Kompleksi “Jon”, kostoja e ndërtimit: 1.8 milionë euro
20th November 2013, 19:44
TIRANE- Kompleksi “Jon”, i ndërtuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ka një faturë prej 2.5 miliard lekë të vjetra ose 1.8 milion euro. Kjo shumë financiare është vetëm preventimi i paraqitjes në bashkinë e Vlorës, lidhur me vlerën totale të punimeve.
Shuma financiare është depozituar nga pronarët e truallit Xhafer Isufi, Xhuvi Sharxhi dhe vetë adminsitratori i kompansië “GB-A Konstruksion”, gjatë plotësimit të dokumentacionit në bashkinë e Vlorës. Momentalisht kjo faturë ndodhet në dosjen e prokurorisë së Vlorës, e cila prej gati 1 viti është depozituar në gjykatën e qytetit, me qëllim shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurit të vetëm të kësaj çështjes Odhise Zoto.
FATURA PARAPRAKE
Sipas burimeve të prokurorisë së Vlorës, shuma prej 250.532.089.3 lekë është vetëm një shifër fillestare dhe jo përfundimtare. Gjithmonë sipas kësaj, prokurorie një shifër e tillë është paraqitur si preventive, pra nga llogaritjet financiare të bëra deri në periudhën kur projekti i ndërtimit të kompleksit “Jon” ka qënë në letër. Shifra e lart përmendur mund të jetë kaluar ose mund të jetë më e ulut, por shifrën e saktë të ndërtimit e dinë vetëm pronarët e tokës dhe kompania “GB-A Konstruksion” që ka marë përsipër ndëtimin e pallatit, në pronësi të Xhafer Isufit dhe Xhuvi Sharxhit.
Akti i ekspertimit
Në aktin e ekspertimit të përpiluar nga arkitetja Luiza Bala, janë nënvizuar dhjetëra raste ku është shkelur ligji urbanistik dhe planet e studimit kombëtare. Kompleksi “Jon” është ndërtuar mbi ujin e detit duke thyer çdo rregull të urbanistikës. Sipas aktit të ekspertimit “Materialet e ndërtimit në këtë rast dherat e gërmuar për hapjen e sheshit të ndërtimit, janë shtrirë dhe jashtë kufinjve të pronësisë. Gurët dhe inertet janë në formë grumbullimi dhe kanë një ngritje në lartësinë e vijës së bregut të detit, duke krijuar një varg të rregullt, tip prite që mendoj se është si masë paraprake për ruajtjen e punimeve nga dallgët e detit. Pra materiali inert i nxjerë nga gërmimet e themeleve kalon kufirin e pronësisë ekzistuese”.
MANIPULIMI FSHIRJA E DEBATEVE NË PROCEVERBALET
Gjatë mbledhjes së 17 gushtit 2010 për miratimin e lejës dhe sheshit të ndërtimit të kompleksit “Jon”, ka pasur debate nga anëtarët e KRRT, por që në fakt ndryshe si në rastet e tjera, asnjë nga këto debate nuk janë pasqyruar në procesverbale. Procesverbali i mbledhjes është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e KRRT-së ku ka qënë i pranishëm dhe i pandehuri Odhise Zoto, në cilësinë e Drejtorit të Planifikimit Urban. Lidhur me miratimin e kësaj leje, nuk përshkruhet në proces-verbal ndonjë diskutim apo ndonjë nga anëtarët e KRRT-së të ketë qënë kundër miratimit apo të ketë paraqitur vërejtje. Ndërkohë nga përmbajtja e procesverbalit rezulton se lidhur me shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga subjekte të tjera ndërtuese, janë përshkruar në proces verbal diskutime të veçanta të anëtarëve të KRRT-së së bashkisë së Vlorës.
PROCESI/ PRAKTIKË GJERMANE, PËR PEZULLIMIN E PROCESIT
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon dhe vendimin e gjyqtarit Artut Malaj që ka vendosur pezullimin e procesit gjyqësor ndaj të pandehurit të vetëm të kësaj çështje Odhise Zoto. Ky vendim është marrë në një kohë kur prokuroria dhe vetë avokatët mbrojtës janë paraqitur në sallën e gjyqit, për të mësuar vendimin përfundimtar të gjykatës së Vlorës, pra për dënimin ose jo të ish-shefit të Urbanistikës Odhise Zoto. Mirëpo, nëpërmjet vendimit me nr.22 të datës 30 janar 2013, Artur Malaj ka vendosur të pezullojë çështjen duke ja kaluar për interpretim ligjor Gjykatës Kushtetuese.
Gjyqtari, merr parasysh në vend një tjetër vendim gjyqësor, atë të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 korrik 2012, që shfuqizon si të papajtueshëm me kushtetutën të nenit 29 të Kodit Penal si dhe të neneve 190 dhe 191 të Kodit Penal në pjesën që parashikojnë dënimin me gjobë si dënim kryesor, krahas dënimit me burg. Një formë e tillë, thuhet në vendimin e gjyqtarit Malaj, është marrë dhe nga Gjykata Kushtetuese Gjermane, e cila në një vendim të saj ka qartësuar se një person nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi