Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja Empty Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja

9th November 2008, 22:54
Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja

Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja Pallati-gjirokaster8
Vazhdojne kerkimet ne rrenojat e pallatit te shembur ne Gjirokaster, por ende nuk eshte ka asnje shenje nga personat e deklaruar te humbur. Kerkimet jane bere me te veshtira me renien e erresires, nderkohe qe situata mbetet e rrezikshme pasi rrezikohet shembja e pjeses tjeter te nderteses.
Pavaresisht evakuimit te zones, mberritjes se forcave te shumta te sigurise e specialisteve nga Janina si dhe kerkimeve poshte germadhave, nuk eshte arritur nxjerrja e banoreve nga rrenojat.
Dyshohet se mes te zhdukurve jane Anxhela dhe Valbona Dalani, nene e bije, perkatesisht 13 dhe 35 vjece. Nderkohe qe dyshohet edhe se nen rrenoja eshte edhe 65-vjecarja Parashqevi Zoto.
Pervec ekipit te emergjences ne vendngjarje ishte edhe kryeministri i vendit Sali Berisha i cili garantoi gatishmeri te plote dhe hetim rrenjesor te ngjarjes. Nderkohe kryetari i PS-se, Edi Rama kerkoi te dalin para ligjit personat pergjegjes te tragjedise.
Ne kerkimet qe do te vazhdojne edhe pergjate nates jane perfshire pervec forcave RENEA dhe ekipit te kerkim-shpetimit nga Janina, edhe forcat e ushtrise.
Zyrtarisht policia e shtetit njofton se jane shoqeruar ne komisariat 12 persona. Zedhenesi i Ministrise se Brendshme, ne nje dalje per mediat, deklaroi se shkak per ngjarjen e rende mendohet te jete nisja e punimeve per nje pallat te ri, leja e te cilit eshte dhene afersisht kater muaj me pare.
Pikerisht per keto punime banoret e pallatit te shembur tregojne se jane ankuar prane autoriteteve pa gjetur nje zgjidhje.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja Empty Re: Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja

9th November 2008, 22:56
Berisha ne Gjirokaster, hetim pergjegjesve

Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja Pallati-gjirokaster9
Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar nga Gjirokastra se nderhyrja nen rrenoja eshte shume e rrezikshme per personat qe ndodhen aty.

"Po behet nje vleresim perfundimtar per te pare se si do te ece puna se si do te vazhdojne kerkimet sepse kushtet jane te nje rrezikshmerie te larte", u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise premtoi se do te kete nje hetim te gjithanshem per te nxjerre pergjegjesit per kete ngjarje.
Vizite te lenduarve

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar ne spitalin e Gjirokastres te mbijetuarit e ngjarjes se rende qe ndodhi sot ne kete qytet, ku nje pallat ne lagjen "11 Janari" u rrezua.

Shefi i qeverise theksoi se problem mbetet menyra e nderhyrjes per te shpetuar personat qe ndodhen nen rrenoja, per te cilet ende nuk ka nje numer te sakte.

"Po merremi me sistemin e familjareve te mbetur pa strehe dhe po punohet per te gjetur rruga shpetuese per ata qe jane nen rrenoja", u shpreh Berisha.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja Empty Re: Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja

10th November 2008, 19:57
Shembja e pallatit, tragjedi e paralajmeruar


E Hene, 10 Nentor 2008

Tragjedia e ndodhur dje ne qytetin e Gjirokastres, ku u shemb nje pallat 5- katesh, ishte e paralajmeruar. Televizioni Klan ne nje kronike te tij plot 7 vite me pare ka ngritur shqetesimin e banoreve te ketij pallati per rrezikun qe i kanoste, pasi vendi ku ishte ndertuar objekti kishte rrezik shkarje. Gjithashtu edhe cilesia e ndertimit te tij ishte shume e dobet, cka kishte bere qe banoret te ndiheshin te rrezikuar per jeten e tyre.

Situata

Kronika e dates 21 prill te vitit 2001 tregon situaten ne te cilen ndodheshin banoret e pallatit te shembur, ku shprehnin friken qe i kanosej, pasi pallati ne fjale ndodhej ne nje zone te rrezikshme. Njera prej tyre deklaronte se "qe kur kemi ardhur ketu vendi ka pasur defekte, ka pasur rreshqitje. Banojme ne katin e peste dhe kemi lageshtire shume te madhe, gjithashtu soleta ka carje. Realisht trembemi te jetojme ne keto shtepi ketu, pasi mund te na bien dhe te na zene brenda bashke me femijet". Muaji prill i vitit 2001 ka qene i karakterizuar nga shira te shumta dhe mungesa e bimesise rreth ketij pallati ka bere qe banoret e ketij pallati te ishin shume te shqetesuar per fatin e tyre, pasi nje pjese e vendit ku ishte ndertuar ky objekt te rreshqiste. Toka mbi te cilin eshte ndertuar ky pallat eshte vleresuar si terren i paqendrueshem. Enti i Banesave ne Gjirokaster i kishte shperndare hyrjet ne vitin 1996 por banoret nuk i kane gezuar gjate apartamentet e reja.

Ndertimi

Cilesia e dobet e punimeve te bera nga firmat ndertuese ka sjelle qe ne fillim shqetesime. Lageshtia sidomos ne katet e siperme dhe te carat e mureve jane te dukshme gjithandej. Periudha gjate te ciles eshte ndertuar ky pallat dhe per me teper me fondet e shtetit, ka bere qe te mos i kushtohej vemendje as cilesise se ndertimit po as kontrolleve nga ana e institucioneve pergjegjese per kete proces. Por sikur te mos mjaftojne te gjitha keto, banoret u perballen edhe me rreshqitjet e dheut, pasi vendi i zgjedhur per kete ndertim nuk ka qene aspak i pershtatshem. Pikerisht per kete fakt nje tjeter banor gjate kronikes se televizionit Klan, deklaronte se "nje shi i madh te bjere dhe pallati mund te rreshqase dhe te shkaktoje nje tragjedi". Por ankesat e bera prej tyre nuk moren asnje pergjigje dhe asnje nuk ua vuri veshin banoreve deri sa pallati i ndertuar u shemb me te vertete, pasi ngjitur me te po germohej per ndertimin e nje tjeter pallati te ri. Rrenojat kane zene poshte pervec dy personave te humbur edhe 15 banore te tjere per nxjerrjen e te cileve fillimisht kane ndihmuar banoret e pallateve fqinj dhe te forcave te ushtrise.
Sponsored content

Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja Empty Re: Asnje shenje nga te humburit nen rrenoja

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi