Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

7th August 2008, 22:47
Message reputation : 100% (1 vote)
Me të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. Është e pamundur t’i pëlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet, a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi?
Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendesi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që se tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngaqe agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendesi, bëhet gjithnjë e më i rezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miq të dobët. Në vazhdim ju japim disa arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.

1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë,

Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në pazar ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Porsa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.

2. Kanalizoni agresivitetin tuaj

Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vet dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kan bërë asnjefarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.

3. Vendosni kufijt tuaj

Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërheq vëmendjen tek të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju therrasin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.


4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale

Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik qe genjen. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dashur e padashur do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplozion, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmirsohet.

5. Kurseni kohën

Miqtë qe genjejne vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më, nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër mbremje që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.

6. Mësoni diçka për veten tuaj

Aristofani njëherë ka thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumë nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbustni ato.

7. Jeni gjithnjë në formë

Të kesh armiq, është gjë e mirë. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çfare flisni dhe çfare bëni. Kështu fitoni më shumë vetebesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetbesimin tuaj.

8. Dashuroni me sinqeritet

Nëse keni vetëm miq të vertete , më shumë ti doni ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

9. Le të flitet për ju

Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju, ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (varet nga karakteri kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqës” se “të mirës”!

Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim falas.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

8th August 2008, 19:40
ee eshte e veshtire ne fakt kjo...si te sillesh me njerezit qe sna duan...pasi jemi te rrethuar vetem nga njerez te tille....
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

8th August 2008, 20:38
une per vete i injoroj ne menyren me maximale!
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

25th January 2016, 16:07
Terhiqem e pavrejtur.........
marino
marino

Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Medalje Blu Medalje2 Medalje3

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

26th January 2016, 21:27
injorim total
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

26th January 2016, 21:57
Nuk jame injorante kurr.....
marino
marino

Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Medalje Blu Medalje2 Medalje3

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

27th January 2016, 10:50
sic na sillen
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

2nd February 2016, 18:36
7. Jeni gjithnjë në formë

Të kesh armiq, është gjë e mirë. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çfare flisni dhe çfare bëni. Kështu fitoni më shumë vetebesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetbesimin tuaj.
marino
marino

Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Medalje Blu Medalje2 Medalje3

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

2nd February 2016, 22:21
thjesht vl
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

26th February 2016, 19:51
Injorim total
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

2nd March 2016, 09:54
Me mir ti injorosh sesa tbiesh ne nivelin e tyre Smile
Sponsored content

Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan! Empty Re: Si te sillemi me njerezit qe nuk na duan!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi