Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ne mbrojtje te sovranitetit Empty Ne mbrojtje te sovranitetit

20th November 2008, 00:11
Dhjetra mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Prishtinë kundër marrëveshjes gjashtëpikëshe OKB- Beograd dhe i kanë lënë EULEX porosi të qartë që gjatë veprimtarisë së vet në Kosovë të mos sillet ashtu siç është sjellë UNMIK gjatë 9 viteve të kaluara. Por, protestuesit ndërtesën e EULEX e kanë gjetur të zbrazët pasi për shkaqe sigurie i gjithë stafi është larguar në orët e paradites. Protesta që ka filluar në mesditë para Bibliotekës Kombëtare u organizua kundër planit 6 pikësh OKB-Berograd dhe presionit që ushtrohet ndaj institucioneve të Kosovës për ta pranuar këtë marrëveshje.

“Kur po thonë EULEX është neutral po dojnë të thonë që për çështjen e Kosovës janë dy palë: është Kosova, por është edhe Serbia. Nëse EULEX është neutral ndaj statusit, atëherë ne nuk jemi neutralë ndaj statusit të Kosovës, e prandaj nuk jemi as neutralë ndaj EULEX-it" tha kryetari i Lëvizjs “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

“Dhe ne qytetarët e Kosovës kemi mesazh për këta njerëz. Ne e dijmë se qëllimi i Beogradit është ndarja e Kosovës dhe kjo reflektohet përmes 6 pikave të Ban Ki-Munit. Ne i themi "Jo" ndarjes, ne jemi për sovranitetin e Kosovës" tha Igballe Rogova nga Rrjeti Kosovar i Gruas.

Protestuesit janë ndalur dhe afër ndërtesës së Parlamentit dhe Qeverisë. “Presionet për kompromise që nuk po kanë fund me misione dhe imponime të përkohshme që po jetojnë më gjatë se sa ne, nuk kanë të bëjnë fare me demokraci. Kjo ka të bëjë me hipokrizi, kjo ka të bëjë me mashtrim" tha Alban Bokshi nga Organizata "Çohu".

“Nëse përshkallëzohet gjendja në Mitrovicë e gjetiu në Kosovë, atëherë këto institucione ose duhet të japin dorëheqje, ose duhet ta ftojnë popullin për ta mbrojtur lirinë e fituar me gjak" tha Xhavit Jashari nga Organizatat e ish UÇK.

“Serbia nuk ka vend këtu, as nuk ka me pasë kurrë. Kjo ka marrë fund përgjithmonë" u shpreh njeri prej protestuesve.

“Këto gjashtë pika i kanë propozuar armiqtë tanë. Ban Ki-Mun apo kush është ai që i ka propozuar. Për neve ai është askush, nuk e njohim. Gjithmonë jam në gjendje të protestoj, deri në vdekje" thekson nje tjeter pjesemarres ne proteste.

Pasi kanë përshkuar itinerarin e përcaktuar nga organizatorët, protestuesit janë shpërndarë të qetë.

Përparim Isufi
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 19 nëntor 2008 )
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi