-Blloku, dhe që në vitin ‘90, ishin thjesht në pasionet tuaja për t’i sjellë në jetë, ndërsa sot po shkojnë tek të njëzetat dhe do të zhgënjeheni nga përgjigjja e tyre. Ju do t’ia vini fajin faktit se ata nuk e kanë lodhur trurin dhe nuk i njohin rapsoditë tona të shekullit të kaluar për atdheun, ku ne bënim be e rrufe për të, po natyrisht që nuk është kjo arsyeja e vërtetë që ata nuk e dinë se i kujt është ky atdhe.
Pyetja se i kujt është ky atdhe do të mbetej pa një përgjigje të saktë, po kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Është momenti që nuk duhet harruar për t’u përmendur edhe faktin se kjo pyetje do të prekte keq sedrën e ca grupimeve të tjera njerëzish që thuhet se e kanë aq për zemër atdheun dhe që përbetohet çdo ditë se janë gati të flijojnë gjithçka në emër të tij. Nëse do t’i pyesje këta njerëz, ndryshe nga ata që përmendëm më lart, do të ngrenë zërin gjithë mllef, duke thënë se si mund të pyetet kështu për atdheun, si për një fëmijë të mbetur jetim në mes të katër rrugëve, si për një mall pa zot, apo më keq akoma, si të bëhej fjalë për një atdhe që ka dalë tepër. Ata që do të bëjnë këto pyetje gjithë indinjatë dhe që pritet të lëshojnë një rrebesh zemërate patriotike pas kësaj, do të jenë lloj-lloj njerëzish, të cilët nuk mund të pranojnë t’i përgjigjen një pyetje krejt pa kuptim dhe që nuk ka vend të bëhet.
Ata nuk harrojnë të shpallin në çdo moment që t’u jepet rastit, dashurinë e tyre ndaj atdheut. Dhe nuk janë pak, duke filluar që nga njerëz me pushtet që e shohin dashurinë për atdheun tek dashuria për karrigen e tyre, njerëz përkohësisht pa pushtet që i vetmi motiv që i shtyn të hyjnë në korin e madh të rapsodëve për atdheun është kapja e një posti, matrapazë që në pazarin e madh të bursës nxjerrin në shitje pjesë të atdheut të tyre që e duan aq shumë, politikanë, që kujtojnë se dashuria për atdheun ka lindur bashkë me ta dhe me sa duket do të fiket kur ata të bien nga karrigia, poetë e bejtexhinj që shajnë mbarë e prapë kohën që iku, po netëve në heshtje ripërtypin si qetë vargjet e dikurshme.
Ky lloj njerëzish, pyetja se i kujt është ky atdhe, nuk i trishton po sinqerisht ata i nevrikos. Qysh në fillim do ta kuptosh se ata janë kapur fort pas atdheut dhe të krijohet përshtypja se kjo lidhje është e thellë dhe vërtet mbresëlënëse, por kjo vetëm në momentet që e konsiderojnë atdheun si të tyren. Themi vetëm për momente të caktuar, sepse realisht atdheu është pjesë e llogarive të tyre, për aq kohë sa këto llogari janë favor të tyre, ndërsa pas kësaj ata hyjnë në rreshtat e atyre që nuk e shohin veten të lidhur aq shumë me këtë atdhe. Do të ishte fare e lehtë për t’iu përgjigjur pyetjes se i kujt është ky atdhe, pasi për këtë do ta mjaftonte t’u hidhnim një sy të gjitha deklaratave të dashurisë ndaj tij, të cilat nuk mungojnë nga të gjitha anët nga këta njerëz.
Po si në të gjitha dashuritë edhe në dashurinë ndaj atdheut, duket se funksionon një thënie e sprovuar se sa më shumë deklarata të bësh në emër të dashurisë, aq më e pasinqertë mund të jetë kjo dashuri. Dhe nga të gjitha këto kuptohet se edhe kjo radhë atdhedashëse ndërsa rreket të nxjerrë në pah lidhjet me atdheun, atdheu është i tyre përkohësisht, për aq kohë sa plotëson lakminë e tyre. Nga ato që u thanë, duket se është e vështirë për t’ju përgjigjur saktë pyetjes, po nuk është aq e pamundur për të kuptuar se forcimin e lidhjeve me atdheun, e kanë në dorë të gjithë dhe të gjithë jemi nga pak fajtor, po jo të gjithë mbajnë përgjegjësi për dobësimin e saj. Janë këta të fundit që nëse nuk ndikojnë sa duhet në forcimin e lidhjeve ndaj atdheut, të paktën të mos na lodhin duke shpallur “dashuri” ndaj tij.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi