Berluskoni, humor me Ramen e veten
3rd December 2008, 22:18
Berluskoni, humor me Ramen e veten
E Merkure, 03 Dhjetor 2008
Kryeministri italian Silvio Berluskoni, ngroh politiken shqiptare. Nje dreke zyrtare e shtruar kendshem ne ambientet e Pallatit te Brigadave dhe prania e kryeministrit italian, mjaftoi qe te ule, te qeshur e larg debateve ne nje tavoline kreret e shtetit, ato te opozites dhe institucioneve kushtetuese. Tre hallka qe prej muajsh nuk shkojne mire me njera-tjetren. Larg ironive politike dhe fyerjeve te zakonshme, tryeza e djeshme e organizuar nga Presidenti Bamir Topi, rrezatoi humor dhe bashkebisedim. Ambienti u ngroh kur kryeministri Berluskoni nisi te tregoje barcaleta, auto ironike per te. "Po protestonin disa sindikata komuniste dhe ndihmesi i thote Berluskonit: "Ploteso nje cek prej 10 milione dhe hidhua qe te qetesohen". Berluskoni i pergjigjet: "Po sikur t'i ndaj ne dy 5 milioneshe, qe te kenaq dy grupe. Apo te bej 10 ceqe nga 1 milione". Duke pare perpjesetimin e kryeministrit, ndihmesi i tha: "Hidhu vete, qe te kenaqen te gjithe", rrefeu dje gjate drekes kryeministri italian. Batuta e barcaleta te tilla, mjaftuan qe atmosfera ne tryeze te behej shume e kendshme, e te gjithe te shijonin dreken jashte debateve. Si per ironi te fatit, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozites Edi Rama, ishin ulur perballe njeri-tjetrit ne dreken e djeshme. E mes tyre nuk munguan diskutimet e batutat. Duke biseduar, kreu i qeverise italiane, Berluskoni, pas deklarates se Rames "pertej te majtes dhe te djathtes", i tha atij se kryeministri i Australise ka nje pervoje shume te mire si te arrish ne pushtet. "Nese do, te jap jahtin tim personal te shkosh atje", ju drejtua Berluskoni, Rames. Menjehere duke qeshur, nderhyn kryeministri Berisha ne kete diskutim. "Aman jepja, por te jete me xhiro te ngadalte, qe te vije pas perfundimit te zgjedhjeve ne Shqiperi", reagoi me humor Berisha. Jashte bisedes nuk mbeti dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, te cilen kryeministri italian Berluskoni e komplimentoi per bukurine e saj. Gjate drekes se djeshme, u diskutua dhe per krizen ekonomike, ku kreu i qeverise italiane dha keshillat e tij se si mund te kufizohet. Nderkohe qe kuzhina e asortimentet u vleresuan nga te gjithe te pranishmit. Per to ish kujdesur ish-guzhinieri i "Bllokut" te udheheqjes. Presidenti Topi shprehu kenaqesine e tij te vecante per viziten e Berluskonit, duke e konsideruar si nje mik te vyer te Shqiperise dhe shqiptareve. Ne kete kuader, kreu i shtetit, shprehu interesim per rritjen e bashkepunimit dypalesh, ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle, kryesisht per zgjerimin dhe intensifikimin e marredhenieve ne fushen ekonomike, me konkretisht ne ate energjetike, ne sherbim te zhvillimit te metejshem te ketyre marredhenieve. Nga ana e tij Berluskoni vleresoi
perpjekjet e shqiptareve per nje jete me te mire, sukseset ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar duke theksuar se Shqiperia mund te ece e sigurt dhe me shpejtesi drejt familjes evropiane dhe asaj euro-atlantike. Rozeta Rapushi
Mbeshtetja
Italia do te mbeshtese Shqiperine gjate gjithe procesit te permbushjes se aspiratave integruese. Keshtu premtoi dje kryeministri italian Silvio Berluskoni ne Pallatin e Brigadave, gjate takimit me Presidentin Topi.
Humori
Batutat dhe barcaletat e
Berluskonit ne dreke
Silvio Berluskoni -Edi Rames:
Kryeministri i Australise ka nje pervoje shume te mire se si vihet ne pushtet. Po deshe, te jap jahtin tim personal te shkosh atje.
Sali Berisha-Berluskonit:
Aman jepja, por te jete me xhiro te ngadalta qe te vije pas perfundimit te zgjedhjeve ne Shqiperi.
Silvio Berluskoni - Jozefina Topallit:
Jeni kryetarja e parlamentit, me e bukur qe kam pare ndonjehere. Me fal qe ju pyes, jeni beqare apo e martuar?
Jozefina Topalli: Nuk ju thone kot kavalier. Pasi dhe ne kabinetin tuaj qeveritar, keni nje beqare shume te bukur, me duket.
Barcaletat e pare te Berluskonit per veten
"Po udhetonim me avion, Xhorxh Bush, Toni Bler, Silvio Berluskoni dhe Papa me ndihmesin e tij. Prishet avioni, nderkohe qe kishin vetem kater parashuta. I pari qe hidhet me parashute, ishte sigurisht Bush. Pas tij me parashute hidhet i dyti Bler. I treti hidhet Berluskoni, si me i zgjuari. I katerti pritej te hidhej Papa. Por ai, pa u hedhur i thote ndihmesit te tij: Hidhu dhe ti dhe shpeto bir. Ky ja kthen: Jo shenjteria juaj se ka mbetur vetem nje parashute, ndaj merreni ju. "Merre hidhu", ja kthen Papa se ai budallai, Berluskoni, ka marre veladonin tim dhe eshte hedhur".
Barcaletat e dyte e Berluskonit per veten
"Po protestonin sindikatat komuniste kunder kryeministrit Berluskoni, nderkohe qe siper tyre ai po udhetonte me avion dhe po i shihte nga lart . Ndihmesi i thote Berluskonit: Ploteso nje cek 10 milione dhe hidhua". Ky ja kthen: "Po te bej dy ceqe nga 5 milione te kenaq dy grupe. Apo te bej 10 ceqe nga 1 milione". Kur e pa qe po pjesetonte me shume, ndihmesi i thote Berluskonit: "Hidhu vete, te kenaqen te gjithe".

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi