Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

14th January 2008, 15:29
E Hene, 14 Janar 2008

"Pavaresia e Kosoves njihet pas zgjedhjeve ne Serbi". Vleresimin e ka bere dje Patrick Moore, analist i radios Evropa e Lire. Ai ve ne dukje faktin se Parlamenti i Kosoves ka votuar qeverine e re, e cila ka premtuar pavaresine dhe thekson se shpallja e pavaresise do te shpallet pas zgjedhjeve presidenciale ne Serbi.

A eshte realist afati i pritshem i shpalljes se pavaresise pas zgjedhjeve ne Serbi?

Ky eshte opsioni i vetem realist. Eshte mire qe fillimisht Serbia te mbaje zgjedhjet dhe pastaj, sic ka thene Kryeministri Thaci, shpallja e pavaresise te behet ne koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Me duhet te them se me rastin e emerimit te Kryeministrit te Kosoves kam hetuar se disa media perendimore kane perdorur termin “ish-lideri i gueriles kosovare”. Kjo me ka shtyre te mendoj se perse perdoret ky term? Termat ose fjalori politik shpesh flasin shume dhe kane porosi politike. Me duket me e natyrshme qe per Thacin te perdoret termi “Kryeministri i Kosoves” ose “lideri i Partise Demokratike te Kosoves”, sepse duke apostrofuar termin “lideri i gueriles” thua se dikush deshiron te identifikoje kosovaret me imixhin e dhunes. Ngjashem eshte edhe perdorimi ne mediat perendimore i termit "Kosova-krahina serbe", nderkohe qe kemi te bejme me nje territor te administruar nga nderkombetaret. Pra kemi te bejme me terminologji qe dergon porosi politike.

Kryeministri i Kosoves ka sinjalizuar se asnje vendim nuk do te merret pa miratimin e Shteteve te Bashkuara dhe BE-se. A mendoni se Prishtina do te marre miratimin e Uashingtonit dhe Brukselit?

Nga Uashingtoni me siguri. Presidenti Bush kete e ka bere te qarte gjate qendrimit ne Shqiperi dhe ne kete aspekt nuk ka asnje dyshim. Ne Bashkimin Evropian gjerat jane pak me ndryshe, ndonese edhe fuqite me te medha te BE-se jane ne favor te pavaresise, nese ajo eshte e koordinuar me Uashingtonin dhe Brukselin. Kete tashme e kane bere te qarte Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca. Disa vende te BE-se fillimisht nuk do te njohin pavaresine e Kosoves, por kjo nuk ndryshon situaten e pergjithshme. Kemi te bejme me disa vende mike te Serbise, sic jane Rumania, Greqia dhe Qipro, ndoshta aty do te gjenden edhe Spanja dhe Sllovakia.

Serbia dhe Rusia ende kerkojne bisedime shtese dhe qe vendimi te shkoje permes Keshillit te Sigurimit. Serbia, gjithashtu, serish eshte kercenuar me kundermasa, sic eshte mbyllja e kufirit dhe bllokada ekonomike...

Kerkesa per bisedime shtese eshte e cuditshme dhe me kete pajtohet edhe Bashkimi Evropian. Serbia dhe Rusia jane duke synuar te perfitojne ne kohe me shpresen se Perendimi do te humbase interesimin per Kosoven. Beogradi dhe Moska shpresojne se ne plan afatgjate Serbia nuk do te paguaje cmimin e nisjes dhe humbjes se kater lufterave dhe vrasjes dhe debimit nga vatrat e tyre te qindra mijera njerezve nga hapesira e ish-Jugosllavise. Sa i perket kercenimeve me bllokaden kufitare, kjo vetem sa do t'u ndihmoje kosovareve qe te gjejne zgjidhje alternative nga Shqiperia ose Maqedonia, duke dobesuar keshtu ne planin afatgjate pozicionin e Serbise. Nga zbatimi i bllokades eventuale ekonomike mund te humbase vetem Serbia.

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi 20080110
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Re: Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

14th January 2008, 17:52
sa do te zvarritet sovraniteti dhe pamvarsija duhet ta njohin serrbija dhe shtet e tjera ska kushkon ,sepse kosova ju ka ikur nga dora shkive ,dhe me nuk ketheht vetem se do te ket nji vonim deri te bijn ter ne nji fjal bashksija evropjane dhe amerikane ,serrbija le te filloj te lepihet si femija lepiskat .
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Re: Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

15th January 2008, 17:12
Shqiptarët në Kosovë duhet të shpallin pavarësinë,kjo do të ndodhi në muajin shkurt,dhe do ta njohin ShBA dheshtetet Evropiane,ndonjë zvarritje që vjen nga sllavet dhedisa miq t♪7 pakët të tyre,është e pa rëndësishme.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Re: Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

19th January 2008, 00:25
Ne kohen qe po e jetojmë eshte bere veshtire edhe me femijet te gjejme ndonje arsye manipulimi e mos te flasim me te rriturit, mirepo gjuha "politike" e Thaqit lidhur me diten apo daten e shpalljes se pavaresise eshte vertet pa asnje bazë, e them pa asnje baze sepse ne e dime se nuk ishim te zote te vetclirohemi e njeherit edhe te vetshpallim nuk mundemi njeashtu, mirepo ai eshte me mire te thot se ende s'jane pjekur kushtet e jo qe nga dita qe mori qeverine thot se "pavaresia eshte qeshtje dite"!( realiteti eshte se ceshtje e vitit ne agjenden nderkombetare ndoshta se ceshtja e diteve po me duket se u vjetrua si term!)

sot lajmi me i fresket thot " problemi zgjedhet pas ndrrimit te administratave;UNMIK-BE!!!
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Re: Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

19th January 2008, 00:56
Albin jo vetem Thaqi shqiptaret shikoj i bejn qefin vetes po mire eshte kjo ,te gjithe edhe ata qe ishin para thaqistit edhe edhe thaqi ,po nji term eshte ,keshtu normal pas zgjedhjev ne serrbi rishikohet statusi ,sikur na kan lidhur me litar por ,thom edhe nji qe gje ne si shqiptare nuk jemi te zot te qeverisim vet ,ende dhe do te kemi njo kohe shum te gjate B.E.ne kosove ,dhe thaqi thot cdo her pune dite dhe kohe tash do te thoj pun minuti dhe sekondi ,aktrimi poltik i tije eshte shum artificial ,kur del ne medja ,por duhet ta dijn mire se ky popull eshte i mbushur dhe une pa te keq e thom do te ket jo large nji revolucion qe nuk do te din ku ta fusin koken lideret tane ,se nuk kan siqeritet .
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Re: Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

31st January 2008, 21:53
Me rëndësi është që njoheja e pavarsisë së Kosovës ka has në mirëkuptim nga SHBA dh Evropianet.Rreth Kosoves,Serbia me disa mike te vjetra e kanë humbur ndikimin e vet mbi Kosoven,dhe nuk do të munden asnjë pengese serioze të vejnë prag.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Re: Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

26th February 2008, 13:45
me ne fund u be realiete pavarsija u njohe nga shtet me te forata te botes ,dhe tash duhet pune qe te ndretohen ky shetet ,ka pune shum ,tash duhet te tregohen herojt e gjall e ndertimit te shtetit.
Sponsored content

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Re: Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi