Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“BILTË E FIRMOZËS” NË MBROJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE ARBËRESHE nga Prof. Bexhet Asani Empty “BILTË E FIRMOZËS” NË MBROJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE ARBËRESHE nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:53
Flag“BILTË E FIRMOZËS” NË MBROJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE ARBËRESHE
 
Shoqëria Kulturo – Artistike “Biltë e Firmozës” (Bijtë e Firmozës) nga katundi Firmozë i Kozencës së Kalabrisë u themelua në vitin 2015. Si grup, ai është i ri, por ka lënë gjurmë të thella në kulturën arbëreshe dhe shqiptare.
Pse u themelua grupi i këngëve dhe valleve arbëreshe “Biltë e Firmozës”?
Maestro Giovani Buono Busciacco (Bushako), i cili është kryetar i grupit, dr Giulia Frascino nënkryetar dhe dr. Domenico Rossano, këshilltar i grupit që të tre këta vunë në dukje një rënie të ndjeshme të interesimit për të mësuar gjuhën origjinale arbëreshe (Gjuhën e Skënderbeut) te brezi i ri, atëherë vendosën njëzëri që të themelonin grupin “Biltë e Firmozës”. Në këtë mënyrë menduan se do të ndikonin dretëpërsëdrejti te të rinjtë që të mësojnë gjuhën arbëreshe, të mësojnë këngët dhe vallet arbëreshe, do të ruanin veshjet popullore karakteristike të grave dhe të burrave arbëreshë qytetit të Firmozës dhe më gjerë. Pra, qëllimi kryesor i grupit “Biltë e Firmozës” ishte që të ruante kulturën arbëreshe, e cila ka arritur të mbijetojë për më shumë se 550 vjet.
                     Për këto katër vjet të themelimit të grupit “Biltë e Firmozës”, ata kanë arritur rezultate të lakmueshme. Kështu,  ata kanë marrë pjesë në disa gara, në mbi 50 bashkësitë italiano-arbëreshe, në krahina të ndryshme të Italisë. Grupi artistik “Biltë e Firmozës” ka dhënë koncerte edhe jashtë Italisë. Këtë vit, viti 2019, ata do të shfaqin koncerte në Gjermani dhe në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera të Evropës.
Shoqërinë kulturore artistike “Biltë e Firmozës” e përbëjnë këta anëtarë: Giovani Buono Busciacco (Bushako) kryetar, njëherit edhe kompozitor i këngëve dhe valleve arbëreshe, dr. Giulia Frascino nënkryetar, njëherit edhe këshilltar dhe organizator i koncerteve si dhe menaxher i faqeve të mediave sociale, dr. Domenico Rossano këshilltar dhe menaxhmen ligjor, Francesco Buono Busciacco luan në fizarmonikë, dr. Luigi Castiglia luan në trubë, Nicola Giuseppe luan në kitarë, Frega Annunziato bartës i flamurit, Francesco Barletta këngëtar, Mario Linardi këngëtar, Giuseppina Buono Busciacco këngëtare, Anna Maria Busciacco këngëtare, Lucia Anna Grillo këngëtare, dhe Rosetta Ferraro, këngëtare.
Vlen të theksohet se grupi i “Biltë e Firmozës” ka edhe zëdhënësen e tij, ajo është Elena Busciacco (Bushako), një infermiere profesioniste, e cila, përveç profesionit që ka, i është përkushtuar, me tërë qenien e saj, këtij grupi shumë të suksesshëm, për të sensibilizuar opinion publik për vlerat artistike, që ka grupi “Biltë e Firmozës”, si dhe për afirmimin e këtij grupi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë, ku ka arbëreshë dhe shqiptarë.
 “Ne arbëreshët jemi krenarë për origjinën dhe etnitetin tonë shqiptar,” - thekson Elena Busciacco, në një arbërishte të pastër.
Grupi “Biltë e Firmozës është në përputhje me misionin e tij, për të përhapur gëzimin, lumturinë dhe për të mbajtur gjallë shpirtin arbëresh, përmes valleve dhe këngëve, të cilat janë simbol i “luftës” dhe këmbënguljes për të ruajtur kulturën arbëreshe.
               Duke e bërë këtë grupi “Bijtë e Firmozës” filloi para katër vitesh një ringjallje në komunitetin arbëresh të Firmozës. Ata, tani janë më të gjallë se kurrë më parë edhe pse kaluan 550 vjet.
Shoqëria kulturore artistike “Biltë e Firmozës” dhe anëtarët e saj kanë për qëllim dhe janë të një mendjeje që të sigurojnë mbijetesën e adeteve, zakoneve, traditave dhe kulturën në qytetin e tyre të dashur të Firmozës si dhe në ruajtjen e gjuhës së lashtë arbëreshe - gjuhën e Skënderbeut.
“Biltë e Firmozës” janë të vetëdijshëm se, vetëm në këtë mënyrë, do të mbrojnë trashëgiminë kulturore arbëreshe, thesarin e çmuar të të parëve të tyre, të cilën ua kanë lënë trashëgim, brez pas brezi.
 
 


Nga majta në të djathtë: Buono Busciacco (Bushako) Giuseppina, Buono Busciacco Anna Maria dhe Grillo Lucia   
 

 
Nga e majta në të djathtë: Buono Busciacco (Bushako) Anna Maria, Annunziato Frega dhe Buono Busciacco (Bushako) Giuseppina
 
Elena Busciacco (Bushako)

Faleminderit për shkrimtarin më të dashur, Profesor Bexhet Asanin për respektin dhe dashurinë e tij të madhe ndaj grupit tonë folklorik arbëresh“Biltë e Firmozës” dhe gjithë komunitetin tonë arbëresh!
Jemi shumë të nderuar.
Një përqafim i ngrohtë nga të gjithë ne grupi“Biltë e Firmozës”!
Shumë, shumë faleminderit ,(faglieminderit – arbërisht) vëlla Bexhet Asani, nga zemraj onë!
Bushkill - Pensilvani, më 30 mars 2020                                   
Me nderime
  Elena Busciacco (Bushako)
Bushkill - Pensilvani, më 30 mars 2020                                    
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi