Arratisen 7 të burgosur, Policia: Janë të armatosur, u kanë marrë rojeve të sigurisë armët
24th November 2013, 04:15
Janë arratisur 7 të dënuar nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Në rrethana ende të paqarta, 7 të dënuarit që dyshohet se janë të gjithë të dënuar me brugim të përjetshëm, u kanë marrë rojeve të sigurisë armët dhe më pas nëpërmjet kërcënimit kanë arritur të arratisen, të ndihmuar edhe nga errësira.
Të arratisurit janë Admir Tafili, Frank Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lulo dhe Artur Gora.
Të dënuarit Frank Marashi dhe Admir Tafili kanë tentuar edhe më herët arrtisjen nga burgu i Burrelit, ndërkohë që Admir Tafili ishte i dënuar për vrasjen dy vëllezërve Pjetruishi si dhe i akuzuar për vrasjen e policit Arben Zylyftari, ndërsa Frank Marashi është autori i masakrës në “Urën Vajgurore”.
Zyrtarët e policisë pohojnë se të burgosurit që kanë mundur të arratisen mund të jenë ndihmuar edhe nga persona që prisnin jashtë burgut. Ndërkohë që mister është edhe futja e armëve në qeli, duke qenë se konsiderohet si burgu më i fortë përsa i përket kushteve të sigurisë.
Të arratisurit kanë kanosur me armë patrullën e policisë në Pogradec, si dhe kanë vazhduar arratisjen drejt qytetit të Librazhdit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi